LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kompromisi me Beratin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Kompromisi me Beratin   Thu Jul 10, 2008 5:24 pm

Edhe njė herė pėr Beratin nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore-UNESCO
Ose “dhėntė e dhitė e Zeres, nami i Hasan Qeres”
Sot pėrfundon punimet nė Kebek tė Kanadasė sesioni i 32-tė i Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore, i cili vendosi ndėr tė tjera edhe pėr futjen nė listėn botėrore tė monumenteve edhe tė qytetit muze tė Beratit. Ajo qė ishte paralajmėruar ndodhi: Berati, kjo perlė e trashėgimisė sonė kulturore, pėr shkak tė paaftėsisė menaxhuese tė MTKRS-sė, mundi qė tė regjistrohet nė listė jo si monument mė vete, por nė njė zė me qytetin muze tė Gjirokastrės, trashėgimi botėrore (2005). Duke pėrshėndetur tė gjithė ata qė kanė kontribuar pėr tė pėrfaqėsuar vlerat e Beratit nė instancat ndėrkombėtare (nė mėnyrė tė veēantė kėtu pėrmend ish-Drejtorin e Monumenteve tė Kulturės sė Beratit, specialistin dhe njeriun e jashtėzakonshėm Ajet Nallbani, sot i pushuar nga puna nga Ministri i TKRS; Prof. Emin Rizėn; kryetarin e Bashkisė sė Beratit Z. Fadil Nasufi, intelektualin Pandeli Ēina; gjithė deputetėt e Beratit; Zj. Tatjana Gjonaj, Ambasadoren e Shqipėrisė nė UNESO si dhe Ish-Presidentin Alfred Moisiu), pėr hir tė transparencės me publikun dhe me qytetarin beratas, dėshiroj tė pohoj tė vėrtetat qė fshihen pas kėsaj zgjidhjeje kompromisi tė ēėshtjes.
Dosja e Qendrės Historike tė Beratit, ishte gati pėr shqyrtim dhe aprovim nga Komiteti i Trashėgimisė Botėrore qysh nė sesionin e 31, i cili u mbajt nė Zelandėn e Re, nė vitin 2007. Siē e kemi pohuar edhe nė shkrimet tona tė vitit tė kaluar, pėr shkak tė paafėsisė sė MTKRS-sė nė lobingun ndėrkombėtar qė duhej t’i paraprinte mbledhjes sė Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore, ēėshtja e Beratit u kalua nė plan tė dytė dhe Komiteti votoi me pėrparėsi hyrjen nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė Qėndrės Historike tė Korfuzit, Greqi.
Nė ndryshim nga regjistrimi i qytetit muze tė Gjirokastrės nė Listėn Botėrore tė Unesco-s (kryesisht pėr ndėrtimet popullore karakteristike tė shtėpive); dosja e Beratit, mrekullia qė quhet Berat, ishte projektuar nga ana e jonė qė tė regjistrohej nė listė pėr vlerat qė paraqiste si njė qendėr e multikulturave (lindje-perėndim) dhe e bashkėjetesės ndėrfetare me ndėrtimet e kishave, xhamive, kulteve pagane, teqeve, kodikėve etj, kėto krahas vlerave tė ndėrtimeve popullore tė lagjeve si Mangalemi, Kalaja, Gorica etj. Pėr kėtė kishim rėnė dakord edhe me tė gjitha instancat ndėrkombėtare tė trashėgimisė kulturore, tė cilėt, edhe ata e ēmonin Beratin si njė rast unikal nė kėtė drejtim. Me gjithė kujdesin e veēantė dhe tė bėrė publik tė UNESCO-s pėr Beratin, MTKRS e braktisi nė vitin 2007 kėtė kandidim tė Beratit si njė hyrje e pėrveēme nė listė, krahas Butrintit, Gjirokastrės dhe Iso-Polifonisė. Asnjė pėrfaqėsues i saj apo i institucioneve shqiptare tė trashėgimisė nuk ishte prezent gjatė mbledhjes dhe asnjė letėr dhe lobing ndėrkombėtar nuk u bė nga MTKRS gjatė gjithė vitit 2007, ndėrkohė qė nuk lanė turist pa numėruar kur hynte apo dilte nga Shqipėria! Sot jemi para faktit qė vėmendja dhe kujdesi permanent i UNESCO-s pėr vlerat tona na ka dhėnė kėtė zgjidhje kompromisi pėr Beratin, e cila e bėrė me dije qysh vitin e kaluar, i rezervoi Beratit vendosjen e tij nė listė nė krah tė Gjirokastrės, pra si njė zgjatim i tipologjisė sė vlerave ndėrtimore popullore tė kėtij qyteti dhe jo si njė hyrje mė vete. Kjo ėshtė shkurtimisht e gjithė e vėrteta, e cila nxjerr zbuluar tė gjithė ata tė cilėt me paaftėsinė pėr tė drejtuar nuk i siguruan Beratit statusin mė tė mirė, atė qė ai realisht meritonte dhe qė sot na kujtojnė atė shprehjen popullore: “Dhėntė e dhitė e Zeres, nami i Hasan Qeres”!

gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Kompromisi me Beratin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog