LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndertimi i autostrades Fier-Vlore, banoret ne proteste per shpronesimet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: Ndertimi i autostrades Fier-Vlore, banoret ne proteste per shpronesimet   Tue Jul 08, 2008 5:24 pm

FIER - Pakenaqesi per shpronesimet ne segmentin ku kalon autostrada Fier-Vlore. Rreth 20 banore te komunes Levan kane protestuar paraditen e djeshme perpara komunes dhe me pas kane vijuar dhe pergjate rruges nacionale, ku do te shtrihen dhe punimet e autostrades. Shkak i kesaj proteste eshte bere vonesa e shpronesimeve dhe heshtja e organeve kompetente per menyren e zgjedhjen se personave qe u takon shpronesimi i tokes se tyre. Te gjithe banoret e kesaj zone, te cilet preken nga ndertimi i autostrades Fier-Vlore, kane zgjedhur te thyejne indiferentizmin e pushtetit vendor dhe qendror nepermjet protestes. Behet e ditur se perpara se ata te nisnin protesten e tyre paqesore, kane shkuar per te zhvilluar nje takim me kryetarin e komunes Levan, Agim Qejvani, per t’i paraqitur shqetesimin e tyre per vonesat e procesit. Qejvani nuk ka pranuar te takohet dhe t’u shpjegoje atyre procedurat aktuale qe po behen nga ana e komunes se Levanit, ne lidhje me pronaret e tokes, ku do te behet ndertimi i autostrades ne fjale. Sipas burimeve policore, qe ndoqen zhvillimet e ngjarjes, behet e ditur se nje problem tjeter i banoreve te zones eshte ekzistenca e nje manipulimi te mundshem te listave te fermereve qe do te shpronesohen. Nderkohe, ajo pjese e fermereve, qe tashme e kane humbur nje pjese te tokes nga punimet e ndertimit te autostrades, jane ende ne pritje. Ky diferencim dhe dyshimet per manipulime te listave te fermereve, qe perfitojne nga shpronesimet, ka irrituar fermeret e komunes Levan, te cilet kane kercenuar se do te vazhdojne me protesta dhe ne ditet ne vazhdim. Ata bejne te ditur se, nese nuk do te kete reagime nga pushtetaret, nepermjet protestes se tyre, do te bllokohen punimet e autostrades Fier-Vlore.

Xhemil Beharaj , koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ndertimi i autostrades Fier-Vlore, banoret ne proteste per shpronesimet
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e lashtė
» Vizita e Berishės nė Vlorė:Vlora, metropol evropian i Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com