LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 31
Location : Genova

MesazhTitulli: 30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės   Tue Jul 08, 2008 5:21 pm

30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės



1. Li Po
Vdekje duke pėrqafuar reflektimin e hėnės

Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si njė nga dy poetėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė kineze. Ishte i njohur edhe pėr dashurinė qė ndjente ndaj alkoolit dhe poemat mė tė mira i ka shkruar ndėrsa ishte i dehur. Njė natė Li Po ra nga varka dhe u mbyt nė lumin Yangtze, ndėrsa pėrpiqej tė pėrqafonte reflektimin e hėnės nė lumė.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatė

Austriaku Hans Steininger ishte i famshėm se kishte mjekrėn mė tė gjatė nė botė, gati 1.4 metra e gjatė. Mė vonė u bė edhe mė i famshėm pėr shkak se vdiq pėr shkak tė saj. Njė ditė nė vitin 1527 ra zjarri nė qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrėn. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon nė banjė

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga njė infeksion nė veshka pėr shkak se nuk shkoi nė banjė gjatė njė banketi nė vitin 1601. Atėherė ishte turp tė ngriheshe nga tavolina dhe tė shkoje nė banjė. Ai mbante njė kėllėf tė artė pėr hundėn pėr shkak se e kishte humbur tė tijėn nė duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndėrsa drejtonte himnin “Te Deum” pėr mbretin francez Louis XIV nė 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i pėrqendruar nė ruajtjen e ritmit duke pėrplasur njė shkop nė dysheme (kėshtu bėhej para se tė pėrdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me tė gishtin e madh. Mė vonė plaga u bė gangrenė dhe ai refuzoi ta presė.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga tė ngrėnit e tepėrt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisė ishte shumė i dhėnė ndaj tė ngrėnit dhe mė vonė vdiq pėr kėtė arsye. “Mbreti qė e hėngri veten pėr vdekje” vdiq nė vitin 1771 nė moshėn 61-vjeēare nga njė problem nė tretje, pasi hėngri njė vakt tė bollshėm me karkaleca, kaviar, sardele tė tymosura, shampanjė dhe 14 ėmbėlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi pėr jurinė

Pas Luftės Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bė avokat i suksesshėm qė rrallė herė humbte. Nė vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, qė akuzohej se kishte qėlluar Tom Myers gjatė njė grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndėrsa nxirrte pistoletėn. Pėr ta bindur jurinė, ai e demonstroi teorinė, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhės

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshėm pėr hapjen e agjencisė detektive “Pinkerton” dhe pėr krijimin e teknikave investigative, si vėzhgimin e tė dyshuarit dhe kryerjes sė punės nėn maskim. Ai vetė vdiq nga njė infeksion nė gjuhė, gjė qė iu krijua pėr shkak se e kafshoi kur u pengua nė njė trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit tė madh

I famshmi Jack Daniel vendosi tė shkojė herėt nė distileri njė mėngjes nė vitin 1911. Donte tė hapte kasafortėn e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Nė zemėrim e sipėr, Daniel goditi kasafortėn me kėmbė dhe lėndoi gishtin, i cili mė vonė iu infektua. Ky lėndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisė? Mos shkoni nė punė herėt.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lėkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikė nga vdekja. Nė vitin 1911, ai ishte personi i dytė nė botė qė kaloi poshtė Ujėvarės sė Niagarės mbi njė fuēi. Guximtari organizoi edhe shfaqje tė tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij ėshtė ironike. Ndėrsa shėtiste nė Zelandėn e Re, Leach rrėshqiti nė njė lėkurė portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutė

Nė vitin 1911, rrobaqepėsi francez Franz Reichelt vendosi ta provojė shpikjen e tij, njė kombinim i parashutės dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do tė pėrdorte njė kukull, por nė momentin e fundit vendosi ta provojė vetė. Askush nuk u habit pėr vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armė, rrahja dhe mbytja njėkohėsisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) nė fillim u helmua me aq helm sa mund tė vriteshin 10 burra, por nuk pėsoi gjė. Mė vonė vrasėsit e goditėn me njė revolver nė shpinė. Rasputin ra, por e mori veten. Atėherė e goditėn edhe tri herė tė tjera, por Rasputin prapė jetoi. Mė pas e rrahėn dhe pėr siguri e hodhėn nė lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland ėshtė njeriu i vetėm qė ėshtė vrarė nga njė shesh bejsbolli. Nė atė kohė, lojtarėt e bejsbollit e bėnin pis njė top para se ta hidhnin qė ai qė e qėllonte tė mos e shihte. Nė 6 gusht 1920, gjatė njė loje kundėr “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi njė top tė tillė Chapman, qė i ra nė kokė.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kėrcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq nė vitin 1927 pėr shkak tė shallit tė firmosur qė e vishte gjithmonė. Gazeta “New York Times” shkruan nė 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtėsi kur shalli me mėndafsh tė fortė u rrotullua tek rrota e makinės. Ajo uli kokėn dhe u pėrplas me njė shkėmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues tė fiksuar. Dy vėllezėrit kishin frikė t’i hidhnin gjėrat dhe mblidhnin me fanatizėm gazeta dhe plehra tė tjera nė shtėpi. Ata madje vunė dhe ēarqe nė korridore qė tė mbroheshin nga hajdutėt. Njėri prej tyre ishte zvarritur poshtė gazetave pėr tė kaluar dhe ishte zėnė nė ēarkun e ngritur vetė. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatė njė bisede nė njė shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte njė ithtar i ngrėnies sė shėndetshme. Ai ishte pėrkrahės i ushqimeve organike dhe themeloi revistėn “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do tė bėhej 100 vjeē, nėse nuk shtypej nga ndonjė taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga njė infarkt ndėrsa intervistohej nga Dick Cavett nė 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetėvrasje drejtpėrsėdrejti nė televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parė dhe e vetme qė kreu vetėvrasje gjatė njė transmetimi drejtpėrsėdrejti nė televizor. Nė 15 qershor 1974, tetė minuta nė transmetim, reporterja qė vuante nga depresioni tha: “Do tė ruaj politikėn e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet mė tė fundit”. Mė pas nxori pistoletėn dhe e goditi veten nė kokė.

17. Elvis Presley
Vdekje nė banjė

Ekzistojnė raste tė ndryshme tė vdekjeve nė banjė, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) ėshtė mė e famshmja. Mbreti i rokut ėshtė gjetur i shtrirė nė banjėn e shtėpisė sė madhe pasi kishte vjellė nė WC. Doktorėt thanė se kishte pėsuar njė infarkt nga shtimi nė peshė dhe marrja e ilaēeve tė tepėrta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti

Robert Williams ėshtė njeriu i parė qė ėshtė vrarė nga njė robot. Mė 25 janar 1979 ngjitet nė njė dollap tė depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” pėr tė marrė njė pjesė pėr robotin qė s’po funksiononte. Ēuditėrisht nė ato momente roboti aktivizohet dhe e pėrplas krahun nė kokėn e William duke e vrarė atė nė ēast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokėn

Aktori Vic Morrow ndėrroi jetė gjatė xhirimeve tė filmit “Twilight Zonė: The Movie”, kur njė helikopter doli jashtė kontrollit pėr shkak tė shpėrthimeve tė efekteve speciale dhe i preu kokėn me helikė. Dhe dy fėmijė tė tjerė aktorė vdiqėn nė vendngjarje nė atė kohė.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi

Nė vitin 1982, 27 vjeēari David Grundman dhe njė shoku i tij i dhomės vendosėn tė bėjnė qitje duke pėrdorur si shėnjestėr lulen e shkretėtirės. Kaktusi i parė, i cili ishte i njė madhėsie tė vogėl u bė copash menjėherė. Por kur Grundman provoi tė qėllonte me armė njė kaktus tė madh, njė pjesė e tij i ra pėrsipėr duke e vrarė.

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si njė nga mė tė mėdhenjtė nė historinė e Amerikės, gjithashtu njihet dhe pėr dashurinė e tij pėr pijen. Dhe pikėrisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte nė dhomėn e tij tė hotelit nė vitin 1983 pasi i ngeci nė fyt tapa e shishes.

22. Jerome Moody
Mbytje ironike nė pishinė

Nė vitin 1985 rojtarėt e jetės, siē quhen ata qė shpėtojnė njerėzit qė rrezikojnė tė mbyten nė det, nė Nju Orlins, vendosėn tė festojnė sezonin e parė pa asnjė mbytje. Kur mbaroi festa, njė i ftuar 31-vjeēar, Jerome Moody u gjet i vdekur nė fund tė pishinės sė zyrave tė rojtarėve tė bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje nė skenė

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta nė vitin 1987, vdiq nga njė atak nė zemėr nė skenė ndėrsa po bėnte humor. Ai po tallej me politikanėt duke pėrmendur klishetė e fushatave elektorale si pėr shembull “Unė nuk do ta lė pas dore punėn”. Mė pas ai u shtri nė tokė dhe njerėzit menduan se ishte pjesė e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku

Mundėsi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga njė goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Nė gusht 1987, nė momentet finale tė ndeshjes, Crabtree kreu lėvizjen dalluese tė tij (duke u hedhur poshtė e lartė dhe duke pėrplasur barkun tek kundėrshtari) Kirk, i cili pėsoi njė infarkt nė zemėr dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga ēadrat gjigante

Nė vitin 1991 artistėt Christo dhe Jeanne-Claude krijuan njė instilacion ambientalist prej mijėra ēadrash gjigante tė verdha dhe blu nė Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj mė vonė Lori Rae Keevil-Mathews, njė 33-vjeēare, shkoi tė shihte instilacionin kur era e fortė e shkuli njė nga ēadrat e cila e shtyu gruan tė pėrplasej pas njė guri.

26. Yooket Paen
Vdekje dyfishe

Nė vitin 1991, njė grua tajlandeze 57-vjeēare, Yooket Paen, ishte duke ecur nė fermėn e saj kur aksidentalisht i rrėshqiti kėmba nė njė bajgė lope. Kur u rrėzua ajo u mbajt pa dashje nė njė tel korrenti tė zhveshur dhe vdiq. Gjatė funeralit, motra e tė ndjerės po u tregonte fqinjėve vendin ku kishte rėnė nė korrent Yooket, kur dhe ajo vetė rrėshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Nė vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeēare nga Anglia, mori njė deng me barė tė thatė qė e ngarkoi nė pjesėn e pasme tė motorit pėr tė ushqyer tufėn e deleve. Mesa duket, delet ishin shumė tė uritura. Rreth 40 prej tyre iu vėrsulen barit duke e shtyrė atė tė binte nga njė shkėmb i lartė. Stobbs i mbijetoi rėnies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtė dhe pikėrisht mbi tė.

28. Brian Wells
Vdekje nga varėsja

Mė 28 gusht 2003, shpėrndarėsi i picave Brian Wells u pėrpoq tė grabiste njė bankė me njė armė artizanale nė formė kallami. Kur e kapi policia ai tha se atė e kishin detyruar ta bėnte njė gjė tė tillė dhe se nė qafė kishte njė varėse bombė. Bomba plasi pėrpara se policia tė mund ta ēaktivizonte atė.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Nė vitin 2006, eksperti i jetės sė egėr dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siē quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur njė thumb i njė peshku iu ngul nė zemėr, ndėrsa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat mė tė rrezikshme tė Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar pėr humbjen e saj rreth dy javė pėrpara se ta gjenin nė dhomėn e gjumit tė saj, vėnė pėrfund nga rafti i librave. “Unė kam fjetur nė tė njėjtėn shtėpi me tė prej 11 ditėsh dhe ku s’e kam kėrkuar, dhe e gjej kėtu nė dhomėn e gjumit tė vdekur”, tha mė pas nėna e saj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Burbuqe
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 175
Join date : 12/05/2008

MesazhTitulli: Re: 30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės   Fri Aug 29, 2008 12:45 am

6 qenka e bukur fare!!!
Tregon sa te mencur jane avokatet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
30 vdekjet mė tė ēuditshme nė historinė e botės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ĒLIRIMIN E KOSOVĖS-KUSH PO PĖRPIQET TA FALSIFIKOJĖ HISTORINĖ
» Pėrgjigje Pėllumb Xhufit dhe tė tjerėve pėr Historinė
» Fahri Xharra - Serbėt po na e vjedhin historinė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Gjeagjeza dhe kuriozitete-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog