LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Patentat e falsifikuara, tete bien ne pranga

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Patentat e falsifikuara, tete bien ne pranga   Tue Jul 08, 2008 3:13 am

TIRANE- Trekendeshi zbulon banden qe vepronte ne kater qytete dhe prodhonte dokumente false nepermjet makinerive te sofistikuara. Tete persona jane vene ne pranga pasi falsifikonin patentat e reja, vertetimet si dhe lejet e qendrimit ne Itali. Ka qene operacioni i koduar "Trekendeshi", qe ka vene ne pranga duke u zbardhur dita e djeshme, Edmond Apostoli, 48 vjec, Ilir Fusha, 53 vjec, Mariglen Nikaj, 58 vjec, Pirro Kosta, 48 vjec, Avni Sinameta, 27 vjec, Menduh Koci, 45 vjec, Artur Tahiri, 37 vjec dhe Julian Gina, 38 vjec. Operacioni eshte organizuar ne kater qytete. Keshtu nisja e tij eshte bere ne Tirane, ku jane vene ne pranga 4 persona, nderkohe arrestimet jane bere dhe ne Durres, Kavaje dhe Shijak, ku jetonin personat e tjere. Ne kete goditje policore kunder falsifikatoreve jane angazhuar rreth 100 forca policie. Operacioni eshte bere nga sektori Kunder Krimit Financiar ne Policine e Tiranes ne bashkepunim me Njesine Operacionale dhe Patrullat e Pergjithshme te Policise. Ne pranga ka rene dhe punonjesi i nje shtypshkronje, qe u shiste leje e bardha personave qe i falsifikonin me pas.

Policia e Tiranes i ka dhene fund dje nje hetimit tre mujor te nisur per falsifikimin e dokumenteve te ndryshme, si patenta dhe leje qendrimi ne Itali. Ne pranga jane vene grup falsifikatoresh prej 8 personash, qe e kishin shtrire aktivitetin e tyre te paligjshem edhe jashte kryeqytetit. Gjate operacionit "Trekendeshi", jane sekuestruar dhe pajisje te sofistikuara qe sherbenin per leshimin e dokumenteve false. Tete te arrestuarit akuzohen se falsifikonin deshmi aftesie te tipeve te reja per drejtimin e automjetit, leje qendrimi italiane dhe dokumente makinash te vjedhura jashte kufijve te Shqiperise. "Fale nje hetimi intensiv me metodat speciale te hetimit, u arrit ne perfundimin se falsifikimi i dokumenteve per pajisjen me leje qendrimi italiane kundrejt shumave te konsiderueshme te valutes dhe parave", thane dje burimet zyrtare te policise. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan pajisje te sofistikuara, te montuara ne banesat e personave te arrestuar ne Shijak dhe Golem, ndersa goditja eshte mbajtur sekrete per shkak te mos dekonspirimit.

Si prova materiale mesohet se jane sekuestruar 1 milion leke, 320 euro, 250 dollare, 5 kompjutera, 4 skanera dhe fotokopje, 3 deshmi te tipit te ri per drejtimin e automjeteve, te plotesuara me emra te personave te ndryshem, 150 cope vertetim hyrje per automjete ne dogane. Por nuk kane munguar edhe 23 cope dokumente ne gjuhen italiane, 5 leje qendrimi italiane te paplotesuara, 5 cope pulla franceze te paplotesuara, etj. Mbi te arrestuarit jane ngritur gjashte akuzat, "falsifikim i dokumenteve zyrtare", "falsifikim i leternjoftimit, i pasaportes ose vizave", "falsifikim i vulave, stampave ose formulareve", "falsifikim i akteve te zyres se gjendjes civile", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit", "prodhimi i mjeteve per falsifikim", te gjitha ne bashkepunim.

8 persona Jane vene ne pranga dy dite me pare nga Policia e Tiranes ne bashkepunim dhe me ate te Durresit. Arrestimet e tyre jane bere pasi ata akuzohen per falsifikim te dokumenteve te llojeve dhe perdorimeve te ndryshme.

1 milione Leke shqiptare, disa qindra euro dhe dollare jane sekuestruar nga uniformat blu te kryeqytetit, gjate operacionit te koduar "Trekendeshi". Sekuestrimet jane bere gjate prangosjes se tete personave te dyshuar per falsifikim.

Ne pranga

Edmond Apostoli, 48 vjec, nga Tirana, i denuar me pare per "falsifikim"

Ilir Fusha, 53 vjec, nga Tirane, punonjes ne shtypshkronjen "Alb Shop", Tirane

Mariglen Nikaj, 58 vjec nga Tirana, i denuar me pare per "falsifikim"

Pirro Kosta 48 vjec, nga Tirane, punonjes taksie

Avni Sinameta, 27 vjec, nga Durresi

Menduh Koci, 45 vjec, nga Shijaku, i denuar me pare per "falsifikim"

Artur Tahiri, 37 vjec, nga Shijaku

Julian Gina, 38 vjec, nga Golemi, pronar i nje lokali ne Golem



Prangosje per te dyten here Apostolit, Nikajt dhe Kocit

Tre prej te arrestuarve te djeshem kane qene persona qe jane marre dhe me pare me kete aktivitet te paligjshem. Sipas policise se kryeqytetit, Edmond Apostoli, ka qene i denuar me pare per "falsifikim". Gjithashtu i denuar me pare per kete veper ka qene dhe Mariglen Nikaj. Nderkaq qe Menduh Koci, nga Shijaku, ka qene i denuar me pare pervec falsifikimit edhe per mashtrim. Disa muaj me pare, policia kishte gjetur materiale te falsifikuara ne shtepine e Apostolit, si dhe te Nikajt. Ne nje njoftim te uniformave blu dy vjet me pare, thuhej se, "policia e kryeqytetit ka arrestuar Mariglen Nikaj, 57 vjec, nga Tirana, pasi dyshohet per falsifikim te dokumenteve zyrtare dhe akteve te gjendjes civile". Gjate nje kontrolli te ushtruar ne banesen e 57-vjecarit, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale disa vertetime, dokumente dhe certifikata te ndryshme te paplotesuara, pa numer serie dhe te pavulosura si dhe nje tampon boje.

koha jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Patentat e falsifikuara, tete bien ne pranga
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog