LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnjė, amortizimi i rrjetit elektrik, rrezikohen nga djegia 15 pallate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Lushnjė, amortizimi i rrjetit elektrik, rrezikohen nga djegia 15 pallate   Sun Jul 06, 2008 9:21 pm

Ndėrkohė qė dalja nė sipėrfaqe e telave pėrēues vė nė rrezik edhe vetė jetėn e 650 banorėve qė jetojnė prej vitesh aty. Edhe pse, prej tyre ėshtė kėrkuar disa herė qė tė merren masa pėr tė rregulluar kėtė situatė askush nga institucionet kompetente nuk e ka parė si pjesė tė pėrgjegjėsisė sė saj. Situata alarmante e krijuar konfirmohet edhe nga shefi i emergjencave pranė Bashkisė Lushnjė, Loni Boēi. Sipas tij, ky rrjet nga dita nė ditė mund tė bėhet shkak pėr ndonjė tragjedi. “Kėto pallate janė ndėrtesa tė viteve 1955-1956 dhe janė si ndėrtesa tė vdekura. Kuptohet qė duke u rrėnuar ndėrtesa, vjen nė rrėnim edhe rrjeti elektrik. Ato janė banesa trekatėshe dhe nė rast tė zjarrit asnjėra nuk shpėton prej tyre”, pohoi Boēi. Gjithashtu ai theksoi se, rreziku shtohet nga ngarkesa e rrjetit qė vjen nė rritje pėr shkak se banorėt gatuajnė dhe freskohen me energji. Ndėrkohė qė shefi i emergjencės nė bashki sqaroi se nuk mund tė flitet pėr ndonjė investim as nga filiali i elektrik dhe as nga bashkia, pasi pallatet janė ndėrtesa private. “Ne do tė mundohemi mė tepėr t’u krijojmė mundėsi familjarėve qė tė gjejnė njė shėrbim tė mirė pėr tė ndryshuar rrjetin me njė investim tė ri por nuk mund tė investojmė ne”, ėshtė shprehur ai. Ndėrsa banorėt qėndrojnė ēdo ditė me rrezikun dhe shikojnė vetėm ndėrhyrjen e shtetit si tė vetmen zgjidhje tė gjendjes sė krijuar. Rrjeti i energjisė nė kėto banesa nuk u jep mundėsi atyre tė investojnė secili mė vete. “Kemi mė shumė se 52 vjet qė jetojmė nė kėto pallate dhe gjithmonė ka ardhur nė rritje frika jonė nga energjia elektrike. Sa herė kemi shpėtuar nė fije tė perit, pasi kemi parė tek kėputen nė mes fijet elektrike. Kemi shkuar nė filialin e shpėrndarjes elektrike qė tė na mundėsojnė njė rrjet tė ri energjie dhe nuk ėshtė bėrė asgjė”, tregoi Qerimi, banor i njė prej pallateve. Ndėr tė tjera ai pohoi se edhe investimi nė rrjetin e banesės sė tij nuk e shmang situatėn, pasi jo tė gjithė e kanė kėtė mundėsi. “Ēfarė faji kam unė nėse merr flakė shtėpia e fqinjit dhe mė rrezikon”, ka vijuar ai. Sipas banorit, shteti duhet tė marrė masa, pasi nė ēdo pallat jetojnė mė shumė se 60 banorė dhe rėnia e njė zjarri do tė ishte fatale

Gazeta Panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnjė, amortizimi i rrjetit elektrik, rrezikohen nga djegia 15 pallate
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog