LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia   Wed Jul 02, 2008 8:41 pm

Ata qė pėrdorin kompjuterin dhe udhėtojnė shumė, nuk do tė ishte keq tė kishin njė sistem qė t’i ndihmonte tė lexonin ose shikonin informacionin qė kanė nė kompjuter pavarėsisht se nė cilin vend tė botės ndodhen.
Ata qė pėrdorin kompjuterin dhe udhėtojnė shumė, nuk do tė ishte keq tė kishin njė sistem qė t’i ndihmonte tė lexonin ose shikonin informacionin qė kanė nė kompjuter pavarėsisht se nė cilin vend tė botės ndodhen. Ky sistem tashmė ekziston madje sė shpejti do tė vihet nė qarkullim edhe nė gjuhėn shqipe. Shqiptaro-amerikani Donald Leka ėshtė kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisė TransMedia me qendėr nė Nju Jork, e cila ofron njė sistem tė tillė, qė quhet Glide.
Zėri i Amerikės:Zoti Leka, ne ju kemi intervistuar edhe mė parė dhe ju na keni shpjeguar se si funksionon ky sistem por mė lejoni t’ju pyes se nė ēfarė faze ndodhet tani sistemi Glide?
DONALD LEKA:Mė 29 maj, ne vumė nė qarkullim versionin 3.0 tė sistemit tė operimit Glide nė Karlsbad tė Kalifornisė nė njė takim tė quajtur D-Conferencė ose konferenca dixhitale. Mes pjesmarrėsve ishin personalitete tė tillė si Bill Gates, Michael Dell, Rupert Murdock, e tė tjerė. Dhe reagimet ndaj sistemit tonė ishin tė shkėlqyera.
Zėri i Amerikės:Kėtu kemi pamje nga paraqitja qė ju i bėtė sistemit Glide nė Kaliforni. Pėrse mendoni se pjesmarrėsit treguan interes, ēfarė ofroni ju me kėtė sistem
DONALD LEKA:Glide ėshtė njė sistem pėr menaxhimin e dokumenteve nė kompjuter, njė sistem qė funksionon me tė gjitha mekanizmat dixhitale qė mund tė keni. Ai ėshtė kompatibėl edhe me ēdo lloj kompjuteri qė mund tė pėrdorin personat e tjerė me tė cilėt ju komunikoni. Njerėzve u pėlqen ky lloj kompatibiliteti. Veē kėsaj ky sistem tė jep lėvizshmėri. Pėr shembull, pjesmarrėsit nė konferencėn dixhitale janė njerėz shumė tė zėnė dhe njė pjesė tė mirė tė punės e bėjnė nga telefoni celular. Prandaj aspekti i lėvizshmėrisė, mundėsia pėr t’i kthyer telefonat celularė nė kompjuter dhe jo vetėm telefonat e tipit blackberry, ishte pėr ata diēka shumė interesante. [i]Zėri i Amerikės:Pra nėse kemi njė telefon si ky, nė thelb ne mund tė kemi akses nė dokumentet e kompjuterit tonė personal, pavarėsisht se ku ndodhemi, nė Shqipėri, nė Kosovė, e kudo tjetėr?
DONALD LEKA:Po. Dhe ja se si bėhet. Ti mund ta sinkronizosh kompjuterin qė ke nė punė me atė qė ke nė shtėpi dhe me anė tė telefonit mund tė lexosh apo shikosh tė gjithė informacionin qė ke nė kėta kompjutera. Jo vetėm kaq. Ēdo veprim qė bėn me kėtė informacion pasqyrohet njėkohėsisht nė tė gjithė kėta kompjutera.
Zėri i Amerikės:A do tė thotė kjo se, nėse ke njė telefon celular dhe je i lidhur me sistemin Glide, nė fakt mund ta kthesh telefonin tėnd nė njė mjet me tė cilin pėr shembull tė mund tė bėsh tregti, nė njė farė kuptimi?
DONALD LEKA:Nė njė farė kuptimi, po. Sepse nė kėtė rast ti nuk bėn gjė tjetėr veēse i heq vetes nevojėn pėr tė patur me vete njė kompjuter. Pėr shembull, nėse fillon njė projekt nė zyrė, ti mund ta pėrpunosh kėtė informacion me anė tė celularit gjatė rrugės pėr nė shtėpi, kur je duke udhėtuar me tren. Pastaj, pasi ke arritur nė shtėpi, mund t’i bėsh informacionit ndryshime tė tjera. Pra, nga telefoni mund tė punosh me njė word processor, mund tė komunikosh, mund tė bashkėpunosh pėr njė projekt, pra tė punosh sė bashku me njė koleg i cili ndodhet diku tjetėr, madje mund tė bėsh montazh fotografish.
Zėri i Amerikės:A e keni sistemin edhe nė gjuhėn shqipe?
DONALD LEKA:Po e kemi. E kemi pėrkthyer tashmė nė shqip dhe do tė jetė gati pėr pėrdorim mė 10 korrik. //bsa//

gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shqiptaro- Amerikani shpik sistemin e ri pėr leximin e kompjuterit personal nga largėsia
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarė Bahri Gashi
» Besnik Bakiu: Vrasja e gjeneralit italian pėr kufijtė shqiptaro-grekė
» Qerim Pllana:Ka pėrfunduar apo mund tė ketė luftė tė vėrtetė shqiptaro-serbe?!
» Alfred Papuēiu: Nga ditari i njė jete nė Diasporė (I)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog