LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pedagogu, seks pėr provimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Pedagogu, seks pėr provimin   Sat Jun 28, 2008 12:54 am

• Pedagogu i infermierisė nė Universitetin e Korēės ėshtė prangosur nė njė nga dhomat e njė hoteli, ndėrsa pėrdhunonte studenten e tij.

KORĒE/ JORGJETA GJANĒI

Skandali ėshtė zbardhur tashmė nga policia e Korēės, e cila bėn tė ditur se Robert Rado abuzoi e mbajti nė presion psikologjik studenten J.S., nė kėmbim pėr t’i dhėnė asaj provimin. Seksi me dhunė pedagog-studente ėshtė regjistruar nė kamerat e instaluara mė parė nė dhomėn e hotelit nga ana e policisė. Kjo e fundit, ka bashkėpunuar me 19-vjeēaren, e cila kishte kryer denoncimin pas kėrkesave tė vazhdueshme tė profesorit tė saj pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale. “Provimi i sigurt”, ėshtė koduar operacioni i policisė, e cila tashmė disponon nė cilėsinė e provės, gjithė skemėn skandaloze qė ėshtė realizuar nė njė nga dhomat e hotelit qė studentja kishte “zgjedhur”, pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale me pedagogun e saj. Nė kamera ėshtė regjistruar gjithēka. Nė fillim ėshtė futur nė dhomė vajza, e pas saj, pedagogu. “Profesor, u pendova. Ti je i martuar, ke grua dhe fėmijė. Edhe unė njė ditė do tė krijoj familjen time dhe do tė mė vijė turp nga kjo qė mund tė ndodhė sot”. Me kėto fjalė i ėshtė drejtuar 19-vjeēarja profesorit, i cili pėr nga mosha ishte babai i saj, duke i kėrkuar qė tė ktheheshin mbrapsht. Por mė kot ėshtė munduar vajza tė prekė sadopak ndėrgjegjen e pedagogut pėr tė lėnė me kaq kėtė histori. 46-vjeēari nuk ėshtė tėrhequr megjithė lutjet e vajzės qė tė hiqte dorė nga dėshira e shfrenuar pėr seks. Nė pėrgjigje tė kėtyre lutjeve dhe thirrjes pėr reflektim pedagogu e ka kėrcėnuar studenten e tij se nėse nuk kryenin marrėdhėnie, ai nuk do t’ia jepte kurrė provimin. Mė pas, duke parė kėmbėnguljen dhe pendesėn e 19-vjeēares, ai e ka qėlluar me shpulla dhe mė pas, forcėrisht e ka detyruar tė realizojė qėllimin pėr tė cilin kishin ardhur. Pikėrisht nė kėto momente ka ndėrhyrė policia, qė po e ndiqte nga kamerat e vėna mė parė nė dhomė gjithė skemėn. Sipas policisė, Rado akuzohet pėr veprat penale “kryerje tė marrėdhėnieve seksuale duke shpėrdoruar detyrėn”, “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “korrupsionit pasiv nga personat qė ushtrojnė funksione publike”, vepra kėto tė parashikuara nga nenet 105, 248 dhe 259 tė Kodit Penal. Nė fakt policia e Korēės, ditėn e arrestimit konfirmoi se pedagogu Rado u prangos pasi i kėrkoi studentes 100 euro nė kėmbim tė provimit. Por mė pas ėshtė zbardhur gjithė skandali po nga policia, qė e justifikoi konfirmimin e njė dite mė parė me faktin e ruajtjes sė etikės pėr personat publikė, siē ishte edhe rasti i profesorit.


Vlorė, pedagogu u pėrgjua
VLORE - Policia e Vlorės ka mbajtur nė pėrgjim 15 ditė pedagogun e letėrsisė nė universitetin “Ismail Qemali”. Pas denoncimit nga njė studente e tij se ai kishte kėrkuar 100 euro pėr ta kaluar nė lėndėn qė ai jepte gjatė semestrit tė dytė tė kėtij viti akademik, policia u vu nė lėvizje. Blutė e kanė koduar operacionin tė njėjtė me atė tė Korēės, “Provimi i Sigurt” dhe kanė kryer mbrėmjen e sė mėrkurės arrestimin e 32-vjeēarit Enertin Dheskali. Ai ėshtė pėrgjuar duke folur me studenten, e madje edhe me tė tjerė, por policia nuk bėn tė ditur detaje tė bisedave telefonike. Ndėrkaq, mėsohet se pedagogu Dheskali nuk ka pranuar akuzat e policisė, “Shpėrdorim tė detyrės” dhe “Korrupsionit pasiv nga personat qė ushtrojnė funksione publike”. Policia bėri tė ditur se, 32-vjeēari u prangos sepse ka pėrfituar shuma tė ndryshme lekėsh nga studentėt kundrejt kalimit nė provimet e lėndės qė ai jepte.

Gazeta panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: Pedagogu, seks pėr provimin   Sat Jun 28, 2008 11:05 am

Pedagogu: Policia na kapi duke pirė cigare

• Robert Rado, pedagogu i arrestuar nga policia tri ditė mė parė nė Korēė, ka mohuar pėrdorimin e dhunės, apo kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me studenten qė e denoncoi.

KORĒE/ JORGJETA GJANĒI

“Kur hyri policia unė isha ulur nė karrige dhe vajza ulur nė tavolinė duke pirė cigare”, mėsohet tė ketė deklaruar pedagogu i Infermierisė sė universitetit “Fan S.Noli”, pėrpara oficerėve tė Policisė Gjyqėsore. Kėtė fakt e ka konfirmuar edhe avokati i tij mbrojtės, Robert Hyska. “Klienti im, - ėshtė shprehur ai, - nuk ka pranuar kryerjen e marrėdhėnieve seksuale me studenten. Ai mė ka pohuar se vajza e kishte ftuar pėr tė pirė njė kafe dhe pasi kishte pranuar, me njė taksi tė rastit shkuan nė njė lokal nė periferi tė qytetit”.
Bėhet e ditur se pedagogu Rado ka qenė nė njė gjendje tė rėndė psikologjike dhe shėndetėsore. Avokati ka pohuar se klienti i tij ka tri ditė pa marrė asnjė lloj ushqimi dhe gjatė mbrėmjes sė tė enjtes ka pėsuar edhe njė paralizė tė ekstremiteteve tė trupit. Kanė qenė punonjėsit e policisė sė paraburgimit, qė menjėherė e kanė ēuar nė Urgjencėn e Spitalit pėr ndihmė tė kualifikuar mjekėsore. Ndėrkohė, familja e pedagogut ka hedhur dyshimin se policia ka tejkaluar kompetencat e saj dhe se ka pėrfituar nga papjekuria e vajzės pėr tė stimuluar njė show mediatik. Mėsohet se Prokuroria e Korēės ka qenė paksa e tėrhequr nė hetimet rreth skandalit tė pedagogut tė universitetit. Kjo pėr faktin se para organit tė akuzės ka dalė njė pengesė ligjore, sipas tė cilės pėrgjimi apo filmimi kryhet me autorizim tė prokurorit tė rrethit ose me vendim tė gjykatės dhe materialet qė janė siguruar nga pėrgjimi ēmohen tė vlefshme vetėm nėse pėr to ėshtė shprehur gjykata. Njė vendim i tillė nuk ėshtė marrė, fakt ky qė pėrgjimi ende nuk mund tė konsiderohet provė pėr konsumim tė veprės penale nga pedagogu. Tjetėr problem i cilėsuar nga juristėt konsiston nė faktin se, vepra pėr tė cilėn akuzohet pedagogu, “kryerje tė marrėdhėnieve seksuale duke shfrytėzuar detyrėn” parashikon dėnimin maksimal 3 vjet burg, ndėrsa ligji parashikon qė, pėrgjimet kryhen pėr ato vepra penale qė parashikojnė 7 vjet e mė shumė burg. Pritet qė sot, Rado tė pėrballet me trupin gjykues, prej nga do tė mėsohet dhe masa e sigurisė pėr te.
Gazeta panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: Pedagogu, seks pėr provimin   Sun Jun 29, 2008 2:53 pm

Bie akuza e pėrdhunimit, pedagogu nė arrest shtėpie

• KORĒE – Pedagogu i Infermierisė lė qelinė pas 3 ditėsh. Prokuroria e Korēės ndryshoi akuzėn pėr 46-vjeēarin Robert Rado, duke kėrkuar pėr tė masėn e sigurisė “arrest shtėpiak”.

Sipas organit tė akuzės, ndryshe nga se u deklarua pas arrestimit tė profesorit, Rado nuk ka kryer marrėdhėnie seksuale me studenten e vitit tė dytė, duke e cilėsuar veprėn tė mbetur nė tentativė. Nė seancėn gjyqėsore tė vendosjes sė masės sė sigurisė ka marrė pjesė vetė pedagogu, i shoqėruar nga avokati i tij mbrojtės. Pėr shkak tė faktit se bėhej fjalė pėr njė figurė publike, gjyqtari kėrkoi qė masa e sigurisė tė merrej me dyer tė mbyllura. Nė kėto rrethana kanė dalė nga salla media dhe familjarė tė pedagogut, ndėrsa studentja dhe familjarėt e saj nuk kanė qenė nė kėtė seancė gjyqėsore. Prokurori ka pėrmendur provat qė disponon rreth ngjarjes, duke nėnvizuar se policia nė sajė tė bashkėpunimit me vajzėn kishte mundur tė realizonte pėrgjime dhe filmime tė pedagogut dy ditė rresht. Nė pėrgjimet e para ėshtė regjistruar biseda kur studentja dhe pedagogu lanė takimin e tyre pėr tė nesėrmen, ndėrsa nė pėrgjimin e dytė ėshtė regjistruar gjithė biseda qė ata kanė zhvilluar nė njė dhomė moteli. Pikėrisht nė kėtė pjesė tė pėrgjimit pedagogu mėsohet se, nuk ka pranuar qė tė paguhet pėr notėn kaluese nga studentja. Gjatė bisedės ai ka kundėrshtuar marrjen e lekėve edhe nga dy vajza tė tjera, qė kishin futur seksere studenten J.S. Kėto deklarime tė pedagogut kanė shėrbyer qė ai tė shkarkohet nga akuza e korrupsionit pasiv, duke iu lehtėsuar dukshėm situata. Pedagogu ka heshtur gjatė gjithė seancės. Pėr tė ka folur avokati Robert Hyska, i cili ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat, duke i cilėsuar ato tė manipuluara dhe tė sajuara. Ai ka lėnė tė kuptohet se gjithė ngjarja ka pasur stimulim nga disa punonjės tė policisė. Nė seancėn gjyqėsore dje ėshtė pėrmendur edhe ekzistenca e njė deklarate tė nėnshkruar nga J.S., nė tė cilėn studentja deklaronte se mbante pėrgjegjėsi para ligjit, nėse ngjarja pas hetimeve cilėsohet manipulim i sė vėrtetės. Disponimi i kėsaj deklarate nga uniformat blu duket sikur pėrforcon pretendimin e avokatit mbrojtės. Rado u padit disa ditė mė parė nga studentja e vitit tė dytė nė degėn e Infermierisė me inicialet J. S. Sipas kėtij kallėzimi pedagogu i kishte kėrkuar qė tė kryente marrėdhėnie seksuale nė kėmbim tė njė note kaluese nė lėndėn e fiziologjise.

Gazeta Panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pedagogu, seks pėr provimin   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pedagogu, seks pėr provimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali nė Gjermani
» Kallashi tregon se kush e ka bėrė tė famshme dhe sa herė brenda ditės bėn seks (Video)
» Harvardi udhėzon profesorėt:Mos bėni seks me studentėt
» Agim Gashi:Njoftim pėr miqėt dhe opinionin e gjėrė
» "Hajde seks hajde"! Kush i publikoi i pari fotot e Priftit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com