LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnja, qyteti qė pengoi copėtimin e Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
stilltoni
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 02/05/2008
Location : Italy

MesazhTitulli: Lushnja, qyteti qė pengoi copėtimin e Shqipėrisė   Thu Jun 26, 2008 12:14 pm

Lushnja, qyteti qė pengoi copėtimin e Shqipėrisė
Historia e qytetit ku u bashkuan politikisht shqiptarėt e pėrēarė nė Konferencėn e Parisit

Autori i Lajmit: Klodiana Bufi

Nė Konferencėn e Paqes tė vitit 1919, Shqipėria rrezikonte copėtimin territorial. Delegacioni shqiptar qė u paraqit nė kryeqytetin francez nuk arrinte tė mbante njė qėndrim unik, pėr shkak tė problemeve tė brendshme tė vendit. Pėr tė shmangur ēdo gabim politik momental nė Paris, i cili do t'i kushtonte pėrjetėsisht vendit tonė, njė grup patriotėsh vendosėn tė mblidheshin nė njė kongres mbarėkombėtar, i cili do tė realizonte, ndoshta pėr herė tė parė prej periudhės sė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, bashkimin kombėtar. E pėr kėtė ngjarje tė madhe u caktua si qendėr e kongresit qyteti i Lushnjes. Jashtė influencave direkte tė njerėzve qė drejtonin Shqipėrinė dhe me njė shpirt tė dalluar patriotik, Lushnja ishte vendi ideal pėr kėtė takim gjithėkombėtar. Kongresi i Lushnjes ishte kulmi i jetės sė njė qyteti, i cili nė tė vėrtetė ka pasur njė histori shumė tė gjatė.

Lushnja ka mė shumė se 50 000 banorė. Qyteti ėshtė njė pikė kyēe pėr infrastrukturėn shqitare, kjo edhe pėr shkak tė shtrirjes sė tij gjeografike. Lushnja bėn lidhjen midis jugut dhe veriut tė Shqipėrisė dhe ka shumė rėndėsi pėr transportin e pasagjerėve. Pranė qytetit ndodhen disa pika turistike si Manastiri i Ardenicės, Laguna e Karavastasė, plazhi dhe pylli natyral i Divjakės. Manastiri ėshtė i njė periudhe mesjetare; aty shėnohet dhe dasma e Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Plazhi dhe pylli i Divjakės gjenden rreth 12 km larg qytetit. Plazhi ėshtė i mbushur me rėrė me pėrqindje tė lartė kripėrash kurative, ndėrsa pylli ka njė faunė tė shumėllojshme, ku pjesėn mė tė madhe e zėnė bimėt halore. Laguna e Karavastasė ėshtė njė nga rezervat mė tė mėdha pėr peshq e zogj dhe miq tė saj janė pėrkatėsisht pelikanėt.

Arkeologjia
Nė hartėn e arkeologjisė sė Shqipėrisė, rrethi i Lushnjes pėrmendet vetėm me qytetin e Barbunjės, ndėrsa mė vonė nė zbulimet arkeologjike do tė shohim edhe Dushkun. Por kėrkimet e mėtejshme do tė ndėrpriteshin, duke u lėnė pothuajse nė harresė. Rrethi i Lushnjes nuk u vėzhgua nga ndonjė ekspeditė arkeologjike dhe mund tė themi se kjo harrese ul interesin e vėzhgimeve nė kėtė fushė me rėndėsi pėr historinė kombėtare arkeologjike. Lushnja ėshtė rreshtuar nė vargun e rretheve tė tjera qė paraqesin interes studimi. Zbulimi i parė ėshtė bėrė nė vitin 1978 nė njė zonė bregdetare tė quajtur "Kodrat e rėrės" nė Germenj tė vogėl, i cili i pėrgjigjet periudhės sė bronzit (1500-1200 p.l.K.). Por, pėrveē kėsaj zone, njė material tė rėndėsishėm kanė dhėnė gėrmimet arkeologjike nė kodrat e Divjakės, tė cilat kanė hedhur dritė mbi periudha tė rėndėsishme kohore. Tė gjitha zbulimet nė rrethin e Lushnjes ndahen nė katėr grupe. Objekte qeramike ndeshen gjithandej. Por pėrgjithėsisht ato kanė karakter ndėrtimesh, sidomos tjegulla, enė ushqimi e rezervate prodhimesh, enė luksi e objekte tė tjera. Enė tė tilla kanė ngjashmėri me enėt e tjera tė zbuluara nė treva tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe i pėrkasin periudhės sė hekurit tė hershėm. Duke ardhur nė kohė mė tė vona, shekulli IV p.l.K., ku enėt prej balte vijnė duke u perfeksionuar. Gjetjet mė tė shpeshta janė ato tė Divjakės, Germenjit, Dushkut dhe kodrat e tjera tė rrethit tė Lushnjes. Objektet e luksit kanė ngjashmėri me ato tė Pojanit dhe Durrėsit.

Metali
Kėto prodhime ndeshen rreth shekullit XIV p.l.K. Kėtė periudhė e pėrfaqėson njė shpatė bronzi qė ruhet nė fondin e muzeut tė Divjakės. Pėr vazhdimėsinė e tyre u bėnė gjetje edhe nė Gėrmenj rreth vitit 1978. Vend me rėndėsi nė kėto gjetje zėnė armėt e luftės dhe veglat bujqėsore. Pothuajse tė gjitha objektet metalike janė gjetur nė varre. Por njė vend tė rėndėsishėm zėnė dhe stolitė, vathėt prej ari, tibula bakri dhe pasqyra. Me interes janė dhe objektet metalike tė gjetura nė kodrat e Lushnjes, tė cilat kanė njė teknikė tė lartė prodhimi (maja heshtash, sopata, kosore etj.) Ashtu si qeramika dhe materialet e ndryshme tė metaleve qė tregojnė njė lashtėsi tė popullit nė zonat e Lushnjes, edhe monedhat kanė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė fondin e muzeut tė Divjakės. Ato janė gjetur nė Bishqukaq dhe fshatin Xeng. Shumica e tyre janė prej argjendi; kjo tregon se ka qenė njė periudhė e zhvilluar nga shekulli IV p.l.K. qė njihet me emrin "Drahmi ilir". Por nė periudhat e mėvonshme do tė kemi monedha bakri tė gjetura nė Hysgjokaj. Kjo lloj monedhe i pėrket prerjes sė monedhės sė perandorit romak, Aleksander Saveri, nė vitet 222-235.

Jetesa nė Mesjetė
Objektet e gjetura deri mė sot nė rrethin e Lushnjes mendojmė se kanė hedhur dritė mbi disa probleme. Treva e Myzeqesė ka qenė e banuar nga njė popull me ekonomi dhe kulturė tė zhvilluar qysh nė mijėvjeēarin e dytė para Krishtit. Zhvillim mė tė madh kjo zonė njeh nė fund tė mijėvjeēarit tė parė, sidomos nė shekullin IV-II p.l.K. qė lidhet me botėn helene tė pėrfaqėsuar nė kėto kohė nga dy qytete vendėse, Dyrrahu dhe Apolonia. Por edhe krijimi i shtetit tė Taulantėve, i cili luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn politike jo vetėm tė fisit ilir tė taulantėve, por edhe tė qyteteve si Bylis e Apolonia. Nė qoftė se kodrat e Divjakės dalin tė banuara nė lashtėsi, mendohet se kjo duhet tė jetė e lidhur me praninė e detit dhe dokeve qytetare. Popullsia e zonės sė Lushnjes ka pasur njė popullsi tėrėsisht fshatare, me pėrjashtim tė zonave tė Babunjės. Buzė rrugės nacionale qė lidh qytetin e Fierit me atė tė Lushnjes ngrihet Manastiri i Ardenicės, me njė pozitė dominuese nė kodrat me tė njėjtin emėr, nė lartėsinė 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Mari Hyjlindisė, ashtu si shumica e kishave tė trevės sė Myzeqesė, nė tė cilėn ajo njihet si mbrojtėse e veprimtarisė kryesore ekonomike bujqėsore. Manastiri, edhe pse nė pamje tė parė tė lė pėrshtypjen e njė objekti kulti tė zakonshėm, fsheh nė brendėsi tė tij vlera mjaft tė mėdha. Sa mė shumė tė futesh nė labirinthet e historisė sė tij, aq mė shumė dalin nė dritė vlerat qė mbart.

HISTORIA
Ardenica, mrekullia monumentale shqiptare
Mendohet se themelet e Manastirit tė Ardenicės janė hedhur nė vitin 1282, me nismėn e perandorit Andronik II Paleolog tė Bizantit, i cili e ngriti kėtė tempull pas fitores mbi anzhuinėt nė Berat. Shtysė pėr kėtė veprim do tė jetė bėrė ndodhja nė atė vend e kapelės sė Shėn Triadhės, e ngritur aty shekuj mė parė. Ekziston hipoteza se kapela mund tė jetė ndėrtuar nė themelet gėrmadhė tė njė tempulli pagan, i cili ka qenė ndėrtuar pėr nder tė hyjneshės Artemisa, nga ka rrjedhur edhe emri i sotėm i Ardenicės. Fare pranė kėtij tempulli, nė rrethinat e tė cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugės antike "Egnatia", pikėrisht 1 km nė pėrėndim tė tij. Pėrreth manastirit shikohen, aty-kėtu, ndėrtime tė vjetra, tė cilat tė krijojnė mendimin se rreth tij ka patur ndoshta njė qendėr tė banuar. Sipas defterit osman tė vitit 1431-'32, nė nahijen e Myzeqesė ndodhej fshati Ardenicė me tetė shtėpi, i cili mund tė jetė shtrirė pėrreth manastirit. Dėshmi tjetėr pėr rėndėsinė e kėtij objekti ėshtė edhe fakti qė po zė njė vend gjithnjė e mė tė pėrfolur nė historinė e Shqipėrisė se nė altarin e Kishės sė Manastirit tė Ardenicės, ėshtė bėrė edhe kurorėzimi i martesės sė heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti, me Andronika (Donika) Arianititn. Ceremoniali u bė nė mesditėn e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninės, Feliks, nė prani tė princave shqiptarė dhe ambasadorėve tė Napolit, Venedikut, Raguzės. Kėtė fakt e pėrmend pėr herė tė parė nė vitin 1940, italiani A. Lorenconi.

IKONOGRAFIA
Pikturat e Zografėve
Kisha e Shėn Mėrisė ėshtė zbukuruar me afreske tė mrekullueshme nga krijimtaria e piktorėve Kostandin dhe Athanas Zografi. Kėta piktorė korēarė punuan pėr zbukurimin e kėtij tempulli nė vitin 1744. Veprimtaria artistike e ateliesė sė piktorėve Zografė ėshtė shpalosur nė bazilikat e Voskopojės, Vithkuq, nė Myzeqe dhe nė malin Athos nė Greqi, ku shkuan disa herė dhe shfaqėn talentin e tyre tė fuqishėm nėpėr kishat dhe manastiret e atjeshme. Piktura e Zografėve cilėsohet nga specialistėt si vazhdim i traditės mė tė mirė tė pikturės kishtare nė vendin tonė. Tematika pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetėr dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorėve etj. Disa nga skenat janė "Festat e Virgjėreshės", skenat nga "Jeta dhe vuajtjet e Krishtit", "Fjetja e Shėn Mėrisė", "Zbutja e shpirtit tė shenjtė tek apostujt" etj.

Marrė nga G.Integrimi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.peqini.com
 
Lushnja, qyteti qė pengoi copėtimin e Shqipėrisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ismet Ramadani:"Harta e shqipėrisė etnike" si shkas...
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Xhafer Leci:Pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, festa mė e madhe ėshtė pavarėsia e Kosovės
» Pavarsia e Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Rreth lushnjes :: Lushnja dhe lushnjaret-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog