LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Po mė kthyet nė Shqipėri, mė vrasin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Po mė kthyet nė Shqipėri, mė vrasin   Wed Jun 25, 2008 2:47 pm

Njė shqiptar nė Vareze tė Italisė u ėshtė prezantuar autoriteteve me njė dokument, certifikatė tė lėshuar nga kryebashkiaku i Krujės, nė tė cilėn thuhet se ai nuk mund tė kthehet mė nė fshatin e tij tė lindjes, pasi ėshtė viktimė e gjakmarrjes. Tani ai kėrkon azil politik. "Bashkėqytetari ynė nuk mund tė kthehet nė shtėpi, pasi e pret vdekja". Nuk ėshtė njė certifikatė mjekėsore, por njė kartė zyrtare e Bashkisė sė Krujės. Me kėtė dokument ėshtė paraqitur 24-vjeēari Luan K., tė cilėn ia ka lėshuar kryebashkiaku i Krujės. Djaloshi ishte arrestuar tė shtunėn nga karabinierėt e Varezes, por kjo situatė po debatohet ende. Certifikata qė ka prezantuar para gjykatėses Angela Minerva, ėshtė me tė vėrtetė e rrallė dhe i referohet fshatit tė tij tė lindjes. Praktikisht i riu thuhet se ėshtė viktimė e gjakmarrjes pra “kanunit”. Ai zyrtarisht ėshtė i ngujuar, siē tha dhe vetė nė sallė, pasi njė familje tjetėr e akuzon se ai ka vrarė me pushkė njė tė afėrmin e tyre mė 1997. Prova kundėr tij nuk ka pasur asnjėherė, por ai ia kishte mbathur sė bashku me tė vėllanė nė Greqi dhe mė pas nė Itali. Tani kėtu ndodhet sė bashku me tė vėllanė. Djaloshi kėrkoi tė legalizohej nga dekreti i fluksit, dhe kishte marrė njė herė kartėn e pėrjashtimit, herėn e dytė kur ai u ndalua, tė shtunėn, u arrestua. Avokatėt e tij thonė se 24-vjeēari nuk mund tė kthehet nė Shqipėri, pasi ai ėshtė i dėnuar me vdekje. Pėr kėtė i kanė kėrkuar gjykatėses tė bllokojnė procedurat pėr riatdhesim.
gazeta ballkan!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Po mė kthyet nė Shqipėri, mė vrasin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ismet Ramadani:"Harta e shqipėrisė etnike" si shkas...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com