LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pushime nė Durrės, destinacioni turistik mė pak i kushtueshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Pushime nė Durrės, destinacioni turistik mė pak i kushtueshėm   Tue Jun 24, 2008 3:18 am


Pėr tė kaluar pushimet verore nė qytetin e Durrėsit dhe nė plazhin e Golemit, ēdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijė lekė tė reja pėr qėndrimin dhe ushqimin. Durrėsi ndoshta mbetet destinacioni mė pak i kushtueshėm, krahasuar me destinacione tė tjera si Vlora, Himara apo Saranda, pėr shkak tė konkurrencės sė madhe tė hoteleve dhe restoranteve qė ndodhen atje.



Valmora Gogo

Mon, 23 Jun 2008 08:38:00





Pėr tė kaluar pushimet verore nė qytetin e Durrėsit dhe nė plazhin e Golemit, ēdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijė lekė tė reja pėr qėndrimin dhe ushqimin. Durrėsi ndoshta mbetet destinacioni mė pak i kushtueshėm, krahasuar me destinacione tė tjera si Vlora, Himara apo Saranda, pėr shkak tė konkurrencės sė madhe tė hoteleve dhe restoranteve qė ndodhen atje. Nga ana tjetėr, Durrėsi dhe Golemi pėrmbushin tė gjitha kushtet qė njė turist do donte tė kishte: hotele dhe apartamente moderne, ushqim i shumėllojshėm dhe ditė tė organizuara me veprimtari tė ndryshme kulturore dhe sportive

Nėse do t’i bėsh njė vizitė hoteleve dhe restoranteve anės plazhit, nė Durrės dhe Golem, mėson shpejt se aty mund tė pushojnė edhe turistėt qė kanė tė ardhura tė pakta. Durrėsi dhe Golemi, kanė apartamente dhe restorante pėr tė gjitha shtresat, nga mė tė pasurit e deri tek ata qė pagat e tyre nuk e kalojnė shifrėn e 30 mijė lekėve nė muaj. Njė pushues shqiptar apo i huaj, pėr 15 ditė pushime, mund tė paguajė rreth 35 mijė lekė tė reja, tė ndara nė akomodimin nė hotel, si dhe nė ushqimin qė do tė konsumojė. Ekzistenca e njė numri tė madh hotelesh, apartamentesh, restorantesh dhe baresh, bėn qė ēmimet tė jenė tė larmishme dhe konkurruese. Secili nga sipėrmarrėsit e plazhit pėrpiqet tė bėjė pėr vete sa mė shumė pushues, duke u ofruar atyre ēmime tė ulėta dhe cilėsi tė lartė shėrbimi. Frika se pas ēmimit tė ulėt mund tė qėndrojė po njė cilėsi e ulėt shėrbimi dhe kushtesh duhet tė harrohet, mjafton tė zgjidhni mirė nė shumėsinė e ofertave.
GOLEMI
Plazhi i fshatit tė Golemit, qė pėrfshin rreth 7 kilometėr bregdet, ėshtė tashmė i mbipopulluar nga hotelet, blloqet e pallateve tė sapondėrtuara, restorantet dhe baret. Kryesisht ai mbetet njė destinacion i preferuar pėr vizitorėt ditorė tė kryeqytetit, si dhe tė pak prej atyre qė mund tė vijnė nga qytet e afėrta si Kavaja, Kruja, Rrogozhina etj.
Nė Golem shumė prej hoteleve ofrojnė njė shėrbim cilėsor pėr shkak se prej disa vjetėsh, stafet qė drejtojnė kėto biznese kanė krijuar pėrvojė. Ditė pas dite, sipėrmarrėsit privatė kanė organizuar mė mirė plazhet, pėr tė cilat paguajnė njė qera pėrdorimi kundrejt Komunės sė Golemit. Turistėt pushojnė nė plazhet qė ndodhen para hoteleve apo restoranteve ku vendosin pėr tė qėndruar, qoftė edhe njė ditė tė vetme. Ajo qė mbetet karakteristike pėr kėtė zonė, ėshtė fakti se sipėrmarrėsit janė mė pak tolerantė sa u pėrket ēmimeve pėr shkak se tashmė e kanė siguruar njė klientelė tė pėrhershme. Kėtu ēmimet e hoteleve dhe tė apartamenteve nisin nga 20 euro pėr ēdo natė, por, pėrgjithėsisht, turistėt qė prenotojnė mund tė paguajnė edhe 30 apo 40 euro, nė varėsi tė hapėsirės dhe komoditeteve. Ndėrkohė qė servirja e peshkut mbetet sėrish njė pikė strategjike e sipėrmarrėsve tė restoranteve, tė cilėt duke njohur kėrkesat e pushuesve, nuk ngurrojnė tė vendosin nė menutė e tyre edhe 4 mijė lekė tė reja pėr njė kilogram peshk tė tipit levrek.
Nga ana tjetėr, pronarėt e kėtyre aktiviteteve i mbajnė tė hapura hotelet apo restorantet e tyre edhe gjatė dimrit, ku sėrish mbeten njė destinacion i preferuar nga pushuesit e fundjavave.

DURRĖSI
Plazhet e qytetit tė Durrėsit ndoshta mbeten nga vendet mė pak tė kushtueshme nė atė pjesė tė Detit Adriatik. Plazhi i Currilave apo tė gjitha hapėsirat e Rrugės sė Plazhit, qė nga Ura e Dajlanit deri nė Plepa, ofrojnė ēmime mė tėrheqėse pėr pushuesit me mė pak tė ardhura. Aty mund tė konsumosh njė peshk edhe me 500 lekė tė reja, por njėkohėsisht mund tė akomodohesh nė hotelet e zonės edhe me 2500 lekė tė reja. Frekuentuar kryesisht nga familje qė shpenzimet i bėjnė tė kujdesshme, biznesmenėt e zonės tregojnė se treg tashmė tė sigurt kanė vizitat e shqiptarėve tė Kosovės dhe Maqedonisė dhe shumė pak atė tė pushuesve tė huaj apo tė qyteteve tė vendit. Gjithsesi, ajo qė shfaqet dukshėm nė 3 kilometėr bregdet, ėshtė njė riorganizim i kushteve tė pastėrtisė sė plazheve, e mundur nga Bashkia e Durrėsit. Pas nuk mbetet as edhe rritja cilėsore e shėrbimit tė kėtyre bizneseve.
Jovan Nikolla, menaxher i njėrit prej restoranteve nė Durrės, thotė se ajo qė e ka dėmtuar mė shumė kėtė pjesė tė plazhit shqiptar ka qenė “propaganda” e keqe, duke i veshur plazhit papastėrtitė dhe mungesėn e kushteve tė duhura qė njė turist kėrkon. “Ne restorantin e mbajmė gjatė gjithė vitit tė hapur dhe kemi klientė nga tė gjitha qytetet e vendit. Rekordin e mban Tirana por nuk mungojnė edhe anglezėt, gjermanėt dhe amerikanėt. Ajo qė ėshtė shqetėsuese, ėshtė ulja e vlerės sė kėsaj zone dhe ngritja e vlerave tė zonave tė jugut, qė sigurisht edhe ato kanė vlerat e tyre. Kjo duket sikur bėhet me dashakeqėsi nga njerėz tė caktuar. Ajo qė duhet tė dinė pushuesit ėshtė se Durrėsi mbart vlera tė caktuara, ndryshe nga qytete tė tjera bregdetare, si rėra, mungesa e thellėsisė sė madhe nė det, qė shpeshherė mbetet e rrezikshme pėr pushuesit familjarė, restorante dhe hotele cilėsore dhe me ēmime ekonomike, si dhe afėrsinė me kryeqytetin”,- rendit Nikolla. Sipas tij, do tė ishte me vend qė pushuesit ta njihnin kėtė zonė e mė pas tė vendosnin se ku do t’i kalonin pushimet.

VENDET MĖ LUKSOZE

Edhe pse Durrėsi mbetet njė destinacion tėrheqės pėr pushuesit familjarė, gjė qė Bashkia e Durrėsit po e pėrforcon me spotet publicitare qė do tė nxjerrė pėr qytetin e saj nė disa televizione shqiptare, nė Kosovė e Maqedoni, nuk mungojnė as hotelet dhe resortet luksoze. Tė pėrshtatshme kryesisht pėr njerėz me nivel mė tė lartė ekonomik, si dhe pėr pushuesit e huaj, Durrėsi duket se kompletohet tėrėsisht. Aty ka nga tė gjitha dhe pėr tė gjithė.
Soela Pogaēe, menaxhere e njė prej hoteleve mė tė njohur nė Durrės, por edhe nė Shqipėri, na rrėfen se hoteli ėshtė pėrshtatur pėr familjarė, por kryesisht pėr ata me nivel mė tė lartė ekonomik, pėr shkak tė mė shumė komoditeteve dhe ēmimeve mė tė larta. “Ēmimet pėr njė natė akomodim, nė hotelin tonė fillojnė nga 90 euro e pėrfundojnė tek 165 euro pėr person, nė kėtė sezon turistik”,- thotė Pogaēe, e cila shton se punojnė me paketa turistike, tė cilat nė vetvete pėrmbajnė edhe leverdinė pėr klientėt. Pogaēe sqaron gjithashtu se nuk mungojnė as organizimet e veēanta, si koncerte me muzikė live apo festa tė ndryshme. “Vitin qė shkoi, rreth 60 pėr qind e klientelės sonė ka qenė e huaj dhe rreth 40 pėr qind shqiptarė tė Kosovės apo Maqedonisė qė jetojnė nė Zvicėr, Gjermani, Austri etj.”, pėrfundon Pogaēe.
Njė tjetėr menaxhere e njė resorti tė njohur nė Durrės, Rozeta Hanelli, thotė pėr gazetėn “Shekulli” se kanė investuar shumė kėtė vit pėr tė pritur pushuesit qė kanė prenotuar dhe do tė prenotojnė nė muajt nė vazhdim. “Pushuesit tek ne do tė kenė tė gjitha kushtet qė u nevojiten pėr tė kaluar pushime tė paharrueshme, bare, restorante, piceri, muzike live, disko dhe sigurisht pishinė me tė gjitha kushtet, veē detit”,- thotė Hanelli. Sipas saj, edhe pse ēmimet pėr akomodimin e njė klienti janė tė larta, ia vlen qė turistėt tė paguajnė pėr t’u kėnaqur. Hanelli thotė se jo vetėm tė huajt, por edhe shqiptarėt kanė nisur tė kalojnė pushime nė hotelin qė ajo menaxhon.

Pushimet e dikurshme
Gjithēka ka ndryshuar nga skema e viteve tė diktaturės: njė dhomė marrė borxh ndonjė tė afėrmi qė jetonte nė Durrės, tek Plepat apo nė Golem, gatimi qė pėrgatitej nė shtėpi nė furnelat me vajguri dhe me tė gjitha asortimentet e marra me vete nė fillim tė 15-ditėshit si dhe plazhi nė rėrė, me ēadra tė stisura dhe pa shezlongė. Turistėt e ditėve tė sotme kėrkojnė gjithēka gati, madje ka edhe nga ata qė kėrkojnė “servis room”, shqipėruar nė servirjet e ushqimeve apo pijeve nė dhomat qė prenotojnė. Nostalgjikėt e pushimeve tė shkuara, ku shpenzimet nuk ishin tė mėdha, por marrja e jodit nga rėra ishte mė e efektive pėr shkak tė mospėrdorimit tė shezlogėve, vazhdojnė tė kryejnė tė njėjtat pushime nė plazhet e pakta publike tė cilėsuara nga Bashkia e Durrėsit apo Komuna e Golemit. Ndėrsa “tė rinjtė” e plazhit nuk bashkohen me kėtė ide: pėr ta, pushimet janė pushime dhe nuk ka sakrifica!

Kushtet dhe shėrbimi
Plazhet e Durrėsit dhe Golemit, ēuditėrisht nga sa thuhet dhe flitet, janė tepėr tė pastra. Plazhet private mirėmbahen nga sipėrmarrėsit privatė, ndėrkohė qė ato publike pastrohen nga punonjėsit e Ndėrmarrjeve Komunale. Uji i pijshėm dhe rregullimi i kanalizimeve tė ujėrave tė zeza ka qenė nė vėmendje tė dikastereve kėtė vit. Pronarėt e hoteleve dhe restoranteve nė Durrės dhe Golem, janė munduar qė tė organizohen mė shumė sa u pėrket festave, kėngėtarėve apo surprizave pėr turistėt. Pas nuk mbetet edhe rritja e cilėsisė sė shėrbimit, qė vite mė parė ėshtė diskutuar, pasi stafet duket se po kompletohen nga dita nė ditė. Tashmė qenia nė krye e menaxherėve tė kualifikuar nė pjesėn dėrrmuese tė hoteleve, restoranteve dhe bareve, tė cilėt dinė me saktėsi si tė drejtojnė, ua bėn mė tė kėndshėm pushimet vizitorėve qė presin vetėm buzėqeshje nga ata qė shėrbejnė.

SHIFRAT
20
deri nė 40 euro kushton qėndrimi pėr njė natė i pushuesve nė hotelet apo apartamentet e Golemit dhe Durrėsit.
100
deri nė 150 lekė tė reja kushton udhėtimi i njė pushuesi ditor me autobusė apo furgonė nga Tirana nė Durrės.
200
deri nė 350 lekė tė reja kushtojnė produktet elementare pėr njė pushues, kafeja, uji dhe paninet e mėngjesit.
300
deri nė 400 lekė tė reja kushton marrja me qera e njė ēadre me dy shezlongė nė plazhet e Durrėsit dhe Golemit.
1000
deri nė 3000 lekė tė reja kushton njė drekė apo darkė pėr njė pushues nė restorantet e Durrėsit apo Golemit.[img]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Pushime nė Durrės, destinacioni turistik mė pak i kushtueshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Banda e Durrėsit, vrasje, grabitje trafikim....
» U jepet lamtumira e fundit 4 policėve tė vrarė nė Durrės
» Masakėr nė Durrės, i kėrkuari Dritan Dajti vret 4 policė e 1 civil, arrestohet i plagosur
» Kavajė-Durrės: 4 tė vdekur dhe 1 ne koma

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog