LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnja trashėgon 150 piktura tė Zois Shuttie

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnja trashėgon 150 piktura tė Zois Shuttie   Thu Jun 19, 2008 4:56 am

Petrika GROSI
Piktori dhe poeti Faslli Haliti sapo ėshtė kthyer nga Amerika ku ka qenė i ftuar nga miku i tij, piktori i njohur shqiptaro-amerikan Zoi Shuttie. Por njėkohėsisht, poeti i njohur tregon se ka pasur edhe njė mision nė Amerikė; Ai ishte edhe nė rolin e tė deleguarit tė vendlindjes sė tij, pėr tė shkuar te piktori shqiptaro-amerikan Zois Shuttie, me qėllim qė t’i dorėzonte kėtij tė fundit titullin “Qytetar Nderi i Lushnjės”, si dhe tė pėrzgjidhte 150 tablotė qė Zois Shuttie ka vendosur prej kohėsh qė t’ia bėjė dhuratė vendlindjes. Intervista vijon mė tej me impresionet e udhėtimit dhe tė qėndrimit tė Faslli Halitit nė SHBA
Z.Haliti sapo jeni kthyer nga udhėtimi juaj i parė nė Amerikė. Ē’shije u la kjo vizitė?
Si shumė tė tjerė edhe unė kisha pėrfytyrimin tim pėr Nju Jorkun, nė tė cilin po shkoja mė dy maj 2007. Me pak ndryshime pėrfytyrimet e mia pėrkuan, por pas tridhjetė ditė ec e jakjesh intensive nė lagjet Bronks, Bruklin, Manhatan, Kuins, Staten Island; nė qytetin Najak dhe Filadelfia qė njihet si qyteti i dashurisė vėllazėrore ose City of Brotherly ; nė shtetet Nju Xherzi, Pensilvani, Uashington, i shoqėruar nga shoku im i fėmijėrisė, i palodhuri, i papėrtuari, pėrherė i gatshmi, piktori i shquar shqiptaro-amerikan, Zois Shuttie, unė u pasurova me pėrshtypje dhe pėrfytyrime tė reja. Tani nė pėrfytyrimin tim, unė kam njė Amerikė reale tė punės, progresit tė furishėm dhe jo vetėm Amerikėn e grataēelave e filmave me kaobojsa.
Cili ishte qėllimi i vajtjes tuaj nė Nju Jork?
Shkova edhe si i ftuar edhe me detyrė njėkohėsisht. I ftuar nga shoku i fėmijėrisė, shqiptaro–amerikani Zois Shuttie, por dhe me detyrė nga Bashkia e Lushnjės pėr tė pėrzgjedhur 150 tablo tė formatit tė vogėl, dhuratė kėto qė piktori Zois Shuttie i bėri vitin e shkuar qytetit tė tij tė lindjes, por edhe pėr t’i dorėzuar atij me kėtė rast diplomėn “Qytetar Nderi” i Lushnjės, akorduar nga Kėshilli Bashkiak i Qytetit nė dhjetor tė vitit 2006.
Titulli ishte njė shpėrblim qė i bėhej piktorit nga Kėshilli Bashkiak pėr 150 tablotė qė ai do i dhurojė Lushnjės?
Nė asnjė mėnyrė. Ky ishte njė vlerėsim i performancės figurative tė piktorit si dhe njė shenjė qytetarie e Kėshillit Bashkiak pluralist tė qytetit. Zois Shuttie, ėshtė i pari qytetar nderi nė fushėn e arteve pamore.
Ēfarė do tė bėhet me 150 pikturat qė do i dhurojė pėr vendlindjes piktori Zois Shuttie?
Mirėnjohjen ndaj bashkėqytetarit tim Zois Shuttie, unė do tė pėrpiqem ta shpreh duke ndihmuar pėr ngritjen sa mė parė tė Galerisė “Zois Shuttie” me koleksionin e 150 pikturave tė tij. E rėndėsishme ėshtė se pėr ngritjen e kėsaj Galerie tregon njė interesim tė veēantė kryetari i Bashkisė Albert Sanxhaku, i cili e vlerėson shumė artin dhe kulturėn.
Pra tashmė e mbyllėt “misionin” tuaj nė SHBA, duke ja dorėzuar titullin e nderit z.Shuttie?
Atje zhvilluam edhe njė ceremoni tė dhėnies sė titullit qė ishte shumė serioze. Nuk munguan tė ftuarit, personalitete tė letėrsisė dhe artit qė punojnė, jetojnė dhe krijojnė nė emigracion. Kjo ceremoni u gėrshetua edhe me promovimin e librit poetik “Vargje shtegtimi” tė piktorit poet, i cili u vlerėsua lart nga shkrimtari Naum Prifti, regjisori Kristaq Dhamo, kostumografi Astri Tota, poetesha Iliriana Sulkuqi,etj.
Besoj krijuat kontakte me artistėt shqiptarė tė Nju Jorkut?
Pa dyshim qė ata i kisha nė radhė tė parė. Bisedova e u ēmalla me tregimtarėt magjistralė Pėllumb Kulla, Naum Prifti, Roland Gjoza, me poetin ekspresiv Vahit Hyzoti, poeteshat impresionante Iliriana Sulkuqi, Albana Mėlyshi e Merita Bjraktari. Por takimi mė i pėrmallshėm e vėllazėror ishte ai qė pata me dy lushnjarėt e mi, me aktoren Pavlina Mani dhe publicistin e kryeredaktorin inteligjent tė gazetės “Illyria”, Dalip Grecėn. Njė takim me ta ishte pėr mua si njė vajtje dhe ardhje nga Nju Jorku nė Lushnjė.
Mė nė fund a i pėrzgjodhėt 150 tablotė?
Po. Dhe pėrzgjodha mė magjistralet. Kam bindjen se me to do t’i gėzoj qytetarėt e Lushnjės qė e kanė ushqimin mė tė preferuar artin.
Po mjeshtri Shuttie, a mbeti i kėnaqur nga pėrzgjedhja juaj?
Nė pėrgjithėsi, po, por me njė sugjerim, qė pikturat e pėrzgjedhura nga unė, t’i shihte edhe piktori i popullit, Ksenofon Dilo dhe po tė qe nevoja, ai tė hiqte e tė shtonte tė tjera tė njė cilėsie dhe natyre mė tė pėrshtatshme. Dhe unė isha dakord. Mjafton qė koleksioni tė bėhej mė i mirė.
Ē’dinit pėr Nju Jorkun dhe jetėn e artistėve tanė e kolegėve tuaj nė SHBA, para se ju tė shkonit e t’i shihnit vetė atje?
Dija diēka, por njohuritė e mia u shtuan gjatė muajit tė qėndrimit nė SHBA. Njė e shikuar ėshtė baraz me njėmijė tė dėgjuara. Dija se zona e Nju Jorkut, pranė lumit Hudson, ka qenė e populluar nga indianė vendas dhe se ky vendbanim u zbulua mė 1524 nga Verrazzano. Gjer mė 1625 “Manahtin”, (Manhatani i sotėm) banohej nga holandezėt e sapoardhur. Mė 1626, ishullin e Manhatanit e bleu nga indianė vendas pėr 60 guilda, rreth 24 dollarė, Petėr Minuit, guvernator i ishullit. Dija edhe se me lindjen e Kushtetutės amerikane mė 1776, Nju Jorku u bė njė pikė qė lidhte Evropėn e industrializuar me Amerikėn Veriore Rurale dhe se mė vonė 1861- 1865, Nju Jorku u njoh si qendra kulturore dhe bankare. Dija gjithashtu se nė Nju Jork takohen kulturat anglo-saksone, shqiptare italiane, hebreje, irlandeze, afrikane, kineze etj. dhe se, Nju Jorku ėshtė gjithashtu, qendra botėrore e tregtisė dhe kulturės. Mėsova se Nju Jjorku ka qenė gjithmonė parajsė pėr tipat krijues. Apartamentet e vogla tė SOHOS-s qė dikur shėrbenin si vendbanimet e para tė artistėve apo aktorėve i kanė dhėnė reputacion kėsaj zone. East Village, njė zonė nė Manhatanin Jugor, vazhdon tė mbetet qendėr pėr muzikantėt, artistėt dhe piktorėt. Vizita mė impresiononte pėr mua ka qenė ajo nė Muzeun Metropolitan tė Artit dhe nė qendrėn Linkoln qė ėshtė zemra e operas dhe baletit nė Nju Jork ku ndodhet Filarmonia e Nju Jorkut dhe Opera Metropolitane, por pa harruar sigurisht Broduein me shfaqet e tij marramendėse dhe sidomos vizitat nė Muzeun Metropolitan tė Artit nė Nju Jork e nė Muzeumin e Artit Modern nė Uashington, ku pashė nė origjinal veprat e piktorėve Salvator Dali, Pikaso, Pollok, Utrillo, Magrit, Lotrek, Shagall, Matis, Miro, Van Gog, Dega, Renuar etj, tė cilat i njihja, por s’i kisha parė live. Statuja e Lirisė, vepėr e skulptorit francez, Frederik August Bartholdi mė shokoi me suverenitetin e saj, Po kėshtu dhe Ura e Bruklinit, pėr tė cilėn gjiganti Majakovski ka shkruar njė poemė qė ia shton edhe mė shumė madhėshtinė kėsaj ure. Nju Jorku ėshtė kryeqyteti i biznesit dhe financave botėrore, kurse Ushingtoni njė kryeqytetet i njė shteti vigan, njėkohėsisht dhe njė qytet modern evropian.
Harrova t’ju pyes. Si ishte studioja dhe shtėpia e mikut tuaj, piktorit Zois Shuttie?
Unė nuk e di se sa i pasur ėshtė shoku im, por di qė ai ka dy pasuri tė patundshme: mijėra tablotė e pikturave dhe bibliotekėn me mijėra libra nė prozė, poezi, filozofi, histori, teologji, linguistikė, estetikė dhe albume tė piktorėve, skulptorėve dhe grafistėve mė tė shquar tė botės: klasikė e modernė. Shtėpia e tij ėshtė mė tepėr se njė pinakotekė, mė tepėr se njė bibliotekė. Unė di tė them se nuk pashė asnjė centimetėr tė mureve tė apartamentit tė tij prej dy dhomash e njė kuzhinė si dhe tė njė holli jo tė vogėl, pasi ato ishin mbuluar me tablo kompozicionale, portrete, peizazhe, natyra tė qeta, grafika, vizatime, pastele, akuarele, me buste e bocete skulpturore. Njė pasuri e vėrtetė trullosėse edhe pse e ngrirė, virtuale, por qė njė ditė ajo do tė vėrshojė. Nuk ka mundėsi qė kjo pasuri artistike t’i shpėtojė syrit dhe vėmendjes sė koleksionistėve shqiptarė. Unė do t’i propozoja nė radhė tė parė Bibliotekės sė qytetit tim, Lushnjės, qė tė dėrgojė nė Nju Jork, specialistė tė saj pėr tė bėrė skedimin e librave tė bibliotekės sė poetit, piktorit dhe skulptorit Zois Shuttie, natyrisht, pasi tė ketė marrė mė parė pėlqimin e tij. Duke u mbėshtetur nė skedarin e krijuar, tė pėrpiqen pastaj tė sigurojnė fondin e duhur pėr blerjen e librave, nėse zotėruesi i tyre ėshtė dakord. Po kėshtu, mund tė vepronte dhe Biblioteka Kombėtare, Galeria e Arteve dhe koleksionistėt pėr tablotė e shumta me vlera tė larta artistike, estetike dhe me identitet kombėtar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnja trashėgon 150 piktura tė Zois Shuttie
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DISA PIKTURA NGA BEXHET PULLEJA DHE PREZENTIMI I AUTORIT
» Piktura lulesh tė ndryshme
» Piktura tė natyres(Pejsazhe)
» Foto tė ndryshme dhe lule
» TRASHĖGIMIA KULTURORE DHE MOSKUJDESI NDAJ SAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Rreth lushnjes :: Lushnja dhe lushnjaret-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs