LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hetim pėr abuzime me trojet e Divjakės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Hetim pėr abuzime me trojet e Divjakės   Mon Jun 16, 2008 12:32 pm

Policia ka sekuestruar tė gjithė dokumentacionin e dhėnies me qira tė tokave bujqėsore e jobujqėsore, si dhe kontratat e qirave tė disa objekteve

Skandali i trojeve pėrfshin Bashkinė e Divjakės. Njėra nga zonat bregdetare mė tė lakmuara e ende mjaftueshėm “e virgjėr” pėr nga shfrytėzimi, dyshohet se ėshtė bėrė objekt abuzimi gjatė viteve tė fundit. Tashmė njė hetim ka nisur nga policia lokale pėr tė zbardhur tė vėrtetėn e dhėnies me qira tė disa tokave jobujqėsore, si dhe tė disa objekteve. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Fierit, tė cilat nuk i fshehin aspak dyshimet e tyre se mund tė jenė pėrballė njė tjetėr “kasaphane” me trojet.

Dyshimet pėr trojet

Sipas kėtyre burimeve, mėsohet se prej disa kohėsh tashmė ka nisur njė superhetim, i cili pėrfshin dhėnien me qira tė tokave jobujqėsore, dhėnien me qira tė disa objekteve, si dhe shpėrndarjen e tokave bujqėsore nė Bashkinė e Divjakės. Burime pranė grupit hetimor i bėnė me dije “Korrierit”, se nga ana e tyre janė sekuestruar dokumentacioni i dhėnies me qira i tokave bujqėsore dhe jobujqėsore, tė cilat mėsohet se pėrfshijnė kryesisht zonėn turistike, si dhe ėshtė sekuestruar gjithashtu edhe dokumentacioni qė ka lidhje me dhėnien me qira tė disa objekteve qė kanė qenė pronė shtetėrore e Bashkisė sė Divjakės. Pikėrisht nė dhėnin me qira tė kėtyre tokave dhe objekteve dyshohet se ka pasur jo pak abuzime, nga tė cilat mund tė kenė pėrfituar shtetas tė caktuar qė i kanė marrė “nė dorėzim” pėr disa vite. Ligjshmėria e tė gjithė kėtij dokumentacioni ėshtė bėrė pjesė e hetimit tė hapur ndėrkohė nga Sektori i Antikrimit nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut tė Fierit.

Nėn hetim

Sipas burimeve tė gazetės “Korrieri”, mėsohet se nė qendėr tė hetimeve ėshtė vėnė deri mė tani Bashkia e Divjakės dhe njė numėr i madh ish-punonjėsish dhe punonjėsish aktualė, qė priten tė japin shpjegime nė lidhje me gjithēka ka ndodhur me trojet e Divjakės. Ndėrkohė, jashtė fokusit tė hetimit nuk ka mbetur as komisioni i ndarjes sė tokave pranė kėsaj bashkie, si dhe Kėshilli Bashkiak. Burimet saktėsuan se nga ana e grupit hetimor janė sekuestruar procesverbalet e mbledhjeve tė kėshillit bashkiak dhe po verifikohet ligjshmėria e vendimeve tė marra nga ky kėshill. Nėn hetim gjithashtu mėsohet se ėshtė vėnė edhe komisioni i ndarjes sė tokave dhe se dhe dokumentacioni i kėtij tė fundit do tė kalojė “nė sitė” tė imėt. Deri mė tani nuk ka ende asnjė njoftim pėr persona qė mund tė jenė marrė nė hetim, ndėrkohė qė burimet pranė grupit hetimor janė tė kujdesshėm pėr tė mos bėrė publike rezultatet e para, pėr shkak se hetimet janė ende nė fazė verifikimi dhe se ėshtė shpejt pėr t’u vėnė gishtin personave qė dyshohet se kanė abuzuar. ar.ba





KLSH-ja paditi 9 zyrtarė tė Bashkisė sė Orikumit

Vetėm pak ditė mė parė Kontrolli i Lartė i Shtetit paditi nė prokurori 9 persona, pasi u gjykua se ishin persona pėrgjegjės pėr abuzime kolosale me trojet. Abuzimet me ndarjen e tokave bėri qė KLSH-ja tė ēojė pėr ndjekje penale 3 ish-kryetarė tė Komisionit tė Ndarjes sė Tokave nė Bashkinė e Orikumit, 2 ish-kryepleq dhe anėtarė tė Komisionit tė Ndarjes sė Tokės nė fshatin Radhimė, ish-kryetarin e Komisionit tė Ndarjes sė Tokės nė Tragjas, 2 ish-pėrgjegjės nė Kėshillin e Qarkut Vlorė dhe ish-kryetarin e Bashkisė sė Orikumit. Pas njė kontrolli tė bėrė nė jug tė vendit nga KLSH-ja, u konstatuan shkelje ligjore nė dhėnien e tokave nė zona tė preferuara, si nė Radhimė, Orikum dhe Tragjas. Konkretisht, nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nė Vlorė KLSH-ja konstatoi regjistrime me mangėsi dokumentacioni pėr tė paktėn 19 raste, nė njė sipėrfaqe prej 157 810 metrash katrorė.

Gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Hetim pėr abuzime me trojet e Divjakės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koēo Danaj trondit Ballkanin: Maqedonia tė shpėrbėhet, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi tė lėshojnė trojet shqiptare tė grabitura nė 1913
» Ramiz Dėrmaku: Kadri Mani - Personaliteti me rėndėsi kombėtare
» Fran Buzhala: REAGIM I SHOQATĖS GJITHĖSHQIPTARE ,,TROJET E ARBRIT" - LIDHUR ME HEQJEN E EMBLEMĖS SĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
» Rrustem Rugova: Unė nuk e caktova statusin e dėshmorėve
» Mizoritė e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat nė trojet shqiptare (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog