LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Higjiena: Nė 15 fshatra uji i pijshėm i ndotur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Higjiena: Nė 15 fshatra uji i pijshėm i ndotur   Wed Jun 11, 2008 4:26 pm

• FIER - Banorėt e rreth 15 fshatrave tė rrethit tė Fierit furnizohen me ujė tė ndotur. Sipas analizave tė kryera nga Drejtoria e Shėndetit publik,

nė ujėsjellėsit e zonave si Sektor Seman, Topojė, Mbrostar, Libofshė, Kallm, Ngjeqar dhe disa zona tė tjera ka rezultuar se uji i pijshėm ka pasur mbetje nitriti dhe amoniaku. Shefi i Inspektoratit tė Higjienės nė Fier, Nuredin Kallashi, shprehet se edhe pse ėshtė nėn kontroll pėr momentin, do tė bėhen edhe njė herė analizat. "Pėr momentin nuk duhet tė pėrhapim panik. Nė disa fshatra uji ėshtė paksa i ndotur, por pas klorinimit tė tij situata ėshtė pėrmirėsuar. Ne jemi duke bėrė analiza nė tė gjithė zonėn dhe ky proces do tė vazhdojė pėrgjatė njė jave, nga ku do tė dalin edhe rezultatet pėrfundimtare", ėshtė shprehur Kallashi. Ndėrkohė qė banorėt vazhdojnė tė konsumojnė ujė tė ndotur, duke rritur nė kėtė mėnyrė rrezikun nga lėngu jetik. "Ka pothuajse njė javė qė edhe ato pak herė kur vjen uji, ai nuk ėshtė i pastėr dhe nuk mund tė pėrdoret as pėr tė gatuar dhe larė rrobat. Vjen njė erė e rėndė dhe ka njė ngjyrė qė zakonisht nuk e ka uji i ēesmės. Mirė pėr tė pirė jemi tė detyruar ta blejmė ujin, por dhe pėr tė larė rrobat nuk mundemi", ka pohuar njė banore e fshatit tė Seman. Pas gjithė verifikimeve dhe analizave tė kryera nė disa pika tė rrethit, Inspektorati i Higjienės ka vendosur edhe gjoba pėr gjithė ata drejtues ujėsjellėsish, tė cilėt nuk kanė zbatuar rregullat e vendosura pėr tė klorifikuar ujin nė kohėn dhe sasinė e pėrcaktuar. Kallashi ka bėrė tė ditur se janė penalizuar me gjoba 10 deri nė 50 mijė lekė rreth 17 drejtues, kryesisht nė ndėrmarrjen e ujėsjellėsit dhe atė tė komunales. Sipas tij, kėta drejtues tė penalizuar tė ujėsjellėsve kanė lejuar qė nė pika tė veēanta uji i pijshėm tė mos klorifikohet, ndėrsa nė sektorin komunal janė evidentuar mungesa nė pastrimin dhe dezinfektimin e zonave qė cilėsohen si burim infeksionesh.

gazeta panorama

_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Higjiena: Nė 15 fshatra uji i pijshėm i ndotur
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs