LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Djemtė e vajzat tė studiojnė veēmas?, Sipas njė studimi, ndarja mund tė ndikojė nė cilėsinė e mėsimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Djemtė e vajzat tė studiojnė veēmas?, Sipas njė studimi, ndarja mund tė ndikojė nė cilėsinė e mėsimit   Mon Jun 09, 2008 4:49 pm

Arsyeja nuk ka tė bėjė me fenė, apo diskriminimin, por mbėshtetet nė njė tezė shkencore

Marsin e kaluar, njė ēift amerikan mori njė letėr nga presidentja e njė shkolle tė mesme nė kryeqytetin e Teksasit, Austin. Fėmijėt e tyre, Laura dhe Monika, pėrkatėsisht 12 dhe 11 vjeē, u pranuan nė njė institut shkollor nė Teksas, qė mė 27 gusht nisi vitin e parė akademik. Kjo ėshtė shkolla e vetme publike pėr vajza nė kryeqytetin teksan dhe e dyta nė kėtė shtet, e kėrkuar nga njė numėr jashtėzakonisht i madh nxėnėsish. Por, nė fakt, numri i atyre qė u pranuan ishin vetėm 230. Emri i institutit, "Ann Richards", ėshtė edhe emri i ish-guvernatores demokrate tė Teksasit dhe njė nga lideret e partisė nė nivel kombėtar, e larguar nga skena politike njė vit mė parė. Nė fakt, ndarja nė shkolla sipas sekseve, qė deri tani ka qenė "mollė sherri" mes ultrakonservatorėve amerikanė, po bėhet tendencė mes liberalėve. Pėr shembull, ēifti i sipėrpėrmendur ka zgjedhur kėtė lloj edukimi pėr fėmijėt e tyre jo pėr motive etike apo fetare, por sepse janė tė bindur se nė njė shkollė tė pėrzier vajzat e tyre do tė ishin tė penalizuara nga prania e meshkujve, qė e thėnė nga shumė ekspertė tė komunitetit shkollor, ndėrhyjnė me potencialin akademik tė vajzave. Nuk ėshtė ēėshtje disipline, por metodash mėsimi dhe se si funksionon inteligjenca e dy sekseve. Thuhet se djemtė mėsojnė nė mėnyrė praktike, duke u bazuar nė njė nevojė mė tė madhe ndjenjash prekėse, nuhatėse, dėgjimore dhe kanė njė raport tė ndryshėm nga vajzat, pėr sa u pėrket tingujve dhe materialeve. Domethėnė, ėshtė forcuar bindja se strukturat cerebrale tė dy sekseve janė tė ndryshme. Truri i meshkujve ka mė shumė lėndė gri, ndėrsa ai i femrave mė shumė lėndė tė bardhė. Pėr kėtė arsye nuk do tė ishte e drejtė tė aplikoje tė njėjtat metoda mėsimi pėr tė dy. Shkencėtarėt flasin gjithmonė e mė shumė pėr inteligjencėn emotive tė grave, tė intuitės qė ėshtė mė produktive pėr sa i pėrket mėsimit nė krahasim me inteligjencėn praktike tė bazuar tek eksperienca. Njė studim i fundit i kėrkuesve tė Universitetit tė Albertas nė Kanada ka konfirmuar se burrat dhe gratė vėnė nė punė pjesė tė ndryshme tė trurit pėr tė kryer tė njėjtin aktivitet. "Por ka edhe mė shumė", shpjegon psikiatrja Emily Ball, njė nga autoret e studimit. "Ndonjėherė meshkujt dhe femrat pėrdorin tė njėjtėn pjesė tė trurit pėr procese tė ndryshme logjike" dhe ėshtė pikėrisht kjo tema e "The new feminine Brain", libri i neuropsikiatres Mona Lisa Shulz, qė ka pėr nėntitull "Si gratė zhvilluan forcėn e brendshme, gjenialitetin dhe sensin e intuitės". Sipas saj, truri femėror dhe ai mashkullor ėshtė i pajisur me inde tė ndryshme, qė rregullojnė ekuilibrin cerebral. Por, mbėshtet Shulz, evolucioni i teknologjisė dhe i shoqėrisė nė 50 vitet e fundit ka qenė ndėshkues pėr gratė, qė u duhet tė mbijetojnė nė njė botė tradicionalisht mashkullore. E ēuditshme? Jo. Sepse kjo tezė ėshtė baza e ndarjes shkollore. Shekuj mė parė, sipas Schulz, gratė mėsonin nga gratė e tjera, nga eksperienca e tyre, ndėrsa sot, mjetet e marrjes sė informacionit janė bėrė homogjene nga interneti e nga televizori dhe rrezikojnė tė shtrembėrojnė ndryshimet tradicionale mes trurit mashkullor dhe atij femėror. Nė kėtė kontekst, nė njė botė "high tech", gratė vuajnė si nga pikėpamja emocionale ashtu edhe nga ajo fizike. Ndaj, pėr tė kompensuar kėtė ēekuilibrim kanė zhvilluar njė inteligjencė "ad hoc", e pėrshtatshme me strukturėn e tyre tė trurit. Atėherė ndarja nuk ėshtė njė element superioriteti, por njė mjet pėr tė mėsuar tė pėrballosh nė mėnyrė mė kreative nė krahasim me kolegėt meshkuj, kompjuterin, ēėshtjet tregtare, apo ato financiare. Kėshtu, gratė qė janė nė aparencė mė pak tė vendosura, janė mė tė pasigurta se meshkujt. Procesi i vendosjes bazohet mė shumė mbi intuitėn dhe parashikimet pėr tė ardhmen sesa mbi eksperiencėn e fituar. "Jemi ndėrtuar pėr tė komunikuar me njėri-tjetrin. Neuroshkenca ka zbuluar se struktura e trurit ėshtė e tillė sa e bėn tė paevitueshme komunikimin me individėt e tjerė, duke vėnė nė pėrdorim trurin", tregon neurologu David Goleman. Ėshtė njė urė lidhėse mes qenieve njerėzore qė lind nga emocionet. Por, mėnyrat e komunikimit janė tė ndryshme mes dy sekseve. Ja sepse ajo qė po ndodh nė Austin ėshtė bėrė njė tendencė kombėtare. Nė Ohaio ėshtė hapur njė shkollė fillore pėr vajzat, nė Kaliforninė e Veriut njė shkollė e mesme, ndėrsa nė Majami njė kolegj. Vetėm nė Nju-Jork janė nėntė shkolla publike vetėm pėr femrat. Po ashtu, aty ekziston edhe njė shkollė qė drejtohet nga njė filozof, i cili ėshtė bėrė promotor i ndarjes akademike tė sekseve. Dhjetė vjet mė parė nė SHBA, shkollė publike ku studionin fėmijė tė tė njėjtit seks, ishin vetėm tre, ndėrsa sot janė 262. Rezultatet duket se u japin tė drejtė edhe separatistėve. Ja njė shembull pėr tė gjithė: fėmijėt i mėsojnė mė mirė gjuhėt e huaja kur nuk janė nė prezencėn e seksit tjetėr dhe vajzat japin rezultate mė tė mira nė algjebėr apo nė shkenca kompjuterike. Por nuk mungojnė edhe polemikat. "Pėr momentin, rezultatet janė kundėrshtuese", thotė drejtori i departamentit pėr tė drejtat civile nė Ministrinė e Arsimit nė Uashington. Nė lojė futen edhe tabutė, ose mė mirė traditat e luftės pėr tė drejtat civile. Nė vitin 1972 u miratua njė ligj, qė i ndalonte fondet federale shkollave publike, qė nuk e konsideronin tė paligjshėm diskriminimin qė bazohej te seksi. Ėshtė njė ligj qė ka shėrbyer pėr tė mbrojtur tė drejtėn e studimit pėr homoseksualėt dhe ka ēuar edhe nė krijimin e liceut tė parė pėr studentėt transeksualė financuar nga qeveria federale e Nju-Jorkut. Pėr shumė shoqata qė mbrojnė tė drejtat e njeriut nuk ka asnjė dyshim: ndarja nė shkolla publike, sipas sekseve, ėshtė njė dhunim i tė drejtave kushtetuese. "Qeveria ka dhėnė lejen pėr t‘u dhėnė shkollave tė drejtėn pėr tė ndarė meshkujt veē dhe femrat veē", proteston njė anėtar i tyre. "Afirmohen kėshtu stereotipat e identitetit seksual, qė mendohej se nuk ekzistonin mė dhe kur flitet pėr ndryshimin biologjik tė trurit, unė mendoj se ėshtė njė koncept i rrezikshėm". I rrezikshėm edhe pėr shoqėrinė. Njė utopi femėrore qė ka frymėzuar "The cleft", romanin e fundit tė fitueses sė ēmimit "Nobel" pėr letėrsinė Doris Lessing.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Djemtė e vajzat tė studiojnė veēmas?, Sipas njė studimi, ndarja mund tė ndikojė nė cilėsinė e mėsimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarja braktisė burrin dhe dy vajzat pėr t'iu bashkuar ISIS-it
» Babai vret tri vajzat e vogla pėr t'iu shmangur shkollimit tė tyre (Foto)
» Elegji tė ndryshme
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Gabimet e Fan Nolit pėr Skėnderbeun

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Studentet-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs