LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vullneti: “Piva fostoksinė, se m’u fejua e dashura”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Vullneti: “Piva fostoksinė, se m’u fejua e dashura”   Fri May 16, 2008 12:19 am

Vetėhelmohet pėr dashurinė studenti 19-vjeēar nga Struga
Ndahet nga e dashura, e cila 10 ditė mė parė ishte fejuar dhe vendos t’i japė fund jetės. Kjo ėshtė historia e Vullnet Dikos, 19 vjeē, shqiptar nga Struga e Maqedonisė, i cili njė ditė mė parė ka vendosur t’i japė fund jetės, duke u vetėhelmuar me fostoksinė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė orėt e para tė ditės sė djeshme, ndėrkohė qė policia ėshtė njoftuar nga familjarėt e 19-vjeēarit, tė cilėt ishin informuar pėr vendimin fatal nga vetė viktima.
Ngjarja
Burime policore kanė bėrė tė ditur dje, se Diko, prej tre muajsh ishte ndarė nga vajza me tė cilėn kishte disa vite qė ishte lidhur. Por fejesa e saj dhjetė ditė mė parė, ka bėrė qė ai t’i japė fund jetės, nė njė apartament nė lagjen “Ali Demi”, nė Tiranė, duke pirė fostoksinė. Para se tė vdiste ai kishte lėnė njė letėr lamtumire prej 40 faqesh, ku shpjegonte tė gjitha arsyet qė e kishin shtyrė qė ai t’i jepte fund jetės sė tij. Pasi kishte pirė lėndėn helmuese, 19-vjeēari Diko, nė njė gjendje tė rėndė depresioni kishte marrė nė telefon familjarėt e tij qė ndodhen nė Strugė. Nė kėtė telefonatė ai kishte treguar se kishte pirė fostoksinė dhe se ēdo gjė po e bėnte pėr dashurinė e humbur, vajzėn e cila ishte fejuar.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranės, kanė bėrė tė ditur se i riu nga Struga kishte vendosur tė pijė helmin nėn njė gjendje tė rėndė depresioni. Por para se tė merrte kėtė akt, ai ka shkruar nė kompjuter arsyet qė e kishin nxitur tė merrte vendimin fatal pėr jetėn e tij. Pak minuta pasi kishte pirė helmin vdekjeprurės, i penduar pėr veprimin, Vullnet Diko kishte telefonuar familjarėt duke u kėrkuar tė falur pėr veprimin qė kishte ndėrmarrė. Rreth mesditės, policia ka mbėrritur nė banesėn ku jetonte me qira studenti i Informatikės, pas njoftimit qė kishte marrė nga familjarėt e viktimės.
Shkaku
Shkaku i kėsaj ngjarjeje tė rėndė mendohet tė jetė pėrfundimi i njė historie dashurie mes 19-vjeēarit nga Struga dhe njė vajze po nga ky qytet qė ishte fejuar. Sipas policisė, Diko vazhdonte studimet nė vit tė parė pėr degėn Informatikė nė Universitetin e Tiranės. Trupi i pajetė i Vullnet Dikos ėshtė dėrguar nė morg pėr tė kryer ekzaminimet e rastit. Mė pas trupi i pajetė i tė riut, ėshtė nisur drejt Strugės.
gazeta ballkan
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Vullneti: “Piva fostoksinė, se m’u fejua e dashura”
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs