LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deputetėt parashikojnė finalen e euro 2008

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Deputetėt parashikojnė finalen e euro 2008   Mon Jun 09, 2008 11:33 am

Gjermania-Italia-Holanda dhe Spanja ekipet qė kanė mė shumė tifozė nė Kuvendin e Shqipėrisė
Kuvendorėt i thonė jo vendosjes sė basteve. Kalojnė nė minorancė ata qė nuk ndjekin futbollin
Kampionati Evropian tashmė ka pėrfshirė dhe parlamentarėt, tė cilėt thuajse tė gjithė janė gozhduar para ekraneve pėr tė ndjekur ndeshjen e hapjes, Zvicėr-Ēeki. Pavarėsisht se nuk kanė qenė tifozė me ndonjė prej kėtyre ekipeve deputetėt kanė deklaruar se do ta ndjekin me vėmendje “Euro 2008”, i cili tashmė ka futur ethet nė gjithė botė. Gjithsesi pėr parlamentarėt kanė renditur Italinė e Gjermaninė si pretendentet kryesore nė kėtė kampionat, ndėrsa dhe Holanda e Spanja kanė njė mbėshtetje, disi nė njė nivel mė tė ulėt.

Finalet

Pėr deputetėt shqiptarė nė ndeshjen finale mundėsitė janė qė tė mos jetė domosdoshmėrisht skuadra e zemrės sė tyre. Por qė gjithsesi tashmė sytė janė drejtuar nė ndeshjen Itali-Gjermani. Por pas nuk mbetet opsioni Gjermani-Holandė, Gjermani-Francė apo dhe Itali-Holandė. Ndėrsa vetėm nė pak raste deputetėt ose kanė deklaruar mbėshtetjen vetėm pėr ekipin e tyre tė zemrės. Ndėrsa nuk pėrjashtohen as ata parlamentarė qė bėjnė tifo pėr skuadrat pėrtej kontinentit, por qė evropianin do ta ndjekin pėr spektaklin qė do tė sjellė. Ashtu sikurse njė pjesė e deputetėve tregohen totalisht tė pa interesuar pėr topin e rrumbullakėt duke qėndruar jashtė debateve mbi finalen apo kampionen e radhės.

Bastet

Sa pėr bastet, asnjė prej parlamentarėve tė intervistuar nuk ka pranuar se ėshtė ndėr ata qė u pėlqen tė rrezikojnė pėr ekipin e tyre apo pėr njė ndeshje tė fortė. “Absolutisht jam kundėr basteve”, ka qenė pėrgjigja unike. Ndėrsa jashtė mikrofonit shpesh nuk ėshtė nguruar qė me shaka tė pėrkufizohet emri i njė tjetėr kolegu si bastexhi apo qė kalon pėrtej njė tifoje pėr ekipin e parapėlqyer.

Si nė radhėt e demokratėve ashtu dhe te socialistėt shpirti i garės duket se mbetet vetėm nė ndjekjen me entuziazėm tė kampionatit i cili ka nisur dje me kuriozitetet dhe me golin e parė. ndėrsa ende nuk kanė dalė surprizat e para.

Seanca

Ashtu si dhe katėr vite mė parė deputetėt pritet qė tė kėrkojnė mė shumė tolerancė, kėtė herė nga kryetarja Topalli, pėrsa i pėrket orareve tė seancave parlamentare. Nė evropianin e shkuar si dhe nė botėrorin qė lamė pas deputetėt kanė kėrkuar shtyrjen e seancave tė pasdites nė orare kur nuk kishte ndeshje, apo dhe zhvillimin e tyre gjatė paradites, pėr ti lejuar kėshtu ndjekien me qetėsi tė ndeshjeve tė forta. Propozime qė nė tė dy rastet janė pranuar. Gjithsesi edhe kėtė herė, pavarėsisht tensioneve tė fundit apo dhe seancave intensive, pritet qė parlamentarėt tė gjejnė njė kompromis mes tyre pėr tė krijuar sa mė shumė lehtėsira. Propozim qė ende nuk ka mbėrritur zyrtarisht nė tryezėn e kryetares, por qė pritet tė bėhet njė objekt i vendimmarrjes, pa nisur ende ndeshjet e forta tė euro 2008.





Bujar Nishani

Ministri I Brendshėm ėshtė tifoz me Gjermaninė tė cilėn shpreson dhe tė fitojė kampionatin. Nishani deklaron shpreson qė nė finale tė shikojė pėrballjen Gjermani-Itali. Sa pėr bastet ministri Nishani thekson “Nuk vė baste se mė sjell ters pėr skuadrėn qė mbėshtes“

Fatos Hoxha

Deputeti demokrat thekson se bėn tifo pėr skuadrėn italiane. “Mendoj se do tė jetė kampione e Evropės”, ndėrkohė qė nuk ka njė preferencė pėr ekipin e dytė qė del nė finalė. Sa pėr bastet ai thekson se nuk vė kurrė ndaj dhe kėtė herė nuk do tė pėrfshihet

Dashnor Sula

Deputeti i PD Sula dhe nė kėtė kampionat do tė jetė tifoz me Italinė. Ndėrkohė sa pėr finalen ai parashikon pėrballjen mes Francės dhe Spanjės. Dhe pse ėshtė mbėshtetės i Italisė duket se Sula i shikon dhe skuadrat e tjera mjaft konkurrente. Sa pėr bastet a thotė se nuk vė kurrė

Eris Hoxha

Deputeti demokrat, mė i ri i parlamentit do tė bėjė tifo pėr skuadrėn italiane. Ndėrsa sa pėr skuadrėn qė do tė marrė kupėn ai parashikon njė fitore tė skuadrės spanjolle, duke parashikuar kėshtu njė kampionat tė fortė. Por Hoxha shton se nuk ėshtė bastexhi ndaj dhe nuk parashikon tė vendosė ndonjėherė baste

Aleksandėr Biberaj

“Jam tifoz me Gjermaninė qė kur ka qenė 9 vjeēar ndaj dhe do vazhdoj tė jem me Gjermanėt”. Gjithashtu ai parashikon se kjo skuadėr do tė fitojė dhe kampionatin, pasi besoj te trajneri dhe disiplina. “Nuk vė asnjėherė baste“, tha Biberaj duke shtuar se as kėtė herė nuk do ta vendosė

Besnik Mustafaj

Ndėr tė paktėt deputetė qė nuk kanė njė skuadėr tė zemrės pėr kėtė evropian. “Nuk jam tifoz me ndonjė ekip”, tha ai, ndėrsa shton se sa pėr bastet nuk vė ndonjėherė. Tė njėjtin qėndrim Mustafaj ka dhe pėr finalistėt ku shton se “nuk kam ndonjė parashikim se kush do tė dalė nė finale”

Marko Bello

Deputeti socialist thekson se ėshtė tifoz me Gjermaninė. Ndėrsa sa pėr finalen ai parashikon dy mundėsi. “Nė finale ose Gjermani-Holandė, ose Gjermani Francė”, thotė Bello. Sa pėr bastet ai thekson se nuk vė asnjėherė baste, kjo pėr faktin pasi nuk mendon se ka fat nė to.

Besnik Dervishi

Socialisti Dervishi deklaron se nė kėtė kampionat evropian ka dy skuadra tė preferuara, Italinė dhe Holandėn. Ndėrsa shpreson dhe parashikon qė tė ritakohen nė Finalen e madhe. Sa pėr bastet ai shton se futbolli i bukur shikohet edhe pa baste duke qėndruar totalisht larg tyre.

Taulant Balla

Gjermania ėshtė ekipi pėr tė cilin bėn tifo deputeti i Partisė Socialiste Taulant Balla. Ndėrkohė qė nė finale ai parashikon qė tė dalin Gjermani-Portugali, ku sigurisht sipas parashikimit tė tij Gjermania do tė jetė ekipi qė do marrė dhe kampionatin. Gjithsesi ai shton se nuk vendos baste

Ilir Bano

Bano ėshtė ndėr deputetėt qė nuk bėn tifo pėr skuadrat evropiane pasi ai mbėshtet Brazilin. Gjithsesi pavarėsisht se mbėshtet njė tjetėr skuadėr pėrsa i pėrket kampionatit evropian ai parashikon se Gjermania do tė jetė pretendentja kryesore e kampionatit. Duke e ndjekur kėshtu me vėmendje tė madhe

Majlinda Bregu

Ministrja e integrimit Majlinda Bregu nuk do tė bėjė tifo pėr ndonjė skuadėr evropiane, pasi dhe vetė nuk ėshtė tifoze. Ndonėse shton se “pėrveē pjesės evropiane nuk mė pėlqen asgjė tjetėr nė togfjalėshin kampionat evropian“, duke e lėnė veten jashtė futbollit

Lajla Pėrnaska

Deputetja republikane nė euro 2008 do tė bėjė tifo pėr Holandėn. Ndėrsa shton se “Kampione kėtė vit shpresoj tė jetė pikėrisht Holanda“. Sa pėr bastet ajo thekson se ėshtė kundėr tyre, “bastet i kam inat ndaj nuk do tė vė dhe as i kam vėnė ndonjėherė”

Rajmonda Stefa

Deputetja socialiste deklaron se ėshtė tifoze me skuadrėn e Italisė. Ndėrsa pėr finalen e madhe ajo parashikon njė pėrballje tė skuadrės pėr tė cilėn bėn tifo me Gjermaninė.. E pyetur nėse do tė vendosė baste ajo ėshtė pėrgjigjur absolutisht kundėr tyre

Angjelina Kola

Socialdemokratja ėshtė deklaruar pėr nė mbėshtetje tė Italisė pėr tė cilėn do tė bėjė dhe tifo. Pėrsa i pėrket finales sė kampionatit ajo parashikon njė pėrballje Gjermani-Itali dhe nė fitore tė kėsaj tė fundit. Kola deklarohet totalisht kundėr vendosjes sė basteve

Parlamentaret dhe kampionati

Gratė tifoze mes Italisė, Gjermanisė e Holandės

Kampionati Evropian nuk ka dalė jashtė vėmendjes sė zonjave tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Ndonėse tė pakta nė numėr, ato kanė pėrcaktuar tashmė dhe skuadrat e tyre tė zemrės. Ndėrsa vetėm ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka qėndruar jashtė tė qenurit tifoze, por duke i qėndruar tifozllėkut pėr Evropėn, “pėrveē pjesės evropiane nuk mė pėlqen asgjė tjetėr nė togfjalėshin kampionat evropian“, tha ministrja e Integrimit e pyetur prej “Metropol”. Ndėrsa deputetja republikane Pėrnaska deklaron se nuk qėndron jashtė ndjekjes me vėmendje tė kampionatit. Pėrnaska thotė se do tė bėjė tifo pėr Holandėn dhe se “kėtė vit shpresoj tė jetė kampione pikėrisht Holanda“.

Sa pėr socialisten Stefa e socialdemokraten Kola, Italia dhe Gjermania do tė jenė skuadrat qė do tė arrijnė tė jenė nė finale apo dhe tė fitojnė kampionatin. Nga ana e saj Stefa mbetet tifoze me skuadrėn e Italisė. Ndėrsa duke shkuar mė tej nė emocionet e kėtij kampionati ajo parashikon njė finale mes Italisė dhe Gjermanisė. Tifo qė mbetet deri kėtu pa kaluar nė vendosjen e basteve. Pėr Angjelina Kolėn, finalistet e euro 2008 do tė jenė Gjermania dhe Italia. Por duke qenė se ekipi i saj i zemrės ėshtė Italia shpreson dhe beson se kampionatin do ta marrė pikėrisht kjo skuadėr. Ashtu si dhe pjesa tjetėr e deputetėve tė intervistuar Kola qėndron jashtė basteve, duke u kėrkuar dhe tė tjerėve tė mos vendosin baste, por tė brohorasin pėr skuadrėn e tyre.

Finalet e parashikuara nga deputetėt

Gjermani-Itali

Itali-Spanjė

Francė-Spanjė

Gjermani-Holandė

Gjermani-Francė

Itali-Holandė

Gjermani-Portugali

gazeta metropol

[/td][/tr][/table]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Deputetėt parashikojnė finalen e euro 2008
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutės 1244 pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Serbisė, devalvon pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt 2008
» Veterani i UĒK'sė: Agim Ēeku tha se kushdo qė i ka 3 mijė euro, mund tė bėhet veteran
» A jep dorėheqje Rama nėse Tom Doshi publikon faturėn 4 milion euro qė e sponsorizoi?
» Skandaloze: Pėr gjashtėmijė euro, shkodranen ia shesin njė plaku tė Kosovės (Video)
» HOXHALLARĖT NĖ KURBET, PAS NJĖ MUAJI KTHEHEN ME 30 MIJĖ EURO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs