LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur!!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur!!!   Mon Jun 09, 2008 6:37 am

Askush tė mos pretendojė se u shpėton "lajthitjeve". Falė trurit tonė ato maskohen, por nuk zhduken

Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur

Studimet thonė, por edhe vetė e konstatojmė dellin tonė tė budallallėkut


Tė zgjuar, apo budallenj? E nėse jemi budallenj, deri ku arrin ky "virtyt"? Jo gjithmonė mund ta marrėsh pėrgjigjen duke dalė pėrpara pasqyrės e duke i bėrė vetes pyetjen e bezdisshme. Tė gjithė e pranojmė faktin se jemi paksa tė ēmendur, por budallenj jo. E nė fakt, duke rrėmuar nė literaturėn shkencore, ėshtė zbuluar se tė gjithė jemi pak budallenj, kush nė njė drejtim e kush nė njė tjetėr. Megjithatė, truri ėshtė krijuar nė atė mėnyrė qė ta fshehė kėtė realitet me njė kurė specifike.

Budalla nė rrugė

Njė bllokim i madh zė nė mėnyrė konstante rrugėt e qytetit dhe autostradės. Statistikat tregojnė se 50% e shoferėve nuk dinė t‘i japin makinės: disa nuk dinė tė parkojnė, disa tė tjerė ecin me 20km/h, ndėrsa tė tjerė zėnė rrugėn sikur tė jetė e gjitha e tyre. Por kush nuk di tė ngasė makinėn nuk i vėren kėto defekte, pėrndryshe nuk do tė merrnin as mundimin tė ecnin nė rrugėt e qytetit me makina. Ky shembull ėshtė i njėjtė edhe nė pistat e skive, nė punė e fushat e futbollit. Por kush ėshtė ai qė ėshtė aq i zgjuar sa ta kuptojė qė nuk di t‘i japė makinės? Nėse do tė lexonit intervistat e disa tė aksidentuarve me makinė, do tė shihnit se asnjėri prej tyre nuk e pranon se e ka kryer njė akt tė tillė nga paaftėsia. Dhe jo vetėm kaq. 80% e tė shtruarve nė spital mendon se i pėrket elitės sė shoferėve me aftėsi mjaft tė mira drejtuese. Po pėrgjegjėsia e aksidentit kujt i mbetet? Nėse ėshtė e vėrtetė qė askush nuk heziton t‘ia atribuojė sukseset cilėsive "tė mira" qė kanė, atėherė janė tė paktė ata qė e njohin pėrgjegjėsinė e dėshtimeve tė veta.

Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Imagjinoni tani sikur jeni njė katastrofė e vėrtetė nė njė sektor tė caktuar, pėr shembull nė pikturė, not, apo statistikė, ose sikur jeni shumė tė zgjuar, sa kjo cilėsi vėrehet nga tė gjithė...

Mos e gėnjeni kot veten, edhe nė kėtė rast do tė zbuloni njė anė budallallėku. "Truri juaj do tė reagojė pėr vėshtirėsitė tuaja, duke zvogėluar rėndėsinė e atij sektori dhe kjo mangėsi nuk do t‘ju shqetėsojė mė, sepse truri juaj do ta konsiderojė sipėrfaqėsore sjelljen ndaj pikturės, notit apo statistikės", shpjegon njė studiuese. Pra, me pak fjalė mendojmė se dobėsitė tona janė kaq tė ngjashme, sa mund tė hyjnė nė gabueshmėrinė fiziologjike humane, ndėrsa pikat tona tė forta janė tė dukshme dhe speciale.

Gabueshmėri njerėzore

A ka ndonjė shpjegim pėr kėtė sjellje? "Ka tė ngjarė qė dėshtimi ėshtė armiku kryesor i unit tonė, vetėvlerėsimit dhe pėr kėtė arsye, truri, njė pispilluq i madh, bėn ē‘ėshtė e mundur pėr t‘i hapur rrugėn kėtij "miku" tė pakėndshėm", thotė studiuesja.

Nuk duhet tė jetė njė risi e madhe, pasi qė nė tė kaluarėn nė ballinėn e tempullit tė Delfit, nė Greqi, ishte shkruar: "Njeri, njih veten dhe do tė njohėsh universin dhe zotat". Nė fakt, tė njohėsh veten nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė. Ideja se kush jemi nė tė vėrtetė varion sipas nevojave. Nė vitin 1989, dy psikologė u treguan disa kėrkuesve tė rinj studime false, ku vėrehej njė sukses i madh i njerėzve tė hapur, ndėrsa disa tė tjerėve u treguan studime, ku vlerėsoheshin mė shumė njerėzit e mbyllur. Gjithsesi, cilado formė e personalitetit tė prezantohej si ēelėsi i suksesit, studentėt pretendonin se i ngjanin. Po informacionet e padėshiruara ku kishin pėrfunduar? Kujtesa kishte bashkėpunuar nė fshehjen apo shkatėrrimin e tė dhėnave tė padėshiruara. Megjithatė, po tė lėvizėsh kujtimet, ėshtė njė punė me rrezik. Nė kėtė mėnyrė rrezikon tė gabosh nga budallallėku dhe tė shkatėrrosh jetėn e karrierėn.

Zgjedhje tė paqarta

Shumė zgjedhje tė rėndėsishme janė bėrė nė mėnyrė tė paqartė, pa marrė parasysh nėse kemi qenė pro apo kundėr, kemi pasur tė dhėna tė faktuara apo statistika tė vėrteta. Tė martohesh, pėr shembull, ėshtė njė vendim detyrues pėr tė gjithė jetėn. Po aftėsia pėr tė pranuar gabimet tona? Praktikisht kjo pjesė nuk ekziston, sepse tė gjithė u qėndrojmė besnikė bindjeve tona. Ajo ēka i kėrkojmė botės nuk janė sfida tė reja ndaj ideologjive tona politike dhe sociale. Preferojmė persona, libra dhe punė tė pėrditshme, qė mbėshtesin vlerat tona tė mėdha. Por duke qenė se rrethohemi nga persona pėrfitues, e lėmė mėnjanė mundėsinė qė opinionet tona tė jenė kontradiktore.

Ėshtė e kotė tė zhgėnjehemi

Nė sektorė tė ndryshėm tė kėrkimit, shfaqet menjėherė paqartėsia: eksperimentuesit janė tė prirur ta konsiderojnė njė kėrkim bindės nėse rezultatet konfirmojnė pikėpamjet e tyre dhe do ta gjykojnė tė dobėt e tė pavlefshme nėse rezultatet nuk korrespondojnė me parashikimet e tyre. Ėshtė njė fenomen qė e zvogėlon shumė pėrparimin e njohurive. Megjithatė, ky faktor shpjegon edhe pse shpesh ėshtė e kotė tė tentosh tė zhgėnjesh atė qė ėshtė kėmbėngulės nė idetė e tij tė gabuara.

Ēdo herė qė truri ynė mendon pėr tė ardhmen, pėrfytyron parashikime vetėm optimiste. Pėr shembull, jemi tė sigurt, kundėr ēdo dyshimi tė arsyeshėm, qė do tė fitojė partia jonė politike, ose skuadra e zemrės.

Parashikime tė tilla vihen re edhe nė sferėn e basteve, ku njerėzit shpenzojnė para, sepse aftėsia e tė gjykuarit dominohet nga dėshira e fitores.

E vėrteta tė dhemb

Pse ėshtė ky optimizėm budalla i trurit? Sepse na mbron nga e vėrteta e hidhur. Nė fakt, ka persona tė cilėt i afrohen nė mėnyrė tė paimagjinueshme tė vėrtetės mbi veten dhe botėn. Kanė pėr veten njė shqetėsim tė ekuilibruar, janė tė paanshėm kur bėhet fjalė pėr tė njohur pėrgjegjėsit e suksesit e dėshtimit dhe bėjnė parashikime tė vėrteta pėr tė ardhmen. Sigurisht ėshtė mjaft mirė sikur secili prej nesh tė jetė realist, optimist dhe i qetė nė tė njėjtėn kohė, por nuk ka dyshim qė pak budallallėk na bėn mirė.




Marre nga gazeta"Shqip"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Erxhi
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 10
Join date : 22/06/2008
Location : usa

MesazhTitulli: Re: Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur!!!   Thu Jun 26, 2008 4:25 pm

po lexoja temen tende po spaske asnji pergjigje, thash te jepja un nje, po sa fillova ta lexoja per budallekun, ishte shum e gjat, thash lere fare. tongue un spo lexoj librat e shkollesh do rri me kete, ta kishe ven me te shkurter te jepja nji opinion te thjesht . nejse se zgjata shum tema ishte shum interesante po skam un nerva ta lexoj, jam paksa e cmendur sunny
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Tė gjithė jemi nga pak tė ēmendur!!!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Selim Hasanaj: C'farė ishim dikur e c'farė jemi sot, por dhe c'farė do jemi nesėr
» Major Nazif Ramabaja:Dha betimin me ushtar t'gjithė dot jemi n'vi tė parė
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TĖ GJITHĖVE!Dosjer nga AGIM GASHI
» Hoxha: Ne pranojmė edhe tė vritemi, por edhe tė vrasim. Ne jemi pro Xhihadit
» Frank Shkreli:TĖ GJITHĖ PĖR MARK GJONAJ-N MĖ 13 SHTATOR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog