LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjeni linde apo bėhesh?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Gjeni linde apo bėhesh?!   Mon Jun 09, 2008 6:36 am

Gjeni lind apo bėhesh?!
Si te behesh gjeni? Pak fat dhe punė shumė !
Revista angleze "New Scientist" publikon "dozat", tė pėrcaktuara nga Universiteti i Cambridge. Thelbėsore ėshtė studimi i mirė.



Sekreti nė njė formulė. Talenti nuk ėshtė gjė pa aplikim

Gjeni lind apo bėhesh? Njė diskutim shumė i vjetėr, i cili kėtė radhė ka marrė pėrgjigjen "shkencore". Studimi i parė analitik i kėtij problemi ėshtė verdikti qė kanė dhėnė ekspertėt: gjeni bėhesh (ose mė mirė lind dhe bėhesh). Njė dozė e talentit natyral ėshtė patjetėr e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet qė ta kultivosh me shumė studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumė punė. Kjo vlen pėr shkencėn nė pėrgjithėsi dhe pėr artet kreative, duke filluar qė nga shahu dhe disiplina tė tjera sportive. Pėr ta afirmuar kėtė tė fundit ka dalė njė libėr: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili ėshtė publikuar nė kėto ditė nė "Cambridge University Press". Tezat janė se aftėsia, tė cilėn nė shumė raste ne e pėrcaktojmė si talent ose gjeni, nuk ėshtė fryt i njė dhurate tė Zotit , por ėshtė rezultati i njė kombinimi tė aftėsisė sė lindur dhe instruksioneve tė larta dhe njė pune shumė tė madhe. Nė thelb tė studimit tė tezės sė publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet tė harrohet ideja qė talenti ose cilėsi tė tjera tė lindura janė gjėra qė u pėrkasin vetėm "kokave" tė mėdha. Gjenialiteti nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė pėrzierje mes talentit tė lindur, studimit dhe aplikimit pėr tė prodhuar rendiment shumė tė lartė pune. Sipas Ernest Hemingway (nė fushėn humaniste) dhe Thomas Edison (pėr atė shkencore) tregohet se gjeni ėshtė 1 pėr qind talent (frymėzim krijues) dhe 99 pėr qind punė. "New Scientist" tregon "formulėn e gjenialitetit": 1 pėr qind fat, 29 pėr qind shkollė e mirė dhe 70 pėr qind punė.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjetėve", qė pėrbėhet nga talenti i lindur si dhe nga tė paktėn dhjetė vjet qė nevojiten si praktikė, punė serioze dhe intensive pėr tė arritur majėn. Njė analizė te 120 atletė, aktorė, artistė, matematikanė dhe shkencėtarė, e bėrė nga psikologu i famshėm Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se ēdo njeri i ekzaminuar ka bėrė dhjetėra studime dhe ushtrime para se tė fillonte studimet ndėrkombėtare.

Secili prej tyre ka pasur njė kėshillues, njė figurė kryesore qė e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatė kohės.

Nė tezėn e Universitetit tė Cambridges citohen raste tė famshme: Mozarti i binte violinės kur ishte vetėm 3 vjeē si dhe kompozonte simfoni nė moshėn shtatėvjeēare. Ndėrsa nė adoleshencėn e vonė ka prodhuar muzikėn qė e bėri njė gjigand nė kėtė fushė; Einstein ishte njė nxėnės mediokėr dhe i pavullnetshėm; vetėm atėherė kur iu pėrkushtua fushės sė tij tė preferuar dhe pėr tė cilėn kishte talent, ai "shpėrtheu"; Tiger Woods ka mėsuar qė ta luajė golfin para se tė ecte, por mbi tė gjitha ka qenė stėrvitja e vazhdueshme qė e ka bėrė tė jetė mė i miri (e njėjta gjė vlen edhe pėr Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individėve fatlumė qė lindin me njė dozė talenti nė njė fushė tė caktuar, vetėm studimi dhe intensiteti praktikues bėjnė dallimin: ky njeri bėhet gjeni, kurse tjetri vetėm njė zbatues i mirė.

"Mė falni, nga kėtu si arrihet nė Carnegie Hall? - tempulli i muzikės klasike nė Nju-Jork ka qenė njė batutė e konservatorėve amerikanė.

Pėrgjigja ironike ishte: " Me shumė praktikė ".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
 
Gjeni linde apo bėhesh?!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arbana Xharra:"Bac u kry", tė gjithė po ikin
» Gjeni nuse shqiptare, dasmėn e paguan komuna

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com