LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Millosh Gjergj Nikolla"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: "Millosh Gjergj Nikolla"   Mon Jun 09, 2008 6:03 am

Millosh Gjergj Nikolla – ky eshte emri i tij i vertete, se Migjeni, i perbere nga bashkimi i rrokjeve fillestare te tre emrave te tij, eshte pseudonimi ose emri tij i pendes. Ai lindi me 13 Tetor 1911, ne Shkoder, ne mehallen e Fretėnve, ne ate shtepi perballe kishes se tyre, e cila u prish me 1940, qe te zgjerohej rruga dhe sheshi perpara kishes se Franēeskaneve. Sipas librit te shtepise, ne te cilin jane shenuar ngjarjet kryesore te te gjithe familjareve (lindje, vdekje, martesa), data 30 Shtator 1911 eshte shenuar si datelindja e poetit, por kjo eshte sipas stilit te vjeter kalendarik, dhe e ndryshuan meqenese edhe datevdekja e tij eshte sipas stilit te ri.
I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me kete mbiemer gjenerik, se familja e kishte origjinen nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekės (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagėri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje te shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra, e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thone se mori pjese ne ndertimin e kishes ortodokse ne Shkoder. Kur shkonte si murator neper katundet e ndryshme, ne Mal te Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me nje vajze nga Kuēi, me Stake Milanin, e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine, shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani, kur humbi jeten ne Mal te Zi, aty nga moti 1876, la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston, fare te vegjel.
Gjergjj Nikolla hyri shegert te Beroviqet, te cilet e perdoren sikur ta kishin birin e tyre. Ata e ndihmuan jetimin te veje edhe ne shkollen italiane. Me vone, ndersa u mbante hesapet, i ndihmoi edhe ne nje pijetore, ngjitur me magazinen e tyre, ne te cilen me kohe punoi per hesap te vet duke shitur mallra ushqimore. Gjergji(ose Gjoka) qe burre i urte, i ndershem e me karakter. Per keto cilesira, per here e zgjidhnin epitrop ne kishen ortodokse dhe, sepse e ēmonin dhe e nderonin, komuniteti i tij e dergoj te perfaqesonte ne Kongresin Kishtar te Beratit me 1922. Me cilesite e tij te mira ai fitoi nje shoqe jete te pajisur me kulture e me bukuri te rralle, Sofi Anastas Kokoshin, me te cilen u martua me 17 Shtator 1900. Kjo grua pati lindur me 15 Tetor 1881 dhe vdiq me 16 Gusht 1916 duke lene pas te shoqin me dy djem e kater vajza nen kujdesin shtepiak te se vjehrres plake. Milloshi qe atehere pese vjeē.
Me 1910 Gjergji zuri nje ushqimore dhe dhjete vjet me vone, kur i vdiq baxhanaku Ilia Trimēev, mori embeltoren e tij, te cilen e mbajti gjersa vdiq, me 21 Mars 1924, ne moshen pesedhjete e dy vjeē. Ne kete dyqan e ndihmoj femija me i pare i shtepise, Nikolla, qe pati lindur me 30 Tetor 1901 dhe vdiq nje mot pas t’et nga pleuriti. E dermuar nga keto fatkeqesira qe e pllakosen njera pas tjetres, vdiq me 1926 edhe gjyshja trime tetedhjetevjeēare. Tani familja u shpernda.
Dajeshat e Milloshit rrefejne sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prinderit, e me sa kujdes e dashuri te madhe i rriti i ati te gjashte femijet, te cilet mbeten pa nene qe ne foshnjeri. Sidomos Milloshin e vogel, Milloshin delikat nga trupi dhe nga ndjenjat, e rrethoi me pekulet me te medha. Kurre nuk e vuri ne pune, kurre nuk ja theu zemren dhe kur e therriste ne dyqan, ja mbushte xhepat me sheqerka dhe i thosh: “Tani, shko luaj me shoket”.
Prinderit, qe kishin pasur vete shkolle, deshen t’u jepnin edhe femijvet arsim te mire, bijvet e bijavet. Sofia, nena e tij, pati mbaruar shkollen e murgeshave italiane ne Shkoder; aty u derguan me kohe te bijat me te medha, ndersa biri, me i madhi i shtepise, Nikolla, pati vajtur ne shkollen italiane te djemve dhe mbaroi klasen e trete me pike 69 ne 70 gjithsej, sipas defteses se leshuar nga drejtoria me 13 Qershor 1914. Nga gjithe femijet, vetem i vogli fare, Milloshi dhe motra me e vogla e tij, Olga, shkuan qe ne foshnjeri ne shkollen serbe.
Milloshi, i cili pati mbaruar shkollen unike ne Shkoder me 1923, kur i vdiqen babai dhe i vellai, ndodhej ne Tivar tek e motra me e madhe, Lenka Jovani, e martuar atje me nje mekanik nga Kavaja, Llazar Jovani. Milloshi po studionte ne klasen e dyte te gjimnazit kur i ungji, Jovan Kokoshi, e lajmeroj se i pati nxjerre burse per ne gjimnazin e Manastirit. U nis per atje ne vjeshte 1925. Pasi mori atje semimaturen me 1927, me rezultate te mira, per vjetin shkollor 1927-1928, kunder deshires se tij e regjistruan ne Seminar. E mbaroj kete shkolle me 1932. Ne diplomen e leshuar prej drejtorise me 18 Qershor 1932, cilesohet “bir i Gjergjit, tregtar”.
Duke keqyrur deftesat e Migjenit ne shkolle, me radhe nje nga nje, te gjitha, shohim veshtiresite qe haste mot per mot, dhe perpjekjet qe bente t’i mposhte e te shkonte perpara . Ne deftesen perfundimtare te shkolles fillore ne Shkoder, Milloshi i ka te gjitha notat te shkelqyera ne mesime, dhe shembellore ne sjellje. Edhe ne gjimnazin e Tivarit qendron lart, dhe vetem ne serbisht ka noten “mire”. Ne gjimnazin e Manastirit ka po t’atille note ne serbisht, ne histori dhe ne fizike, dhe “mjaftueshem” ne matematike; zell ka noten tre. Edhe ne seminar gjate vitit te pare Milloshi ka vetem “mire” ne serbisht, greqisht, latinisht e frengjisht, porse vitin e dyte ne gjithe keto gjuhe, sikunder edhe ne rusisht, qendron “shume mire”; vetem ne patrologji (letersine kishetare) ka “mire” dhe “i shkelqyer” ne pedagogji, metodike, gjimnastike dhe kenge. Ne klasen e trete zbret perseri ne “mire” ne gjuhet klasike dhe ne mesimin kryesor ne Shkrimet e Shenjta. Ne latinisht as ne klasen e katert s’e ka permisuar noten, porse tani eshte i shkelqyer ne rusisht dhe shume mire ne greqisht; noten “mire” e ka ne “Dogmatike”, (d.m.th. teologji), ne Psikologji dhe ne Logjike. Ne vjetin e peste, ne te fundit, eshte shume mire ne latinisht dhe pergjithesisht vetem “mire” ne mesimet fetare te Seminarit. Ajo qe bie ne sy eshte se si nxenes i klases se dyte, “i shkelqyer” ne pedagogji dhe metodike, merr noten vetem “mire” ne keto mesime pas tre vjeteve!
-C’do te kete qene shkaku i ketyre fluktuacioneve valle? –
Notat nuk jane gjithmone termometri i zotesise mendore te nxenesit. Ato shpesh here jane pasqyra e simpatise dhe antipatise se profesoreve ndaj nxenesit dhe tregojne drejtperdrejt mentalitetin e edukatoreve. Nga sa thone shoket e tij, Milloshi ka qene shume korrekt me profesoret e tij, por besojme se eshte interesante te shenohet ketu qe nje here profesori i gjuhes i beri kete koment ne klase nje hartimi te Milloshit: “Parashtrimi 5; brendia 0!”
Duke u bazuar ne shenimet e Milloshit ne radhoret e tij e neper librat e kendimet, konstatojme se ai u ka dhene rendesi shume te madhe gjuhevet frengjishte e rusishte, me te cilat lexonte drejtperdrejt autoret me te veshtire qe prej Konfesioneve te Shen Augustinit e gjer te vellezerit Karamazove te Dostojevskit.
Me 18 Qershor 1932. Seminari ortodoks i Shen Jan Theologut ne Bitolje(Manastir), me te drejte publike, i leshoi Millosh Gjergj Nikolles, pasi ky beri provimet teologjike te Pjekurise prej 1 gjer 17 Qershor 1932, Deftesen e Pjekurise, me 6 nota “mire”, 14 “shume mire” dhe 2 “i shkelqyer” – dhe e shpalli kandidat t’afte per sherbime kishtare, per mesim te fese dhe per studime intelektuale te larta ne fakultetet universitare.
Koha qe shkoi Milloshi ne shkollen e mesme teologjike te Manastirit ben nje kapitull te vecante ne jeten e tij fort interesante; por ajo do t’u behet e njohur lexuesve shqiptare kur shoket e tij te gjalle do t’interesohen te shkruajne kujtimet e tyre, te gjejne hartimet e Milloshit, te kopjojne artikujt e tij ne revisten e shkolles e ne ndonje reviste tjeter letrare serbe, te riprodhojne bisedimet e tij ne mbledhjet e klases se klubit, te mbledhin letrat qe u ka derguar shokevet e miqvet e sidomos kujtimet e nje rrethi te ngushte studentesh me te cilet shoqerohej e se bashku merrnin studionin ne seminar fshehurazi literaturen perparimtare te ndaluar ne ate kohe. Keta shoke e miq te Migjenit do te na tregojne dhe autoret e letersise klasike e moderne, qofte serbo-kroate, ruse, franceze, a te tjeter populli, qe lexonte Migjeni, qe keshtu te mundim te ndjekim serish udhen ne te cilen eci Migjeni drejt qellimit te tij te larte social dhe edukativ.
Milloshi ka pasur plot shoke te dashur ne seminar. Kete e konstatojme nga fotografite e tyre, qe i ka derguar secili per kujtim, te mbushura me fjale te bukura miqesie e mirenjohje, e te nenshkruara me doren e tyre. Nga ata qe jane gjalle ka edhe sish qe do te thone fjalen e tyre per shokun e perdellyer.
Nga kjo kohe ne Bitolje dime me te vertete se Milloshi, i cili ndjente dashuri te thelle per atdhene e tij, ishte shkruar shqipetar ne ate shkolle, e dinte qe atehere gjuhen shqipe “siē e di ēdo shkodran i shkolluar” (per te perdorur shprehjen e nje bashkenxenesi tiranas atehere ne Bitolje), hiqej shqiptar; dhe grupi i studenteve shqiptare nder te cilet Milloshi kishte shoke te ngushte Jordan Misjen, Mirko Nikollen dhe Zaharia Kadiqin e Pandi Papanastasin nga Pogradeci, e njihte per eksponentin e tij moral. Nje student shqiptar i kesaj shkolle, Theofan Popa, shkruan per poetin tone te paharruar:

"Qysh ne gjimnaz, kur isha akoma i vogel, e simpatizonja fytyren e ambel e buzagaz te Milloshit. Kjo ndofta vinte nga perkedheljet qe trengonte dhe ai ne te vegjelve. Me vone fillova te piqesha me te me shpesh ne korin e Seminarit. Mbasi Milloshi kishte nje ze te embel e lirik tenori, merrte pjese ne kor si nje nga anetaret me te mire te tenorit te pare. Une kendoja si tenor i dyte. Aty pata rast te bisedoja ma shpesh me te, ta kuptoja ma mire e ta ēmoja ma shume.
Milloshi dallohej si nje nga nxanesit ma te zot e ma serioze te shkolles sone. E karakterizonte nje inteligjence e holle e persosur. Ne gjithe mbledhjet e konferencat letrare te Seminarit shquhej si nje talent i fuqishem e i pasur. Ate nuk e interesonte vetem teologjia, ku edhe dallohej si nje nga nxanesit ma te forte, por gjithashtu edhe arti letrat, muzika dhe sidomos problemet shoqerore. Kurdo qe shfaqej ndonje ēashtje per mbrojtjen e se drejtes, ne ēfaredo lande qofte, Milloshi shperthente si llave vullkani me shprehjet e tij te zjarrta plot shpirt. Me kujtohet shpesh-here kur fliste ne konference. Ai dukesh si nje flake qe digjesh per te drejte njerezore.
Ajo qe e bante Milloshin te simpatizohej e te ēmohej, nga te gjithe shoket e tij nuk ishte vetem talenti i tij i fuqishem plot shkelqim, por edhe sjellja e tij e urte ne rasa te zakonshme te vecanta. Milloshi nuk merresh me sende te vogla pa randesi. Dhe sidomos urrente ngaterresat e grindjet e kota per ēashtje te pavlefshme. Kur shihte se ndodhte ndonje gja e tille nder shoket, skuqesh, zemerohesh dhe largohesh ne vetmi. Asht e vertete se shpeshhere ja kish anda vetmine. Tue qene fisnik ne shpirt e urrente brutalitetin dhe kete e shprehte ne shume rasa, tue qertue ata shoke, te cilet silleshin keq.
Ne sallen madheshtore te shkolles sone, gjate festave organizoheshin ballo nga nxanesit e nxaneset e shkollave te mesme. Keto ballo ishim gezim i nxanesve. Ne to natyrisht merrte pjese edhe Milloshi. Sjellja e tij ishte kurdohere e matur e me nje elegance natyrore. Kur shoqnohej me vajzat, ai vete dukej si nje vajze ndermjet tyre, se kur fliste, ai skuqesh ma teper se ato. Ne keto rasa kuptohej mire se ai e ēmonte shume seksin femer. Ai ne femnen shihte diēka ma te nalte e ma fisnike se ne burrin.
Milloshit i pasqyrohesh shpirti i tij nalte dhe artistik edhe ne paraqitjen e tij te jashtme. Pastertia, simetria dhe thjeshtesia e veshjes se tij, jepnin te kuptoje se kishe te baje me nje shpirt elegant.
Nje vere internatistet e shkolles i ēuan ne Manastirin Vrajēin, midis bjeshkave gjigane te Peristerit e liqenit te Prespes. Ne kete vend piktoresk, me pyje, prronje e liqej, pata kenaqesine te shoqerohesha ma teper me Milloshin. Na ka shoqnue ma teper kanga. Shpesh kendonte bashke me gjithe shoket; por ngadonjehere ai dhe une, ai si tenor i pare, dhe une si i dyte. Kendojshim shqip, serbisht, rusisht, shpesh here nen rrezet e hanes ne mes t’asaj natyre terheqese. Nga ato shqip, e kishte ma per zemer kangen: “Nen hie t’henes rije”. Kur kendonte, ndiente gezim te madh. Por i pelqejshin shume pjeset e muzikes kishetare. Ne pergjithesi kanga per ate ishte shlodhje, e gjente ne te nje satisfaksion te madh shpirtnor.
Ne vjetin 1935 a 36, nuk me kujtohet mire, takoj me Milloshin ne Shkoder; beseduam nja dy ore gjate e gjane. U ēudita per ndryshimet e medha qe kishte bame ne botekuptimin e tij. Une e mbaja mend si nje nga teologet ma te mire, ndonese qysh atehere ai tregohej teper liberal ne teologji. Ai arsyetonte shume mire kur ishte ēeshtja per te mbrojtur parimet baze te krishterimit, por persa u perket problemeve te dyta dhe te treta ne kishe, ai i kritikonte rrepte. Por kur u takuam per heren e fundit ne Shkoder, ai u shpreh shume ashper kunder pikepamjes kishetare, tue kritikue frymen edukative te shkolles sone. Kur i kujtova une nje nga profesorat ma te drejte te shkolles, ai me tha: “Nji Krisht mbi kryq dhe ai jane krishtere te vertete”. Ky qe bisedimi im i fundit me Milloshin.
Disa vjet ma vone, kur u ktheva mbas studimeve nga Athina, degjova per nje poet te ri shqiptar me emrin Migjeni. Bile pata lexue edhe disa vjersha te tij, por nuk e dija se Ky Migjeni ishte Milloshi yne. Kur e mora vesh, u interesova shume per gjithe vepren e tij, dhe ma vone u botuan “Vargjet e Lira” i bleva dhe i ruaj me dashuri e mall te jashtezakonshem.
Milloshi para meje qendron si nje hero i moralit dhe i se drejtes, e si i tille do jete i paharrueshem ne kujtesen e ne zemren time.

Me deftesen e pjekurise ne xhep, Milloshi u nis me 22 Qershor 1932 nga Manastiri per ne Tivar, tek e motra, Lenka. Ne pasaporten qe pati marre ne Manastir prej konsullates shqiptare lexojme shenimet e te titullarit: “Shtati i larte, balli i rregullt, syte geshtenje, hunda e rregullt, goja normale, floket geshtenje, mjekra e mustaqet te rruara, ngjyra e bardhe, shenja te veēanta s’ka”.
Pas ketij pershkrimi te jashtem te Milloshit japim kete skice biografie nga e motra Olga, te botuar ne “Pionieri” 4 Shkurt 1956.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: "Millosh Gjergj Nikolla"   Mon Jun 09, 2008 6:04 am

Shijet e tim vellai

Milloshit i pelqente shume te lexonte. Kohen e lire e shkonte gjithnje me liber ne dore.
Milloshit i pelqente dhe sporti. Dinte te bente not shume mire. Notin e kishte mesuar ne detin e Tivarit, ku kaloi dy vjet tek e motra jone e madhe, Lenka, ku ndjekte mesimet ne gjimnaz. Ne Shkoder, kur vinte per pushimet e veres, shkonte here-here me shkoe te ura e Mesit e ne Shiroke, te lahej. Disa pushime Milli i kaloi ne Prespe, ku dergoheshin internatistet e seminarit teologjik te Bitolit; atje vinte me andje se mund te bente not, e pse atij i pelqente mjaft natyra.
Nje tjeter sport, me te cilin merrej Milloshi, qe futbolli. Kete loje e kishte nisur ne Bitol, dhe kur vinte ne Shkoder, shkonte me shoket te lozte te Zalli i Kirit. Milloshi ka qene gjithmone delikat nga shendeti; ne te motrat, nga frika se mos vritej ne keto ndeshje, e qortonim sa here qe luante. Kur plagosej, nje kusherire e vogel, ne shtepise e se ciles banonim, i lidhte plagen. Kur kusherira dhe Milloshi qeshnin me ze te larte, ne kuptonim qe kishte ngjare diēka dhe perseri fillonin qortimet….Po ai qeshte lehte dhe na pergjigjej… “ani…s’ka gja”.
Milloshit i pelqente veēanerisht muzika. I binte mandolines. Ne shtepi kendonte kurdohere. Kenga e preferuar e tij ka qene “Vjeēerni zvon” (Zeri i nates) Kete e kendonte rusisht dhe kerkonte ta shoqeronim edhe ne te motrat. Kendonte me andje dhe “Serenaten e Shubertit”. Ndjete gezim te madh kur degjonte kenge korale. Korin rus e admironte dhe shprehte mendimin per ndjenjat qe i ngjanin. Kishte vesh te mire per muzike dhe ze shume te bukur…. Ne shpesh kur ishim te merzitura ,I luteshim te na kendonte.
Milloshi i ndiqte shume kinemate, te vetmin institucion kulturor ne Shqiperi ne ate kohe. Filmin e komentonte shume duke e sqaruar deri ne fund. I njihte rregjizoret dhe artistet dhe prej emrave te tyre gjykonte filmin qe me perpara. Nga artistet donte shume Carli Caplin, Greta Garbo dhe Jeanette Mac Donald.
Milloshi dinte te lozte mire shah. Ne loje qendronte gjithnje i qete, me gaz ne buze, dhe fishkellonte ndonje kange. Nuk pinte alkol, ose duhan. Kur ish i ri, ne shkolle, qendrote ne krye te shoqatave qe organizoheshin kundra pijes se duhanit.
Milloshin e donin dhe e ēmonin shoket. Ne ēdo shoqeri kulturore ne shkolle, ose gjate pushimeve te veres ne Shkoder, shoket e zgjidhnin sekretar. Nga shoket e tij shqiptare me te dashur ka qene Jordan Misja dhe Peko Kadiqi, te cilet I ka ne shume fotografi.

Nga Podgorica po ai daje qe i pati nxjerre bursen per ne seminar, perpiqet tani, ndoshta pa e pyetur fare te nipin, t’i siguroje burse per ne Fakultetin Teologjik te Oksfordit me anen e Kishes Autoqefare Shqiptare, megjithese ai e dinte qe me pare se Milloshi nuk desheronte te behej prift. Kete qendrim te Milloshit ne e dime me te vertete nga t’afermit e tij.
Milloshi, nga ana tjeter, pasi kaloi mire e bukur stinene e veres, te vjeshtes, e gati muajin e pare te dimrit tek e motra ne Tivar, u kthye me 24 Dhjetor ne Shkoder tek e motra e dyte, Jovanka Perja, me qellim te kerkonte burse ose pune nga shteti shqiptar. Megjithese kishte qene gjithmone delikat, dukej mire nga shendeti kete mot dhe nuk jepte as me te voglen shenje semundje a dobesie.
Milloshi nuk e kishte pare Shkodren per gati dhjete vjet, por jo vetem per kete shkask te mergimit te gjate prej vendit te lindjen do t’i dukej si i huaj ky qytet... Ne fillim qendroi i mbyllur ne shtepi, ose shkonte per vizite tek farefisi dhe t’afermit e tij, e nuk perzihej fort shpejt me njerezit e panjohur. Me vone u njoh me mesues te vendit e me profesore qe jepnin mesim ne gjimnazin e shtetit ne Shkoder. Te gjitheve ua rrembeu zemren me sjelljen e tij t’urte e fisnike.
Keshtu, ndersa po priste mos i jepnin burse qe te vazhdonte studimet ne nje fakultet te letersise, Inspektoria e Arsimit ne Shkoder e lajmeroj me shkresen Nr. 59/15 e date 26/IV/1933, me urdher te Ministrise s’Arsimit Nr. 115/V e dates 23/IV/1933 u emerua zev.kryemesues ne shkollen e Vrakes. Me 16 Maj 1933 u emerua definitivisht mesues po ne kete fshat me rroge mujore 160(njeqeind e gjashtedhjete) franga ari. Me 26 Maj, drejtori i shkolles “Skanderbeg” verteton se mesuesi i ri filloi punen qe me 27 Prill. Me shkresen Nr. 284/191, Ministria e Arsimit i dergoi Kryeminstrise biografine e Millosh Nikolles qe kishte postuar drejtoria e shkolles “Skanderbeg” me Nr. 21/38 e dates 23VII/1933. Siē e dime, ne pranveren e ketij viti u shtetezuan gjithe shkollat ne Shqiperi, si te minoritareve e te huajat, si ato klerikalet a nen kontrollin e kishes. Vraka eshte nje fshat nja dy ore larg Shkodres dhe perbehej atehere nga nja tetedhjete familje bujqish sllave, te varfer e te shfrytezuar gjer ne place; keto familje jane t’ardhura ketu prej kohesh e mbajne akoma gjuhen, zakonet e kostumet e tyre, si dhe shkollen, ne te cilen jepeshin mesimet ne gjuhen serbe. Ministria e dergoi Milloshin ne shkolle te shtetezuar qe t’i jepte mesimet tani ne gjuhen shqipe.
Kur i erdhi rradha Milloshit emerimi per ketu, konsullata e Mbreterise Jugosllave ne Shkoder u perpoq edhe nje here t’ja kthente mendjen dhe e keshilloi perseri te shkonte ne Jugosllavi, ku mund te sherbente sip rift ne Banat ose te studionte teologji ne Beograd.
Mirepo Milloshi iu pergjegj me gjuhen e nje patrioti, duke thene se, si shqiptar qe ishte, deshironte te vihej ne sherbim te atdheut e te popullit te vet. Keshtu ngjau qe e regjistruan ne “librin e zi” te konsullates, dhe se motres me te vogel Olga Nikolles, qe studionte ne Sarajeve, ne klasen e fundit te Gjimnazit Real te Vajzave, i prene bursen ato dy muaj para matures, pa i dhene kurrfare shpjegimi.
Ne kete qendrim, ne qendrimin patriotik te Milloshit ne lidhje me shkollen shqipe, pra, gjejme shkakun perse konsulli Bozheviqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonje fare e fis i tij qe simpatizonte me ata, si ortodoks, a se vertet me origjine malazeze, ish-mesuesit e shkolles serbe, kleriket e ndezur prej konsullates, dhe, tok me keta, edhe kleriket katolike kundershtare te shkolles se shtetezuar shqipe, banoret fanatike te qytetit e te fshatit – te gjithe keto mbeturina te mesjetes ja nisen kryqezates se shemtuar kunder mesonjesit te ri te gjuhes shqipe, Millosh Gjergj Nikolles. Ata shkuan aq larg ne ligesine e tyre sa te shpifnin se Milloshi nje dite kish hequr nga muri ikonen e shen Saves, protektorit te shkollave serbe, dhe e paskesh shkelur faqe nxenesve!
Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne Me te vertete, ne fillim banoret e Vrakes, te ndezur nga armiqte e shkolles se shtetezuar, e priten shume keq mesuesin e ri, si nje armik te tyre, dhe i sillnin ne ēdo rast lloj-lloj ngaterresa: ja ndalonin nxenesit e nxeneset te venin ne mesim, benin ēmos qe te mos i furnizonin klasat me dru ne dimer, qe te mos ia knaqnin me asnje menyre nevojat, e te mos ja plotesonin asnje mungese.
Meqenese nuk i dhane as ode per te fjetur ne fshat, Milloshi u shtrengua te nisej qe me te gdhire, me biēiklete te marre me qira nga qyteti, dhe te kthehej mbremanet ne shtepi ne Shkoder, duke bere keshtu vajtie-ardhje nje rruge 14 km per dite. Lodhja e dyfishte, puna e tepruar per shkollen e klasat, mungesa e ushqimit te mjafte dhe e rrobave te papershtatshme per dimer, ererat e rrepta te malesise se Veriut qe e rrihnin pa pushim ne udhetimine tij te detyruar, rroga qe, sipas zakonit, nisi t’i paguhej pas pese muajsh – keto e sa e sa andralla te tjera te perditeshme, te gjitha bashke, e shpune drejt lengates se pasheruar.
Perballe ketyre veshtiresive Milloshi vazhdoi punen e tij me zell e dashuri per kalamajte e popullit, per fshataret e varfer e te shtypur, duke enderruar nje te ardhme me te mire per ta, duke I ndihmuar me gjithe forcat e tij te ngriheshin prej honit te erresires e te mjerimit. Nisi t’u qasej fshatareve me simpati dhe t’u tante hallin. Dhe ate dalengadale nisen ta kuptojne se c’njeri zemerbardhe dhe I drejte dhe dashamir I tyre qe mesuesi I ri, dhe deshen dhe e nderonin me gjithe shpirt.
Tani ata bujq, qe e kishin shikuar me sy te keq, jo vetem qe i dhane banese nga me te mirat, dhe e ftonin nder te kremte e raste gezimi, poer edhe zemeroheshin kur I vinin te dashurit nga Shkodra, po mos ua shpinte per vizite. Mirepo ja qe, kur qe arsimtar ne Vrake, Milloshi, gjate nje shiu te rrepte, u lag; u be qull dhe u plevitos. Pas ca kohe, nje dite erdhi ne shtepi I shqetesuar dhe i tha dajeshes: "Une jam semure, jam shume semure, kam persh t yre gjak! Mbajini larg meje femijet. Mos me jepni ne nje ene me te tjeret".
Ne Shkoder, nder te rinjte qe shoqeroheshin te entusiazmuar me Milloshin, perveē Jordan Misjes, te cilin e kishte pasur shok shkolle ne Manastir, ishin edhe dy te tjere: biri i konsullit Bozheviqi dhe Vojo Kushi. Keta te dy ishin shkoe te pandare te Milloshit. Nje dite biri i konsullit erdhi fshehurazi ne shtepine e Milloshit dhe i tha: "Babai me ka dhene urdher te mos shetis e te mos flas me ty, por une te dua si vella. Me fal!" E kur piqeshin udhes, ne drejtim te kunder, djaloshi serb e shikonte me bisht te syrit dhe ulte kryet i turperuar, Milloshi e shikonte dhe ky, dhe vinte buzen ne gaz i mallengjyer.
Ne Vrake, Milloshi ra ne kontakt per te paren here me fshataret tane dhe njohu shkaet e mjerimit te tyre; sidomos varferia, injoranca dhe fanatizmi i tyre lane gjurme te thella ne zemren e tij. I tronditur nga kjo gjendje e vajtueshme, i pasqyroi perjetimet ne shkrimet e tij me te hereta. Keto shkrim jane letra e pare e tij "Te fala nga fshati" dhe skica e paer "Alternative - Sokrat i Vuejtun apo derr i kenaqun", te dyja te botuara ne "Illyria", me 27 maj 1934, - njera nenshkruar me mongramin M., dhe tjetra me pseudonimin Migjeni. Me 10 Qershor 1934 u botua "Ose…ose", dhe e para poezi e tij e njohur, "Shpirtnat Shtegtare", po te kjo reviste, me 17 Qershor. Me 1 Korrik 1934 u botua skica: Tragjedi apo Komedi?" dhe me 15 korrik te te njejtit vit tregimi ne proze "Nje refren i qytetit tem", i cili mbaron me nje fragment ne vargje.
Me Migjenin u pa se ne qiellin e Shqiperise, ku dukej se qene shuar yjte letrare, po lindte nje diell. Rinia, e gjithe rinia, se ciles i qante zemra per pake drite e ngrohtesi ne ate stine te ftohte te letrave shqiptare, e perqafoi me gezim e shpresa te medha per te ardhmen e kultures sone. Shtypi klerikal heshti duke pritur ne qendrim armiqsor. Shtypi i regjimit u perpoq ta bente per vete Migjenin. Ernest Koliqi, i ci l i e njohu pernjeheresh talentin e Migjenit, i shkroi redaktorit te Illyrise nga Roma qe ta siguronte me cdo kusht bashkepunimin e Migjenit. Redaktori pergjegjes i revistes "Illyria" i dergoi kete leter, me 4/XI/1935:
"I nderti Zotni Millosh Nikolla,
Shkoder
Shkrimet e Z. s’Uaj, te cilat me nje here kemi vrojte se kishin nje thellesi ndiesije per t’u shenue e sidomos nje tingull njerzuer drejtue kah vuajtjet e te vogjelvet, jemi perpjekun t’I qesim sa ma ne shesh ne faqen e te rinjve.
Per me Ju dhane zemer te vijoni sa ma me zell n’udhen letrare qe aq me seriozitet qellimesh keni kape, keshilli i redaksise i Fletores sone vendosi me botue mbas sodit vjershat dhe copat proze te Jueja ne faqen e trete. Si e dini, ne faqen e trete shkruejne vetem njata autore qi mire o keq e kane marre nje fare sigurimi nga publiku. Shpresojme se edhe mbas sodit Z. e Juej keni me bashkepunue ne menyre sa ma t’aferme ne Flet o ren tone e cila, ndermjet qellimeve te tjera, ka edhe ate t’I perkrahi te rinjte me vlere e me ndjenja bujare. Vendimi i Keshillit te Redaksise per sa u perket Juve, asht nje deshmi e qarte e kesaj perkrahje.
Tue Ju uruem suksese sa ma te gjalla per dobine e artit dhe te letersise shqipe. Ju lutemi te na dergoni sa ma pare shkrime ne menyre qi se paku krye dy javesh emri Juej te dali ne faqen e trete.
Si titull shperblimi, keso here Drejtori dau me Ju dergue fr.ari 10 (dhete) me mandaposte d. e sotme".
Te fala shqiptare,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: "Millosh Gjergj Nikolla"   Mon Jun 09, 2008 6:05 am


Asim Jakova
Keto me te parat shkrime te Migjenit kane rendesi te madhe se deftejne menjehere talentin letrat te Milloshit dhe deshmojne se me sa kujdes i kish ruajtur njohurite e tij te gjuhes amtare, megjithese ishte larguar prej qytetit lindor dhjete vjet me pare, qe kur ishte kalama; gjithashtu tregojne se ē’ndjenja te thella e te forta e lidhnin me atdheun e tij.
Ne vere te vitit 1935, sa iu shfaq lengata, Milloshi erdhi ne Tirane te vizitohej te nje specialist. Ky e keshillloi te shtrohej ne ndonje sanatorium.
Ku te vinte valle? ... .
Ne Slloveni, ne Golnik!
Me dy rroga te tijat e me dy bursta te se motres, e cila studionte ne Itali, beri shumen me te cilen mund te nisej dhe kerkoi vizen nga Konsullata Jugosllave e Shkodres. Ketu ja refuzuan kategorikisht. Atehere, me 23 Korrik, me te mbaruar shkolla, mori vizen per ne Greqi, pasi disa njerez qe e kishin njohur jeten ne Greqi e siguruan se me aqe te holla mund te kalonte kater muaj atje. Me 26 e shohim ne Korēe dhe te nesermen ne Follorine; mirepo ne Greqi nuk qendroi dot asnje muaj. Ne Athine, me 17 Gush, mori vizen prej legates Shqiptare per t’u kthyer ne atdhe; dhe me 18 te atij muaji zbriti ne Sarandė.
Per vjetin mesimor 1935-1936 u transferua ne Shkoder, ne shkollen “28 Nėntori”. Edhe se ketejmi kerkoi ta shkembente vendin me te ndonje mesuesi ne Pukė, sipas keshilles se disa shokeve, se ai vis malor do t’ish i shendetshem per gjoksin e tij te prekur. Ne Pukė shkolla punonte gjate stines verore Mars-Nentor, dhe dimrin ai mundi ta kalonte ne qytet. Megjithese me vone u pendua per kete kerkese (se me 12 Janar 1936 i shkruante nje shokut ne Tirane(Skender Luarasit) t’i thoshte shefit te arsimit fillor, qe te mos ja merrte parasysh lutjen per transferim nga Shkodra), me 14 Shkurt 1936, me urdher telegrafik te Ministrise Nr. 675/V u transferua ne Pukė. Ketu shkroi me 16 Qershor 1937, kengen e tij te fundit “Nen flamujt e melankolise”.
Ne Pukė, Migjeni vijoi te zhvilloje si mesues e si poet veprimtarine e tij me te gjere e me te pasur. Aty ai shkroi jo vetem shume, por edhe ato me te mirat qe na mbeten nga penda e tij e forte. Keto te gjitha pasqyrone qarte mjerimin ne te cilin qe kredhur populli. Vuajtjet e popullit shqiptar, ne kete rase sidomos ato te popullit malesor, e bene Milloshin te vuante me shume se nga semunda qe po i shkallmonte mushkerite. “Po, po, tullumbat e Lulit te Vocerr paten me e hanger mesuesin!”
Ne Shkodėr, gjate pushimeve dimerore, Migjeni nuk pushoi se punuari, nuk u ēlodh e nuk u lodh. Ai shkroi novelat: “Studenti ne shtepi”, “Te ēelen arkapiat”, “Historia e njanes nga ato”. “Pak poezi”, “...Buken tone te perditshme falna sot”. “M’at’ane gardhit asgje te re”(e pambaruar) e te tjera, te cilat duket se kane humbur. I permblodhi keto nen titullin kryesor: NOVELAT E QYTETIT TE VERIUT, dhe me nentitullin “Refrene te qytetit”, me daten 31.XII.1936, ne Shkodėr. Megjithese jane shkruar ne koncept, ne doren e pare, e me lapes, ato jane kryevepra si nga mendimi ashtu edhe nga thurja artistike.
Filip Ndocaj, ne nje shenim dt. 5 Korrik 1956: “Migjeni, si e njofta une”, shkruan per kete kohe:

“Isha transferue ne katundin Dardhė te Pukės; ne pranveren 1936 po shkoja ne fshatin ku do te hapja shkollen per te paren here dhe prandaj u paraqita ne Pukė, ne drejtorine e shkolles, kryemesuesi i se ciles administronte gjithe shkollat fillore te nenprefektures. U habita kur ne dere te shkolles gjeta Milloshin. Ai me pershendeti me ate buzeqeshjen e tij optimiste qe te jepte deshire te hapish zemren me te, dhe i erdhi mire kur degjoi se isha transferue ne ate nenprefekture. “Mire qe te paskan pru dhe ty ne shkolle me pushime dimnore, do kesh mundesi te ndekish universitetin me mjetet e tueja gjate dimnit, e pastaj jep provime...”.
Ne folem gjate mbi deshiren tone te vazhdonim mesimet letrare dhe ai me keshilloi te filloja te shkruaj. Kete keshille ma dha ne e nesre. Shetisnim perpara shkolles, ishte mengjes heret, dhe ai mes te tjerash me tha: “Pse nuk shkruen?”
Une e dijsha se sa fort i nxiste ai shoket te shkruejshin, se si ai kudo qe gjente nje te prirun kah arti i letrave fillonte t’i ndikoje tematiken qe duhesh, ta drejtonte kah realizmi i shendoshe i veshtrimit kritik i jetes aktuale, i njeriut te dites dhe i ēeshtjeve te panumurta qe paraqiste kjo jete. Por une s’kisha besim ne vetvete: “Po une, ku dij te shkruej une? Duhet te mesoj njehere e mbasandaj...kush e din!”
Por ai ma preu shkurt: “Neve nuk ka duhen kryevepra botnore, na duhen shkrimtare qe dine me pasqyrue realitetin qe jetojne, qe e shohin jeten pa perde, pa temiane, pa frike. Ne dashte se nuk e njofin mire stilistiken ose bajne gabime vargu a gramatike, ose orthografike...s’prish pune. Stilistat do te lindin ma vone, nga keta me perpjekje”.
Ai fliste me besim dhe besimi i tij te bante per vete. Po rune e kisha degjuem se dhe te tjeret keshtu i keshillonte, te rinjte qe kishin mbarue gjymnazin dhe qe mblidheshin rreth tij se me shokun ma te ditun, ma te thelluem ne kulture: ai u hapte horizonte te reja, u jepte drejtime ne leximet e tyne, i nxiste ne pergatitjen e kultures se vertete, t’asaj kulture qe shkolla nuk ua kishte dhane dhe qe duhesh ta mesonin vete, tue lexue. Qellimi i Milloshit ishte qe ne Shkodrėn e nje culture aq te dendun fetare, te vendit qe e kishte ba shtypin monopolin e tyne, te kishte dhe nje shtyp laik, te lire, perparimtar.

Ne Pukė klima e rrepte ja acaroi semundjen Migjenit, prandaj ai vendosi t’i bjere pas shendetit; te dilte jasht per sherim. Me 13 Dhjetor 1937, Milloshi mori lejen dhe vizen, me 20 u nis nga Shkodra dhe me 21 nga Durrėsi per ne Itali; me 22 Dhjetor ne mengjes arriti ne Bari dhe brenda asaj dite ne Torino. U vendos se pari ne Via della Rocca 10, ku banonte e motra Olda Nikolla, e cila ndiqte fakultetin e Shkencave Ekzakte, dega fizike – matematike, ne Universitetin e Torinos.
Ne gazeten “Zeri i Popullit”, me 5 Shkurt 1956, diten qe u sollen eshtrat e poetit prej Italise, lexojme keto kujtime nga jeta e Migjenit, shkruar nga e motra Olga Nikolla – Luarasi:

Me 1932, mbasi mbaroi seminarin e Bitolit, im vella, Milloshi, njezet vjeē, u kthye ne Shkodėr. Megjithese ka qene gjithmone delikat, kete mot dukej shume mire se kurdohere. Menjehere kerkoi burse per te vazhduar mesimet, por nuk i dhane. Vetem pas dhjete muajve, kur u shtetezuan shkollat, e derguan mesues ne Vrake, 7 km larg Shkodrės. Udhen per ne fshat shtrenohej ta bente dite per dite me biēiklete, ne shi e ne vape, dhe me ate pak ushqim qe merrte me vete per dreke.
Kur e njohen mire banoret e Vrakes, qe te gjithe nisen ta duan e ta nderojne, por strapacat e medha qe hoqi muajt e pare ia zgjuan semundjen e mushkerive. Gjithe perpjekjet qe t’ia priste hovin me transferimin e tij nga nje fshat malarik ne Shkodėr ne nje vend malor si Puka, ku sherbeu me 1937 dhe 1937, nuk i suallen dobi. Ne veren e vitit 1935, mjeket e Tiranes e keshilluan te shtrohej ne ndonje sanatorium. Per ne Golnik nuk i dhane pasaporte, dhe ne Athine, per mungese ekonomike, nuk ndenji veēse nje muaj.
Me 22 Dhjetor 1937, erdhi ne Torino. Deshironte qe aty edhe te regjistrohej ne Fakultetin e Letersise, edhe t’i binte pas shendetit. Meqenese dokumentat shkollore iu kthyen nga Tirana te palegalizuara, regjistrimin nuk mundi ta beje. Por kjo e keqe nuk e preokupoi aq shume sa ajo tjetra. Ne klimen e forte te Torinos semunda e tij mori hov. Mjeket e qytetit e keshilluan te shtrohej ne sanatorium. E vendosen ne sanatoriumin e “San Luigji” afer Torinos.
Ketu, ne fillim, u duk sikur po sherohej. Te gjithe ia thoshin kete: edhe ai vete sikur e ndiente permiresimin. Kur e vizitonin shoket te dielave, ish I gezuar dhe I priste me padurim. Pork y permiresim nuk zgjati shume: perseri filloi te ndihej keq. Mjeket i propozuan nje operacion te vogel. Milloshi pranoi dhe operacioni iu be ne qershor.
Efekti i ketij operacioni qe fatal: iu pre oreksi, humbi fuqine dhe humorin e tij terheqes. Besonte se po te transferoej ne ndonje sanatorium malor, do te behej me mire. Mezi i siguruam nje vend ne “Ospedale Valdese”, ne Tore Peliēe, afer Torinos, per ku e shoqeruam me 12 Gusht.
Milloshit i pelqeu shume ky vend dhe tha se do dilte ta shetiste sapo te ēlodhej nga udhetimi. Por nuk e shetiti kurre...Per dy dite mundi te dale nga pak ne kopeshtin e sanatoriumit; te treten pati nje krize te forte, sa kerkoi oksigjen. Dy javet e tjera ndejti ne shtrat pa levizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur per here me rradhe krejt i ngergjegjshem per ēka po ndodhte me te…”.

Shoket n’ate kohe nuk iu gjenden prane, perveē motres, se ciles ruhej t’i shfaqej qe te mos i shtonte hidherimin. Deshiren qe t’i hapte zemren dikujt e kish te madhe, se gjithnje pyeste se cilet nga studentet shqiptare kishin mbetur ne Torino ne pushimet verore...
Atehere u mbyll krejt ne vetvete dhe me nje rezinjacion te ēuditshem priti ēastin e kobshem, naten e 26 Gushtit 1938, kur u shojt si ne gjume.
Ne shtypin e Tore Peliēes lexojme nekrologjine (italisht):

“Ne spitalin Valdes vdiq te Premten qe shkoi djaloshi shqiptar qe ishte shtruar pak kohe me pare, Millosh Nikolla, vjeē 27. Sherbimi i varrimit, nen kryesine e pastorit Sig. Giulio Tron, u krye te Shtunen pas mesdite. Se motres Sig. Olga, e cila me dashuri e mallengjim i qendroi prane ne ēastin me te fundit dhe fatal, i shprehim ngushellimet tona”.

Si pergjegje ketyre ngushellimeve lexojme po ne ato fletore:

“Motra Olga dhe kolonia shqiptare e Torinos, te prekur thellesisht nga nderimi i paharrueshem qe iu be te perdellyerit Millosh Nikollės, falenderojme nga zemra drejtorine e Spitalit Valdes, pastorin zotin Giulio Tron, drejtorine dhe zonjat e “Villes Elisa”, e gjithe ate qe muaren pjese ne varrimin e te perdellyerit te dashur”.

Valle ē’enderr te bukur do te kete pare ne ate ēast te fundit kur shkoi si ne gjume?
Jeten ja kemi hua natyres; kush e ka perdorur si duhet kete kapital me te ēmuar te njeriut, nuk ka perse t’i trembet vdekjes; le te vije kur te vije. Mirepo ta duash atdhene dhe njerezit me aq dashuri sa Migjeni, t’i kesh vene vetes nje qellim te larte, dhe sa ta kesh nisur punen e njeshte te vesh re se si te pergjon vdekja ne ēdo hap e ēap qe ne fillim te rruges sate, e te arrin larg baltes prej se ciles je gatuar e qe te duket me e embel se mjalta, larg te dashurve qe te duan, qe ta njohin zemren e ta dine mendjen, larg memedheut, - ne nje mynxyre te ketille s’ka zemer trime qe te mos urrenje mortin e te mos kete thirrur me gjithe shpirt: “Vetem mos vdekēa ne dhe te huaj!”
Dhe a s’e ka gjetur kjo fatkeqesi e madhe shumicen e patrioteve shqiptare te Rilindjes, qe nga Naum Veqilarxhi dhe Naim Frasheri gjer te Filip Shiroka dhe Cajupi?
I lumi Mjeda!
“...Oh, at-herna prej parzimit t’ngurue
nji ket zemer t’pafate ma shgreh.
N’atdhe temin, dhe vdekun tue e ēue,
Prej galdimit e shuemja tash rreh”.

Per gjendjen e keqe shendetesore te mesuesit Millosh Gjergj Nikolla as Ministria e Arsimit ne Tiranė, as Konsullata Shqiptare ne Torino nuk u brengos aspak. Nje student i kthyer nga Torinoja ne Shqiperi per pushimet e veres i shkruante te motres se Migjenit:
“Shkruam nese u be gje per shkuar Milloshi ne Robiland. Bjeru me qafe ēdo dite konsullit dhe Consocios, ndryshe nuk ke per te mbaruar pune”. Kryekonsulli ne Torino s’e quajti per te vlere as t’ia lajmeronte Ministrise se tij vdekjen e Migjenit. Porse lajmi i vdekjes se poetit te ri shqiptar, me t’arrite, shkaktoi hidherim te thelle ne gjithe Shqiperine.
Natyrish ata qe e muaren vesh mandaten te paret ishin farefisi i poetit. Lajmi I zi, me leter, arriti ne Shkoder me 30 te Gushtit. Pergjigjia qe i kthen Jovanka se motres Olga, ne Torino, gjemon si nje ulerime, si nje klithje, qe te ther ne zemer.
Prej Shkodrės, qe ditet e para te Shtatorit, gjema arriu ne Tiranė, dhe s’andejmi ne Korēė, ne Berat, ne Lushnje dhe gjer ne katundet me te largeta te Jugės. Dhimbja e perbashket i beri te gjithe dashamiret e poetit te ndjejne se qene te nje fisi e te nje gjaku me te. Shume e shume shqiptare i drejtuan familjes fjale ngushelluese. Shumica e letrave jane nga shqiptare te rinj dhe pothuajse qe te gjitha kane kete permbajtje: “Me te nuk ke humbur vetem ti nje vella te perzemert e ne nje shok te dashun, por edhe vendi i yne nje njeri shume te vlefshem”.
“Ah mergim i shkrete, sa i rande je! Ku vajti me lane eshtrat dhe me mbylle te rite e vet ne dheun e zi…Olge e dashur, sa zor eshte per ty; a ke patun ndonje shkodran afer?” – i shrkuan nje nene nga Shkodra se motres se Migjenit; dhe nje nene tjeter shqiptare qe e njohu me 15 Shtator 1938 nga Salem, New York ne Shtetet e Bashkuara: “Me hidherim te madh muarem vesh vdekjen e vellait tuaj te vetem. Me mire, Olge, te mos ishim njohur fare, se na ka hidheruar shume!”
Edhe shtypi zyrtar ne Shqiperi nuk e kaloi fare ne heshtje kete humbje te madhe. Perveē revistave “Perpjekja shqiptare” dhe “Kombi”, ne te cilat ishin botuar disa nga novelat dhe vjershat e Migjenit, vdekjen e tij e permendi si humbje te rende edhe organi i Ministrise se Arsimit “Revista pedagogjike”, e cilia vuri ne dukje vetem vetijat e medhe te mesuesit. Shtypi klerikat e kaloi ne heshtje te plote vdekjen e Migjenit.
Telegramet e letrat e shumta qe mori e motra nga italianet, qe e kishin njohur Milloshin e qene bere miq me te, ishin nje lehtesim i pikellimit per motren e pangushelluar, ne krahet e se ciles mbylli syte pergjithmone Migjeni. Me anen e shtypit familja e Migjenit u shprehu mirenjohjen e saj miqve italiane per fjalet ngushellonjese, dhe Bashkise se Torre Pelliēes per vendin e bukur qe caktoi ne varrezat e qytetit per kufomen e poetit tone te dashur, dhe me vone edhe per kujdesin e madh qe tregoi 18vjet rresht ta mbante ate varr, gjersa qeveria shqiptare i solli eshtrat per t’i varrosur ne token ku lindi Milloshi, me 5.II.1956
__________________
Ty nuk tė mbylla nė asnjė sėndyk,

Tė lash atje ku s'je, por je pėrherė,

Tė lash nė kraharorin tim pa kyē,

Ku po tė duash, hyn e del sa herė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: "Millosh Gjergj Nikolla"   Mon Jun 09, 2008 6:05 am

Nder shkrimet e fundit)

HUSARET N’ADRIATIK

NGA Tirana ne Durrės shndrruem tre automobile. Jo per qejf! Por pse i pari na hudhi ne hendek dhe bani stop si me i pas ra pika, te dytit – posa erdh nga Durrsi dhe u ndal para nesh – ia zu ngerēi frejt dhe s’u leviz ma, e te tretit mu ne Durrės i mungoi benzina. Fati yne qe anija nuk ishte gjermane, te niset n’ora 9 perpike simbas orarit. Nuk ishim dhe pa fat si na tha shoferi i automobilit qe iu prishen frejt: siete infortunati(jeni pa fat). Na mbante per italiane.
-Deti asht i qete. Kemi me udhtue mire, - me thoshte shoku dhe, i inkurajuem, me tregonte se si njeni qe e kish shume frige detin derisa ish n’ani tue udhtue, e uronte detin: O det i bekuem, sa i madhnueshem je, sa e madhe asht mirsia jote, ti lidh te gjitha qytetet e botes, bashkon te dashtunit, miqte dhe armiqet.... Por kur kambet e ketij frigacaku preken token e sigurte, ai u suell detit dhe e peshtyni: Fuj! Te marrofte Zoti, ti katil...he...gjithkuj ia more shpirtin...dhe shaj detin me goje te plote.
-E bukur qenka... i thashe shokut dhe shikojshe bregun te cilit ju largoheshim. Madhshtia e detit me bani te mendoj subeternitas. E humba ndjenjen e kohes ne te cilen jetoj dhe me shkoi mendja te stergjyshnat tone, husaret qe mu ne ket uje, nder keto dallga husarojshin dhe plaēkitshin anijet e pasuna te romakve. Kush mund ta parashifte se dikur, mbas mija – vjet, sternipat e ketyne husarve ilirė me sternipat e romakve te pasun, kush e mendonte se do bahen miq, dhe miq kaq te sinqerte?! Nga miqsia e madhe te rroken e te puthen, t’i ndihmojne shoqi-shoqit me rasen e ndoj disfates.
-Aaah!... – zani i shokut me solli ne vete. Ish zbeme dhe syt iu ishin zmadhue. Po fillon, - tha, i shtrengoi dhambet s’e shikonte me sy detin. U ulem poshte ne barkun e anijes. Shoku zuni vend dhe u shtri si ne tabut.
E anija – here dridhej korrizi, here lekundej djathtas e majtas, here vente poshte e nalt. Po mos ta kishte njeriu miden ne ket rase, do bante qejf. Po njeriu do bante qejf dhe ne shume rasa te tjera po mos te kish miden. Sidomos ne, sternipat e ilirve, do t’ishim te lumtun pa mide. Nuk do vuejshim as ne toke, as ne det.
(Po, ē’e do dhe jeten pa mide? – mendoj bashke me ata te cilve midja u bluen ar e diamante. Po, ē’e do jeten pa mide?).
Shikoj djathtas dhe majtas. Te gjith pothuej kryevrare dhe te zbeme, t’emocionuem nga inspiracioni ne mide... – E anija – i dridhej korrizi, lekundet djathtas, e majtas, shkon posht pernjehere. Njashtu qe ne, udhtuesit, ndjejshim ne nje kohe se ngjitemi ne qiell pa mide, si zbrasim ne ferr pa krye dhe si persri pertypshim gjellen e drekes qe na u kthente ne goje.
Baaau!...Ia ve shokut doren mbi sup. Qendro, qendro! – i tham. Baaauu! Prap ai. Qendro, bre! Si kane qendrue idealistat e mdhaj te botes te cilet nuk e kane qite kurr at gja qe pa ngushllime te mia, se edhe mue me sillej kryet verdalle.
Nisa te vuej edhe une dhe shikojshe perqark. Ndegjojshe se si anijes i bante korrizi krrk – krrk. Dhe mue me bante po ashtu korrizi, megjithse s’i shembellej anijes. Shikoj. Njeni, ishte shtrie ne poltron, duert e zbeta iu varshin dhe s’i hapte syt nga deboleca. Njenit, si shifej, iu ish permbys keqas midja dhe iu ishin zbardhe krej syt. Nje tjetrit, qe s’kish ngrane, i kishin ardhe mushknite mu ne fyt. E njenit ne nje skaj t’errte i kish dale zorra neper vrimat e hundes dhe i zvarrisej neper toke.
Prap i avitem shokut i cili ish zbe dhe shtri si i vdekun. As i hap syt. Une i avis buzet e mia te veshi i tij dhe i flas: po nuk deshe te qendrojsh si idealistat e mbdhaj te botes, ti atehere qendro si stergjyshnit tone ilirė, te cilet husarojshin neper ket det, pa frike, fitojshin buken si burra te lire dhe vdisshin si burra te lire ne ket det, por nuk e shajshin, si e shave ti pare, kur ishim siper. – Jo asht anekdode qe e kam ndegjue – m’u pergjigj shoku.
- Autori i se ciles je ti vete. Por e pagove.


KANGA E QYTETIT TE HUEJ

Kanga e qytetit te huej asht kanga e jetes qe rrohet. E jeta rohet, keshtu thote kanga: O njeri qe vjen nga dheu i huej, hiqe melankoline, ose nostalgjine per vendin tend – nese e ke, - ze vend ne nje skaj ne kryqezimin e udheve dhe vre levizjen e terbueme, qe shkaktojne pasionet njerzore.
-O dritat e bukura te qytetit te huej!
-Dritat e bukura... kuq, blu, jeshile, e verdhe. Secila drite nje grishje. Sinema, kabare, kafe, tregtiza. Te gjitha jane per plotesimin e deshirave tueja. U shembellejne luleve kah hyjne bletet, thithin nektarin dhe dalin te dehuna nga ambelsina e jetes. Ambelsinen, ambelsinen e jetes kerko ta gjesh se e hidhuna e jetes vjen vete. Prandaj jane dritat me ngjyra qe ta kujtojne: mos harro ta shijosh ambelsinen e jetes!
Prandej dhe ngasin keta njerez. Prandaj vrapojne keto makina. Prandej uturijne keshtu tramet. Dhe te gjitha keto ngjajne me nje tempo te shpejte, e cila te kujton se sa e shkurter asht jeta.
Posht, nalt, djathtas e majtas ngajne rrugat e drejta te pagabueshme si n’imagjinaten e nje inxhinieri te larėzum ne qiell(!).
__________________


Kanga e trumcakut*

…(i) lodhun, dhe ma i pakenaqun trumcaku me fat, qendron mbi dege. Me urrejtje shikonte natyren qe s’e krijoi ma artistikisht. Me perbuzje verente bylbylin. Tashma e kuptoi mirfilli se duhet te vueje nga fataliteti i gjanave! - Keshtu tue mendue ndjen nje lehtesi trumcaku. Ne thellsin e ndergjegjes se tij filloi te ndjehet filozof. (Kish te drejte!, se kush arrin nder trute e vet te jete i pakenaqun me fat, ai me te vertete fillon me bame filozofi – dhe nje filozofi ma te vertete se cdo tjeter filozofi).
Cuditej trumcaku per madheshtine e ndjesive te tij dhe ēuditej per fatalitetin e gjanave. Pse asht trumcak, vetem pse asht trumcak nuk mund ta thote kangen e bylbylit. Cuditej per padrejtesine e natyres dhe ish gati te baje diēka: nje kryengritje kundra natyres!... Por, trumcaku filozof e mundi trumcakun harbut. Me nje indiference apatike fishklloi dhe flturuoi nga dera nen strehe te pullazit. Dhe aty ia nisi: Ciu-ciu e ciu-ciu, ciu-ciu si filozof cinik e faqezi.
Ky paradoks i trumcakut mund te ngjaje edhe nje milion vjet, kur truni i trumcakut te zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truni i njeriut. E na, njerzit e ketij skaji te Dheut, per nje milion vjet mund t’arrijme qe mos t’ia kemi zili njerzve qe rrethojne (si trumcaku qe ia kish zili bylbyli). Nje milion vjet – afat i bukur...Si ju duket? – Jo, jo nuk asht shum. C’jane nje milion vjet pare eternitas…



IDHUJT PA KRENA

Nje tufan i tmerrshem i shembi idhujt.Disa i bani pluhun e disa i la pa krena.Tufani i tmerrshem nuk fryni as nga nje ane e horizontit,dha as nga qiella ,por duel nga zemra e dheut .Cdo gja qe del nga zemra asht ose perkdhelse si andja me intime ,ose e tmerrshme si tufani qe shemb idhujt.
U tret pluhuni i idhujve q`u shemben krejt,dhe s`u mbet fara,e idhujt qe mbeten pa krena qendrojne si deshmoret e shemtuem e nje jetes se perndueme.
Idhuj pa krena!Shemtim i natyres!E njerezit qe jetojne ne mes tyne enden si te harlisun.Ata qe kishin lindun para se t`u shembeshin idhujt dhe i pan me syt e vet ne bukurine e tyne ceremoniale ,ata tash renkojne ,psheretijne per kohen e idhujve te vjeter,dhe tue vdekun shpresojne se keta idhuj do t`i shpetojne .E ata qe lindin ne kohen e idhujve pa krena s`dine ka t`ia mbajne .Duen t`adhurojne ,po c`ka t`adhurojne ?Idhuj pa krena?...Duen te besojne ,por c`ka te besojne ?Idhujt pa krena?Kush mund te adhuroje te shemtuemen ?Kush mund te besoje ne nje zot pa krye?Cdo gja qe s`ka krye asht kufome e kufoma s`e ka vendin mes te gjalleve.Kufoma duhet varrose.Perndryshe ,e perlyemja me te ka per te qene katastrofale .E katastrofa asht katastrofe!Zhduk kombe!
(Kombi yne me te vertete s`u zhduk.Por arsyeja asht vetem se dhe kojshite tone t`aferm qene pak a shume te nje fati si ne.)
Idhuj pa krena!Flite e kohes ,e cila gjithcka perpin ,dhe fli te fatalitetit.Qendrojne ashtu te gjymtuem vetem e vetem pse s`duel njeriu i zoti te ndertoje idhujt e ri.Por,heret a vone ,ai do te dali .Dhe idhujt e ri qe do t`i ndertoje ai ,kane per t`u adhurue nga turmat .Se landa e tyne ka per te qene moral i kohes ,model`i tyne -njeriu i socem.
Idhujt pa krena!Ne varrimin e tyne kumonet kane per te plase se ramit,minaret kane per ta thye kurrizin se faluni dhe zhrecve do t`u keputen telat e fytit se kenduemi.Dhe do te vije heshtja.Se cdo vikame fillon dhe mbaron me heshtje .Mbasandaj do te filloje puna...


Ja tash nje nga poezite e tij me mahnitese...

Pesha e fatit

Na shtypi fati e na bani krymba
ne kensit dykambesh qe zbuluem hy'n
edhe aq me teper e ngaterruem ny'n...
shpirtent tone skyfera deshen te bahen pellumba.

(Rrini, mos skyfera! Pse te baheni pellumba?
Mizat e parajsit ne jeten mbrapa vorrit
kane me iu merzitun -- dhe mandej prej zorit
do te pelcisni... Prandej: pse te baheni pellumba.)

Fat i yne mizor -- shpate e Damokleut
Si vall! Te gjitha perpjekjet na deshtuen ne terr?
E jeta na bahet ma zi se sketerre.
Te vertetat, as rrenat, s'i ndihmuen Dheut.

Te vertetat dhe rrenat? -- Xhevahiret e cmuem
Me ta kur te duesh e shet dhe e blen boten.
Por mos mendo se me ta do t'ia ndreqish rroten...
Jo se i pelqen jetecale me shkuem.

Me calue n'ane te djathte, me calue n'ane te majte...
Si paljaco i gjore qe kah t'ia mbaje s'di,
mbasi kamben e theu ne akrobaci --
jet' e tij asht helm me asnje pike mjalte.



Millosh Gjergj Nikolla


ZGJIMI


O vullnete tė ndrydhuna ndėr grushta tė ēelikta tė shekujve
tė kaluem!
O vullnete tė shtypuna me themra tė ngurta tė titajve tė tėrbuem!
Tė cilėt n'udhė pėr nė theqafje kėtejpari i ranė
dhe vatrat tona nė mjerim i pėrlanė...
O vullnete tė ndrydhura!
O vullnete tė shtypuna!
Shkundni prangat tė mbrapshta! E me brimė ngadhnyese,
me hove viganash, dėshirash flatruese,
turniu nė tė gjitha anėt dhe poshtė nė dhė zbritni
- ndosht' aty keni pėr tė gjetė fillin e njė hymni,
qė Illyri e vjetėr ndėr kremtime kėndonte,

ndėrsa zemra e kombit nė liri kumbonte.
O vullnete tė ndrydhuna!
O vullnete tė shtypuna!
Tash shėgjetat e flakta tė shprehjes suej zharitse
drejtoni kah qiella nė ball tė hyut a tė dreqit,
i cili fatin tonė mbytte nė mnijė tė vet pėrpise -
Ta dijė se tė Birt' e Shqipes folen ia ngrehėn vetvetit.




Millosh Gjergj Nikolla


LULI I VOCERR

--------------------------------------------------------------------------------

(E mbani mend Lulin e vocerr? Me duket se ishte ne leximi i klases se dyte fillore.)

Askush s'e njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i shikon pėr hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fėmijtė, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumė heret ke fillue me shikue punėn tande!
Kur Luli hyn n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalė s'i thotė. Ecė ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecė deri sa tė mbrrijė nė cak tė vet. Aty, te dera e rruginės shkollore, shumė i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės. Mbėshtetet Luli pėr mur, grushtat e vogjėl i shtje ndėr xhepa, hundėn picrroke tė kuqun nga tė ftoftit e mėngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr tėrhjek vėmendjen janė ēizmet qė i kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa te bukura janė! Si shkėlqejnė! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnė sytė ndėr tullumbat e veta, nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambėve tė zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qė ka ēizmet ma tė reja. Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmes kambėt e veta tė zbathuna - aq shumė shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli ngadalė shkoi te caku i vet, nė diell, t'i ngrohi kambėt. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnė hallin apostujt e mėshirės dhe tė dashunis... Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrėn e dlirė dhe pa puēa, mėsuesi ia ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr dorėn, e shikon me sy pėllumbi, dhe kishte me dashtė t'i falė diēka mėsuesit. Por vjollca nuk ka. Veē nė i faltė tollumbat e veta, qė kanė hapun gojėn si me dashtė me e hanger mėsuesin. Po, po, tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin.


Vetvrasja e trumcakut

Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė goje, si pėr shembull: "…tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!
Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike.
Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit, u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli qetsi dhe tė mire.
Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve, kėcej prej brenės… ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si thika, dhe u ngul mbi tė.
Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me bėrtitė ndokush.
Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: "Millosh Gjergj Nikolla"   Today at 5:07 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Millosh Gjergj Nikolla"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni
» POEZI NGA MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI
» Minella Gjoni:"KAPETANATA E BREGDETIT" Mėsues i Merituar Minella Gjoni
» Nderoi Jete sot ne VIENE Austri "Mesuesi i Merituar" SPIRO SOKRAT. JOVANI
» Me manifestimin "Ora Pėrkujtimore" u shėnua 10-vjetori i masakrės sė Reēakut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs