LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Anton Pashku"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: "Anton Pashku"   Mon Jun 09, 2008 5:53 am

Anton Pashku



Me emrin dhe veprėn e Anton Pashkut lidhet ecja nė rrugė tė sigurtė e letėrsisė moderne shqiptare. Gjatė viteve pesėdhjetė, proza, me parashenjėn e entuziazmit tė dalė nga lufta, ishte nė kufi tė shkrimit letrar dhe tė atij dokumentar Kthesa e prozės sė Pashkut nė nivel tė vetėdijes mbi artin letrar dhe tė narracionit ishte aq e fuqishme sa linte pėrshtypjen e paraqitjes ekstremiste dhe tė skajshme. Aso kohe, prandaj vepra e tij kishte shumė pak lexues dhe shumė mohues. Megjithatė shėmbėllyeshėm me krijuesit e mėdhenj, ai do tė vazhdojė deri nė fund rrugėn e vet, i bindur dhe i vetėdijshėm pėr mundsitė e tij krijuese.

Anton Pashku lindi nė Has tė Thatė tė Prizrenit. U shkollua nė Prizren dhe nė Prishtinė. Deri nė vdekje punoi redaktor nė gazetėn "Rilindja". Ėshtė autor i disa vėllimeve me tregime: Tregime (1961), Njė pjesė e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973), Lutjet e mbrėmjes (1978).Ai ka shkruar dy drama: Sinkopa (1969), Gof, 1976 dhe romanin Oh (1971).
Tregimet e para Anton Pashku i botoi nė vitin 1957. Pėr afro tridhjetė vjet punė krijuese letrare, ai botoi relativisht pak, por, pėr nga vlera artistike, vepra e tij zuri vend nė krye tė panteonit letrar kombėtar
Por pėr ēfarė shkruante dhe si shkruante Anton Pashku, kur ende nuk i kishte mbushur tė njėzetat? Pėr t'iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, po sjellim dy tregime (poetike), qė sė bashku mund tė pėrfshihen vetėm brenda njė faqeje libri. Fjala ėshtė pėr tregimet "Nė stuhi" dhe "Klithma", qė tė dyja botuar nė vitin 1957. Nė tė dy rastet bartėsit e ngjarjes janė maksimalisht tė reduktuar

Anton Pashku sjell njė frymė krejtėsisht moderne nė traditėn e prozės shqiptare. Ēėshtja bosht nė rrėfimin romanor tė Anton Pashkut ėshtė veēanėrisht vetėdija e autorit pėr pozitėn e tij dhe perspektiva e synimit tė kėtij rrėfimi. Shtresimin ironik gjatė gjithė rrėfimit, rrėfimtari do ta derdhė e ta pėrhapė tėrthorazi, e jo si deklarim tė qėllimshėm dhe moralizues. Reflekset ironike dhe aludive pėrjetohen drejtpėrsėdrejti nga lexuesi dhe janė mė mbresėlėnėse se njė fotografi e gjallė e njė realiteti absurd. Rrėfimtari e nis udhėtimin nga njė kohė e pacaktuar qė gjatė ecjes fiton peshėn e njė vatre tė gjallė dhe jehona e reflekseve tė sė kaluarės shfaqet si pėrsėrķtje e pafund e dramės sonė kombėtare.
Ky vizion i fuqishėm dhe largpamės i veprės sė Pashkut qė pėrbėn tharrmin krijues tė tij, realizohet pėrmes strukturimit tė nėntekstit ironik tė rrėfimit. Kjo gjė e nxit dhe e motivon parreshtur lexuesin qė ta kėrkojė atė qė nuk thuhet, atė qė duke heshtur, e bėn lexuesin tė jetė zėri kryesor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
 
"Anton Pashku"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» Shkelzen Gashi: Isa Mulaj: Biografia "e paautorizuar" e disidentit tė pamposhtur dhe tė "xekrravt"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Mafia shqiptare po zėvendėson "Cosa Nostra"-n
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog