LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Dritero Agolli"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Tallava!
Antar i respektuar


Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: "Dritero Agolli"   Mon Jun 09, 2008 5:51 am

Dritero Agolli



Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".
Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi nė problematikė dhe nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi natyrshėm vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.
Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta. Ata lanė sa tė ēuditshėm aq dhe tė zakonshėm, sa tragjikė aq edhe komikė, sa tė thjeshtė aq edhe madhėshtorė. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetėsore e bėjnė pėrgjithėsisht tėrė veprėn letrare tė Agollit sot pėr sot ndėr mė tė lexuarėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
 
"Dritero Agolli"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» Shkelzen Gashi: Isa Mulaj: Biografia "e paautorizuar" e disidentit tė pamposhtur dhe tė "xekrravt"
» Urim Gjata: Interviste me Drejtorin e Gazetes "Imazhi Shqiptar" Dr. Astrit Memia
» Mafia shqiptare po zėvendėson "Cosa Nostra"-n
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisė"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs.com