LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 *supersticione* dhe a jeni?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 

a besoni tek supersticionet?
po
33%
 33% [ 1 ]
jo
67%
 67% [ 2 ]
Totali i votave : 3
 

AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: *supersticione* dhe a jeni?   Tue Jun 03, 2008 11:09 pm

Supersticionet

Betohen te gjithė ose gati te gjithė,se nuk i besojne.Por le te hedhe gurin e pare ai qė nuk ndihet ne siklet,te pakten pėr njė cast,nese papritur njė mace e zeze ju pret rrugen.Zyrtarisht qeshin te gjithė me keto gjera por ėshtė e veshtire te gjesh dike qė po te kishte mundesi nuk do te ndryshonte rruge.

Supersticon.njė mani antike,ndoshta sa vete bota qė na ben te mendojme se ne njė fare menyre,fati dhe tersi mund te kontrollohen,terhiqen,largohen fale ritualeve naive ose fale influences se objekteve te vecante.
"Nuk ėshtė e vertet por e besoj"- keshtu thoshte filozofi i madh Benedetto Croce lidhur me supersticionet.njė batute kjo qė e pohojne shume te tjere.

SUPERSTICIONI kuptohet si instikt ose si Dėshirė pėr te besuar se ekzistojne objekte ose rrethana te afta pėr te influencuar tek fati,i mirė ose i keq.
Ky lloj besimi ka nisur qė ne fillimet e njerezimit:antropologet konfirmojne se ne cdo epoke e ne cdo kulture mund te shohim shenja te riteve qė beheshin pėr te afruar ose larguar fatin e mirė e te keq respektivisht.
Pra ėshtė njė nevojee njeriut pėr te besuar se ngjarjet jane ne njė fare menyre te kushtezuara nga Diēka e jashtme dhe magjike.

Nder ekspertet dikush thote se ne nivelin mendor,supersticioni luan rolin e mbajtjes gjalle te femijerise qė ėshtė brenda secilit prej nesh.
Ndersa te tjere thone se ėshtė njėlloj litari ku kapemi kur mendojme se nuk ia dalim dot mbane me forcat tona ose kur nuk kemi guxim te marrim persiper pergjegjesite e njė humbjeje.

Ne fakt ėshtė shume komode te bindim veten se njė bisede pune ka shkuar keq pasi ėshtė bere ne date 13, ne vend qė te pranojme se ne te vertete nuk kemi qene ne lartesine e duhur.

ēfarė sjell fat?
-Briri
-Spiranca
-Delfini
-Ylberi
-Shega
-Zari
-Patkoi
-Terfili katergjethesh


ēfarė sjell ters?
-Te ndezesh tre cigare
-Kapelja mbi krevat
-Ngjyra vjollce
-E premtja
-Pasqyra e thyer
-Kripa e hedhur
-Te kalosh nen njė shkalle


Edituar pėr herė tė fundit nga Faviola nė Wed Jun 04, 2008 1:59 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Tue Jun 03, 2008 11:11 pm



Pasqyra e thyer.

Pasqyra, ne shume kultura ėshtė simbol i ekuilibrit.Thone se ka aftesi te largoje shpirterat e keqinj e te siguroje njė influence te mirė.Pasqyra reflekton imazhin e trupit.
qė ne kohėt me te lashta,njė pasqyre qė thyhej ishte simbol i vdekjes ose semundjes,ose pėr me teper i shtate viteve rresht ters.
Kush e mendon:
Mund te besoje shume tek ky supersticion ai qė kujdest pėr imazhin e tij te jashtem dhe keshtu ne nivein e subkoshiences mund ta perjetojme thyerjen e pasqyres si njė humbje te njė pjese shume te rendesishme te vetes.


E Premtja.

E lidhur me besimin Kristian ,ideja se e premtja sjell fatkeqesi lidhet me vdekjen e Jezusit qė ndodhi pikerisht ne kėtė dite te javes.
Pervec kesaj ,te premten,njėherė njė kohe,nuk haej mish dhe pėr me teper disa i ndalonin grate te shiheshin ne pasqyre ose te kriheshin.Pra njė dite e shlyerjes se fajit edhe pse madrina e kesaj dite ėshtė Aferdita,dea e dashurise.
Kush e mendon:
Kush i vesh fuqi negative t premtes ndoshta ėshtė njė person qė beson edhe ne supersticione te tjera dhe shume pak tek aftesia e vet pėr te influencuar ngjarjet.
Pra njė beson qė ka shume pak besim ne vetvete.
Dhe nese do reflektonte do te bindej se nuk ka kuptim te gjendej cdo jave keq pėr 24 ore me idene se ėshtė perfshire totalisht nga njė fat i keq.


Kapelja mbi krevat.

Thuhet se po te vendosesh njė kapele ne krevat sjell ters.
Ky supersticion e ka origjinen nga fakti se njėherė je kohe kjo metode perdorej nga prifterinjte qė shkonin tek koka e shtratit te te semureve pėr te bere ritn e faljes se fundit.
Kush e mendon:
Ai qė beson ka frike nga vdekja shume te forte,te pakontrolluar.pėr kėtė arsye ai e sheh kėtė mesazh te keq mbyllur ne njė gjest naiv.


Te ndezesh tre cigare.

te ndezesh tre cigare me te njejten shkrepese(ose ne te njejten flake cakmaku) sjell ters.
Origjina e ketij supersticioni vjen nga koha e luftes kur ne oret e gjendjes se jashtezakonshme mund te ishte e rrezikshme te ndricoje ne erresiren e nates pėr njė hark kohor ne te cilin mund te ndizje tre cigare.Pra mundesia e zbulimit shtohej.
Kushe beson:
Besojne ata qė kane jetuar ne kohe lufte,nuk e harrojne ot shjen e frikes.
ėshtė e drejte te supozojme se kush refuzon kėtė ritual nuk e ka treturkomplet terrorin e asaj periudhe.

Zari.

Simbolizon mundesine se njė fat i mirė dhe kapricioz mund te veproje siē enderojne te gjithė lojtaret e bixhozit,duke i bere ata te apur brena njė nate fale njė kombinimi fitues.
Besohet se po te mbash me vete ose ne xhep njė zar,ndihmon pėr te bere zgjedhje me te mira e pėr te dale fitues.
Kush e zgjedh:
Ai qė e beson, ėshtė njeri qė nuk e vret mendjen shume.Behet fjale pėr njė person qė e merr jeten me besim dhe optimizem.


Patkoi.

Sipas tradites,patkoi qė te jetė vertet fatsjelles duhet te gjendet rastesisht ne rruge.Konsiderohet objekt qė sjell fat pasi ne lshtesi kaloresit duhet te ndaleshin kur kali humbte njė nga kater patkonjte.Atehere lypsat mund ti afroheshin e te fitonin ndonje monedhe qė ju jepnin kaloresit.
Kushe zgjedh:
Ai qė e zgjedh ėshtė njė person ambicioz,qė kujdest pėr imazhin e tij,shume tradicionalist dhe qė ndjek zakonet.


Delfini.

Miqesor,gazmor,inteligjent,delfini ėshtė kafsha me e dashur e marinareve te cilėt duke i pare te shfaqen gjatė udhetimeve te tyre ,ndjehen te freskuar.
Ne mitologji,zoti i bukur Apollon,biri i Jupiterit,pėr te dale ne breg permes detit,shnderrohej ne delfin duke e bere kėtė kafshe gati hyjnore.Ne grqine e lashte kjo kafshe konsiderohej simbol i sherimit,i aftesise mendore dhe i prirjes pėr muzike.
Kushe zgjesh:
Ai qė e zgjedhe ėshtė njė person optimist.
Nuk ėshtė shume supersticioz por beson se cdo simbol qė ka njė imazh pozitiv(si delfini) ėshtė fatsjelles.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Tallava!
Antar i respektuar
avatar

Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Thu Jun 05, 2008 2:14 pm

Une per vete nuk besoj

Hmm kam pare shum qe bebeve u veshin rrobet e brendshme mbrapsht qe dmth mos ti kap msyshi boh sa me ngritin nervat kto gjonat


ah se harrova kur me pren rrugen ndonje mac shkoj mbrapa tre hapa kjo me ka mbet kshtu jo se besoj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Thu Jun 05, 2008 2:19 pm

une jam shume ne fakt
ose kur shof kafsh te ngordhur kap flokun me dore se thone qe te bije floku lol
mbaj mend kur ishim ne gjimnaz po te shikonim xhaje me qelesh kapnim kopsat e xhinseve se ishte ore pushimi po te shifje xhaje me qeleshe Laughing
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Tallava!
Antar i respektuar
avatar

Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Thu Jun 05, 2008 2:21 pm

xhaje me qeleshe Rolling Eyes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Mel C
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 27
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Thu Jun 05, 2008 2:25 pm

po re plak me nga ato kapelet e bardha . Juve keni shume nga ata lol

mu kujtua dhe kur shifnim kal te bardh lol qe kalonte para gjimnazit. kapnim floket e njera-tjetres se thoshim do bejme pushim do mungoje naj zysh
lol! lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
Tallava!
Antar i respektuar
avatar

Numri i postimeve : 379
Join date : 01/06/2008
Location : Actually in Kosova-Gjilani

MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   Thu Jun 05, 2008 2:26 pm

aha aha



lol paskeni jek ju tu u kap prej flokesh ghagahaagagaaghagagaaaaaa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.djbardhi.tk
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: *supersticione* dhe a jeni?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
*supersticione* dhe a jeni?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xun ĒETTA.Pėrshėndetje dhe respekt tė nderuar/a kudo qė jeni
» Xun Ēetta:Pėrshėndetje tė nderuar/a kudo qe jeni
» Te jesh vetvetja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Argetim dhe zbavitje :: Astrologjia dhe numerologjia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog