LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lushnja : Kapet polici i rremė, i vendoste gjoba qytetarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NIKO
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 904
Join date : 30/04/2008
Age : 30
Location : Genova

MesazhTitulli: Lushnja : Kapet polici i rremė, i vendoste gjoba qytetarėve   Tue Jun 03, 2008 9:21 pm

Lushnje, Klevis Ēuko vishte njė uniformė tė policisė rrugore dhe dilte nė kryqėzime duke vendosur gjoba tė ndryshme
LUSHNJE- Njė 23-vjeēar nga Lushnja kishte gjetur njė mėnyrė tepėr tė mirė pėr tė fituar para duke imituar policėt e qarkullimit. Ai kishte parė shpesh herė policėt qė tė vilnin "taksat" e tyre ditore nga drejtuesit e mjeteve qė kishin kryer ndonjė shkelje tė vogėl, ose nė ndonjė rast pa shkelje fare. Kėshtu Klevis Ēuko dilte ēdo ditė nė njė prej kryqėzimeve tė qytetit i veshur me uniformė policie. Ai ndalonte makina tė ndryshme dhe u vinte gjoba, duke marrė pėr vete paratė. Tashmė 23- vjeēari akuzohet pėr veprat penale ė vjedhjes dhe pėrvetėsimit tė funksioneve shtetėrore, me qėllime pėrfitimi.
***
Policia e Lushnjes ka arrestuar mėngjesin e djeshėm njė "punonjėsin" e saj, pėr tė cilin nuk kishte asnjė dijeni se ishte nė organikė. Gjithēka ka nisur pas paraqitjes nė ambientet e komisariatit lokal tė policisė tė tre personave. Bledar Krasniqi, Fatjon Krasniqi dhe Liridjon Krasniqi kanė trokitur nė derėn e komisariatit duke paraqitur njė ankesė pėr njė punonjės policie. Sipas tyre, ai ishte njė polic rrugor qė i kishte ndaluar nė rrugė teksa po lėviznin me makinė. Pa asnjė shkak ai kishte nisur qė tė konfliktohej me ta dhe i kishte vendosur njė gjobė. Kur ata nuk kishin pranuar gjobėn ai i kishte kėrkuar para nė dorė ose nė rast tė kundėrt do u merrte dokumentet apo sende tė tjera me vlerė. Pasi kanė dėgjuar kėtė denoncim, krerėt e policisė lokale janė pėrpjekur qė tė gjejnė efektivin e implikuar nė "pisllėqe" por kjo ishte e pamundur. Duke u bazuar nė tė dhėnat e tre tė dėmtuarve, policia ėshtė vėnė nė kėrkim tė "punonjėsit" tė saj.
***
Burimet zyrtare tė policisė pohuan se nė njė nga kryqėzimet e qytetit kanė mundur qė tė pikasin njė djalė tė ri tė veshur me uniformė policie, i cili po tentonte qė tė ndalonte makinat e ndryshme. Menjėherė efektivėt e policisė kriminale kanė "takuar" kolegun e tyre tė rrugores dhe i kanė kėrkuar qė tė identifikohet. Nė kėtė moment djali i ri nuk ka pasur asnjė mundėsi tė identifikojė veten me dokument zyrtar policie dhe ėshtė "dorėzuar". Hetuesit e ēėshtjes pohuan se bėhet fjalė pėr 23- vjetarin Klevis Ēuko me banim nė Lushnjė. Ai kishte ditė tė tėra qė shtirej si punonjės i policisė sė rrethit dhe pėr shkak tė autoritetit tė uniformės siguronte tė ardhura duke u bėrė presion njerėzve pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor. Tė detyruar nga presioni i bėrė nė emėr tė policisė sė shtetit, shumė udhėtarė detyroheshin tė paguanin nė dorė "gjobėn" e vėnė nga polici i rremė. Klevis Ēuko mėsohet se ka vepruar nė kėtė mėnyrė pėr disa ditė derisa ėshtė denoncuar nė polici.
***
Pas kapjes sė tij policia ka mundur qė tė sigurojė edhe dėshmi tė qytetarėve tė tjerė, tė cilėt ishin dorėzuar pėrpara policit tė remė dhe kishin preferuar qė tė paguanin njė ryshfet pėr t'i shpėtuar gjobės pėr shkeljet e kryera nė rrugė. Ndėrkohė hetuesit pohuan se kanė shoqėruar nė komisariat edhe njė person tjetėr, i cili dyshohet se bashkėpunonte me 23- vjetarin Klevis Ēuko. Roli i tij ishte tė qėndronte pranė policit tė rremė dhe ta sinjalizonte atė nė rast se vinte ndonjė efektiv i vėrtetė policie. "Roli i kėtij personi nuk ėshtė saktėsuar ende. Pas hetimeve tė mėtejshme do tė vendoset edhe se ēfarė mase do tė merret ndaj tij",- thanė dje burimet zyrtare tė policisė lokale.
gazeta korrieri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Lushnja : Kapet polici i rremė, i vendoste gjoba qytetarėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AGIM GASHI - POLICI SHQIPTAR I REPUBLIKĖS SĖ SĖRBISĖ - XHIHADIST
» Shemsi Gashi ėshtė polici i vrarė nė Prishtinė, ja arsyet e vrasjes. Arrestohen tre tė dyshuar (Foto)
» POLICI MUHAMET MITAT LATIFI ME DETYRĖ NĖ GJILAN PARA LUFTE DHE MBAS LUFTE, KERCNON ME POROSI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog