LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pse martohemi ne Kishe?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Pse martohemi ne Kishe?   Tue Jun 03, 2008 4:24 pm

Ka Cifte qe arrijne ne diten e dasmes pa e pyetur veten kurre: "Pse ne martohemi ne Kishe?"
Ne fakt, ai qe ka mbetur me shume i lidhur me traditat, priret ta konsideroje martesen ne Kishe si nje zakon natyror, te parashikuar e te ditur qe me pare: keshtu eshte bere gjithmone, keshtu kane bere edhe prinderit tane...
E megjithate sot mjafton te shikosh perreth per te kuptuar se shume Ƨifte kane filluar te bejne zgjedhje te ndryshme - martohen ne Komune, martesa 'civile' apo bashkejetojne pa u martuar aspak.
Te martohesh ne Kishe sot, nuk mund te behet vetem per hir te zakonit apo te tradites. Ajo eshte nje zgjedhje. Nje zgjedhje besimi.
Per ndonjerin eshte e para zgjedhje besimi e bere publikisht. Pagezimin, Kungimin, Krezmimin... i kane kerkuar prinderit. Tani i takon Ƨiftit te beje zgjedhjen e vet me pjekuri e pergjegjesi. Behet fjale, per t'i dhene pergjigje nje thirrjeje te Zotit, nje plani dashurie qe Hyji ka per Ƨiftin.
Eshte nje thirrjeje, e ngjashme me thirrjen e atyre qe i kushtohen sherbimit te Zotit si meshtare apo rregulltarƫ e rregulltare. Eshte mirepritja e nje dhurate, qe na therret te duam ashtu sikurse Jezusi ka dashur Ƨdonjerin prej njerezve, duke iu dhuruar krejtesisht atyre.
Une jam i krishtere, sepse besoj ne Jezu Krishtin, pranoj dhe mundohem ta jetoj Ungjillin e Tij me ndihmen e Shpirtit te Tij. Jezu Krishti i jep kuptim e force krejt jetes sime.
Kisha eshte bashkesia e atyre qe e njohin rendesine themelore te Jezu Krishtit ne jeten e tyre. Ne jemi Kishe.
Kisha si bashkesi behet nje fakt thelbesor. Nuk eshte me nje diƧka jashte jetes tone, por eshte bashkesia ku duam te jetojme momentet me te rendesishme te jetes.
Ne zgjedhim te martohemi ne Kishe, sepse ajo eshte bashkesia jone, sepse ajo eshte pjese e besimit dhe e jetes sone.
Keshtu, Sakramenti i Kurores se Marteses, nuk mund te jetohet si nje fakt privat. Ai eshte nje fakt shoqeror. Thuhet martohemi "ne Kishe", por ne realitet martohemi "ne Zotin".
Keshtu te martuarit ne Kishe eshte thirrje e njekohesisht pergjigje per ta jetuar Martesen si plan shpetimi.
Duhet te kemi te qarte se "te martohemi ne Kishe" do te thote edhe te behemi te pergjegjshem per fene e tjetrit.
Edhe pse dy persona te ndryshem, secili me idete e veta, historite e tyre shkrihen realisht, per shkak te forces se dashurise qe i bashkon.
Per ta ndihmuar tjetrin qe ta jetoje fene nuk mjafton vetem te flasesh me te. Gjesti i pare eshte ai i te luturit se bashku.



Don Alberti
Forumikatolik.net
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Pse martohemi ne Kishe?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti katolik-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a blog