LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Konflikt nė familje, nipi rreh pėr vdekje hallėn e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mel C
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 847
Join date : 01/06/2008
Age : 26
Location : me zemer ne Lushnje jam

MesazhTitulli: Konflikt nė familje, nipi rreh pėr vdekje hallėn e tij   Sun Jun 01, 2008 9:43 pm

Njė ngjarje e rėndė ka ndodhur nė njė familje nė rrethin e Pėrmetit. Gjatė njė grindje nė familje nipi ka rrahur pėr vdekje hallėn e tij me tė cilėn prej vitesh jetonte nė tė njėjtėn shtėpi.

Sipas burimeve zyrtare nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut, Gjirokastėr mesditėn e sė dielės nė Sallėn Operative tė Komisariatit tė Policisė Pėrmet ka ardhur njė telefonatė se nė fshatin Vinokash 2, tė Komunės Ballaban, tė rrethit Pėrmet, 32 vjeēari Vladimir Ademi, lindur dhe banues po nė kėtė fshat, ka rrahur dhe keqtrajtuar hallėn e tij 43 vjeēaren Dashuri Hodobashi, lindur dhe banuese nė kėtė fshat e cila si pasojė e plagėve tė mara ka hubur jetėn.

Autori menjėherė pas kryerjes sė veprės penale ėshtė larguar nga banesa. Pas marrjes sė njoftimit nė vendngjarje kanė mbėrritur forcat e Policisė sė Komisariatit tė Policisė Pėrmet ,tė mbėshtetuara edhe nga efektivat e Sektorit Kundėr Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastėr.

"Nė kėto kushte policia realizoi njė operacin tė mirėorganizuar pėr ndalimin e autorit tė ngjarjes", thotė zėdhėnėsi i policisė sė Gjirokastrės, Gentian Mullai. Pasi kanė bėrė krehjen dhe rrethimin e zonės pėrreth fshatit Vinokash policia ka bėrė e mundur ndalimin e 32 vjeēarit Ademi nė vendin e quajtur pylli i Ballabanit. Pas ndalimit ai ėshtė shoqėruar nė ambjentet e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr ku dhe i ėshtė nėnshtruar hetimit nė lidhje me ngjarjen.

Sipas hetimeve tė para tė policisė nga kqyrja e vendit tė ngjarjes dhe trupit tė viktimės ka rezultuar se shkaku i vdekjes sė 43 vjeēares Hodobashi ishte dhuna e ushtruar mbi tė nga nipi i saj V. Ademi.

Viktima ka qenė e martuar nė Berat , por pas vdekjes sė burrit sė bashku me dy fėmijėt e saj ėshtė rikthyer nė shtėpinė e babait, ku prej vitesh jetonte me nipin e saj Vladimirin. Sipas policisė tė dy fėmijtė e viktimės aktualisht janė nė shtėpinė e fėmijės nė fshatin SOS, pėr arsye se kjo shtetase nuk i mbante dot se ishte e sėmurė mendore, me kartelė.

"Shtetasi Vladimir Ademi shpesh herė merrte ilaēe,pasi shfaqte shenja depresioni, por jo i rregjisturar me kartelė", thotė polica lokale. Muajt e fundit debati mes nipit dhe hallės kishte filluar tė ashpėrsohej pasi ajo nuk e lejonte nipin 32 vjeēar tė dilte nga shtėpia. Mesditėn e sė dielės ata kanė debatuar sėrish me tone tė ashpra, konfirmojnė burimet policore.

Nė kėtė situatė i nipi ka filluar tė godasė hallėn e vet me grushte dhe shkelma duke e rrahur dhe e keqtrajtuar atė. Madje tė thirurat dhe britmat e saj kanė tėrhequr edhe vėmendjen e komshinjve tė cilėt kanė vrapuar nė banesėn e tyre.

"E gjetėm Dashurinė tė shtrirė nė dysheme dhe tė mbytur me gjak ndėrsa i nipi vazhdonte ta godiste me shkelma", i ka pohuar njė dėshmimtar okular policisė. Pasi autori ėshtė larguar nga vendngjarja banorėt e fshatit kanė bėrė transportimin e tė plagosurės pėr nė spitalin e qytetit tė Pėrmetit.

Sipas bluzave tė bardha ajo paraqiste plagė dhe fraktura tė rėnda nė tė gjitha pjesėt e trupit. Megjithė kujdesin e mjekėve si pasojė e plagėve tė mara 43 vjeēarja nuk ka arritur tė mbijetojė dhe ka humbur jetėn pas disa orėsh nė spital.

Mbi V. Ademin rėndon akuza pėr veprėn penale tė "Plagosjes sė rėndė me dashje, me pasojė vdekjen",
Materialet i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjqyqėsor Gjirokastėr pėr veprime tė mėtejshme.



gazeta shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Konflikt nė familje, nipi rreh pėr vdekje hallėn e tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lavdrimi bashkė me shqiptarin nga Maqedonia qė me familje shkoi nė Siri (Foto)
» I dėnuari me vdekje mbron pėrsekutorin
» Shkrime nga Kadri Mani: Pėrs ish-tė burgosurit politik pėsuan debakėl?
» Krasniqi i akuzon mediat si argatėt e Serbisė. Argat i kujt ishe Jakup kur e shpalle dėnimin me vdekje pėr presidentin Rugova?!
» Mitrush Kuteli nė pėrvjetorin e vdekjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog