LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Laicizėm apo servilizėm?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Laicizėm apo servilizėm?!   Sat Oct 16, 2010 7:43 pm

Analist : Muhamed Jonuzi

Ėshtė pėrshtypje mjaft e gabuar kur mendohet se politikanėt dhe drejtuesit e disa institucioneve i kemi demokratė dhe tė moderuar. Pėrkundrazi, shumė nga ta janė komunsitė tė pėrbetuar, akoma pre e ‘izm’-ave, si: monizmi, servilizmi, komunizmi, indiferentizmi, materializmi, sekularizmi e laicizmi. Ne si popull si duket po vrapojmė pas sė huajės, kur tė huajt i injorojnė ato duke i konsideruar antivlera; ndėrsa, ne i injorojmė vlerat tona ‘tė pavetėdijshėm’ qė tė huajt i preferojnė dhe i pėrvetėsojnė ato si vlera!



Kohė mė parė ballinat e gazetave dhe revistave prestigjioze ishin tė stėrmbushura me lajmet e llojit ‘sanksione’ pėr nxėnėset e shkollave fillore, tė mesme dhe kolegjet e shteteve ku pretendohet se buron demokracia. Nga kureshtja, filloje ta lexoje! Sanksionet u merreshin pėr arsye tė mbarėvajtjes sė procesit arsimor, duke mohuar nė njėfarė mėnyrė tė drejtėn e ‘lirisė personale’, me qėllim tė arritjes sė rezultateve shume parimore dhe fisnike. Por, pėr ēfarė nė realitet bėhej fjalė? “Nė njė nga shtetet e Amerikės ndalohet bartja e xhinseve me bel tė shkurtėr nėpėr shkolla!”; apo “Nė Angli ndalohet bartja e uniformave, pjesė e poshtme tė tė cilave janė minifundet”! Mirėpo, ne si mė kontravers nga seē po ec bota, sanksionet po i ndėrmarrim nė drejtim diametralisht tė kundėrt, me ē’rast injorohet veshja dhe preferohet zhveshja!



Nė kohėn postmoderne nė sferėn e arsimit, kur flitet pėr mėsmidhėnien e shekillit XXI, mendohet nė: reforma, projekte aksionare, mėsim autentik, strategji tė tė menduarit kritik e tė ngjashme, ndėrsa te ne diskutohet dhe protestohet pėr veprime tė pamatura tė drejtuesve tė institucioneve, tė cilėt i suspendojnė nga shkolla nxėnėset qė bartin shami nė kokė!

Para njė periudhe relativisht tė shkurtėr nė qytetin e rezistencės heroike, qoftė pėr atdhe e qoftė pėr fe - Tetovė, nga njė drejtor i njė shkolle tė mesme u mundua tė privohet nga e drejta pėr shkollim njė nxėnėse me tė vetmin preteks, ngase mban shami nė kokė. Por, njė ‘privilegj’ i tillė kėtij drejtori nuk iu lejua. Tė gjithė ishim tė zgėnjyer, meqė kjo ndodh nė njė hapsirė ku pjesa dėrrmuese janė muslimanė dhe mbajnė emra islamė. Kur e themi kėtė, kemi parasysh edhe emrin e kėtij drejtori, aq mė shumė mbiemrin e tij. “Ismaili”, emėr ky i njė profeti. Pas kėtij rasti, nė Ferizaj, pason largimi i nxėnėses Arlinda Zeka nga mbarėvajtja e procesit edukativo-arsimor, me tė njėjtin preteks; pjesė e shkollės, ku drejtor ėshtė Isuf Celaj, mund tė jenė vetėm nxėnėset pa mbulesė! Shqetėsues jo vetėm vendimi, po indinjues edhe fakti se tani kemi tė bėjme me njė individ i cili nė kėtė rast jo mbiemrin, por emrin e ka tė njė profeti, Jusuf! Paradoksi edhe mė i madh ndodh nė Prishtinė, ku Kryetari sjell vendim qė nė asnjė shkollė tė mos lejohet qė mėsimi tė ndiqet nga nxėnėset me mbulesė, vendim ky i njė funksionari i cilin jo vetėm emrin dhe mbiemrin e ka musliman, po qoftė emrin, qoftė mbiemrin e ka emėr tė profetėve: Isa Mustafa (Isa, emri i profetit tė parafundit, ndėrsa Mustafa apo Muhamed, emri i profetit tė fundit).

Derisa pseudointelektualėt tanė heshtin dhe nuk e ngrenė ‘zėrin e arsyes’, kundėr njė dukurie tė kėtillė paraqitet intelektuale nga njė konfesion tjetėr. Dr. Rachel Louise Matiennez, qytetare amerikane, aktiviste e njė misioni humanitar nė Kosovė, para disa ditėsh shprehu pėrkrahjen e saj pėr tė drejtat e nxėnėsve qė bartin shaminė, duke u deklaruar se qeveria dhe pushteti komunal nuk mund tė imponojė se ēka duhet tė veshin qytetarėt e saj. Pas kėsaj, dilema duhet shtruar nė atė mėnyrė qė kėta persona, edhe pse mbajne emra fetarė, ata, nė fakt, janė laikė, apo janė servilė dhe nė njėfarė mėnyre janė ‘puthadorė’ tė ndonjė ‘dore tė zgjatur’!

Shtrohet pyetja: do ketė tė drejtė morale njė Kryetar i kėtillė I Komunės tė dalė e tė kėrkon votėn nė njė mes ku auditori, pjesė tė konsiedrueshme tė veten ka edhe femrėn me mbulesė? A do ketė tė drejtė tė flasė pėr tė drejtat e njeriut, kur ai vetė i ka shkeluar ato? A do ketė tė drejtė tė flasė pėr tė drejta tė grave apo tė pėrfolurėn ‘barazi gjinore’, kur ai vetė ka diskriminuar ato? Ndoshta, faji nuk ėshtė vetėm tek politikanėt tė cilėt pas marrjes sė postit dėshirojnė qė ‘sa hap e mbyll sytė’ tė bėhen milionerė, por faji ėshtė edhe te popullata apo, sipas tyre, elektorati, i cili nė shumė raste po ‘han’ atė tė cilėn u servohet! Zėri i arsyes duhet ngritur lart, sepse liria dhe e drejta personale janė tė garantuara me Kushtetutė dhe me akte ndėrkombėtare, dhe e njėjta nuk mund tė kufizohet me ligj, me rregullore, e aq mė pak me veprime tė udhėheqėsve tė institucioneve.

Ekziston pėrshtypja se me veprime tė tilla, shpėrqendrohet vėmendja e opinionit nė lidhje me gjendjen faktike tė arsimit shqip, i cili dita-ditės jo qė s’ka progres, por edhe pėson regres. Ėshtė e pamundur tė fshihet nota ‘mė pak se mjaftueshėm (2-), pėr tė mos thėnė pamjaftueshėm’ pėr arsimtarėt dhe profesorėt, notė kjo e arritur nga vlerėsimet integrale qė nxėnėsit ua bėjnė mėsimdhėnėsve. Ėshtė e pamundur tė fshihen ‘pazarllėqet’ dhe ‘shitjet’ e notave me para nga tė njėjtit, qė si pasojė kemi korrupsion dhe degjenerim tė skajshėm.

Andaj, ėshtė pėrshtypje mjaft e gabuar kur mendohet se politikanėt dhe drejtuesit e disa institucioneve i kemi demokratė dhe tė moderuar. Pėrkundrazi, shumė nga ta janė komunsitė tė pėrbetuar, akoma pre e ‘izm’-ave, si: monizmi, servilizmi, komunizmi, indiferentizmi, materializmi, sekularizmi e laicizmi.



Ne si popull si duket po vrapojmė pas sė huajės, kur tė huajt i injorojnė ato duke i konsideruar antivlera; ndėrsa, ne i injorojmė vlerat tona ‘tė pavetėdijshėm’ qė tė huajt i preferojnė dhe i pėrvetėsojnė ato si vlera!



(Autori ėshtė Psikolog i diplomuar, vazhdon studimet

post-diplomike nė sferėn e Psikologjisė arsimore)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Laicizėm apo servilizėm?!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog