LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Islami dhe ndikimi i tij nė Ballkan

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Islami dhe ndikimi i tij nė Ballkan   Sat Oct 16, 2010 5:41 pm

Nė Ballkan sot e kėsaj dite ekzistojnė monumente tė ndryshme orientale-islame. Nė kohėt mė tė hershme Civilizimi islam mė shumė ka depėrtuar nė mesin e popujve tė Ballkanit, si te muslimanit, ashtu edhe te jomuslimanit. Civilizimi oriental Islam buroi nga rrethanat tė cilat sollėn nė njė standard mė tė lart jetėsor. Kjo hetohet nė vendbanimet, orenditė shtėpiake, veshmbathjet, ushqimi etj. Civilim ky i cili plotėsonte nevojat e njeriut dhe i cili zhvilloi shijen estetike, posaēėrisht nė relacionin pozitiv ndaj natyrės, duke u bazuar nė fjalėt e Pejgamberit s.a.v.s. i cili na urdhėron tė kultivojmė e jo tė shkatėrrojmė edhe po qe se Kijameti ndodh nesėr.

Muslimani urdhėrohet tė dojė tė bukurėn, tė dojė estetikėn. Ai nė mes tjerash duhet tė kultivojė lulet, pemėt, kullosat, tė ndėrtojė ujėsjellės dhe shadėrvane etj. Atrakcioni i kėtij civilizimi buroi nga fakti se bartėsit e saj ishin turqit, e mė vonė edhe popujt e tjerė tė Ballkanit qė pranuan Islamin. Perandoria Turke mundohej qė sa mė tepėr tė marrė masa administrative mė tė cilat do tė pengoheshin tendencat e tė krishterėve dhe tė hebrenjėve qė me veshmbathjen e tyre tė barazohen me muslimanėt, dukshėm shihet ndikimi i civilizimit oriental-Islam te popujt e Ballkanit si qė ėshtė pėrdorimi i turqizmave tė cilat janė pėrdorur nė disa vende mė shumė e nė disa mė pak. Sipas turqizmave, mund tė konkludojmė se prej cilit civilizim rrjedh ajo fjalė. Ėshtė interesante tė pėrmendim se nė mesin e turqizmave shumica e fjalėve janė me origjinė arabe.

Mė herėt veshja e popujve tanė ka qenė krejtėsisht veshje orientale Islame. Kjo mė sė miri shihej atėherė kur Vuk Karaxhiqi (vdiq nė vitin 1864) e shpalli fesin veshje kombėtare.

Ndikimi oriental ka qenė aq intenziv sa qė kėtė e hasim edhe nė arkitekturėn kishtare, orenditė kishtare tė brendshme, orednitė e ikonave, qėndisjet, stolisjet e librave kishtare dhe nė tė gjitha poret e jetesės fetaro-krishtere.

Kėto tė dhėna historike mė detajisht i studio Andrija Andrijeviqi. Gjithashtu edhe Zagorka Janac ka disa dorėshkrime nė lidhje me arkitekturėn kishtare. Duke e vėrejtur gjendjen nė botė Andrijeviqi erdhi nė pėrfundim se gati tė gjitha ndėrtesat kishtare tė manastireve ortodokse, pėrmbajn nė vete arkitekturė karakteristike nga ndėrtimtaria turke.

Andrijeviqi duke u mbėshtetur nė suksesin e gjurmimeve tė Gjoka Maleziqit gjeti elemente Islame nė dekorimet klasike nė pllakat e gurėvetė vjetėr ku vendohen kandilat (qirinjt), pllaka e gurit tė vjetėr pėr ritualin e kryqėzimit, pllaka e gurit tė vjetėr tė koritės dhe pjesa perėndimore e fasadės sė kishės nė Sarajevė. Sipas Andrijeviqit shembulli mė i qartė ėshtė fuqia e ndikimit Islam duke vėrrejtur manastirin e shekullit XVI tė kishės tė Moshtanicės nė juglindje tė Bosanska Dudicės. Aty shihet se kapitali i portalit kryesor ėshtė i ngjashėm me mihrabet e xhamive tona.

Gjithashtu llampat nėpėr kisha janė tė dekoruara nė stilin Islam. Ėshtė interesant se te tė krishterėt ballkanik mė herėt kishin marė terminoligji tė pastėr Islame pėr nevojat e tyre fetare. Nė Islam ėshtė i njohur institucioni i kurbanit qė nė pėrkthim do tė thotė flijim, sakrificė, e kanė pėrdorur pėr atė kafshė e cila ėshtė pre me rastin e vendosjes sė gurėthemelit tė ndonjė objekti dhe pėr hirė tė tė vdekurve tė tyre. Gjithashtu edhe shumė fjalė e shprehje tjera me origjinė orientale-Islame kanė hyrė nė fjalorin e gjuhės kishtare, si p.sh. vizituesi i varrit tė Krishtit (Isaut a.s.) sipas dogmės kishtare mban emrin haxhi. Term ki i cili pėrdoret pėr vizituesin e Qabes sė shenjtė te muslimanėt. Vizituesit e Jerusalemit (Kudsit) i kopjuan muslimanėt, kėshtu qė gjatė rrugės pėrveē qėllimit final tė vizitės sė tyre tė vizitojnė edhe disa manastire tjera, siē veprojnė muslimanėt para se tė arrijnė nė Qabe. Edhe kandilat e ndezur mbi varrin e Krishtit i quanin nur ose nur i shenjtė, gjė qė shihet qartė se ėshtė me origjinė arabo-Islame.

Sipas kėsaj mund tė pėrfundojmė se Islami me ardhjen e tij nė Ballkan, depėrtoi nė tė gjitha poret e jetės sė njeriut, jo vetėm nė jetėn e atij qė e pranoi Islamin, por edhe nė poret e jetės sė jomuslimanit, posaēėrisht tė asaj praktike. Pėr kėtė na dėshmojnė shumė fakte historike, posaēėrisht tė asaj Osmane, e sidomos udhėpėrshkrimet e Evlija Ēelebiut, i cili nė "Sejahatnamen" e tij para 300 vjetėsh na shkruan se nė Valevė ka pasur 10 xhami e njė hamam. Nė Smederevė ka pasur 24 xhamia, dy medrese, njė teqe dhe njė hamam (krahas kėsaj nė ēdo shtėpi ka pasur nga njė hamam). Nė Mitrovicėn e Sremit ka pasur 12 xhamia, 6 mesxhide e pesė medrese. Nė Ēaēak ka pasur 7 xhami, tri medrese, tri mesxhide, 10 teqe, dy hamame dhe njė karvansaray, nė tė cilėn kalonin natėn pa pagesė. Ai gjithashtu shėnon se nė Beograd ka pasur 270 xhami, 12 mesxhide, 7 hane, 3 tyrbe, 160 saraje, 6 karvansaraje, 7 dhoma pėr tė pamartuarit dhe njė han imareti (dhe sikur tė kalonte njė muaj ditė pėrsėri nuk paguante asgjė por vetėm se lutej pėr shpirtin e bėmirėsit). Sipas tė dhėnave tė njėjta nė kohėn e Evlija Ēelebiut nė Krushevc ka pasur 9 xhamia, nė Zemun njė xhami dhe 6 mesxhide, nė Pozhegėn e Uzhicės 10 xhamia, nė Cėrnik (sot ėshtė vetėm njė fshat afėr Nova Gradinskės) 21 xhami, njė teqe dhe njė hamam. Nė Vukovar 5 faltore (mesxhide) njė xhami tėrheqėse, nė Osijek 66 xhami, 14 xhami lagjesh, 4 teqe, njė hamam tė bukur dhe njė karvansaraj. Nė Hrceg Novi 46 xhami, 44 mesxhide dhe dy medrese.

Tė gjitha kėto objekte qė i pėrmendėm sipas udhėpėrshkrimeve tė Evlija Ēelebiut nuk ekzistojnė mė, si qė nuk ekzistojnė edhe shumė objekte tjera fetare Islame qė janė ngritur gjatė Perandorisė Osmane nė qytete tė ndryshme tė Ballkanit. Gjithashtu vlen tė pėrmendet se Evlija Ēelebiut hasi nė njė fshat muslimanėsh nė afėrsi tė Soko Banjės me 40-50 shtėpi, ndėrsa dr. Hazim Shabanoviqi sipas disa burimeve, has nė shumė fshatra muslimanėsh nė rrethinėn e Beogradit. (shiko: Turski izvori za istoriju Beograda, dr. Hazim Shabanoviq).

Pėr sa u pėrket monumenteve kulturore-Islame nė tė gjitha ato qytete kanė mbetur vetėm njė numėr i vogėl i objekteve tė lartėpėrmendura si: nė Beograd nė xhami, nė Nish njė xhami dhe aty kėtu nga diēka prej arkitekturės Islame.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: Islami dhe ndikimi i tij nė Ballkan   Tue Oct 19, 2010 12:05 pm

Edhe keto mendime te kopjuara ,s'dihet nga ku,postoji ne faqen perkatese!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Islami dhe ndikimi i tij nė Ballkan
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Gazmend Islami:Si u vranė komandantet e UĒK-sė qė luftuan nė Kosovė dhe si morėn komandėn "parashutistėt" e Tiranės?
» A po vjen kryeministri 5-tė shqiptar nė Ballkan?
» Nexhat HAZIRI:Bedri Islami-ky ėshtė i vėrteti
» Historia e lashtė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Tema shoqėrore-
Kėrce tek:  
Free forum | Computers and Internet | Software | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs