LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 A ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBETAR IMPERATIV HISTORIK ?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: A ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBETAR IMPERATIV HISTORIK ?   Fri Oct 15, 2010 5:00 pm

Polemika e madhe e shoqėrisė civile tė organizuar me politikat zyrtare !!!Tė dyja sė bashku kėto sfida, secila nė mėnyrėn e vet, e suprimojnė Ēėshtjen e Bashkimit Kombėtar tė shqiptarėve. Prandaj dhe duhen analizuar qetėsisht e me pėrgjegjėsi qytetare, qė tė mos mbetemi nė pozitėn e “lėndės sė parė”-“si tė na bėjė vetė historia”, sidomos faktori i jashtėm, qė nuk e injorojmė e shmangim dot- por tė ngrihemi, nė masėn e duhur, edhe nė nivelin e autorėve tė saj “si na takon ta bėjmė vetė historinė tonė, pa iu imponuar asaj artificialisht”. Qėndrimet e politikave zyrtare shqiptare, orientimi i tyre cilave absolutisht vetėm euro-atlantik, janė mbėrthyer nė njė ngėrē dhe bashkimin kombėtar, kaq tė nevojshėm, e kanė lėnė nė gjendjen e njė ėndrre tė bukur. Nė qoftė se ndonjė sfidė do tė vinte nė rrjedhėn e natyrshme, objektive dhe logjikėn e gjėrave, ajo do tė pėrshėndetej e pėrqafuar. S`ka njeri dhe popull nė botė qė i bie tė mirės me kėmbė. Por, tė gjitha gjasat, analiza e argumentet janė shumė tė fuqishme, qė i bėjnė pykat e pėrmendura, tė jenė tė dėmshme, - njėra deformim, tjetra hallakatje e ēėshtjes kombėtare, prandaj dhe duhen pėrballuar. Njė analizė e thellė dhe njė transparencė e plotė janė tė domosdoshme sepse nė diskutim ka dalė ēėshtja mė madhore: a mbetet Bashkimi Kombėtar i Shqiptarėve njė imperativ historik apo ai tanimė ėshtė bėrė anakronik, ka dalė jashtė loje, se nacionalizmit i ka ikur koha, se atdheu i secilit qenka atje ku jetohet mė mirė!? Evropa e kish pėrqafuar frymėn e integrimit kur OKB-ja, nė Rezolutėn Nr. 2649 (XXV), dt. 30 nėntor 1970 shprehej tekstualisht: “Asambleja njeh tė drejtėn e popujve nėn sundim kolonial e tė huaj nė ushtrimin legjitim tė sė drejtės sė vetėvendosjes, tė kėrkojnė dhe tė pranojnė tė gjitha llojet e ndihmės morale e materiale nė pėrputhje me Rezolutat e Kombeve tė Bashkuara dhe tė Kartės”. Ky parim konsolidohet e sanksionohet me tej edhe me Aktin Final tė Helsinkit (i gusht 1975) se: “Nė bazė tė parimit tė barazisė sė popujve dhe tė sė Drejtės sė tyre pėr vetėvendosje, tė gjithė popujt kanė gjithnjė tė drejtėn tė vetėvendosin nė liri tė plotė, kur tė duan dhe si tė duan, statusin e tyre tė brendshėm e tė jashtėm, pa ndėrhyrje nga jashtė dhe tė vazhdojnė sipas dėshirės sė vet zhvillimin politik, ekonomik, shoqėror e kulturor” Para shqiptarėve kėto ide trokisnin me tėrė forcėn e tyre; ku ėshtė edhe pėr ta e Drejta e Madhe e Popujve dhe Kombeve pėr Vetėvendosje, si u kėrkua, nga kush e si po shkelet ajo? Ish trojet dhe vendet koloni tė fuqive imperialiste, bota demokratike i ka dekolonizuar, pse nuk shtrihet ky standard edhe nė favor tė shqiptarėve? Koloni e Italisė ishte dikur edhe Libia (1911-1943), porse Marrėveshja miqėsore Romė-Tripoli (30 gusht 2008), pas disa dekadash mosmarrėveshjesh, qė obligon Italinė me reparacione pėr periudhėn e pushtimit, - ja modeli demokratik i trajtimi tė raporteve ish-metropol - koloni! Ishte kėmbėngulja 40 vjeēare e politikės sė Tripolit, me mjetet paqėsore e demokratike, tė bazuara nė tė Drejtėn Ndėrkombėtare dhe Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, qė u arritėn kėto rezultateJa pse nė krejt botėn shqiptare, nė trojet amtare dhe nė Diasporė ėshtė evident njė debat, njė polemikė e madhe qė ka tė bėj me tė tashmen dhe perspektivėn e kombit shqiptar. Ballė pėr ballė janė, nga njėra anė, politikat zyrtare shqiptare dhe faktori ndėrkombėtar, qė u imponohet atyre; nga ana tjetėr ėshtė aspirata shekullore nė ndėrgjegjen popullore dhe nė mendimin elitar atdhetar intelektual. Pėrgjumjen, vasalitetin e politikave zyrtare shqiptare pėr ēėshtjen kombėtare sot mund ta quajmė si fatkeqėsinė mė tė madhe kombėtare.

Sekretari Politiki FBKSH

Sekretari Politik
i FBKSH-se
Jurist, Genc Llakaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: A ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBETAR IMPERATIV HISTORIK ?   Sat Oct 16, 2010 3:42 pm

Tregojne ,se kur trojanet po fusnin brenda mureve "Kalin e Trojes",
Parisi i tha Priamit : Baba digje!
Historia,dihet nga te gjithe ,si perfundoi.
fluturoo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
A ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBETAR IMPERATIV HISTORIK ?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FRONTI PER BASHKIM KOMBETAR SHQIPTAR (F.B.K.SH)
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» Bashkimi i Gjermanisė me foto e tekst
» Skėnder R. Hoxha: Njė historik i familjes Demaliaj, tė fisit Bytyē, nga Breg Paci i Malėsisė sė Gjakovės (II)
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs