LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BASHKIMI REAL “shah-mat” pėr “pakon Ahtisaari”…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: BASHKIMI REAL “shah-mat” pėr “pakon Ahtisaari”…    Fri Oct 15, 2010 4:59 pm

E Drejta Ndėrkombėtare, pėrveē referendumit, na lejonė juridikisht madje na obligon, edhe njė rrugė tjetėr, paraprake, drejtė Bashkimit Kombėtar. Kjo e "drejte-obligimi" eshte “Bashkimi Real” ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Shqipėrisė. Bashkimi Real ndėrmjet Republikės sovrane tė Kosovės dhe Republikės sovrane tė Shqipėrisė mund tė bėhet realitet nga njė marrėveshje ndermjet dy shteteve. Marrėveshje e cila nuk cėnon as Te Drejtėn Ndėrkombėtare dhe as tė drejtat kushtetuese-juridike tė dy shteteve respektive.
Ky bashkim konsistonė nė ekzistnecėn e dy shteteve brenda vetvetes, por , ajo qė ėshtė esenciale pėr shqiptarėt, me njė politikė tė jashtėme tė unifikuar. Politikė, sa e nevojshme sot, pėrballė teorisė serbe tė “shkembit tė territoreve” dhe asaj greke tė “vorio-epirit”, po aq dhe e domosdoshėm, neser, pėr ruajtjen e stabilitetit nė rajon. Bashkimi Real nuk supozon “njė shtet” nė kuptimin parėsor tė fjalės, por ēdo shtet pjesė e tij ruan autonominė ose individualitetin e vet, territorin e vet, qeverinė e vet dhe parlamentin e vet (lexo te Drejtėn Ndėrkombėtare Publike). Pra, edhe vet "pakoja Ahtissari" nuk e parandalonė dot kėtė tip bashkimi sepse ky bashkim nuk konsistonė nė unifikim fizik a politik te pergjithshem, por pjeserisht institucional midis dy shteteve shqiptare nė Ballkan. Atėherė, pėr shqiptarėt, cili ėshtė “sekreti pozitiv-diplomatik” i Bashkimit-Real, nė shėrbim tė Ēėshtjes Kombėtare dhe cilat janė "armet" qė u jepen nė dorė nėpermjet tė cilave tė pėrshpejtohet apo lehtėsohet Bashkimi Kombėtar Shqiptar “nesėr”...?
Ja, sekretet dhe perspektiva e “Bashkimit Real” si njė hap strategjik paraprak!
1-Subjekt nė marrdhėniet ndėrkombėtare ėshtė Bashkimi dhe jo shtetet veē e veē.
2-Pėrfaqėsitė diplomatike dhe konsullore nė shtetet e tjera janė tė pėrbashkėta.
3-Nė rast lufte, lufta ndaj njėrit shtet tė Bashkimit ėshtė luftė ndaj Bashkimit
4-Marrveshjet ndėrkombėtare pėrfundohen nėn autoritetin e Bashkimit edhe pse ato mund te jenė parashkruar nga njėri prej dy shteteve pėrbėrėse.
5-Bashkimi Real mundėsonė Ministri tė Mbrojtjes tė pėrbashkėt.
6-Bashkimi Real mundėsonė Ministri tė Financave tė pėrbashkėt.
7-Bashkimi Real mundėsonė Ministri tė Punėve tė Jashtėme tė pėrbashkėt. Precedent tė suksesshėm tė “Bashkimit Real”, ku mund te bazojme logjiken tone juridike e te drejte, kemi:
-Austro-Hungaria (1867-1918),
-Suedi-Norvegjia (1815-1905) dhe
-Danimark-Islanda (1918-1944).
Meqė politkanėt tanė frikacak, servilė, gjynjėthyer dhe fshatarak kanė tmerr nga Bashkimi Politik i shqiptarve nėn njė KOMB-SHTET tė vetėm e tė shtrire, natyrshėm, nga Preveza nė Nish, ose, meqė bota moderne kinse nuk lejonė ndryshim kufijėsh sot, pse tė mos implementohet, per momentin, “Bashkimi Real” midis dy Republikave shqiptare nė Ballkan?
A nuk do te pėrshpejtonim njohjen juridiko-pėrfundimtare te Kosovės?
A nuk do zgjidhnim Ēėshtjen Ēame mė shpejtė dhe me mė pak kosto?
A nuk do zgjidhnim ēėshtjen e shqiptarve tė Maqedonisė(nėpėrmjet federalizimit) mė heret?
A nuk do mbronim me dinjitet ēėshtjen e shqiptarve tė Luginės sė Preshevės duke amplifikuar zėrin e tyre pėr referendum popullor nė sherbim tė deshoires se nėnvarjes administrative tė krahinės nga Prishtina ?
A nuk do tė ndihmonim shqiptarėt e Malit tė Zi qė ata tė gėzojnė pėrfaqėsim dinjitoz nė Parlamentin malazes dhe ti shpėtojnė asimilimit modern?
A nuk do tė ishim mė tė fortė ekonomikisht, si Komb, dhe si rrjedhojė logjike, e politikisht kur nga ky Bashkim Real tregu shqiptar unik(mė i madh numerikisht) do te rriste ndjeshėm infleuncėn e shqiptarve nė Ballkan? Sigurisht qė po…!
Ky eveniment i mundshėm, i drejte dhe i lejueshėm nga jurisprudenca ndėrkombėtare(apo e Drejta Nderkombetare) do tė eleminoi pėrfundimisht aludimet absurde e akuzuese pėr njė Shqipėri tė Madhe duke shėrbyer, njekohesisht, si njė precedent juridik me premisa tė implementueshme jo vetem ne sherbim te se drejtes se mohuar te shqiptarve, por edhe si "kuti fati" pėr garancine e stabilitetit nė Ballkan e me gjere...

Sekretari Politiki
F.B.K.SH-se
jurist, Genc Llakaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
BASHKIMI REAL “shah-mat” pėr “pakon Ahtisaari”…
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkimi i Gjermanisė me foto e tekst
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» Exclusif Web ; SCENES D'ANTHROPOPHAGIE SUR UNE HOMME NOIR au 21° sičcle en ASIE
» Bashkimi Evropian shpėrblen kriminelėt, ndėshkon viktimėn
» Frank Shkreli: Bashkimi i Kombit - Enderra qe nuk shuhet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shtypi dhe politika :: Problematika shqiptare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com