LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FRIKA NGA ISLAMIZIMI I EVROPĖS!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: FRIKA NGA ISLAMIZIMI I EVROPĖS!    Sat Oct 09, 2010 4:25 pm


Nė fillim tė vitit 2008 partia djathtiste belge Vlaames Belang organizoi njė konferencė nė qytetin Antverp me titull "Qytete kundėr islamizimit tė Evropės"!

Nė kėtė konferencė u publikua aleanca e parė perėndimore, e cila kundėrshton tė ashtuquajturin "islamizim tė Evropės", aleancė e cila pėrfshin disa parti politike e organizata djathtiste dhe ekstremiste evropiane!

Konferenca e Antverpit ishte pėrqendruar nė njė ēėshtje e ajo ishte kundėrshtimi i pėrhapjes sė xhamive nė Evropėn perėndimore, kurse nė margjinat e konferencės lideri i partisė djathtiste belge Filip Devinter tha: "Kemi mė shumė se gjashtė mijė xhami nė Evropė, e ato s'janė vetėm faltore, por edhe simbol i ekstremizmit" ... me kėtė aludonte nė xhaminė e madhe qė po ndėrtohet nė Roterdam, lartėsia e minares tė sė cilės ėshtė gjashtė kate, madje mė e lartė se shtyllat e ndriēimit tė stadiumit tė qytetit, pastaj tha: "Kėto simbole duhet t’i ndalim"!

Para disa ditėve Devinteri publikoi njė libėr me titull "InshaAllah", ku kritikon Fenė Islame duke pėrdorur njė gjuhė tė pakontrolluar dhe njė grumbull akuzash tė gatshme dhe tė ambalazhuara mė herėt, sikurse ėshtė edhe fjala e tij "Vetėm njė Islam ekziston, i cili thėrret nė racizėm, diskriminim dhe vrasje, sidomos vrasjen e renegatėve", dhe se "gruaja ėshtė e shtypur nė Islam",... dhe se "Islami ėshtė besim i rrezikshėm",... dhe se "Kurani jep deklarata ose leje pėr vrasje"! duke shpallur se synimi i librit tė tij ėshtė t’u tėrheqė vėrejtjen perėndimorėve nga "Islamizimi i Evropės"!

Ajo qė vėrehet nė krejt kėtė ėshtė fakti se shumica e atyre qė kanė shkruar mbi kėtė ēėshtje nuk kanė pasur frikė nga islamizimi i Evropės nė formėn e besimit apo fetarisht, mirėpo nga islamizimi simbolik i Evropės me pėrhapjen e shamisė, ngritjen e kupolave dhe minareve tė xhamive, si dhe pėrhapja e therjes sipas mėnyrės islame!

Nė konferencėn e Antverpit nė vitin 2008 Filip Devinteri tha: "Nuk mund tė pranojmė mbulimin e kokės nė shkollat tona, nuk pranojmė martesėn e detyrueshme dhe therjen (fetare) tė kafshėve"!

Nė prag tė zgjedhjeve gjermane nė korrik tė vitit 2007 Angela Merkel, kancelare e Gjermanisė, nė njė konferencė tė partisė sė saj demokristiane tha: "Ne duhet tė kujdesemi qė mos tė lejojmė ndėrtimin e kupolave tė xhamive mė tė larta dhe tė duken qartė mbi kullat e kishave"!

Ėshtė e vėrtetė se Merkeli ėshtė vajzė e njė prifti protestant, e cila ka jetuar nė Gjermaninė Lindore nė kohėn e komunizmit, mirėpo ajo e tha kėtė nė kontekstin politik, pėr t'ju afruar opinionit publik nė shumė qytete gjermane, sikurse ėshtė Berlini, Mynihu, Kėlni, etj., nė njė kohė kur planet e ndėrtimit tė xhamive ua prishėn rehatinė banorėve lokalė, e mos tė flasim pėr kolegėt konservatorė tė Merkelit nė Bavari.

Politikanėt flasin pėr "islamizim simbolik", sidomos meqė u ngjall bursa e shitjes sė kishave, dhe vetėm nė Angli arriti shitja e 10% tė kishave qė gjenden atje, ndėrsa u ndėrprenė lutjet nė 100 kisha nė Gjermani, madje disa shkruan pėr koncertin mė tė njohur tė Madonės, qė e mbajti nė njė kishė historike tė Vatikanit, e cila ishte shndėrruar nė kafene nate.

Tė tjerėt, sikurse ėshtė Vatikani, qė vijnė nga jashtė qarqeve politike mendojnė se dimensioni "demografik" mund tė jetė vendimtar pėr pėrfundimin e "krishterimit tė kontinentit plak", ata tėrhoqėn vėrejtjen edhe ndaj shtimit tė emigrimit tė muslimanėve nė Evropė dhe se kjo do tė ndikojė nė identitetin e krishterė tė Evropės.

Kurse Daniel Pajps ka pėrcaktuar tre shkaqe qė po sjellin islamizimin e Evropės, prej tyre ėshtė edhe shkaku "demografik", kurse "besimi" ėshtė nė krye tė kėtyre shkaqeve.

Frika nga islamizimi i Evropės i ka shtyrė disa intelektualė tė mėdhenj tė Perėndimit tė paramendojnė skenarin mė tė keq pėr t’u ballafaquar me zgjerimin islam nė shtetet evropiane, prej kėtyre skenarėve ėshtė edhe pėrcaktimi pėr etnocid dhe gjenocid ndaj muslimanėve!

Sidoqoftė ballafaqimet momentale rrotullohen rreth ballafaqimit me "zgjerimin simbolik" tė Islamit, teori e cila pėrputhet me natyrėn e lidhjes sė njeriut perėndimor me krishterimin si fe. Sepse feja tek ata ėshtė thjeshtė "ritual" dhe kulturė, afirmim i identitetit dhe superioritet civilizues, prandaj edhe Fenė Islame e shohin vetėm tek sfera e simbolikės, e cila ballafaqohet me simbolikėn e "krishterimit simbolik", qė personifikohet nė ekzistimin material tė kishave me njė numėr tė vogėl tė vizitorėve tė tyre. Kjo gjendje pasqyron boshllėkun e madh informativ, drejt tė cilit duhet tė orientohen muslimanėt, nėse dėshirojnė t’i rezistojnė atmosferės armiqėsore ndaj tyre qė mbretėron nė perėndim, nė njė mėnyrė tolerante dhe tė qetė, larg pasioneve tė vrullshme dhe tensionit, ose pėrdorimit tė ligjėrimit hidhėrues, zhurmues apo trullosės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: FRIKA NGA ISLAMIZIMI I EVROPĖS!    Tue Oct 12, 2010 9:19 pm

Deo Graciani: Kripto-vahabizėm i kamufluar pėr tė pėrligjur sundimin islamik nė trojet shqiptare
E Hene, 11-10-2010, 10:00pm (GMT+1)


Kripto-vahabizėm i kamufluar pėr tė pėrligjur sundimin islamik nė trojet shqiptare


Nga Deo Graciani


O moj Shqypni e mjera Shqypni,
kush tė ka qitė me krye n’hi,
ti ke pas qene nje zoje e rande,
burrat e dheut te thirrshin nane”


Po sot, Shqypni,
Pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem per dhe


Kėto vargje tė shkruara nga Pashko Vasa, tingėllojnė sot mė aktuale se kurrė. Vallė kush tė ka qitė me krye nė hi, moj Shqipni, mund tė pyes dikush? Pėrgjigjia ėshtė njė e vetme, e pandryshueshme prej mė shumė se gjashtė shekujsh. Ajo ka vetėm njė emėr. Islami. Islami moj e mjera Shqipėri ishte fatkeqėsia mė e madhe qė tė gjeti ty moj zoje e rande qė burrat e dheut te thirrshin nane. Tani kėto burrat e dheut kanė mbetur jetimė dhe pa nanė, pa memėdhe, e pa identitet sepse nė tokėn e tyre sundon akoma epidemia vdekjeprurėse islamike qė e ka kthyer nė tokė tė djerrė mendjen dhe shpirtin e shumė shqiptarėve kudo qė ndodhen. Sot nė trojet shqiptare sikur tė mos mjaftonin tė gjitha problemet aktuale, qoftė ekonomike, politike apo sociale, ka filluar me hapa galopantė procesi i radikalizimit tė popullatės myslimane ne Maqedoni e Kosove por edhe nė Shqipėri. Epidemisė sė re i ėshtė vėnė emri “vahabizėm,” dhe shumė analistė, politikanė, shkrimtarė, gazetarė, intelektuale e tė tjerė janė munduar tė japin pėrkufizimin e tyre nė lidhje me simptomat e kėsaj sėmundjeje, por gjithmonė duke mos pėrmendur burimin e vertetė tė infeksionit.


Tek shqiptarėt ėshtė krijuar kompleksi i mostrajtimit siē duhet i sėmundjeve qė kanė krijuar plagė tė thella nė trupin e kombit. Kėto plagė tė qelbėzuara jo vetėm qė nuk mjekohen por ėshtė arritur deri nė atė pikė qė tė mos pėrmenden as shkaktarėt e tyre. Pse ndodh kjo? Sepse disa njerėz kanė pėrhapur idenė e gabuar se mjekimi i kėtyre plagėve mund tė na shkaktojė tensione sociale tė panevojshme. Ndėrsa disa tė tjerė pohojnė se kemi mbijetuar nė paqė dhe kemi bashkėjetuar me kėto plagė prej shumė shekujsh dhe prandaj nuk ėshtė e nevojshme t’i prekim apo t’i pastrojmė. Mosballafaqimi me historikun e kėsaj sėmundjeje, ka ēuar tashmė nė njė fazė tė re tė sėmundjes. Qelizat e infektuara qė gjendeshin nė trungun e kombit shqiptar prej njė kohe tė gjatė janė kthyer nė kancerogjene dhe tashmė sėmundja nuk ėshtė mė nė stanjacion por ka filluar tė pėrparojė gradualisht. Megjithėse kjo sėmundje ka marrė njė pėrkufizim tė ri thjesht pėr qėllime studimore, politike apo kulturore, historikisht ėshtė e njėjta por tashmė nė njė stad mė tė evoluar. Problemi kryesor ėshtė mėnyra e gabuar sesi po luftohet kjo sėmundje.


Vahabizmi si sėmundje dikujt mund t’i duket plotėsisht i shkėputur nga islami i vėrtetė, por nuk ėshtė ashtu. Po bėhet njė pėrpjekje e kotė qė tė merren si tė shkėputura, kur nė fakt nuk janė. E vėrej me keqardhje kėtė pėrpjekje nė disa shkrime tė kohėve tė fundit tė disa autorėve myslimanė qė flasin pėr rrezikun e vahabizmit nė trojet shqiptare, dhe megjithėse mundohen tė shfaqen si anti-vahabistė vuajnė nė tė vėrtetė nga njė shtresėzim kripto-vahabist nė subkonshin e tyre. Nė artikullin e tij “Myslimanėt radikalė dhe Kosova,” autori Reshat Sahitaj bėn njė ekspozč tė dhimbshme tė gjendjes aktuale tė radikalizmit islamik nė Kosovė. Me pėrshkrimin e tij tė hollėsishėm dhe faktet qė sjell mbi pėrhapjen e kėsaj murtaje tė jep pėrshtypjen sikur pėrpiqet tė marrė stafetėn e anti-vahabizmit nė trojet e Dardanisė. Megjithėse bėn njė punė tė ēmuar duke paraqitur gjendjen nė Kosovė dhe duke u pėrpjekur tė sensibilizojė publikun e gjerė nė lidhje me kėtė rrezik, ai i jep njė shtysė tė fuqishme vahabizmit duke deklaruar se “po tė veprohet sipas mesazhit tė librit tė shenjtė tė Kuranit, paqja do tė mbretėronte.” Ky konkluzion i tij qė nė hyrje tė artikullit e dėmton gjithė punėn e tij. Pse? Sepse ky pohim ka njė kundėrshti nė vetvete. Pikėrisht interpretimi fjalė pėr fjalė i Kuranit shkakton fenomenin e vahabizmit. Zbatimi fjalė pėr fjalė i urdhėresave tė Kuranit dhe Haditeve tė profetit ėshtė burimi kryesor i kėsaj epidemie tė quajtur Vahabizėm.


Kohėt e fundit ėshtė dalluar me shkrimet e tij kripto-vahabiste edhe Besnik Sinani, i cili orvatet tė fikė zjarrin duke i hedhur benzinė. Ky autor radikal islamik megjithė pėrpjekjet qė bėri pėr maskimin e ndjenjave tė tij tė vėrteta, nuk arriti dot ta ndalte shpėrthimin e sėmundjes e cila i vlonte nė shpirtin e tij tė errėt. Ithtaria e tij pėr vahabizimin duket qartė nė ēdo rresht qė shkruan. Mos tė harrojmė asnjėherė se vahabistėt e pashpallur shkaktojnė mė shumė dėme se tė vetshpallurit.


Nga shumė shkrime qė kam lexuar kėto kohėt e fundit pėr rrezikun e radikalizmit islamik mė kanė bėrė veēanėrisht shumė pėrshtypje artikujt e Ardian Ramadanit, dhe prandaj do tė ndalem pak mė gjatė tek dy nga shkrimet e tij tėfundit. Ky autor qė duket sikur shkruan nė mbėshtetje tė interesave kombėtare nė fakt shkruan tėrėsisht kundėr tyre. Artikulli i tij tepėr voluminoz “Rreziku i ri pėr kombin shqiptar” mė tėrhoqi vėmendjen pėr shkak tė disa argumenteve qėllimisht tė shtrembėruara qė pėrmban. Pėrpjekja e autorit ėshtė tė pėrziejė sė bashku disa tė pavėrteta dhe disa tė vėrteta dhe t’ia servirė ato publikut tė gjerė, duke shpresuar qė njerėzit do t’i kapėrdijnė pa problem tė gjitha bashkė meqenėse ēorba qė ka pėrgatitur pėrveē kockave pėrmban edhe mish. Titulli i artikullit tė krijon ndjesinė sikur ky autor ka zbuluar ndonje rrezik tė ri qė i kanoset kombit shqiptar. Hapja e artikullit tė tij me thėnien e Pashko Vasės “feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” nuk pėrfaqėson aspak ndjenjat e vėrteta tė kėtij autori. Kjo thėnie e Pashko Vasės ėshtė bėrė kohėt e fundit sllogani mė i preferuar i shumė pro-vahabistėve anti-shqiptarė tė cilėt ndėrsa gėrmojnė fshehtazi varrin e Shqiperisė dhe tė sė ardhmes sė saj, e pėrdorin kėtė si sllogan sa herė qė kapen nė flagrancė duke kryer paudhėsitė e tyre. Sa pėr informacion, Pashko Vasa e ka thėnė kėtė diku nga fundi i shekullit tė 19-tė, shumė kohė pasi Shqipėrinė e kishte marrė lumi nga pushtimi i gjatė turko-islamik dhe heterogjeniteti etnik e fetar ishte kthyer nė njė pėrzierje tė neveritshme moēalo-shkretėtinore e tipit Albanistan.


Ardian Ramadani nė njė artikull qė shkruan pėr Gjergj Kastriotin, pasi e lavdėron atė, nuk harron qė t’u ritheksojė lexuesve se Gjergji ynė i madh kurrė nuk ka luftuar kundėr islamit. Ndonjė injorant qė nuk e ka lexuar kurrė historinė mund tė mendojė se turqit ishin katolikė. Ndėrsa nė artikullin e tij “rreziku i ri pėr kombin shqiptar,”Ardian Ramadani njė shtrėmbėrues i lindur i tė vėrtetave, me njė naivitet tė pazakontė guxon tė krahasojė pasojat e deklaratave tė Dom Anton Kqirės me pasojat e pėrhapjes sė vahabizimit dhe dėmin e pallogaritshėm qė i ka shkaktuar kjo rrymė Kosovės gjatė gjithė kėtyre viteve. Madje nuk do tė ishte aspak e ēuditshme qė subkonshi kripto-vahabist i Ardian Ramadanit, tė nxirrte shumė kollaj si tė barazvlershme dėmet e shkaktuara nga pushtimi i gjatė dhe i vazhdueshėm turko-islamik 600 vjeēar me dėmet e shkaktuara nga deklarata e pamenduar e Dom Anton Kqirės. Atij gjithashtu i pėlqen tė miklojė me broēkulla krenarinė e shqiptarėve. Po si mundet more i paudhė tė ndihet krenar dikush qė praktikon fenė e pushtuesit duke mos respektuar gjakun e derdhur tė heronjve qė luftuan pėr tė ruajtur identitetin e tyre kombėtar dhe fetar ndaj njė lukunie islamike? Nė mėnyrėn mė tė paturshpme autori fajėson njėsoj kriminelin dhe viktimen, qė i pėrkufizon si “forca tė errėta” tė cilat po pėrpiqen tė denigrojnė figurat kombėtare. Viktimėn e akuzon se po pėrpiqet tė krijojė urrejtje tė tipit “Shėn Bartolomeu.” Me kėtė sulm tė kamufluar ndaj institucioneve tė krishtera katolike ai pėrpiqet t’i akuzojė ato se po veprojnė njėsoj si vahabistėt nė nxitjen e urrejtjes fetare. Me pėrpjekjen e tij djallėzore por tė dėshtuar pėr tė barazuar frymėn e institucioneve katolike me ato vahabiste islamike, ky individ kripto-vahabist tregon edhe njė herė brumin nga i cili pėrbėhet. Sikur tė mos mjaftonte gjithė ky shtrembėrim, ai mundohet tė na qetėsojė duke na thėnė se vahabizimi nė trojet tona ėshtė ende prezent nė numėr shumė tė vogėl. Tamam siē pėrpiqet djalli qė t’u mbushė mendjen njerėzve se ai nuk ekziston. Nė paragrafin e fundit tė artikullit tė tij ai shkruan: “Pra, kombi shqiptar duhet t`i japė pėrparėsi prezencės sė multikonfesionalitetit, tė respektojė kultet e besimit, tė ndėrtojė xhami…,” sikur tė mos ishin ndėrtuar mjaftueshėm. Nė vend qė ky “atdhetar i shquar” tė bėnte thirrje pėr ndėrtim shkollash apo spitalesh, ky bėn thirrje pėr ndėrtimin e objekteve fetare, qė sot kanė mbirė si kėrpudha tė helmatisura anembanė trojeve shqiptare duke i lėnė njerėzit pa gjumė ditė e natė. Me ulėrimat e tyre arabisht tė krijojnė ndjesinė e njė orkestre e cila di tė luajė vetėm muzikė makabre, pėr t’i kujtuar e rikujtuar njerėzve nė ēdo moment sė jeta e tyre ėshtė gjithmonė e mbėshtjellur me njė fatalizėm nga i cili nuk do tė shpėtojnė edhe pėr 600 vjet tė tjera.


Nė situatėn aktuale ku ndodhet kombi shqiptar, kur e ardhmja e tij ėshtė e rrezikuar, ėshtė e domosdoshme qė njerėzit tė kuptojnė se kripto-vahabizimi ėshtė aq i rrezikshėm sa edhe vahabizimi i shpallur. Kripto-vahabizimi duket qartė nė deklaratėn mė tė fundit tė Naim Tėrnavės nė shpirtin e tė cilit vlon dėshira pėr tė pare ligjin e sheriatit tė zbatuar nė ēdo pėllėmbė tė Dardanisė. Dashuria e fshehtė e Tėrnavės mbetet modeli i Arabisė Saudite. ėshtė pikėrisht politika derėshqyer e bashkėsisė islame tė Kosovės qė ka ēuar nė ndėrtimin e mbi 1000 xhamive nė Kosovė gjatė viteve tė fundit tė financuara nga vahabėt dhe ekzistencėn e disa dhjetra qendrave islamike radikale nė tė gjithė Kosovėn, tė cilat vjellin vrer ditė e natė ndaj gjithēkaje tė mirefilltė shqiptare. ėshtė pikėrisht Ternava i cili pas njė takimi qė zhvilloi me ushtruesin e detyrės sė presidentit, Jakup Krasniqi, u bėri thirrje radikalėve islamikė qė tė mos bien pre e thirrjes sė disa shoqatave dhe tė protestojnė nė Prishtinė kėtė tė Premte. Ai deklaroi solemnisht duke bėrė takije, se Bashkėsia Islame e Kosovės nuk qėndron prapa kėtyre protestave tė cilat bėhen nė mbrojtje tė pėrdorimit tė shamisė nė institucionet arsimore tė Kosovės. Qesharak ėshtė fakti se ėshtė pikėrisht bashkėsia islame me nė krye Tėrnavėn qė pėrmes Avokatit tė Popullit ka dorėzuar njė kėrkesė nė Gjykatėn Kushtetuese pėr tė vendosur lidhur me lejimin e pėrdorimit tė hijab-it nė institucionet publike. Pra loja e dyfishtė e Tėrnavės e tregon qartė se kush qėndron pas protestave tė radikalėve islamikė nė Kosovė.


Nė gjendjen e krijuar, detyra jonė ėshtė t’i ndihmojmė vėllezėrit tanė myslimanė nė trojet shqiptare me aq sa kemi mundėsi duke i larguar nga kthetrat e kėtyrave bishave qė nuk ngihen kurrė duke gllabėruar shpirtra tė pafajshėm. Nėse i lėmė tė humbasin myslimanėt shqiptarė atėherė rrezikon tė humbasė edhe Shqipėria. Humbja e tyre nė ferrin tokėsor dhe pastokėsor ėshtė edhe humbja jonė. Nė Shqipėri ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia gjatė 20 viteve tė fundit ka filluar njė largim gradual nga islami dhe sot jo-myslimanėt nė Shqipėri kapin shifrėn e pothuajse 70% nė njė popullsi 4.5 milionėshe. Kjo situatė ka filluar tė ndikojė nė radikalizimin e asaj pjese tė mbetur tė popullsisė myslimane. Shenjat e kėtij radikalizimi u shfaqėn ditėn e bajramit kur disa qindra radikale myslimanė u falėn tek bulevardi dėshmoret e kombit pėr t’i dėshmuar botės qė nė Shqipėri ka akoma radikalė myslimanė. Edhe nė shumė metropole Evropiane si Londėr, Paris, etj., radikalėt myslimanė kanė filluar tė falen rregullisht nėpėr rrugė megjithėse si Londra ashtu edhe Parisi kanė mjaft xhami. Pse e bėjnė kėtė? Sepse duan t’i tregojne botės se kėtu sundojmė ne. Gjithēka qė bėjnė ėshtė vetėm pėr shfaqje, dhe pėr tė krijuar pėrshtypjen se nuk kanė xhami tė mjaftueshme ku tė falen. Gjatė Krishtlindjeve dhe Pashkėve tė kaluara vetėm nė Kishat katolike tė Tiranės kanė hyrė dhe dalė mbi 1 milion njerėz tė cilėt kanė bėrė lutje dhe kanė adhuruar perėndinė. Mos vallė duhet tė ndėrtojmė 100 kisha katolike nė Tiranė pėr tė akomoduar gjithė kėto njerėz? Sigurisht qė jo. Radikalizimi i praktikave fetare sjell pasoja pėr bashkėjetesėn midis religjioneve dhe krijon tensione tė panevojshme.


Pėrhapja e radikalizmit dhe kripto-radikalizmit islamik nė trojet shqiptare ėshtė aq e kamufluar sa edhe komplekse. Duhet tė kuptojmė qartė se e ardhmja e kombit shqiptar rrezikohet nga shumė drejtime. Vahabiste nuk janė vetėm praktikuesit e vahabizmit. Vahabistė janė edhe ata qė ndiejnė simpati pėr kėtė rrymė, ata qė e financojnė, dhe ata qė heshtin duke i lėne veprim tė lirė kėtyre njerėzve tė egjėr. E njėjta gjė vlen edhe pėr terrorizmin. Terroristė nuk janė vetėm ata qė kyejnė krimin, por edhe ata qė simpatizojnė kauzėn e terroristėve, ata qė i nxisin nė kryerjen e krimit, ata qė u predikojnė urrejtjen, ata qė i strehojnė, qė i financojnė, ata qė heshtin. Tė gjithė kėto janė terroristė. Toleranca ndaj tė keqes ėshtė krim, thotė Thomas Mann. Gjithmonė duhet tė pėrpiqemi pėr mirėkuptim midis palėve por jo kompromis me tė keqen. Kundėr kėsaj tė keqeje tė madhe nuk jemi vetėm. Kemi me vetė gjithė botėn e qytetėruar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
FRIKA NGA ISLAMIZIMI I EVROPĖS!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nėse kėto fotografi nuk e tronditin Evropėn, atėherė asgjė nuk do ta bėjė (Foto)
» Shifra tmerruese: 70.000 prostituta shqiptare sot merren me "zejėn" e seksit nė Evropė?!
» Shkruajtėn pėr librin e Skėnder Buēpapajt "Frika nga atdheu"!
» Sulejman Lokaj: Evropė, ndėrgjegjen ku e ke?!
» Qamil Foniqi: Evropė Jo!... (Cikėl poetik)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog