LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi   Wed Oct 06, 2010 12:11 am

Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi

Shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare, eshte nje nder pretendentet kryesore per te fituar cmimin Nobel per Letersine per kete vit. Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ne rast se juria do te zgjedhe serish nje fitues ne radhet e shkrimtareve europiane, pretendentet kryesore jane Ismail Kadare dhe suedezi Tomas Transtromes, edhe pse emri i novelistit shqiptar eshte me i lakuar. Veprat e Kadarese jane perkthyer ne mbi 45 gjuhe te botes, ndersa ai eshte nominuar disa here per cmimin Nobel. Te tjere shkrimtare te favorizuar per kete cmim prestigjioz, te dorezuar per here te pare per Letersine ne vitin 1901, ne rast se fituesi nuk do te jete europian, jane poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, por jo me pak lakohen emrat e autoreve amerikane, Filip Roth e Don Delilo. Anetari i jurise, Piter Englund ka deklaruar per Associated Press se fituesi eshte zgjedhur tashme, por emri i tij do te shpallet pas nje vote formale diten e enjte. "Ismail Kadare i Shqiperise ose Tomas Transtromes i Suedise, jane favoritet nese juria zgjedh nje tjeter shkrimtar europian", eshte shprehur Piter Englund, edhe pse Akademia suedeze eshte kritikuar se ka vleresuar me cmime shume autore europiane, duke i favorizuar ata. Kritiket shprehen per mediat boterore se Kadare ka gjithsesi me shume shanse. Kete vit, fituesit do te perfitojne rreth 1.5 milione dollare, diplome dhe medalje ari. Nderkaq, per Kadare u shenua pak dite me pare nje tjeter sukses. "Prilli i Thyer" i shkrimtarit Ismail Kadare eshte radhitur ne listen boterore tek "10 hakmarrjet me te mira ne letersi". Keshtu titullohej shkrimi i John Mullan, botuar ne "The Guardian", referuar kesaj ceshtjeje. Ne artikull ai rendit njera pas tjetres 10 historite me te mira te hakmarrjes a gjakmarrjes, qe jane vene ne qender te nje vepre letrare. Pasi ka futur ne kete dhjeteshe "Romeo dhe Zhuljeta" te Shekspirit, "The Godfather" (Kumbari) te Mario Puzos, "The Bride of Lamermoor" qe Donizzeti e beri opera,"Huckleberry Finn" te Mark Teain, "Blood wedding" te Lorkes dhe "La vendetta" te Balzakut, Mullan ka renditur si nje nder me te mirat e hakmarrjes te letersise edhe ngjarjen e pershkruar nga Kadare ne librin e tij "Prilli i thyer", qe ai e botoi ne vitin 1980. "Prilli i thyer" i Kadarese, eshte gjithashtu pjese e kinematografise braziliane me titullin "Prapa diellit". Gjakmarrja, besa dhe miku, jane elementet kryesore te kesaj vepre qe shtjellon ne menyre shume direkte jeten ne Veriun e Shqiperise, familjen, hakmarrjen, shtepine, nen ngjyrat e Kanunit te Leke Dukagjinit. Pak kohe me pare, Kadare u nderua me cmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersine".
Marre nga: Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Ismail Kadare, pretendenti kryesor per cmimin Nobel ne Letersi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shaban Sinani: Ismail Kadare i ka provuar e zhvilluar thuajse tė gjitha llojet apo nėnllojet e letėrsisė
» Lexim tematik i " Krushqit janė tė ngrirė " novelė tė Ismail Kadaresė
» Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
» Agim Doēi i shkruan Ismail Kadarese: Perseri nje "Leter e Hapur"...
» Edison Ypi: Rruga Kadare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs