LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dijet e njerėzve tė mėdhenj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Dijet e njerėzve tė mėdhenj   Sat Oct 02, 2010 3:12 pm

Tė nderuar vellezer dhe motra! Vazhdojmė tė jetojmė me njerėzit e mėdhenj, njerėz tė cilėt i bėnė emrat e tyre tė pėrjetshėm nė librin e historisė njerėzore. Janė ata njerėz, dashuria pėr tė cilėt ka mbushur zemrat tona. Janė ata njerėz tė cilėt janė burim frymėzimi dhe inkurajimi pėr vendosmėri, vullnet, modesti dhe morale tė larta. Nė kėto emisione, ne do tė rrėfejmė ngjarje dhe ndodhi me kėto njerėz, tė cilat do tė na freskojnė dhe qetėsojnė zemrat.

Udhėheqėsi dhe komandanti i kėtyre njerėzve tė mėdhenj, ka qenė dhe mbetet i dėrguari i Zotit, profeti Muhamed a.s.

Nė kėtė emision, ne do tė trajtojmė dijet dhe njohuritė e njerėzve tė mėdhenj.

Vallė nė ēfarė fushe u specializuan kėta njerėz? Ēfarė dijesh pėrftuan dhe mbartėn pėr njerėzimin?

Dijet dhe njohuritė e tyre e kanė burimin nga fuqia Supreme e Krijuesit tė vetėm tė kėtij universi. Janė ato njohuri tė cilat tė ēojnė drejt kėnaqėsisė hyjnore dhe qė ta bėjnė emrin tė pėrjetshėm mbi tokė. Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti i ngren ata qė besuan dhe qė pėrftuan dije nė grada tė larta.”

Nė njė hadith tjetėr, Zoti i drejtohet Profetit tė Tij me fjalėt:”Dije se nuk ka zot tjetėr veē Allahut dhe kėrko fjalje pėr gjynahet e tua!” Thotė imam Buhariu rreth kėtij ajeti:”Zoti e filloi me dije, para fjalėve dhe veprave.”

Njerėzit e mėdhenj e kanė konceptuar dijen dhe njohuritė si urtėsi dhe menēuri tė cilat e udhėzojnė njeriun drejt mė tė drejtės dhe tė dobishmes nė jetė dhe si katalizator pėr moralet e larta. Ata kurrė nuk e kuptuan dijen dhe njohuritė thjesht si disa tekste qė duhen mėsuar pėrmendėsh, si diēka qė tė mundėson tė hysh nė debate dhe kontradikta tė pafundme me tė tjerėt. Ata nuk e kuptuan dijen si diēka qė tė bėn tė famshėm, me pozitė dhe si mundėsi pėr rritjen e tė ardhurave. Ata nuk e kuptuan dijen si diēka qė do i mbajė larg lodhjes dhe punės fizike. Thotė Profeti Muhamed a.s:”Mua mė dėrgoi Zoti pėr udhėzim dhe dije.” Udhėzimi nė kėtė rast janė punėt dhe veprat e mira, kurse dija ėshtė ajo qė udhėzon dhe orienton nė kėto punė.

Shokėt e Profetit a.s dhe brezi qė erdhi pas tyre, i vunė nė jetė me rigorozitet kėto porosi dhe u kthyen nė modele morali tė lartė, shpresė dhe mėshirė pėr mbarė botėn.

Fjala e parė qė iu shpall Profetit a.s nga qielli ishte fjala “Lexo” e cila nėnkupton studimin, nxėnien e dijeve, meditimin, kėrkimin shkencor etj… Kėshtu e filloi rrugėn e tij karvani i udhėzimit dhe reformave hyjnore me nė krye profetin e mėshirės, Muhamedin a.s. Bashkė me faktet dhe argumentat e Kuranit, ata studionin dhe argumentat e Zotit nė univers. Kėshtu, paralelisht me dijet dhe njohuritė e pėrgjithshme, ata pėrftuan dhe pėrkushtimin, shtimin e besimit dhe bindjes nė Zotin fuqiplotė. Me dėshmi nga vetė kundėrshtarėt e tyre, ata ishin brezi mė i mirė qė profeti Muhamed a.s ia ofroi njerėzimit.

Nė njė thėnie tė tij, i dėrguari i Zotit e ka konsideruar dijen si shpėtim. Ai thotė:”Kushdo qė i hyn njė rruge pėr tė pėrvetėsuar dije, ta dijė se Zoti ia ka lehtėsuar rrugėn pėr nė xhenet.”

Brezi i sahabeve qė edukoi shkolla e profetit Muhamed a.s, ishin tė ndėrgjegjshėm mbi pėrgjegjėsitė qė kishin kur uleshin pėr tė studiuar njė ajet Kurani, apo hadith profetik. Kėtė nuk e bėnin pėr tė shtuar dijet me qėllim qė tė debatojnė, tė marrin nė gojė njėri-tjetrin, tė nxjerrin nė pah tė metat e njėri-tjetrit dhe tė merren me ofendime. Por sa herė qė mėsonin njė ajet apo hadith mė tepėr, u ēelej fytyra dhe u hapej zemra.

Kėtė e vėrteton mė sė miri thėnia e Muadh ibnu Xhebelit drejtuar njėrit prej muslimanėve:”Eja tė ulemi pak, qė tė na shtohet besimi!” dhe u ulėn duke kujtuar dhe medituar mbi mrekullitė e Zotit nė Kuran dhe nė univers. A ke menduar ndonjėherė mbi thellėsinė e kėsaj fjale:”Eja tė ulemi pak, qė tė na shtohet besimi!”

Thotė Ibnu Mesudi mbi brezin e sahabeve:”Ata janė njerėzit mė zemėrmirė, me njohuri tė thella dhe mė pak tė sikletshėm.”

Njė dije qė nuk tė bėn rob tė devotshėm, tė sinqertė dhe tė pėrkushtuar, tė dashur pėr vėllezėrit dhe miqėsor me muslimanėt e tjerė, ėshtė dije e padobishme dhe e kotė.

Transmeton Buhariu se Ibnu Abasi nė moshėn tetė vjeēare vajti nė shtėpinė e Profetit a.s pėr tė mėsuar Kuran, dėgjuar hadithet e Profetit a.s dhe pėr t’a vėshtruar Profetin a.s nga afėr teksa falet, lutet dhe pėrmend Zotin. Duke qėndruar nė shtėpinė e Profetit a.s, Ibnu Abasi mėsoi shumė gjėra nga jeta e Profetit a.s, mėsoi hadithet e tij, adhurimin, leximin e Kuranit, lutjet dhe pėrkushtimin e natės. E gjithė kjo, me qėllim qė kėto t’i mbartė dhe t’ia transmetojė tė gjithė umetit musliman mė vonė.

Njė natė, Ibnu Abasi mbushi njė enė me ujė dhe e la pranė Profetit a.s, me qėllim qė ta ketė gati kur tė ēohet tė marrė abdes. Kur e pa Profti a.s, pyeti:”Kush e ka mbushur kėtė enė me ujė?” Kur morri vesh qė ishte Ibnu Absi ai qė e kishte bėrė, Profeti a.s u lut:”O Zot! Shtoja dijet fetare dhe mėsoji komentin.”

Tregon Ibnu Abasi mbi udhėtimin e tij pėr tė pėrftuar dije:”Dijeni se dija nuk pėrftohet me rehati fizike.”

Askush nuk mund tė bėhet i ditur, i suksesshėm dhe produktiv, veēse pasi tė jetė lodhur dhe tė ketė kaluar netėt pa gjumė.

Edhe pse lutjet e Profetit a.s janė tė pranuara, Ibnu Abasi nuk u mbėshtet nė kėtė lutje, duke qėndruar nė shtėpi dhe duke pritur qė t’i vijė dija dhe njohuritė pėr tė cilat u lut Profeti a.s. Tregon vetė Ibnu Abasi mbi pėrvojėn e tij nė kėrkimin e dijes dhe thotė:”Pėr Zotin e madhėruar! Shkoja nė shtėpinė e ndonjėrit nga banorėt e Medines pėr tė dėgjuar ndonjė hadith qė nuk e dija dhe e gjeja atė duke fjetur nė gjumin e drekės. Mua mė vinte zor qė tė trokisja nė derė dhe ta zgjoja, prandaj shtrihesha rrėzė murit tė shtėpisė. Era e nxehtė qė frynte mė pėrplasej nė fytyrė bashkė me pluhurin qė barte me vete. Vazhdoja kėshtu, derisa tė zgjohej personi tė cilin prisja.”

A e dini se cili ishte rezultati i kėsaj sacrifice? Rezultati ėshtė se Ibnu Abasi u bė dijetari tek i cili drejtoheshin tė gjithė pėr ta pyetur. Ai filloi tė njihej dhe me nofkat:”Penda e umetit dhe komentuesi i Kuranit.”

Pėrse tė mos ndjekim shembullin dhe modelin e kėtyre njerėzve tė mėdhenj edhe ne sot? Pėrse tė mos studiojmė dhe kėrkojmė dije me tė njėjtėn vendosmėri si ajo e Ibnu Abasit?

Tregon Xhabiri, njė nga shokėt e Profetit a.s:”Kam udhėtuar njė muaj tė plotė pėr nė Arish tė Egjyptit, pėr tė mėsuar njė hadith tė Profetit a.s nga Abdullah ibnu Enis. Kur arrita nė Arish, mė priti Abdullah ibnu Enis dhe unė pa zbritur nga deveja e shkruajta hadithin dhe u ktheva menjėherė pėr nė Medine.”

Me kėtė sakrificė, durim dhe vetėmohim, ata arritėn gradat mė tė larta tė dijes, duke u bėrė shembull dhe model pėr njerėzimin.

Pasi Ibnu Abasi falte namazin e sabahut, lexonte dhikrin e mėngjesit dhe kur zbardhte dita, u thoshte nxėnėsve tė tij:”Le tė vijė grupi i Kuranit!” Menjėherė hynin njerėzit dhe nxėnėsit qė ishin tė interesuar pėr tė ditur sa mė shumė rreth kuptimit dhe komentit tė ajeteve. Pasi pėrfundonte me kėta, ai thėrriste nxėnėsit qė ishin tė interesuar pėr fikhun, tė cilėt e pyesnin pėr ēėshtje tė fikhut. Pasi pėrfundonte me kėta, thėrriste nxėnėsit qė ishin tė interesuar mbi ēėshtjet gjuhėsore dhe letrare. Pasi pėrfundonte, ai shtronte sofrėn dhe ushqente nxėnėsit dhe nevojtarėt me shpenzimet e tij. Tregojnė bashkėkohėsit e tij:”Ibnu Abasi u jepte njėkohėsisht dije dhe ushqim nxėnėsve tė tij.”

I paarritshėm nė kėtė pikė ishte dhe imam Shafiu. Historia dhe jetėshkrimi i tij ėshtė pėr tu mėsuar nė universitete dhe akademi. Ai lindi nė Askalan tė Palestinės. Babai i vdiq qė nė moshė tė vogėl. Kėshtu, imam Shafiu u rrit jetim dhe i varfėr. E mbėshtetur nė forcėn dhe udhėzimin e Zotit, nėna e tij morri rrugėn pėr nė Meke sė bashku me Shafiun e vogėl.

Duke vajtur nė Meke, imam Shafiu vendosej nė qytetin dhe vendin e gjyshėrve tė tij, tė largėt. Kjo, pasi ai takohet me Profetin Muhamed a.s nė gjyshin e pestė. Nėna e tij morri njė dhomė tė vogėl me qera dhe ushqeheshin me bukė tė thatė, tė cilėn pėr ta pėrtypur e lagnin me ujė.

Tregon imam Shafiu:”Zoti mi hapi dyert e dijes dhe shkoja nė Qabe ku mėsoja Kuranin dhe hadithin. Duke dashur tė mos i harroj ato qė mėsoja, i shkruaja nė kocka, pllaka gurėsh dhe sholla kėpucėsh, saqė e mbusha dhomė ku jetonim me gjėra tė tilla.”

Kur thirrej ezani i sabahut, nėna e tij zgjohej dhe nuk e lejonte Shafiun e vogėl tė shkojė nė xhami, nga frika pasi ishte i vogėl akoma. Ajo e vishte, e ushqente me bukėn e thatė dhe vetėm pasi tė zbardhte dita e lejonte tė shkojė nė xhami. Ai nuk e dinte ē’ėshtė loja dhe dėfrimi me fėmijėt e moshės sė tij. Kurrė nuk u shoqėrua me shokė tė kėqinj dhe gjithmonė dallohej pėr gjykimin dhe urtėsinė qė e karakterizonte. Ky pasion pėr tė pėrftuar dije, e bėri tė tillė qė medh-hebin e tij ta ndjekin miliona njerėz.

Kurse tw flaswsh mbi imam Ahmed ibnu Hanbel, ėshtė si tė flasėsh mbi mrekullitė e oqeanit. Ai udhėtoi nė shumė zona, krahina dhe qytete. Ai vajti dhe nė Jemen, pėr tė kėrkuar dhe pėrftuar sa mė shumė dije dhe njohuri. Nė njė ēantė, ai mbante bukėn e tij prej elbi, kurse nė ēantėn tjetėr mbante fletėt dhe pendėn me tė cilėt shkruante njohuritė e reja. Gjatė gjithė udhėtimeve, synimi ishte tė mbledhė sa mė shumė thėnie dhe hadithe tė profetit Muhamed a.s. Shpesh herė nė kėto udhėtime, e gjeje tė uritur, tė etur, kėmbėzbathur, tė raskapitur, pa fjetur, me kėmbė tė ēara, tė vetėm dhe ndonjėherė dhe tė frikėsuar nga faktorė tė ndryshėm. Megjithatė, ai vazhdoi rrugėn nė kėrkim tė dijeve dhe dijetarėve. Ai udhėtoi nga Bagdadi nė Jemen kėmbėzbathur dhe qėllimi ishte tė takohej me Abdurrezzak San’anin. Shoqėrues i tij ishte Is’hak Rahave dhe gjatė rrugės, vendosi tė ndalojė nė Qabe. Pasi arritėn nė Meke dhe po kryenin tavafin, ata takohen me Abdurrezzak San’anin, i cili dhe ai kishte ardhur nga Jemeni pėr Umre. Is’hak ibnu Rahavej i tha:”O imam, Zoti na e ka sjellė Abdurrezzak San’anin nė Meke, prandaj eja ta takojmė dhe t’i kėrkojmė atė qė duam. Por imam Ahmedi ia ktheu:”Unė e kam bėrė nijet tė shkoj nė Jemen dhe atje tė kėrkoj dije mbi hadithet e tė dėrguarit tė Zotit dhe nuk dua ta ndryshoj nijetin tim. Unė nuk do marr dije prej tij, derisa tė kthehet nė San’a dhe atje ta pyes pėr hadithet e Profetit a.s.”

Kur Abdurrezzak San’ani u kthye nė Jemen, imam Ahmedi u nis dhe ai pėr nė Jemen, duke kaluar male dhe fusha tė mbushura me rreziqe pėr jetėn, derisa arriti nė Jemen. Atje vajti dhe takoi Abdurrezzakun dhe morri dijet dhe njohuritė e duhura prej tij. Gjatė qėndrimit nė Jemen, imam Ahmedit i mbarojnė tė hollat qė kishte pėrgatitur pėr udhėtim. Megjithatė, ai nuk i kėrkoi askujt qė ta ndihmojė, por pranoi tė punojė si punwtor i thjeshtw nė korrjen e misrit. Pasi shkroi hadithet qė ia diktoi Abdurrezzak San’ani nė librin e tij Elmusned, imam Ahmedi morri rrugėn pėr nė Sham, mė pas nė Horasan, fshatrat dhe qytetet e Irakut, ku pyeste njerėzit e ditur mbi hadithet e Profetit a.s derisa mblodhi dyzet mijė hadithe. Thuhet qė gjatė kėtyre dy viteve, imam Ahmedi ka dhėnė fetva pwr mbi dymjė ēėshtje fikhu, duke u pėrgjigjur vetėm me: Ka thėnė Zoti dhe ka thėnė Profeti a.s.

Pėrveē dijeve dhe njohurive tė gjera, imam Ahmedi ėshtė shembulli dhe modeli mė i mirė nė moralet e larta. Ai dallohej pėr modestinė, mėshirėn, zemėrbutėsinė, buzėqeshjen, tė folurit drejt, durimin nė sprova dhe fatkeqėsi, gjė e cila u vėrtetua gjatė sprovės me thėnien mbi krijimin e Kuranit.

Thėnia mbi krijimin e Kuranit, ėshtė njė sprovė tė cilėn e kaloi me sukses imam Ahmedi. Ai insistonte nė atė qė Kurani ėshtė fjalė e Zotit dhe jo krijesė e Tij. Pėr kėtė, ai u godit 1.600 herė me kamzhik dhe qėndroi nė burgun e Mutesimit 36 muaj, pa e ndryshuar aspak qėndrimin e tij. Kurani ishte fjala e vėrtetė e Zotit dhe jo krijesė e Tij si krijesat e tjera. Thotė Zoti nė Kuran:”Atij i takon krijimi dhe urdhėri!” dhe urdhėrat janė pjesė nga fjalėt e Zotit.

Pas qėndresės heroike tė imam Ahmedit dhe pasi doli nga burgu, ishte mendimi i tij dhe i dijetarėve tė tjerė ai qė triumfoi.

Dijet e imam Ahmedit ishin dije qė stimulonin veprat pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit dhe lumturinė nė botėn tjetėr. Pėr kėtė, ai banonte nė njė dhomė tė vogėl dhe mjaftohej me pak ushqim.

Ēdo fjalė qė thoshte, nxėnėsit e tij e regjistronin, ngaqė tingėllonte e bukur dhe plot forcė. Sa herė qė shkonte nė xhami, merrte me vete librat, tė cilat ua lexonte njerėzve pas pėrfundimit tė namazit.

Pasi doli nga burgu, i vinte doktori pėr t’i kuruar shpinėn, ku nuk kishte mbetur vend pa u goditur nga kamzhiku. Ai ia lyente me vaj dhe i priste copat e mishit qė ishin varur nga goditjet e kamzhikut. Tė pranishmit e nxisnin qė ta mallkojė Mutesimin, por ai i shtrirė dhe duke vuajtur thoshte:”Zoti e mėshiroftė Mutesimin dhe ia faltė gjynahet! Ēfarė do tė pėrfitoja nėse dikush ndėshkohet dhe vuan pėr shkakun tim?” Ai lutej dhe kėrkonte falje pėr ata qė e kishin torturuar dhe keqtrajtuar.

Njė ditė i thanė qė ka ardhur nė qytet njė dijetar i fushės sė hadithit. Menjėherė, ai ngriti rrobėn dhe u sul drejt xhamisė. Kur e pa dikush, i tha:”A edhe nė kėtė moshė kėrkon tė mėsosh mė shumė mbi hadithin?!” Imam Ahmedi iu pėrgjigj:”Nga banka deri nė varr.” Me kėtė synonte qė do tė vazhdojė kėrkimin e dijes deri nė frymėn e fundit, derisa tė vdesė.

Udhėtimi i dijes dhe pėrftimit tė njohurive fillon me lindjen, djepin, dhe pėrfundon ditėn kur njeriu besimtar shkėputet nga kjo botė. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe adhuroje Zotin tėnd, derisa tė tė vijė vdekja.”

Kėto ishin njerėzit e mėdhenj dhe njohuritė e tyre, dije tė cilat ishin larg ēdo fanatizmi dhe ekstremizmi. Ishin dije tė cilat tė frymėzojnė pėr devotshmėri dhe moral tė lartė, larg konflikteve, bidateve dhe humbjes.

Dijet e tyre u regjistruan dhe u pėrkthyen pėr njerėzit e ndryshėm nė tė katėr anėt e globit.

Ėshtė nder dhe me dobi qė jetėshkrimet e kėtyre njerėzve tė pasqyrohen nė universitete, kuvende dhe mjetet e informacionit, me qėllim qė brezave tė rinj tu japim modelin mė tė mirė pėr tė ndjekur.

Nė jetėshkrimet e tyre gjen modelin dhe mėsimet e duhura pėr njė jetė tė ndershme.

E lusim Zotin qė t’i shpėrblejė pėr mundin dhe dijet qė lanė pas dhe e lusim qė ne tė prėfitojmė nga kėto dije sa mė shumė.



Autori: Aid El-Karnij


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: Dijet e njerėzve tė mėdhenj   Sat Oct 02, 2010 6:58 pm

Boll,mjafte ! se na lodhe me keto historite e perrallave arabe!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Re: Dijet e njerėzve tė mėdhenj   Sat Oct 02, 2010 11:12 pm

buri imir dhe trimi
nuk lodhet asnjeher ..
i nderuar nese nuk ju pelqejn ..mos i lexoni dhe keni nenforume tjera qe mundet te postoni edhe ju apo te lexoni gjera qe nuk ju lodhin.... eshte e qart kjo...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dijet e njerėzve tė mėdhenj   Today at 5:59 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dijet e njerėzve tė mėdhenj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Naim Frashėri
» Flori Slatina: Varre tė thjeshtė, njerėz tė mėdhenj - Tefta Tashko Koēo
» Gani Mehmetaj:Rugovėn e ēmuan njerėzit mė tė mėdhenj tė planetit
» Ajet Nuro:Portreti i njė heroi qė u dėnua se ishte ... njerėzor...
» Baki Ymeri: Kadri Mani ėshtė njė ndėr prijėsit e mėdhenj tė Lirisė qė e gėzon Kosova sot

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com