LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ē'ĖSHTĖ ISLAMI?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: ē'ĖSHTĖ ISLAMI?   Sat Oct 02, 2010 12:28 am

ēdo religjion, i vėrtetė apo i falsifikuar, ēdo shoqatė, e dobishme apo e dėmshme, ēdo parti, e mirė apo e keqe, i ka themelet dhe bazat e veta ideore dhe parimet ideologjike tė cilat pėrcaktojnė qėllimin e saj dhe orientojnė drejtimin e saj, duke i shėrbyer anėtarėve dhe pasuesėve tė saj si statut.

Ai qė dėshiron tė anėtarėsohet nė ndonjėrėn prej shoqatave tė pėrmendura sė pari shikon nė parimet e saj, e nėse pajtohet me to, me subkoshiencė dhe me vetėdije i pranon pa kurrfarė dyshimi nė to, kėrkon tė hyjė nė shoqatėn pėrkatėse, tė inkuadrohet nė radhėt e anėtarėve dhe ithtarėve tė saj. E atėherė bėhet i detyruar t'i kryejė tė gjitha aktivitetet me tė cilat e obligon statuti i shoqatės dhe e paguan anėtarėsinė e caktuar. Pas kėsaj ėshtė i obliguar qė me veprimtarinė e tij tė tregojė sinqeritet nė pranimin e parimeve dhe principeve tė shoqatės, pandėrprerė duke i rikujtuar ato, nė mėnyrė qė tė mos veprojė diē qė u kundėrvihet atyre. Me moralin dhe sjelljet e tij tė paraqet shembull tė bukur tė atyre principeve, si dhe tė misionarit praktik tė tyre.

Anėtarėsimi nė shoqatė, pra, do tė thotė: njohja e sistemit tė saj, besimi nė parimet e saj, tė nėnshtruarit pėrcaktimeve tė saj, si dhe veprimi praktik nė pėrputhje me ato pėrcaktime. Ky ėshtė qėndrimi i pėrgjithshėm, i cili ėshtė i aplikueshėm edhe nė fenė islame. Prandaj, ai qė dėshiron tė hyjė nė Islam sė pari duhet t'i aprovojė parimet e tij dhe pa ngurrim t'i pėrvetėsojė, ashtu qė tė bėhet musliman. Kėto principe, shkurtimisht, pėrbėhen nė besimin qė kjo botė materiale nuk ėshtė e vetmja qė ekziston, dhe se kjo jetė e dunjasė nuk ėshtė e tėrė jeta. Njeriu ka ekzistuar para lindjes, do tė ekzistojė edhe pas vdekjes. Nuk e ka krijuar veten, por ka qenė i krijuar para se tė ketė njohur veten. Njeriun nuk e kanė krijuar krijesat joorganike qė gjenden rreth tij, sepse ai posedon mendjen, kurse ato jo, porse e ka krijuar i Vetmi All-llahu i Madhėrishėm nga asgjėja (nga mosekzisentca), sikurse edhe tė gjitha kėto botėra. Ai ėshtė i Vetmi qė jep jetė dhe vdekje, Ai tė gjitha i ka krijuar, dhe nėse dėshiron do t'i shkatėrrojė. Ky Zot nuk i gjason asnjėrės nga kėto krijesa.

ēdoherė ka qenė, nuk ėshtė i krijuar, gjithmonė do tė jetė dhe kurrė nuk do tė zhduket. Ėshtė i Fuqishėm dhe fuqia e Tij nuk njeh kufij. Tė gjitha i di dhe asgjė nuk i ėshtė e fshehur diturisė sė Tij. Ėshtė i drejtė, por drejtėsia e Tij nuk pėrcaktohet me kriteret e drejtėsisė njerėzore. Ai i ka vendosur ligjet e gjithėsisė, tė cilat ne i quajmė ligje natyrore dhe tė gjitha i ka krijuar me masė. ēdo sendi i ka caktuar detaje dhe formė, si dhe krejt ēka do t'u ndodhė qenieve tė gjalla dhe jo tė gjalla nga: lėvizja e qetėsia, konstantja e ndryshueshmėria, aktiviteti e pasiviteti. Njeriut ia dhuroi mendjen me tė cilėn ai gjykon pėr shumė gjėra, tė cilat ia ka nėnshtruar atij, dhe me tė cilėn realizon atė ēka vet e zgjedhė. Pas kėsaj jetė tė pėrkohshme e ka krijuar jetėn e pėrhershme - botėn tjetėr, nė tė cilėn bamirėsi do tė shpėrblehet me Xhennet, ndėrsa mėkatari do tė dėnohet me Xhehennem.

Zoti ėshtė Njė, i Vetmi, nuk ka shok i cili krahas Tij adhurohet, nuk ka kush qė tė afron tek Ai dhe qė ndėrmjetėson pa lejen e Tij. Ibadet i sinqertė i bėhet vetėm Atij - nė tė gjitha format.

Tė gjitha krijesat e dukshme, qė dallohen me shqisa, si dhe ato tė padukshme i takojnė Atij. Disa nga ato janė jo tė gjalla, e disa tė gjalla, me obligime tė ngarkuara. Disave nga ato krijesa tė gjalla iu ėshtė veēori vetėm e mira, e ato janė melekėt (engjėjt); disa kanė veēori vetėm tė keqen, e ata janė shejtanėt (djajtė); ndėrsa karakteristikė e disa krijesave ėshtė edhe e mira edhe e keqja, e kėta janė xhinnėt dhe njerėzit. Ai, All-llahu i Madhėrishėm, i zgjedh disa nga njerėzit dhe u dėrgon melekė me ligj tė Tij - sheriat - qė t'u shpallė njerėzve, e ata janė pejgamberėt.

Kėto sheriate (ligje) tė All-llahut tė Madhėrishėm janė tė pėrfshira (pėrmbledhura) nė libra dhe suhufe (fletushka), tė cilat janė tė shpallura nga lartė (qielli). E fundit nga ato e abrogon tė mėparshmen, apo e korrigjon. Libri i fundit ėshtė Kur'ani. Tė gjitha librat para Kur'anit janė shtrembėruar, apo janė zhdukur dhe harruar. Kur'ani ėshtė i vetmi qė ka mbetur i ruajtur nga ndryshimet dhe shkatėrrimi. Ndėrsa i fundit nga pejgamberėt ėshtė Muhammed Ibėn Abdull-llah El-Arebi El-Kurejshi. Me tė ėshtė vulosur pejgamberia, kurse fetė me shpalljen e tij, kėshtu qė nuk ka pejgamber pas tij.

Kur'ani ėshtė kodi islam. Ai qė pohon se Kur'ani ėshtė nga All-llahu i Madhėrishėm dhe beson nė tė, pėrgjithėsisht dhe nė detaje, quhet besimtar. Besimi nė kėtė aspekt nuk ėshtė i njohur askujt pėrveē All-llahut tė Madhėrishėm, sepse njerėzit nuk i hapin zemrat, e as qė dinė se ē'ka nė to. Prandaj, qė muslimanėt dikė ta konsiderojnė si njėrin prej tyre, ėshtė obligim ta deklarojė kėtė besim nė shqiptimin e shehadetit. Ky shehadet ėshtė: "Besoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pos All-llahut, dhe besoj se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė i dėrguar dhe rob i Tij."

Kur i shqipton kėto fjalė, bėhesh musliman, d.m.th. banorė i vėrtetė i shtetit islam, nė tė cilin muslimani i gėzon tė gjitha tė drejtat, duke pranuar qė t'i kryejė tė gjitha obligimet me tė cilat e obligon Islami.

Kėto obligime, apo detyrime fetare, janė tė pakta, tė lehta, dhe nė to nuk ka kurrfarė mėrzie e as vėshtirėsi.

E para nga kėto ėshtė: Qė nė mėngjes, para lindjes sė diellit, t'i falė dy rekate tė namazit tė sabahut, qetė, duke thirrė nė tė Zotin e tij, duke lutur pėr mirėbėrėsi dhe duke mbėshtetur nga dėnimi. Para kėsaj merr abdest, apo thėnė ndryshe i lanė pjesėt e caktuara tė trupit, apo nėse ėshtė xhunub (i papastėr) lahet i tėri. Nė mes tė ditės t'i falė katėr rekate tė namazit tė drekės, e pastaj pak mė vonė edhe katėr rekate - ikindinė. I falė pas pėrėndimit tė diellit tri rekate tė namazit tė akshamit dhe nė fillim tė natės katėr rekate tė namazit tė jacisė.

Kėto janė pesė namazet e obligueshme. Kryerja e tyre nuk zgjatė mė tepėr se gjysmė orė. Pėr kryerjen e tyre nuk ėshtė i caktuar vendi apo personi i caktuar - personeli fetar - pa tė cilin nuk do tė ishin tė plota. Nė to, sikurse edhe nė tė gjitha obligimet fetare, nuk ka ndėrmjetėsues nė mes tė muslimanit dhe Zotit tė tij.

Obligimi i dytė: Nė vit ekziston muaji i caktuar nė tė cilin muslimani e ndryshon kohėn e ushqimit, ashtu qė mėngjesin e ha nė fund tė natės nė vend se nė fillim tė ditės, kurse e shtyen drekėn deri nė pėrėndim tė diellit, duke u pėrmbajtur gjatė ditės nga ushqimi, pija dhe marrėdhėniet seksuale. Ky ėshtė pėr shpirtin e tij muaji i spastrimit, pėr stomakun e tij muaji i pushimit, pėr trupin e tij muaji i riprovimit tė sjelljes dhe shėndetit tė tij. Ky muaj ėshtė njė nga format e angazhimit nė bamirėsi dhe barazi nė jetė.

Obligimi i tretė: Nėse pas plotėsimit tė nevojave tė veta personale dhe nevojave tė familjes sė tij mbetet si tepricė njė pjesė e caktuar e pasurisė, pėr tė cilėn ai gjatė tėrė vitit nuk ka pasur nevojė, ėshtė i obliguar qė nga ajo pasuri - pas kalimit tė njė viti - tė ndajė dy e gjysmė pėr qind (2,5%) tė varfėrve dhe tė mjerėve. Pėr muslimanėt kjo dhėnie nuk paraqet kurfarė barre, ndėrsa ėshtė nė dobi tė madhe pėr ata qė kanė nevojė, dhe kjo paraqet shtyllė tė fortė tė ndihmesės sė ndėrsjellė dhe ilaē pėr sėmundjen e varfėrisė - njėrės nga sėmundjet mė tė rėnda tė shoqėrisė.

Obligimi i katėrt: Islami nė bashkėsinė e vet i ka rregulluar takimet familjare, edhe atė:

- Takimin nė nivel tė mbledhjeve tė lagjeve, tė cilat mbahen pesė herė nė ditė - si orėt e mėsimit nė shkollė. Kjo ėshtė kryerja e namazit me xhemat, me tė cilėn ēdo anėtar e pėrforcon dėgjueshmėrinė e tij ndaj All-llahut tė Madhėrishėm gjatė takimit pranė Tij. Frytet e kėtij takimi janė qė tė fortėt t'u ndihmojnė tė dobtėve, tė diturit t'i mėsojnė tė paditurit, tė pasurit t'u ndihmojnė tė varfėrve. Kohėzgjatja e kėtij takimi pėrafėrsisht ėshtė pesėmbėdhjetė minuta, ashtu qė nuk i paraqet pengesė punėtorit nė punė, e as tregtarit nė tregti. Nėse takimi pėrfundon, e ndonjė musliman nuk ėshtė i pranishėm nė tė, ai nuk dėnohet pėr mungesė, por i mbetet shpėrblimi i mangėt pėr mospjesėmarrje nė tė;

- Takimi nė nivel tė tubimit tė lagjeve tė qytetit, i cili mbahet njė herė nė javė, e qė ėshtė namazi i xhumasė. Zgjatė mė pak se njė orė, ndėrsa pjesėmarrja nė tė ėshtė e domosdoshme pėr muslimanėt;

- Takimi nė nivel tė mbledhjes sė qytetit, i cili mbahet njė herė gjatė vitit, e ky ėshtė namazi i bajramit. Pjesėmarrja nė tė nuk ėshtė e obligueshme, ndėrsa kohėzgjatja e saj ėshtė mė pak se njė orė;

- Takimi nė nivel tė kongresit tė gjithmbarshėm musliman, i cili mbahet ēdo vit nė vendin e caktuar. Ky, nė tė vėrtetė, ėshtė cikli drejtues, veprimor dhe ideor. Muslimani ėshtė i obliguar qė tė jetė i pranishėm bile njė herė gjatė jetės - nėse ka mundėsi - e ky ėshtė haxhxhi.

Kėto janė obligimet themelore fetare me tė cilat obligohet muslimani. Nė obligimet fetare bėn pjesė, gjithashtu, edhe tė pėrmbajturit nga veprat e caktuara, vepra pėr tė cilat tė gjithė njerėzit e menēur nė botė pajtohen se janė tė dėmshme dhe se ėshtė obligim qė tė largohemi nga ato, siē janė: mbytja e padrejtė, sulmi i njerėzve, dhuna e tė gjitha llojeve, pijet dehėse nga tė cilat humb vetėdija, amoraliteti i cili shkatėrron nderin, shėndetin dhe ngatėrron farefisninė, kamata, gėnjeshtra, mashtrimi, tradhtia, padėgjueshmėria ndaj prindėrve, betimi i rrejshėm, dėshmia e rrejshme, e tė ngjashme qė u pėrngjajnė kėtyre veprave tė shėmtuara dhe tė dėmshme, shėmtueshmėrinė e tė cilave e ndjen ēdo mendje e shėndoshė.

Nėse muslimani e lė pasdore kryerjen e ndonjė obligimi, apo vepron diē nga ajo qė ėshtė e ndaluar, e pastaj kthehet dhe pendohet duke kėrkuar falje nga All-llahu i Madhėrishėm - Ai me tė vėrtetė do t'ia falė. Nėse nuk pendohet dhe nuk kthehet nga vepra e ndaluar, mbetet ende musliman dhe llogaritet nė radhėt e muslimanėve, mirėpo konsiderohet mėkatar dhe meriton dėnim nė botėn e ardhme - ahiret, me dallim se dėnimi i tij ėshtė i pėrkohshėm, e jo i pėrhershėm, siē ėshtė dėnimi i pabesimtarit.

Por, nėse e mohon ndonjėrėn nga bazat, principet e besimit, apo dyshon nė to, e refuzon obligimin apo ndalesėn e bazuar nė ixhma (ixhma - pajtueshmėria e tė gjithė dijetarėve mbi njė ēėshtje), apo mohon madje njė fjalė nga Kur'ani, ai del nga feja - konsiderohet renegat dhe i mirret shtetėsia islame. Dezertimi nga feja ėshtė mėkati mė i madh nė Islam, ashtu qė ėshtė nė shkallė tė tradhtisė sė madhe nė ligjet bashkėkohore, dėnimi i sė cilės ėshtė - nėse personi nuk pendohet - vdekja.

Muslimani ndonjėherė e lėshon ndonjė obligim apo bėn diē nga ajo qė ėshtė e ndaluar, duke e pranuar obligimin dhe ndalesėn, por megjithatė mbetet ende musliman, me atė se bėhet mėkatar. Ndėrsa, sa i pėrket besimit imanit, ai ėshtė i pandashėm, ashtu qė sikur tė besonte p.sh. 99% tė principeve tė besimit, kurse njė e ka mohuar, ai konsiderohet si mosbesimtar.

Ndonjėherė muslimani nuk ėshtė mu'min, ngjashėm sikur ai qė anėtarėsohet nė ndonjė shoqatė, prezenton nė mbledhjet e saj, paguan anėtarėsinė dhe i kryen obligimet e anėtarėve tė saj, por nuk i pranon principet e saj e as qė ėshtė i bindur nė vėrtetėsinė e tyre. Ai i bashkangjitet asaj shoqėrie vetėm e vetėm qė ta spiunojė atė apo qė t'i sjell dėm. Ai ėshtė hipokriti-munafiku, i cili nė gjuhė e shqipton shehadetin dhe sipėrfaqėsisht i kryen obligimet fetare. Mirėpo ai, nė realitet, nuk ėshtė besimtar, e as qė ėshtė i shpėtuar tek All-llahu i Madhėrishėm, ndonėse te njerėzit llogaritet si musliman, sepse njerėzit gjykojnė sipas manifestimeve tė jashtme, kurse vetėm All-llahu i Madhėrishėm i njeh fshehtėsitė dhe atė qė gjendet nė zemra.

Prandaj, kur njeriu pranon principet ideore tė Islamit, e ato principe janė: besimi absolut nė All-llahun e Madhėrishėm, pa i i pėrshkruar Atij ndonjė shok apo ndėrmjetėsues, besimi nė melekėt (engjėjt), nė pejgamberėt, nė librat - shpalljet, nė jetėn e ardhshme, nė caktimin e All-llahut tė Madhėrishėm - kaderin, si dhe shqiptimi i shehadetit. Kush beson thellė nė tė gjitha kėto, e pastaj i falė namazet e obliguara - farzet, e agjėron ramazanin, nėse ėshtė i pasur e jep zekatin nė pasuri, nėse ka mundėsi e kryen haxhxhin njė herė gjatė jetės, largohet nga veprat e ndaluara tė cilat me ixhma janė tė ndaluara, ky person konsiderohet se ėshtė musliman - mu'min. Mirėpo fryti i besimit nuk vėrehet nė njeriun, as qė ndjehet kėnaqėsia e tij, e as qė konsiderohet musliman i plotė derisa nė jetėn e vet nuk ta ketė pasuar rrugėn e muslimanit - mu'minit.

I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shumė shkurt, nė njė fjali, e cila konsiderohet si njė nga thėniet mė thelbėsore dhe mė koncize, e ka paraqitur programin e asaj rrugė. Nė fjali e cila pėrmban nė vete ēdo tė mirė, tė mirėn e kėsaj dhe botės sė ardhme.

Kuptimi i asaj fjalie ėshtė qė, besimtari gjatė kohės sė punės dhe pushimit, kur ėshtė nė vetmi dhe nė shoqėri, nė seriozitet dhe shaka, nė ēdo situatė nė tė cilėn gjendet, e ka ndėrmend se All-llahu i Madhėrishėm ėshtė i informuar pėr tė dhe se e shikon. Kėshtu, duke e pasur nė mendje se Ai e shikon, nuk bėn mėkate e as qė frikėsohet e dėshpėrohet, duke e ditur se Ai ėshtė me tė. Nuk ndjen vetmi duke e kujtuar Atė, e as qė ndjen nevojė pėr dikė duke kėrkuar nga Ai dhe duke e lutur Atė. Po edhe nėse e bėn ndonjė mėkat apo gabon - e natyrshme ėshtė qė tė gabojė - kthehet dhe pendohet, e All-llahu i Madhėrishėm me tė vėrtetė ia falė atij (gabimin).

E gjithė kjo ėshtė marrė nga definicioni i bamirėsisė (ihsanit) nė fjalėt e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ta adhurosh All-llahun e Madhėrishėm ashtu sikur ta shohėsh, sepse edhe pse ti atė nuk e sheh, Ai ty me tė vėrtetė tė sheh."

Kjo ėshtė nė pika tė shkurtėra feja islame

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ē'ĖSHTĖ ISLAMI?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nexhat HAZIRI:Bedri Islami-ky ėshtė i vėrteti
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Gazmend Islami:Si u vranė komandantet e UĒK-sė qė luftuan nė Kosovė dhe si morėn komandėn "parashutistėt" e Tiranės?
» Gazmend Islami:Krishterimi a ėshtė radikal
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com