LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ē’THONĖ TĖ TJERĖT PĖR ISLAMIN..?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Ē’THONĖ TĖ TJERĖT PĖR ISLAMIN..?   Sat Oct 02, 2010 12:25 am

Islami qė iu shpall Muhammedit alejhisselam ėshtė vazhdimi dhe kulmi i tė gjitha feve paraprakisht tė shpallura, kėsisoj ai ėshtė pėr tė gjitha kohėt dhe pėr tė gjithė njerėzit. Ky status i Islamit mbėshtetet nė fakte tė qėndrueshme. Sė pari, nuk ekziston asnjė libėr deri mė sot i shpallur nė formė dhe me pėrmbajtje tė njėjtė siē u shpall ky. Sė dyti, asnjė religjion tjetėr i shpallur nuk ka ndonjė arsye bindėse pėr t’u bėrė udhėrrėfyes nė tė gjitha rrugėt e jetės sė njeriut pėr tė gjitha kohėt, kurse Islami e drejton njerėzimin aty ku duhet dhe ofron udhėrrėfimin fundamental pėr tė gjitha problemet njerėzore. Pėr mė tepėr, ai e ka pėrballuar sprovimin 1400 vjeēar dhe disponon me tė gjitha potencialet pėr themelimin e njė shoqėrie ideale, ashtu siē bėri nėn udhėheqjen e Pejgamberit tė fundit, Muhammedit alejhisselam

Ishte vėrtet njė mrekulli kur pejgamberi Muhammed pati sukses t’i ngadhėnjejė madje edhe armiqtė mė tė pėrbetuar tė Islamit pa mjete pėrkatėse materiale. Adhuruesit e idhujve, ndjekėsit e verbėr tė rrugėve tė tė parėve, nxitėsit e ngatėrresave fisnore, akuzuesit e dinjitetit dhe tė gjakut njerėzor, u bėnė populli mė i disiplinuar nėn udhėheqjen e Islamit dhe tė Pejgamberit tė tij. Islami i hapi para tyre pikėpamjet e lartėsive shpirtėrore dhe tė dinjitetit njerėzor, duke njohur drejtėsinė si kriter tė vetėm pėr meritė dhe nder. Islami i dha formė jetės sė tyre shoqėrore, kulturore, morale dhe komerciale me ligje e parime fundamentale, shumica e tė cilave janė nė pajtim me natyrėn e njeriut, e kėsisoj edhe tė aplikueshme nė ēdo kohė, pasi qė natyra e njeriut nuk ndryshon.

Ėshtė fatkeqėsi e madhe qė Perėndimi i krishterė, nė vend qė tė pėrpiqej ta kuptojė sinqerisht suksesin fenomenal tė Islamit nė periudhėn e tij mė tė hershme, e konsideronte atė si religjion rival.

Nė kohėn e Kryqėzatave kjo prirje u bė mė e fuqishme dhe fitoi pėrkrahje tė madhe, u shkrua edhe njė literaturė e vėllimshme pėr ta njollosur pasqyrėn pėr Islamin. Mirėpo, Islami kishte filluar ta shpalojė vėrtetėsinė e vet para dijetarėve modernė, tė cilėt me pikėpamjet e tyre tė guximshme e objektive mbi Islamin, i bėnė tė pabaza sulmet e drejtuara kundėr tij nga tė ashtuquajturit orientalistė objektivė.

Kėtu po japim disa pikėpamje pėr Islamin tė dijetarėve tė mėdhenj dhe tė njohur jomuslimanė tė kohės moderne. E vėrteta nuk ka nevojė tė mbrohet nga asnjė avokat. Mirėpo, propaganda keqdashėse e drejtuar kundėr Islamit, ka shkaktuar huti madje edhe nė kokat e mendimtarėve tė lirė dhe objektivė.

Shpresojmė qė mendimet e mėposhtme do tė kontribuojnė pėr fillimin e vlerėsimit objektiv tė Islamit.


“Ai (Islami) e zėvendėsoi murgėrimin me burrėri. Ai u jep shpresė skllevėrve, vėllazėrim njerėzimit dhe mun­dėson njohjen e fakteve themelore tė natyrės njerėzore”.

Canon Taylor, Kumtesė e lexuar para Kongresit kishtar nė Volverhamton, 7 tetor 1887, cituar nga T. Arnold, nė “Preaching of Islam” pp. 71-72.


“Ndjenja e drejtėsisė ėshtė njė ndėr idealet mė mrekulluese tė Islamit, sepse, siē kam lexuar nė Kur’an, konsideroj se ato parime dinamike tė jetės nuk janė mistike, por etikė praktike pėr sjelljet e pėrditshme tė jetės tė pėrshtatshme pėr tėrė botėn.”

Sarojini Naidu, Ligjėrata mbi “The Ideals of Islam” shin “Speeches and Writings of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, pp. 167.


“Historia, ndėrkaq, na mėson se legjenda mbi musli­manėt fanatikė qė kaluan botėn me furi dhe qė i detyruan racat e pushtuara ta pėrqafojnė Islamin me majat e shpa­tave tė tyr, e ėshtė njė ndėr mitet mė absurde fantastike tė cilin historianėt ndonjėherė e kanė pėrsėritur”.

De Lacy O’Leary, Islam at the Crossroads, London, 1923, pp. 8.


“Mirėpo, Islami ka pėr t’i ofruar kauzės sė njerėzimit edhe njė shėrbim. Fundja, ai qėndron mė afėr Lindjes sė njėmendtė se sa Evropa dhe posedon njė traditė tė shkėlqyer tė mirėkuptimit dhe bashkėpunimit ndėrmjet racave. Asnjė shoqėri tjetėr nuk ka arritur sukses mė tė madh nė bashkimin e mė shumė racave tė ndryshme njerėzore… Islami e ka ende fuqinė e pajtimit tė elementeve, nė dukje tė papajtueshme, racore dhe tė traditės. Nėse ndonjėherė kundėrthėniet e shoqėrive tė mėdha tė Lindjes e tė Perėndimit duhet tė zėvendėsohen me bashkėpunim, ndėrmjetėsimi i Islamit ėshtė kushti i domosdoshėm. Nė duart e tij qėndron me tė madhe zgjidhja e problemit me tė cilin po ballafaqohet Evropa nė marrėdhėniet me Lindjen. Po qe se ata bashkohen, shpresa pėr njė pėrfundim paqėsor shtohet dukshėm. Mirėpo, nėse Evropa, duke e refuzuar bashkėpunimin me Islamin e hedh atė nė duart e rivalėve tė saj, atėherė pėrfundimi mund tė jetė i kobshėm pėr tė dy palėt.”

H.A.R. Gibb, Wither Islam, London, 1932, pp. 379.


“Fenė e Muhammedit gjithmonė e kam vlerėsuar lart pėr shkak tė vitalitetit tė saj tė mrekullueshėm. Mė duket se ajo ėshtė feja e vetme qė posedon kapacitetin asimilues tė fazės ndėrruese tė ekzistencės, me ē’gjė bėhet tėrheqėse pėr tė gjitha moshat. Unė e kam studiuar atė – njeri i mrekulluar, e sipas mendimit tim ai ėshtė lart nga tė qenit anti-krisht, atė duhet ta quajmė shpėtimtar tė njerėzimit. Jam i bindur se po tė merrej njė njeri i ngjashėm me tė me diktaturėn e kohės moderne, me sukses do t’i kishte zgjidhur problemet e saj nė atė mėnyrė qė do t’ia kishte sjellur paqen dhe lumturinė aq tė nevojshme. Kam parashikuar rreth besimit tė Muhammedit se ai do tė ishte i pranueshėm pėr Evropėn e nesėrme, ashtu siē po fillon tė bėhet i pranueshėm pėr Evropėn e sotme”

G.B.Shaw, The Genuine Islam, Vol. 1, Nr. 81936.


“Zhdukja e vetėdijes racore, sikur te muslimanėt, ėshtė njė ndėr arritjet e theksuara tė Islamit, kurse nė botėn bashkėkohore ekziston, ashtu siē po ndodh, njė nevojė mjaft e madhe pėr propagandimin e kėtij virtyti islam…”

A.J. Toynbee, Civilization of Trial, New York, 1948, pp. 205.


“Ngritja e Islamit ėshtė mbase ngjarja mė e ēuditshme nė historinė e njerėzimit. Duke buruar nga njė vend dhe nga njė popull, mė parė fare tė papėrfillur, Islami brenda njė shekulli u pėrhap nė mbi gjysmėn e rruzullit tokėsor duke zhdukur perandori tė mėdha, duke pėrmbysur religjione mė tė vjetra, duke reformuar shpirtrat e racave dhe duke ndėrtuar njė botė tė re – Botėn e Islamit.

Sa mė thellė ta shqyrtojmė kėtė zhvillim aq mė i jashtėzakonshėm na duket ai. Religjionet e tjera tė mėdha i kanė hapur vetes ngadal rrugė me luftė tė dhembshme, pėr tė triumfuar nė fund me ndihmėn e mbretėrve tė fuqishėm qė patėn pėrqafuar besimin e ri. Krishterimi pati Konstantinin, Budizmi Asokėn, ndėrsa Zoroastrizmi Kirin, ēdonjėri prej tyre duke lėshuar mbi kultin e vet tė zgjedhur fuqinė kolosale tė autoritetit profan. Kjo nuk ndodhi nė Islam. Duke u lindur nė njė vend shkretinor, tė banuar aty-kėtu nga njė popull nomad mė parė tė padalluar nė analet e njerėzimit, Islami u sul pėrpara nė pėrhapjen e tij tė madhe, nė mbėshtetje tė paktė njerėzore e kundėr superioritetit tė madh material. Megjithatė, Islami triumfoi nė dukje me lehtėsi tė ēuditshme, kurse disa gjenerata panė hėnėn e re tė zjarrtė duke u mbajtur fitimtare qė nga Pirinejet e deri nė Himalaje, dhe qė nga shkretėtira e Azisė Qendrore e deri nė shkretėtirat e Afrikės Qendrore”

A.M.L. Stoddard, cituar nė Islam – The Religion of All Prophets, Begum Bawani Waqf, Karachi, Pakistan, pp. 56.


“Islami ėshtė religjion kryesisht racionalist nė kuptimin mė tė gjerė tė kėtij termi, shikuar nga aspekti etimologjik dhe historik. Definicioni i racionalizmit si sistem sipas tė cilit besimet fetare bazohen nė parimet qė i parashtron arsyeja, i pėrgjigjet saktėsisht atij. Ėshtė e pamohueshme qė shumė doktrina dhe sisteme tė teologjisė, si dhe shumė besėtytni, duke filluar nga adhurimi i tė shenjtėve e deri te pėrdorimi i tespihėve dhe i hajmalive, janė shartuar nė trungun kryesor tė besimit musliman. Mirėpo, pėrkundėr zhvillimit tė begatshėm tė mėsimeve tė Pejgamberit, nė tė gjitha kuptimet e kėtij termi, Kur'ani nė mėnyrė tė pandryshuar e ka ruajtur vendin e vet si pikė fillestare fundamentale, kurse dogma e Zotit pėr bashkim ėshtė proklamuar gjithmonė me shkėlqesi, me madhėshti, me pastėrti tė pandryshuar dhe me njė shenjė tė bindjes sė sigurt, qė ėshtė vėshtirė tė kapėrcehen jasht hapėsirės islame. Kjo besnikėri ndaj dogmės fundamentale tė fesė, thjeshtėsia elementare e formulės me tė cilėn shprehet, dėshmia se ai fiton nga tė bindurit e zjarrtė tė misionarėve qė e propagandojnė atė, janė ndėr shkaqet e shumta pėr sqarimin e suksesit tė pėrpjekjeve tė misionarėve muhammedanė. Njė besim i tillė i pėrpiktė e i zhveshur nga tė gjitha komplekset teologjike dhe rrjedhimisht i afėrt me tė kuptuarit e rėndomtė, mund tė pritet tė posedojė, e nė tė vėrtetė edhe posedon, njė fuqi madhėshtore pėr t’i hapur rrugė vetes nė vetėdijen e njerėzve”.

Edward Montet, “La Propagande et ses Adversaries Musulmans” Paris 1890, cituar nga T. W. Arnold nė “The Preaching of Islam”, London 1913, pp. 413-414.


“Unė nuk jam musliman nė kuptim tė rėndomtė, edhe pse shpresoj se jam njė musliman qė i ėshtė dorėzuar Zotit”, por mendoj se shprehjet e ngulitura nė Kur’an dhe shprehjet e tjera tė vizionit islam janė njė thesar i madh i sė Vėrtetės hyjnore, nga tė cilat unė dhe oksidentalistėt e tjerė mund tė mėsojmė edhe mė shumė dhe se Islami ėshtė njė luftėtar i fuqishėm pėr tė na dhėnė skeletin themelor tė njė religjioni tė sė ardhmes.”

W. Montogomery, Watt, Islam and Christianity Today, London, 1983, pp. IX.


Pėrktheu nga anglishtja:
Ylvi Durguti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ē’THONĖ TĖ TJERĖT PĖR ISLAMIN..?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs