LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkon per te vjedhur, e marrin peng

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Shkon per te vjedhur, e marrin peng   Tue Sep 28, 2010 9:17 pm

Shkon per te vjedhur, e marrin peng
Durres- Shkon per te vjedhur kabullin elektrik ne Ishem, por e marrin peng te zotet e shtepise, babe e bir, dhe i kerkojne 100 mije leke demshperblim per te mos e denoncuar ne polici. Tre persona u ndaluan diten e djeshme nga komisariati i Durresit per heqje te paligjshme te lirise, armembajtje pa leje dhe tentative vjedhjeje. Te demtuarit Gjok Bushaj, 50-vjec dhe Bledar Bushaj, 22-vjec, babe e bir, kane dorezuar ne polici te dyshuarin qe po u vidhte telin e rrjetit elektrik, por kane perfunduar vete ne qeli pasi i dyshuari Durim Disha, 39-vjec, edhe ky i ndaluar, i ka denoncuar per pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem ne fshatin Drac-Ishem, kurse te dyshuarit per vjedhje, nga fshati Rreth-Shijak, i jane gjetur ne banese edhe nje arme automatike dhe fisheke. Burime zyrtare te policise se Durresit shpjeguan per gazeten se Durim Disha ishte nisur oret e para te mengjesit per ne fshatin Drac te Durresit. Qellimi i tij ka qene vjedhja e telit te energjise elektrike, te cilin me pas e shiste per skrap ne pikat e grumbullimit. Por ndersa ka shkuar afer baneses se familjes Bushaj, eshte diktuar nga Gjok dhe Bledar Bushaj, babe e bir, te cilet e kane lidhur dhe izoluar ne banese. Duke bere vetegjyqesi, te dyshuarit kane kercenuar 39-vjecarin per rreth tre ore me radhe, duke e mbajtur nga 06:00, deri ne 09:00. Sipas denoncimit te bere nda Disha, ndaj tij nuk eshte ushtruar dhune fizike, por eshte kanosur dhe i jane kerkuar 100 mije leke si pagese, ne kembim te moskallezimit ne polici. Duke mos pranuar oferten e dy familjareve, keta te fundit e kane dorezuar ne komisariatin e Durresit, se bashku me nje sasi kabulli te vjedhur afer shtepise. Por 39-vjecari ka denoncuar marrjen peng per tre ore, kurse vete eshte arrestuar per "vjedhje te mbetur ne tentative". Gjate kontrollit te baneses Dishes i jane zbuluar nje arme zjarri automatike model 56 dhe nje kreher me 30 fishke. Kurse ndaj babe e bir u ngrit akuza e "heqjes se lirise se paligjshme, ne bashkepunim". A. Qoraj Te arrestuar: Durim Disha, 39-vjec, Shijak Gjok Bushaj, 50-vjec, Durres Bledar Bushaj, 22-vjec, Durres Akuzat: "Heqje e paligjshme e lirise ne bashkepunim" "Vjedhje e mbetur ne tentative" "Mbajtje pa leje te armeve te zjarrit" Sekuestruar: 1 arme automatike model 56 30 cope fisheke
Burimi informativ: Koha Jone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Shkon per te vjedhur, e marrin peng
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog