LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Interesat pas "xhamisė" nė New York

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Interesat pas "xhamisė" nė New York   Tue Sep 28, 2010 11:24 am

Autor: Besnik Sinani



Debati pėr ngritjen e njė "xhamie" dy blloqe larg vendit ku gjendeshin dikur kullat binjake ėshtė kthyer nė debat global. Pėr kėtė arsye, me sa duket, njė gazetė shqiptare e pa tė arsyeshme tė merrte mendimin e disa intelektualėve shqiptarė nėse duhet lejuar ngritja e "xhamisė", pėr tė cilėn ndėrkaq autoritet lokale tė New York-ut kanė dhėnė aprovimin.

Pa u lodhur tė shohė fotografitė e maketit qė gjendet kudo nė internet, njė nga kontribuuesit shqiptarė tė kėtij debati krahasonte minaren joekzistente tė xhamisė qė nuk do jetė xhami me njė "raketė shpirtėrore".

"Park 51", siē quhet projekti, nuk do tė jetė xhami, por qendėr kulturore islame me 13 kate, me galeri arti, pishinė e palestėr, me dhomė faljeje e meditimi e modeluar sipas shembullit tė qendrave tė tilla komunitare tė komunitetit hebre. Nuk ka as minare e as kupolė.

Figura mbrapa kėtij projekti, Imam Abdul Rauf, ka vite qė kryen ture shėtitjesh nė Lindjen e Mesme pėr llogari dhe tė sponsorizuara nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ka marrė pjesė nė aktivitete tė tilla nė shumė raste dhe gjatė administratės republikane tė Bushit, pėrfshi krah pėr krah condolenza Rice, aq sa njė grup studentėsh nė Kajro e akuzuan pėr agjent tė CIA-s. Aktualisht, ai gjendet nė Bahrein i dėrguar nga Departamenti i Shtetit Amerikan pėr tė promovuar vlerat amerikane nė botėn arabe.

Bordi drejtues i projektit ėshtė i mbushur me tė krishterė e hebrenj dhe Imam Abdul Rauf ka vite qė promovohet nė televizionet amerikane si pėrfaqėsues i Islamit qė dėshiron tė ketė si partnerė Amerika. Atėherė pse gjithė kjo revoltė nga politikanėt e tė djathtės, me tė cilėt Imam Abdul Rauf ka qenė kaq i afėrt.

Fushata kundra "Park 51" ėshtė udhėhequr, nxitur e formuluar kryesisht nga tre ente mediatike tė sė djathtės amerikane: FOX NEWS, The Wall Street Journal, dhe The New York Post qė janė pronė e tė njėjtės Kompani, News Corp.

Ironikisht ishte FOX NEWS nga stacionet e para mediatike qė i dha bekimin dhe miratimin kėtij projekti nė dhjetor tė viti qė shkoi nė njė intervistė mė gruan e Imamit, Daisy Khan.

Edhe mė ironike ėshtė se sot njė nga akuzat qė ngrėnė me tė madhe kėto media ėshtė se ndoshta ky projekt financohet nga ndonjė princ saudit kur ėshtė se aksioneri i dytė mė i madh nė kompaninė qė i ka pronė kėto media, ėshtė njė anėtar i familjes mbretėrore saudite.

Atėherė, pse ndryshoi qėndrimi i tė djathtės amerikane? Sipas njė sondazhi tė kohėve tė fundit, gati 20% e amerikanėve besojnė se Obama ėshtė mysliman.

Teksa Amerika i afrohet zgjedhjeve pėr kongres dhe senat, demagogėt e tė djathtės kanė parė nė debatin pėr "xhaminė" njė aset politik qė mund ta monopolizojnė nė diskursin e tyre politik. Por, teksa ky debat ėshtė i motivuar nga politika lokale, ato kanė marrė pėrmasa globale.

Diskursi politik amerikan qysh nga George Bush ka qenė se Amerika nuk ėshtė nė luftė me Islamin, por me terroristėt qė shpėrdorojnė Islamin.

Por parullat e protestuesve kundėr xhamisė, prodhimtaria mediatike qė ofendojnė fenė islame, Profetin Muhamed, dhe qė cilėsojnė gjithė myslimanėt si terroristė japin imazhin e njė lufte mes Amerikės dhe Islamit, i cili, jo rastėsisht, ėshtė dhe argumenti bazė ideologjik i Bin Ladenit.

Teksa specialistė tė terrorizmit si Bernard Haykel thonė se numri i militantėve tė organizatave terroriste si Al-Kaida ėshtė diku tek 20 mijė vetė - njė numėr i vogėl nė njė popullsi globale prej mė shumė se 1.5 miliardė myslimanė - interesi i SHBA ka qenė tė izolojė Al-Kaidėn, tė gjejė partnerė kudo mes popullsive myslimane nė botė dhe mos t'i japė terren mesazhit tė Al-Kajdės tė pėrhapet e tė fitojė pasues mė tej.

Debati mbi "Park 51", refuzimi pėr kėtė qendėr e pėr xhami nė vende tė tjera tė Amerikės, i shėrbejnė njė retorike tė ndryshme, njė retorikė qė njėson Islamin me terrorizmin, qė injoron faktin se pati myslimanė ndėr viktimat e kullave binjake, se shumica e viktimave tė Al-Kaidas nėpėr botė kanė qenė myslimanė - shumė prej tyre klerikė qė kanė folur kundra Al-Kaidas - dhe jep mesazhin qė ka vite qė trumbeton Bin Laden: se Amerika po kryen njė luftė fetare drejtuar kundra gjithė myslimanėve dhe Islamit.

Prandaj, ndalimi i xhamisė, nė fjalėt e Kryetarit tė Bashkisė sė New York-ut, "do t'i jepte njė vegėl tė rėndėsishme propagandistike rekrutuesve tė terroristėve, tė cilėt pėrhapin mendimin e gabuar se Amerika ėshtė nė luftė me Islamin."

Teksa media e djathtė nxit kėtė imazh tė Islamit si fe e prirur ndaj njė dhune fetare irracionale, njė imazh shumė i pėrafėrt ekziston nė botėn arabe pėr Amerikėn.

Imazhi i Bushit si njeri qė deklaronte se ishte me mision nga Zoti, artikujt e medias amerikane qė tregojnė se raportet e luftės i dorėzoheshin me citime nga Bibla, apo deklaratat e njė zv.ministri tė Mbrojtjes Amerikane qė predikonte nėpėr kisha i veshur me uniformė ushtarake "se tashmė e dimė fytyrėn e djallit qė gjendet nė Faluxha [nė Irak] dhe do fitojmė vetėm nėse luftojmė nė emėr tė Jezusit," tė gjitha kėto kanė krijuar pėrshtypjen edhe ndėr intelektualėt sekularistė tė Lindjes sė Mesme se Amerika ėshtė njė forcė e nxitur nga fanatizmi fetar dhe Obama ende shihet si shumė i dobėt pėr tė ndėrruar kėto trende.

Debati rreth "Park 51" vetėm sa pėrforcon kėto nocione. Ky debat mund t'i shėrbejė tė djathtės amerikane nė politikat lokale por sjell dėme mė tė mėdha, jo vetėm pėr SHBA, nė zhvillimet globale.

Duke iu kthyer rezonancave tė kėtij debati nė Shqipėri, metafora e minareve si raketa nuk ėshtė e re e as origjinale. Ėshtė pėrdorur, nė fakt, mė parė pėr xhamitė lokale shqiptare nė Maqedoni.

Edhe kėtu ngėrthehen lokalja me globalen nė kėtė metaforė qė i jep palėvizshmėrisė sė minareve lokale mobilizimin e imagjinuar, ushqyer me eksplozivė tė medias globale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: Interesat pas "xhamisė" nė New York   Tue Sep 28, 2010 12:50 pm

Revista "Shkenca dhe jeta" keto dite do te paraqesin edhe studime dhe te Rejat e fundit ne shkence.
Siē ishte ajo e paraqitur me siper :Ndertimi i nje xhamije ne Njujork?!?!?!
Besnik Sinani dhe helmi vehabist


Nga Kelmend Gruda



Gazetat shqiptare nuk kanė moral. Ndrysh, si do tė botonte shkrimin e helmtė tė Besnik Sinanit nė mbrojtje tė vehabizmit gazeta “Panorama”?. Po jo, nuk asht me u ēuditė. A nuk thonte i madhi Konica se “Armiku mė i math i shqiptarėve janė vetė shqiptarėt”. Megjithėse nuk po kuptojmė se kush asht vėrtet shqiptar e kush mbeturinė osmane, qė gjatė diktaturės komuniste u dhanė fėmijėve edhe emna ma tė moderuem si Olsi (Jazexhi), Besnik (Sinani) etj.
Njeriu “i kėnduar” Besnik Sinani, qė na rrinka edhe nė Nju Jork, asht i shqetėsuem pėr retoriken antivehabiste nė Shqipni, pėr mosnjohjen teologjikisht tė vehabizmit tė vėrtetė, e se “nė Shqipėri kemi tė bėjmė me vehabizėm tė transformuar (mė saktė "selefizėm" tė transformuar, pasi termi i parė mbart ngarkesė stigmatizuese). Imamėt shqiptarė qė kanė studiuar nė Universitetin e Medinės nė Arabinė Saudite, i kanė mbajtur mėsimet e teologjisė sė "vehabizmit", mėnyrėn si mendohet pėr Zotin, por kanė pėrqafuar qėndrime tė kundėrta nga mėsuesit e tyre nė Universitetin e Medinės nė vlerėsimin e traditės fetare shqiptare dhe tė angazhimit nė jetėn sociale dhe politike”. Nuk harron tė pėrmendė edhe se “Imami Ahmed Kalaja i deklaronte reporterit tė revistės amerikane Slate nė 2009, se ai jo vetėm qė u mėson besimtarėve shkollėn tradicionale Hanefi, por dhe ėshtė duke pėrkthyer njė nga tekstet themelore tė kėsaj shkolle nė gjuhėn shqipe”.
Sinani nuk pėrmend askund sulmin e egėr qė vehabistat po i bajnė historisė kombėtare, sidomos nėpėrmjet ideologut tė tyne Olsi Jazexhi, apo Hysemedin Ferajt, Abdi Baletės, pa folė pėr imamėt vehabistė tė ardhun kėto 20 vjetėt e fundit nga Arabia e Malajzia.
Ai ban se nuk di asgja mbi sa e sa tonelata baltė e vner qė ky lloj ka hedhė e vazhdon me hedhė kundėr Gjergj Kastriotit, Nanė Terezės, Fishtės e se si hymnizojnė Haxhi Qamilin, Esat Toptanin, Gazi Osman Pasha, sulltan Abdylhamiti II e deri te sulltan Murati. Sinani nuk merr mundimin tė citojė Olsin Jazexhiun nga intervista e tij e pak ditėve ma parė botue te gazeta "Java”, Prishtinė. Ai ban gjithēka qė tė pėrligjė vehabizmin, ta mbrojė ate pa shumė zhurmė, si helm i ngadaltė, e t’i qajė zemra pėr retoriken naive e dashakeqe qė na vloka tashti nė Tiranė e Prishtinė kundėr vehabizmit.
Po sjell njė fragment nga Olsi Jazexhi: “Herojtė muslimanė qė luftuan pėr tė mbrojtur viset e tyre (?!!), qė nga Esat Pashė Toptani, Gazi Osman Pasha, sulltan Abdylhamiti II e deri te sulltan Murati nėpėr librat shkollorė qė Perėndimi dizanjoi pėr shqiptarėt, lexohen si tradhėtarė, pushtues e anadollakė dhe janė larguar nga memoria e tyre kolektive. Kaurėt perėndimorė, tamam si Samiri nė historinė Bibliko-Kuranore tė Musait a.s., iu ndėrtuan lopė tė cilat ua shitėn pėr shenjtorė kombėtare shqiptarėve tė paditur.



Lopėt moderne tė kombit shqiptar variojnė qė nga e ashtuquajtura ‘Rilindje’ e cila nė fakt ishte njė luftė civile dhe diversion kristian i cili synonte tė ndante muslimanėt nga Kalifati i Stambollit, e deri te herojtė si Gjorgje Kastriota Skėnderbeu apo heroina post-moderne e Kishės Katolike, Nėnė Tereza. Shqiptarėve herojtė kombėtar iu imponohen nga jashtė. Nė rast se ata refuzojnė, kaurėt e Perėndimit pėrdorin shegertėt e tyre vendas, siē po bėjnė sot nė Prishtinė, Tiranė dhe Shkup me idhullin e Nėnė Terezės. E nė rast se kėta dėshtojnė, iua imponojnė me luftanije dhe topa, siē bėnė nė vitin 1914.


Dhe pak ma tej vazhdon:
“Por zagari i Vatikanit, Ibrahim Rugova, tė cilin Kisha Katolike e kishte ndihmuar tė vijė nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, arriti qė tė sabotojė luftėn kosovare pėr
ēlirim pėr vite me radhė. Rugova ushqente inteligjencėn enveriste tė Kosovės me pėrrallėn e madhe katolike, sipas sė cilės, kosovarėt duhet ti tregonin perėndimit qė nuk janė muslimanė, por janė katolikė, dhe vetėm nė kėtė mėnyrė Perėndimi do tė vinte nė ndihmė.
Menjėherė pas largimit tė Serbisė nga Kosova, gjėja e parė qė Kisha Katolike dhe zarbot e saj kanė bėrė nė Kosovė por edhe Shqipėri ka qėnė nxitja e mercenarėve tė saj nė tė gjithė vendin qė ti apelojnė muslimanėve tė largohen nga Islami.
....................................
Kosovarėt dhe shqiptarėt e Shqipėrisė po ndėrgjegjėsohen pėrditė e mė shumė qė si Shqipėrinė si Kosovėn, Perėndimi nuk po jua lė atyre qė ta gėzojnė por po i ndėrton si shtete rikonkuistadore tė cilat synojnė zhdukjen e Islamit. Nėpėr librat shkollorė tė Letėrsisė dhe Historisė nė Kosovė, kosovarėt mėsojnė se herojtė e tyre janė Skėnderbeu, Nėnė Tereza, Pjetėr Bogdani, Gjergj Fishta, dhe heronjė tė tjerė katolikė tė cilėt kanė qenė anti-muslimanė.


……………….. Pjetėr Bogdani i cili luftoi pėrkrah serbėve nė vrasjen e muslimanėve nė Kosovė cilėsohet si shqiptar.
Protesta e datės 18 Qershor 2010 nė Prishtinė, ku disa mijėra tė rinjė kosovarė protestuan pėrpara ministrisė sė Arsimit tė Kosovės me deklaratat e tyre La ilaha il Allah – nuk ka zot pėrveē Allahut dhe Allahu Ekber – Allahu ėshtė i Madhėruar, tregojnė tensionin qė po zhvillohet nė shoqėrinė shqiptare sot nė Ballkan”.


Ky asht ideologu i vehabizmit shqiptar, rrymė islame qė zotni Sinani na e gjen tė moderueme, bile me trajta kombėtare.
Lind vetiu pyetje: Kush e paguen kėtė njeri? A asht vėrtet shqiptar, apo otoman? Pse, qė mban emnin “Besnik”, nuk do me thanė asgja: si ka me qenė ma tradhėtar njeriu?


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Re: Interesat pas "xhamisė" nė New York   Tue Sep 28, 2010 4:10 pm

nese mendon qe vetem njerzit e fes katolike na qenken njerz, sipas teje ...ndersa te tjeret nuk na qenken njerez Ather edhe tek ju inderuar dyshoj se cfar njeru mundesh te jesh ...dhe kush ju paguan juve ndoshat greku apo serbosllavet....
ju kisha lutur mos umerni me paragjykime ngase te paskan ushqyer me mllef ndaj fes islame edihet se ne kuzhinin e kujt paske ngran....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: Interesat pas "xhamisė" nė New York   Tue Sep 28, 2010 8:26 pm

Z.Princo !
Te paraqita mendimet e mikut tend ,Besnik Sinani, dhe ju vazhdoni akoma me vleresime dhe ofendime: Me quajte ne fillim -Ateist,NUK JAM I TILLE.
Tani me quan -Katolik,NUK JAM I TILLE.
Perse ngaterron mendimet e mija me te Besnik Sinanit.
Perse duhet te jene njerez vetem katoliket dhe jo muslimanet?
C'jane keto paragjykime? Po te tjeret qe besojne sipas feve te tjera,valle nuk jane njerez?
Zoti kur e krijoi njeriun,gjene me te bukur qe kishte krijuar,e beri ate te lire dhe jo robot.
Vuri ne te nje ndergjegje dhe e la te lire : te besoj apo te mos besoj-Por ama nje dite do te pergjigjet per zgjedhjen e tij.I dergoi Fjalen e Tij :Urdherimet e Tij,disa besuan ,disa nuk besuan:Ky eshte njeriu.
I dergoi profetet qe trasmetonin Fjalen e Tij:Disa besuan,ndersa disa nuk besuan.Ky eshte njeriu.
Dergoi ne mish Birin e Tij:Disa besuan ,ndersa nuk besuan dhe e kryqezuan.Ky eshte njeriu.
Tani pritet vetem dita e gjykimit:Dhe njeriu nuk do te gjykohet vetem nga ajo qe ka bere ,por para se gjithash nepermjet besimit.Bibla ,Fjala e Zotit,Ungjilli te njohur edhe nga Muhameti,thone se kush beson ne Birin eshte i shpetuar nga gjykimi nepermjet besimit ne Birin.
Perendia eshte nje zjarr qe te konsumon ,mjere ata qe bjen ne doren e tij!
Une besoj ne kete shpetim,por nese ju keni ndonje shpetim me te madh se ky ju lutem bejeni prezent.
Perpara se te pergjigjesh matu mire se me Perendine nuk behet shaka:Gje tmershme eshte te bjere njeriu ne duarte e Perendise se gjalle.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Interesat pas "xhamisė" nė New York   Today at 12:32 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interesat pas "xhamisė" nė New York
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėze Kozeta Zylo: Njė e dielė me psherėtimė vjeshte nė New York
» BEQIR SINA:NEW YORK-Kremtohet me njė aktivitet ndėrfetar Ditėlindja e Profetit Muhamed a.s.
» U caktua lokacioni pėr ndėrtimin e Xhamisė nė Prishtinė
» Tė respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhėtarėve
» Pierre-Pandeli Simsia:Nė Institutin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė New York

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | www.sosblogs.com