LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Intelektualizmi islam

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Intelektualizmi islam   Tue Sep 28, 2010 11:19 am

Author: Murad Vilfred Hofman



Ėshtė shumė e rrezikshme tė predikosh tė ardhmen, aq mė pak tė bėsh ashtu pa shikuar sė pari tė kaluarėn. Ėshtė nga modelet dhe leksionet e historisė se mundemi tė bėjmė supozime rreth sė ardhmes. Duke qenė se ėshtė kėshtu, mund tė bėhen disa deduksione me vlerė nga historia islame.



Teza e parė:

Historia islame gjithmonė ka pasur komponentėn intelektuale. Nė Kur’an, Allahu i Lartėsuar udhėzon njerėzit pėr tė vėshtruar, pėr tė menduar, pėr tė reflektuar dhe pėr ta pėrdorur arsyen me qėllim qė ta kuptojnė botėn dhe pozitėn e tyre nė tė. Kur’ani ėshtė libri i vetėm “i shenjtė” qė bėn njė thirrje tė atillė dhe, rrjedhimisht, Islami ka qenė kryesisht fe racionale.



Teza e dytė:

Islami, qė nga fillimi, inkurajonte dhe kėrkonte aktivitet intelektual dhe trajnim. Islami ėshtė fe e jo filozofi, dhe Pejgamberi Muhamed, alejhi selam, ishte i dėrguar e jo profesor teologjie. Asgjėmangut, Islami kėrkonte dhe kėrkon aktivitet intelektual. Mė herėt, kėto aktivitete kryesisht merrnin trajtėn e grumbullimit, shqyrtimit dhe sistematizimit tė Shpalljes dhe Traditės pejgamberike – Sunetit. Nė kėtė kontekst, Hasan el-Basriu, Malik ibėn Enesi, ibėn Is’haku, Buhariu, Taberiu e tė tjerė zhvilluan historiografinė, linguistikėn e jurisprudencėn nė nivele tė pashembullta.

Nė civilizimin islam tė Damaskut, Bagdadit, Lahores, Kordobės, Sevilės, Granadės, el-Fustatit, Hajranit e Fesit, muslimanėt u bėnė kujdestarėt e mrekullisė intelektuale greke. Pėr mė tepėr, ata zhvilluan e pėrtėrinė trashėgiminė klasike, mė nė fund pėr tė prodhuar traditėn e tyre unike intelektuale. Aktet heroike intelektuale evropiane tė Renesansės do tė ishin tė papėrfytyrueshme pa ibėn Sinain, ibėn Ruzhdin, el-Birunin, el-Havarizmin, er-Raziun, ibėn el-Hejthemin, ibėn Batutėn e ibėn Haldunin.

Do tė ishte gabim tė pohohej se njerėz si ibėn Hanbeli, el-Esh’ariu, ibėn Hazmi e ibėn Tejmije nuk qenė intelektualė pėr shkak se arritėn nė konkluza e mendime ortodokse. Ibėn Hanbeli u pėrpoq me ngulm pėr ta mbrojtur doktrinėn islame nga filozofia greke. El-Esh’ariu, nėpėrmjet kritikės sė tij radikale tė epistemologjisė, nuk pranonte realizueshmėrinė e deduksioneve metafizike. Ibėn Hazmi mohonte pėrdorimin e kijasit (analogjisė) dhe tefsirit (komentimit tė Kur’anit) nė disa situata. Ibėn Tejmije neveritej pėr shkak se neoplatonizmi e gnosticizmi patėn arritur pikėmbėshtetje nė Islam pėrmes qarqeve sufite. Sidoqoftė, qė tė gjithė ata pėrdorėn analiza intelektuale pėr tė arritur te konkludimet e mendimet e tyre, kėshtu duke pėrjetėsuar traditėn intelektuale tė Islamit.

Orientalistėt perėndimorė janė gabim kur hedhin fjalėn se Islami gjithnjė ishte monolitik. Nė fakt, ai ishte pluralistik nė praktikė dhe nė rrafshin e mendimit intelektual. Me pėrjashtim tė tevhidit (doktrinės sė njėshmėrisė sė Zotit) dhe pėrfundimit tė Shpalljes sė Zotit, pothuaj gjithēka, duke pėrfshirė kėtu edhe trajtat e zbatimit tė katėr shtyllave tė tjera tė Islamit, ishte e hapur pėr diskutim. Brenda jurisprudencės islame, jo vetėm qė u zhvilluan pothuajse dhjetėra medhhebe (shkolla juridike), por edhe mėsoheshin nė tė njėjtėn kohė, si, pėr shembull, nė Mekė – njė akt ky intelektual heroik i panjohur nė asnjė sistem tjetėr tė sė drejtės.

Nocioni i taklidit (pasimit tė verbėr) – nė vetvete joracional – shkaktoi dėm tė konsiderueshėm duke ndrydhur qitjen e risive madje edhe qė s’kishin tė bėjnė me akiden, ibadetet dhe muamelatet. Sidoqoftė, edhe pėrgjatė dominimit tė taklidit, bota muslimane nuk ndaloi sė zhvilluari intelektualisht, siē mund tė ilustrojmė me shembullin e Arabiut, shejh Velijullahut e Muhamed Abdulvehabit.

Nė filozofi, betejat intelektuale qenė tė forta, po ashtu. Kjo qartėsohet kur lexohet kritika themelrrėnuese tė Gazaliut mbi filozofinė (Et-Tahafut ’ul-felasife / Vetėshkatėrrimi i filozofėve) dhe me replikėn e njėjtėtrajtshme nė mendim nga Rushdi (Et-tahafut ’ut-tahafut / Vetėshkatėrrimi i vetėshkatėrrimit). Sa flladitės dhe qetėsues ėshtė diversiteti nė mendim, sikurqė Pejgamberi ynė e vlerėsoi, ėshtė bekim. Nuk ėshtė me aq rėndėsi pėr t’u thėnė, por, nėse Rushdi do tė kishte jetuar sot dhe tė kishte shkruar, me Emrin e Allahut, njė musliman fanatik bashkėkohor do t’ua merrte jetėn pikėpamjeve tė tij.



Teza e tretė:

Mungesa e pluralizmit do tė thotė dekadencė. Islami gjithmonė ka qenė pluralist. Konfliktet nė mes Aishes e Aliut, Muaviut e Aliut, dhe Aliut e harxhitėve qenė jo vetėm tė llahtarshme, po edhe tė pėrgjakshme. Tė kėtilla qenė edhe konfliktet nė mes emevitėve e abasitėve, mu’tezilitėve e esh’aritėve, sunitėve e shi’itėve etj., pėr tė mos e pėrmendur shtypjen e pėrgjakshme tė ekstremizmit sufit nė rastin e el-Hal-laxhit. Kėto pėrpjekje pėr ta bėrė Islamin monolitik rezultuan nė jo vetėm pothuaj pluralizmin intelektual, por edhe futėn nė njė fazė dekadence prej sė cilės ne vetėm se kohėve tė fundit kemi filluar tė zgjohemi.

Dekadenca muslimane rezultoi edhe nga shkaktarė tė tjerė, po ashtu, duke pėrfshirė edhe rrėnimet kulturore tė bėra nga sulmi mongol dhe rekonkusita katolike nė Spanjė. Pasiguria politike dhe ekonomike ēoi muslimanėt nėn dhe. Feja u privatizua, u vullgarizua dhe u kategorizua si e ashpėr nė detajet mė anėsore. Nė kėtė drejtim, Islami arriti tė mbijetojė nga kolonializimi perėndimor dhe ai sovjetik. Ky ėshtė lajmi i mirė. Megjithėkėtė, lajmi pėr tė tė ardhur keq ėshtė se nė kėtė mėnyrė si mbrojtės u bė politikisht jorelevant dhe pothuaj talmudik nė pėrtejligjėsimin e vet. Nė tėrė kėtė proces, edhe sufizmi u degjenerua nė kategori tė thjeshtė e Islamit, spiritualizmi origjinal i tė cilit u ritualizua.

Faktor tjetėr me rėndėsi ndaj dekadencės islame ishte tirania politike. Despotizmi dhe dhunimi i kritikės fetare u bė dhe mbeti rregull nė botėn islame. Duke zhvilluar tė drejtėn e tyre penale administrative (et-ta’zirin), sundimtarėt u vetemancipuan, jo vetėm nga ulematė e tyre, por edhe nga vetė Sheriati. Cenzura u shndėrrua nė varėsi deri nė maksimum; nė shekullin XX, ulematė qenė refuzuar nga lėvizjet rinore islame.



Duke qenė se kjo ėshtė e kaluara, si ėshtė e tashmja, pra?

Pėr tė parėn herė, bota bashkėkohore ėshtė kolonializuar nga njė civilizim i vetėm – Oksidenti. Ky proces, sipas rrugės sė Renesancės sė mėvonshme, gjeti lidhjet e veta me Ndriēimin evropian, qė njihet edhe si Projekti i Modernitetit. Duke pasur origjinėn nė Evropė, e pėrjetimin nė Amerikė, mendimi oksidental, teknologjia, produktet dhe shumė gjėra tė tjera dominojnė nė kėtė glob. Bota ėshtė duke pėrdorur njė gjuhė – anglishten. As greqishtja, as latinishtja e as arabishtja nuk mbėrritėn ndonjėherė deri nė kėtė shkallė.

Meqė civilizimet e mėdha gjithnjė shtrihen, ky nuk ėshtė aq i pazakontė, pėrveē se nė horizont, nė tė parė. Ajo qė ėshtė e pazakontė, gjė qė ėshtė shkatėrruese, ėshtė se ideologjia oksidentale, pėrndryshe ideologjia nė origjinė e bazuar nė supozime ateiste, ėshtė duke u bėrė globale. Kritika e Kantit mbi metafizikėn dhe ēmontimet e tij tė dėshmive tė Zotit, shpifjet e Marksit se feja ėshtė opium pėr njerėzit dhe social-darvinizmi i pėrhapur nga Niēe tanimė janė monedhė e zakonshme, siē ėshtė dėshmuar nga katastrofat e Luftės sė Parė Botėrore, stalinizmit, Holokaustit, Luftės sė Dytė Botėrore, maoizmit dhe spastrimit etnik.

Sidoqoftė, skena bashkėkohore karakterizohet edhe me fizikėn postnjutoniane tė futur nga Planku (Planck), Ajnshtajni, Hahni (Hahn) dhe Hajzenbergu (Heisenberg); matematika e re e futur nga Frege; medicina dhe mikrobiologjia e re; dhe teknologjia e re e komunikimit. E duke qenė se ėshtė e tashmja, cila ėshtė ardhmėria e Islamit nė shek. XX?



Supozimi i parė:

Me t’i dhėnė revolucionin e komunikimit, Islami, sikurqė gjithnjė ka pasur pėr qėllim tė jetė universal, do tė bėhet universal.



Supozimi i dytė:

Anglishtja do tė bėhet gjuha kryesore e Islamit pėr thirrje (davet).



Supozimi i tretė:

Dijetarėt muslimanė do tė shpėrngulen nė Perėndim. Shkencėtarėt gjithmonė kėrkojnė ambiente tė favorshėm pėr hulumtimet e tyre dhe kjo u jep pėrparėsi tė madhe vendeve ku liria akademike ėshtė e garantuar dhe aty ku nuk persekutohesh pėr botim pikėpamjesh jo tė mirėseardhura. Vetėm se ka ndodhur njė eksod i shkencėtarėve tė kualifikuar muslimanė nė Evropė, nė SHBA dhe nė Kanada. Nė vitin 1999, Ēmimi i parė Nobėl nė shkencat natyrore i qe dhėnė njė muslimani suni, njė egjiptiani qė punonte nė Gjermani dhe nė SHBA.



Supozimi i katėrt:

Intelektualėt laikė do tė bėhen gjithnjė e mė shumė mė tė rėndėsishėm. Nė tė kaluarėn, korruptueshmėria e ca dijetarėve dhe bashkimi i ngushtė i tyre me qeveri shpiu nė dominim tė reformatorėve laikė. El-Afganiu, Hasan el-Bena, Sejid Kutbi, Muhamed Asadi, Muhamed Ikballi, ebu A’la el-Mevdudi, Absa Madani dhe liderė tė tjerė tė lėvizjeve islame nuk ishin prodhim i ndonjė trajnimi tradicional prej dijetari. Ky trend ėshtė gati tė rritet, duke ia restauruar Islamit idealin e njė feje jashtė klerit tė shenjtė dhe “kishės” sė institucionalizuar.



Supozimi i pestė:

Muslimanėt do tė prodhojnė “oksidentalistė”. Nė kohėn e Pejgamberit Muhamed, alejhi selam, muslimanėt kishin qasje te ēifutėt dhe te tė krishterėt dhe njohuritė rreth feve tė tjera monoteiste ishin nė dispozicion nė plan lokal. Mė vonė kjo ndryshoi, dhe se Oksidenti dhe Orienti u zhvilluan ndaras. Orientalistėt e krishterė, duke filluar nga Xhoni nga Damasku, filluan tė diskretitojnė Islamin. Muslimanėve u mungonin specialistėt e krishterė deri nė shekullin XX, kur tė krishterėt nė masė tė madhe filluan tė konvertohen nė Islam.



Supozimi i gjashtė:

Muslimanėt do t’i rreken ēėshtjes sė Sunetit (traditės pejgamberike). Muslimanėt nuk kanė problem sa i pėrket Kur’anit, por pėr sa i pėrket Sunetit po. Goldziheri, Margoljuthi (Margoliuth) dhe Shahti (Schacht) nuk qenė justifikuar nė tė qenėt skeptikė nė mėnyrė tė vrullshme, por megjithatė kishin tė drejtė kur pohonin se disa pjesė tė trupit tė haditheve tė Pejgamberit Muhamed, alejhi selam, janė tė diskutueshme. Dr. Fazlur Rahman, nė librin e tij “Metodologjia islame nėpėr histori”, identifikoi njė faktor tė madh sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje kur nxirrte nė pah faktin se qė nga koha e imam Shafiut muslimanėt ndjenin obligim tė projektonin tėrė Sunetin ekzistues deri nė kohėn e Pejgamberit Muhamed, alejhi selam. Tanimė tė pajisur me metodologji tė reja pėr kritikė me bazė historike, duke pėrfshirė kėtu edhe analizat linguistike-gjuhėsore me kompjuter, intelektualėt muslimanė tė shek. XXI duhet tė jenė tė aftė tė rivendosin autenticitet nė maksimum pėr pjesėn mė tė madhe tė Sunetit.



Supozimi i shtatė:

Nėse haset nė sfidė rreth Sunetit, intelektualėt muslimanė do tė prodhojnė modele bindėse, tė tilla qė do tė ngėrthenin tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat e grave, pėr njė ekonomi dhe shtet islam. Qėkur Pejgamberi Muhamed, alejhi selam, diktoi Kushtetutėn e Medines, muslimanėt jo aq shpesh duheshin tė bėjnė pėrpjekje intelektuale pėr t’iu dalė mbanė ēėshtjeve tė shtetit dhe qeverisjes. El-Mavardi dhe Nizam el-Mulku janė raste qė dėshmojnė. Intelektualėt e kohės sė sotme pėrballen me njė sfidė tjetėr. Ata duhet tė zhvillojnė, qė nga fillimi, baza teorike tė njė demokracie islame, qė do tė thotė qė nuk ėshtė teokraci si nė kuptimin shi’it, as monarki e as komunitet pa sheriat. Ata duhet ta ndalin sfidėn e integrimit tė nocioneve perėndimore tė tė drejtave tė njeriut nė kornizėn e jurisprudencės islame. Njė pjesė nga kjo sfidė ngėrthen restaurimin e tė drejtave tė grave nėpėr gjithė globin dhe riinterpretim tė Kur’anit, veēanėrisht tė pjesėve: 4:3, 4:34 dhe 2:228.



Supozimi i tetė:

Intelektualėt muslimanė do tė pėrpunojnė udhėzim pėr muslimanėt dhimij. Prezenca e miliona muslimanėve nė vende joislame ėshtė problem i ri nė historinė islame. Veēanėrisht India, nėn sundimin britanik, pėrjetoi problem me kėso pėrmasash. Muslimanėt e kėtillė, nėn kėto rrethana pra, kanė nevojė tė dinė si tė sillen kur janė nėn ligj joislam, posaēėrisht nė ēėshtjet e martesės, shkurorėzimit, trashėgimisė, varrosjes, therjes hallall dhe kamatės. Pra, na duhet tė paktėn njė medhheb pėr muslimanėt dhimij.



Supozimi i nėntė:

Intelektualėt muslimanė perėndimorė do tė prodhojnė mėnyra tė reja tė thirrjes nė fe. Pėr 200 vite, bota islame ka pėrjetuar pasojat ushtarake, industriale e komerciale tė Epokės sė Arsyes, porse pa e kuptuar racionalizmin, shkencėtarizmin e pėrparimin evropian. Sot, pėr shkak tė edukimit kolonial dhe imigrimit tė muslimanėve nė Perėndim, kemi numėr rritės tė intelektualėve muslimanė qė mund ta kuptojnė ideologjinė perėndimore nė sfondin e vet dhe me anė tė vetė normave tė saj. Kėta intelektualė janė tė pajisur t’i ēmontojnė mashtrimet fundamentale tė racionalizmit ndriēues tė mendjes dhe besimin e tyre tė pėrtejmė nė racionalizėm, pjekuri dhe pavarėsi tė njeriut. Me fjalė tė tjera, nėpėrmjet tė kuptuarit e ideologjisė perėndimore, ata mund ta heqin nga froni njeriun suprem dhe t’ia riinstalojnė besimin nė Zot nė pajtim tė plotė me supozimet themelore tė filozofisė dhe shkencės moderne. Intelektualėt muslimanė do tė duhet tė nisin nga Dekarti, Kanti, Hume e Komte, por t’i shmangen sė arrituri te Marksi, Darvini, Frojdi e Niēe. Detyra e tretė ėshtė t’ia rijapin bazat besimit duke e vėnė nė dukje iracionalizmin e ateizmit, ambivalencėn e agnosticizmit dhe konceptin e rastėsisė e gjasės sė ekzistencės sė Zotit, pra racionalizmin e besimit.



Supozimi i dhjetė:

Intelektualėt muslimanė do tė ndalen sė vepruari nė mėnyrė apologjetike. Domosdoshmėrisht kjo parasupozon ekzistencėn e, qė rrjedhimisht do tė prodhojė, intelektualėve muslimanė qė janė tė sigurt dhe proaktivė, nė vend se apologjetikė e reaktivė.



Supozimi i njėmbėdhjetė:

Intelektualėt muslimanė kanė nevojė tė jenė intelektualė. Ata duhet tė luajnė njė rol tė veēantė, por kjo nuk do tė thotė se tė gjithė do tė duhet tė bėhen aktivistė. Pėrkundrazi! Do tė paraqiste njė kontribut tė madh nė funksion tė pėrhapjes sė Islamit nėse njė intelektual musliman hiē mė shumė se nė mėnyrė tė qetė do tė dėshmonte se mund tė jetė njė akademik i suksesshėm dhe, nė tė njėjtėn kohė, musliman i bindur dhe praktikant. Rėndėsia e kėsaj dėshmohet nga reagimi i zakontė qė e pranoj unė dhe muslimanė tė tjerė: “Si mundet qė njėri prej nesh, siē duket qartė se ėshtė mirė i edukuar dhe jo i marrė, ta zgjedhė atė fe!?”



Supozimi i dymbėdhjetė:

Islami do tė bėhet feja dominante e shek. XXI. Nėse njėmbėdhjetė supozimet e mia tė para janė tė sakta, supozimi im i fundit ėshtė se, nė dashtė Allahu, falė tė ndikimit tė intelektualėve muslimanė, nė mėnyrė shumė tė sigurt Islami mund tė bėhet feja dominante e shek. XXI, pak sė paku nė Amerikėn Veriore dhe nė pjesė tė Evropės, me reperkusione (jehonė) tė mėdha pėr tėrė pjesėn tjetėr tė globit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Agim Shkodra
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 85
Join date : 28/07/2010

MesazhTitulli: Re: Intelektualizmi islam   Tue Sep 28, 2010 2:03 pm

Isha i sigurte qe qellimi juaj ishte perhapja ne faqet e ketij Forumi te teorise Islamike-Alhijra,dhe jo te fese muslimane.
Prandaj po te jap te perkthyer ne shqip :te gjitha keto perpjekje te islamisteve:Islami eshte nje ideologji politike dhe jo intelektualizem.

Pushtimi i Europes eshte pjese e perpjekjeve globale te Islamit per te dominuar boten


Fjalimi i mbajtur nga Geert Wilders me rastin e marrjes se Cmimit te Lirise, dhene nga Florida Security Council (Keshilli i Sigurimit te Floridas), Miami 27 prill 2009


Nga Geert Wilders


Jetojme ne kohera te veshtira. Europa mund te jete me te vertete drejt rruges se shkaterrimit. Jemi deshmitare te fluksit me te madh emigrator qe ka ndodhur ne histori. Ky fenomen rrezikon trashigimine tone kulturore, lirine tone, prosperitetin tone dhe kulturen tone. Do te kisha deshiruar te arrija ne vendin qe e quajne Shteti i Diellit me lajme me te mira, por do te ishte reduktuese te mohojme se situata eshte tejet e erret.


Do te duhej pak kohe per te kuptuar se ne ēfare gjendje gjindemi aktualisht. Ndoshta ju, si amerikan, mendoni akoma se Europa eshte nje vend me nje kulture te madhe, dhe ka nje vizion te thedhe mbi gjithēka. Ndoshta shikoni emigracionin si nje diēka pozitive per nje vend, per faktin se ka sjellur nje kontribut te rendesishem per Shtetet e Bashkuara.


Europa qe ju njihni nga vizitat turistike apo nga tregimet e te pareve tuaj, eshte afer gremines. Jemi deshmitar te disa ndryshimeve rrenjesore qe do te nderrojne pergjithmone fatin e Europes, dhe rrezikojne t'a ēojne kontinentin tone drejt asaje qe dikur Ronald Regan e quante "nje mije vjet erresere".
Pushtimi i Europes eshte pjese e perpjekjeve globale te Islamit per te dominuar boten. Islami eshte nje ideologji politike. Berthama e Islamit eshte Kurani. Kurani eshte nje liber qe nxit Urrejtje, Dhune, Vrasje, Terrorizem, Lufte dhe Nenshtrim. Kurani u kerkon Islamikeve qe te vrasin te gjithe jo-Islamiket. Kurani pershkruan hebrenjet si derra dhe majmuna. Churchill-i krahasonte Kuranin me librin Mein Kapf te Hitlerit.


Problemi esencial tek Kuranin eshte i dyfishte. Mbi te gjitha, ligjet e Kuranit jane te palimituara ne kohe dhe vend, dhe ju drejtohen te gjithe Islamikeve. Se dyti. Kurani eshte Fjala personale e Allahut. Nuk lejon asnje hapesire per interpretime. Qe do te thote, nuk ka asgje qe mund te quhet Islam i moderuar. Natyrisht qe ka shume musliman te moderuar, por nuk ekziston Nje Islam i moderuar. Siē e pati deklaruar nje here kryeministri turk Recep Tayyp Erdogan: "Nuk ekziston asnje Islam i moderuar. Islami eshte Islam dhe kaq".


Perveē Kuranit, eshte me shume jeta e Muhametit qe luan nje rol shume te rendesishem ne ideologjine islamike. Muhameti eshte model per te muslimanet. Dhe ai ishte nje pedofil, pushtues, vrases, nje luftetar ne kuptimin e plote fjales. Duke predikuar Islamin predikoi dhunen dhe eleminimin e te gjithe jo-muslimaneve. Ka marre pjese ne 78 beteja dhe me ushtrine e tije ka zhdukur fisin hebre Banu Kurayza. Muhameti thoshte se: "Me ka urdheruar Allahu per te luftuar kunder njerezve deri atehere kur te gjithe t'a dine se nuk ka Zot tjeter perveē Allahut dhe Muhameti eshte mesaxheri i tije".


Kane qene sjelljet e Profetit Muhamet qe kane frymezuar Ajatollahun Ruhollah Khomeini kur thoshte: "Gezimi me i madh per nje musliman eshte te vrase dhe te vritet per Allahun". Eshte sjellja dhe shembulli i Muhametit - sebashku me Kuranin - qe ka frymezuar zhihadistet qe vrane me mijera njerz te pafajshem ne New York, Madrid, Londer e Mumbai. Zonja dhe zoterinje, Islami ka kerkuar gjithmone qe te pushtoje Europen. Dhe e ka bere per shekuj te tere. Qyteti i Kostandinopojes ka rene ne shkullin XV. Dhe tani ne shekullin e XXI, Islami eshte duke tentuar perseri qe te pushtoje Europen. Kete radhe pa arme, por nepermjet AlHijira, doktrina Islamike e emigrimit. Siē na e paraqet ne nje menyre mjaft te shkelqyer miku im Sam Salomon ne librin e tije "AlHijira", kjo doktrine bazohet ne shembullin e Muhamedit, ku qe vete ai qe emigroi nga Meka ne Medine.
Lideri libik Muammare AlGaddafi ka thene: "Kemi 50 milion Islamik ne Europe. Jane shenja se Allahu do te na garantoje fitoren e Islamit ne Europe - pa shpata, pa pistoleta, pa pushtime. 50 milion Islamik do t'a trasformojne Europen ne nje kontinent Islamik ne pak dekada".


Zonja dhe zoterinje, AlGaddafi ka te drejte. Doktrina AlHijra ka, dhe ka pasur sukses. Per here te pare ne Historin boterore disa milion Islamik jetojne jashte Dar Al-Islam. Dhe ky fenomen ushtron probleme serioze per Perendimin. Zonja dhe zoterinje, Alhijra rrezikon t'i jape fund cilivizimit qe njohim.


Situata me tragjike eshte ne Europe. Vendi im eshte nje vend qe rrezikon te shenderrohet ne Holandistan, dhe Europa afer rrezikut qe te shenderrohet ne Eurabia. Vetem 12% e Islamikeve qe jetojne ne Gjermani vetekonsiderohen gjerman. Nderkohe qe Kishat jane gjysme te mbushura, Xhamite dalin si kerpudhat pas shiut. Fenomene mesjetare si burka, vrasjet per nder, dhe mutilacionet gjenitale jane duke u shenderruar ne fenomene normale. Testamente sipas Sharias, hipotekat sipas Sharias, shkollat sipas Sharias, bankat sipas Sharias, gjykatat sipas Sharias, bile edhe kukullat Barbi te mbuluara sipas Sharias - dhe e gjitha kjo ndodh ne Europe. Pa permendur faktin se mbi 70% te krimeve qe ndodhin ne Kopenhagen behen nga Islamiket. Kemi lejuar te hyje Kalin e Trojes ne Europe.


Bota e lire dhe demokratike eshte duke u perpallur me "stealth Jihad", tentativen Islamike per te futur ligjin e Sharias pak nga pak. Me lejoni te ju sjelle disa shembuj te Islamizimit ne Shtetet e Bashkuara: taksistat Islamik te Aeroportit te Minneapolis kane refuzuar me shume se 5 mije pasagjer sepse kishin me vete pije alkolike; studentet Islamik kerkojne banesa te veēanta; grate islamike kerkojne orare te ndryshme nga burrat neper palestra dhe pishina; ka pasur shkolla qe ne disa raste kane ēensuruar edhe Halloween e Krishtlindjet - mes te tjerash, disa shkolla kane eliminuar mishin e derrit nga menuja e tyre me pretekstin se ofendohen Islamiket. Zonja e zoterinje, te jeni te vetedishem per faktin se ky eshte vetem fillimi. Nese gjerat do te vazhdojne keshtu, do t'u duhet te perballini me te njejtat probleme qe perballemi aktualisht ne ne Europe.


Nese nuk bejme asgje per te ndaluar Islamizimin e Europes , do te humbim gjithēka: identitetit tone, kulturen tone, Shtetin tone kostitucional e demokratik, lirine dhe cilivizimin tone. Ne Europe jemi duke humbur te drejten e lirise se fjales, te drejten per te kritikuar Islamin. Besoj, se kritika ndaj besimeve fetare dhe ideologjive duhet lejuar gjithmone ne nje bote te lire. Te drejtat e njeriut ekzistojne per te mbrojtur individet, jo religjonet dhe ideologjite. Propozoj qe te gjitha ligjet qe kane lidhje me diskutime qe permbajne urrejtje te revokohen ne te gjithe Europen. Europa duhet mbroje lirine e te shprehurit me aq pasion sa e bejne Shtetet e Bashkuara. Bile Europa duhet te adoptoje modelin amerikan, ne kete prizem. Diferenca mes Shteteve te Bashkuara dhe Europes verehet ne lidhje me filmin tim "Fitna"; pak muaje me pare jam ftuar nga Senatori amerikan John Kyl per te ja shfaqur filmin tim Senatit amerikan. Ne te kundert, shikimi i filmit tim eshte ēensuruar dy here nga ana e Parlamentit europian. Duhet te angazhohemi qe liria e te shprehurit te ushtrohet ne te njejten menyre si ne Washington ashtu edhe ne Bruksel e Strazburg. Ne kete drejtim propozoj nje Emendament europian.
Zonja dhe zoterinje, eshte nje vend Perendimore qe ka qene i detyruar te luftoje kunder Zhihadit Islamik, per Vlerat e tije, qe nga dita qe eshte krijuar: ky vend eshte Izraeli. Si "zog ne minieren e qymyrit". Me lejoni te them diēka ne lidhje me kete vend te shkelqyer.


Kam pasur fatin dhe privilegjin qe te jetoj per pak vite ne Izrael, dhe qe nga ajo dite kam vizituar Izraelin shpesh here. Une e dua Izraelin. Megjithate, ne Europe, te jeshe pro Izraelit te rend nje njeri te rrezikshem. Izraeli eshte nje Fener Drite, ne nje zone qe nga te gjitha drejtimet e tjera qe t'a shikosh eshte e erret si katran. Izraeli eshte nje Demokraci Perendimore ndersa Siria, Arabia Saudite, Irani dhe Egjypti jane diktatura mesjetare.
I ashtuquajturi Konflikti i Lindjes se Mesme eshte nje konflikt mes ideologjive; eshte nje beteje mes Islamit dhe Lirise. Nuk ka te beje fare problemi i territorit te Rripit te Gazes, te Judese apo Samarise, ka te beje Zhihadi. Per Islamin krejt territori i Izraelit eshte nje territor i pushtuar. Islamiket shikojne edhe Tel Avivin dhe Hajfen si territore te pushtuara nga Izraeli.


Jam per zgjidhjen dy popuj dy Shtete. Por per zgjidhjen e propozuar nga Churchill ne vitin 1921, kur Palestina ishte e ndare ne dy pjese, ne nje pjese hebraike dhe ne nje pjese tjeter arabe. Palestina arabe tani quhet Jordani, qe do te thote se ekziston nje Shtet palestinez. Duke marre parasyshe se 80% e popullsise saje i ka rrenjet ne anen tjeter te Jordanise, nuk ka dyshim se Jordania eshte me te vertete Shteti palestinez. Dhe Izraeli duhet te beje ē'eshte e mundur qe te ja tregoje Botes kete te vertete.



Islami detyron Izraelin qe te luftoje, dhe Izraeli, perveē se per veten e vet, eshte duke luftuar per te gjithe Ne, per te gjithe Perendimin. Ekzaktesisht si ata Ushtaret amerikan qe erdhen ne Siēili ne vitin 1943, apo ata qe zbarkuan ne Normandi ne vitin 1944, ashtu sot djemet dhe vajza Izraelit jane duke luftuar per lirine tone, per cilivizimin tone.


Si Bosnja, Kosova, Nigeria, Sudani, Kaukazi, Kashmiri, Tajlanda e jugut, Kina perendimore dhe Filipinet e jugut, ashtu edhe Izraeli eshte gjetur ne linjen ndarse mes Dar Al-Islam, bota Islamike, dhe Dar Al-Harb, bota jo-Islamike. Nuk eshte e rastesishme qe gjate kesaje linje, gjaku derdhet si lume, dhe ne shume vende lufta mbreteron sovrane. Duhet te lirohemi nga ky gabim politically-correct, qe pretendon se te gjitha keto konflikte, jane konflikte lokale dhe te ndara nga njera-tjetra. Ju lutem shume, na lejoni qe t'i shikojme gjerat ne nje kuader me te zgjeruar, qe te gjithe keta konflikte kane lidhje me Zhihad: Zhihadin e frymezuar nga Muhameti.
Zonja e zoterinje, Europa duhet te mbeshtese plotesisht Izraelin ne luften e tije kunder atyre qe e kercenojne, qofshin ata Hezbollah, Hamas apo Irani berthamor. Europa, duke ju referuar edhe historise se saje, ka obligimin moral qe te parandaloje nje Holokast tjeter kunder Hebrenjeve.


Te dashur, Islami ne nje fare menyre nuk eshte problemi kryesor. Problemi kryesor eshte relativizmi kulturor. Idea e ēmendur se te gjitha kulturat jane njilloj. Me lejoni te ju them se jane shume te ndryshme. Kultura jone e bazuar ne Kristianezem, ne Hebraizem e Humanizem, eshte shume me e mire se kultura Islamike, dhe jam krenar t'a theksoj nje gje te tille. Por shume leader qeverish, gjykates, prifterinje, kisha, universitete, media, jane te perfeshire ne filozofine e semure(relativizem), jane te gjithe te verberuar nga "political Correctness", dhe kane marre anen e e Islamit. U vjen keq per Islamiket dhe kane meshire per ta. Relativizmi kulturore eshte duke dobesuar Perendimin nga dita ne dite. Si shkak te relativizmit kulturore ē'do dite vdes nje cope e lire e Perendimit. Shume politikan besojne se puna e tyre nuk eshte qe te mbrojne Demokracine, por t'i lehtesojne rrugen vendosjes se ligjit te Sharias.


Zonja dhe zoterinje, shpesh here me kerkohet nese une kam ndonje pergjigje per te zgjidhur kete problem. Sigurisht qe e kam ndonje pergjigje. Jane shume gjera qe mund te bejme per te ndaluar Islamizimin e Perendimit:


1. T'i themi mjaft relativizmit kulturore. Kemi nevoje per nje artikull ne Kushtetutat tona qe te veje te zeze mbi te bardhe, qe kultura jone eshte habraiko-kristiane-humaniste.


2. Ka ardhur koha qe Islami mos te konsiderohet nje Religjon. Islami eshte nje ideologji totalitare. Me fjale te tjera, e drejta e lirise se besimit nuk ka te beje fare me Islamin.


3. Duhet te ndalojme emigracionin nga Vendet Islamike. Duhet t'i themi mjaft fenomenit te AlHijra.


4. Duhet te largojme definitivisht nga vendet tona kriminelet e huaj dhe ato me dopoi shtetesi, pas qe t'u hiqet shtetesia europiane, duhen derguar ne vendet arabe. Ne te njejten menyre, duhen larguar te gjithe ata qe nxisin Zhihadin dhe dhunen.


5. Kemi nevoje per nje Emendament europian qe te forcoje lirine e te shprehurit.


6. Duhet te bejme te mundur qe ē'do antar i nje minorance jo-perendimore te firmose nje kontrate qe pranon juridikisht te asimilohet ne kulturen tone.


7. Kemi nevoje per nje angazhim te detyrueshem dhe besnikeri ndaj te gjitha Vendeve Perendimore.


8. Te ndalojme ndertimin e xhamive. Deri atehere kur te lejohet ndertimi i kishave dhe sinagogave ne vendet arabe si Arabia Saudite, ne duhet te ndalojme ndertimin e xhamive ne vendet tona. Te mbyllen menjehere ato xhami ku nxitet dhuna dhe terrori. Te mbyllen te gjitha shkollat Islamike, sepse jane institucione fashiste dhe femijet duhen mbajtur larg nga nje edukim qe bazohet ne ideologjine e urrejtjes dhe dhunes.


9. Te lirohemi nga lideret e paafet aktual. Kemi privilegjin te jetojme ne Demokraci. Na lejoni te perdorim kete privilegj per te zevendesuar frikacaket me heronje. Kemi nevoje per me shume Churchill-a dhe me pak Chamberlain.
Duhet te leme menjane mbrojtjen dhe te hedhemi ne kundersulm. Nuk mund te ja lejojme vetes qe te qendrojme te ulur ne karriget tona dhe te shkelemi me kembe nga Islamiket. Nese na bombardojne me ligjin e Sharias , ne i bombardojme me te drejtat tona te njeriut. Nese na bombardojne duke na paditur ne gjykate, ne i bombardojme duke u pergjigjur ne gjykate. Duhet t'u kundervihemi duke ju treguar se miliona njerz jane te lodhur nga kjo situate dhe nuk durojne dot me. Duhet t'ua bejme te ditur se miliona dashamires te Lirise tani thone Mjaft.
Kjo eshte arsyeja qe ne vitin 2010 do te rregjistroj nje film te ri, Fitna2. Filmi nuk do te bazohet me mbi Kuranin, por mbi Islamizimin e Perendimit dhe pasojat e tije - per shembull per lirine e te shprehurit. Ju siguroj se do te vazhdoj luften time per Liri.


Pas publikimit te filmit tim Fitma, pesuam kercenime per bojkotim ekonomik dhe flamuri i Hollandes u dogj ne te gjitha vendet Islamike. Jam ndjekur penalisht si ne vendin tim ashtu edhe ne France dhe Jordani. Jam ndaluar te hyje ne Mbreterine e Bashkuar dhe Indonezi, ndersa imami me radikal ne Hollande me ka kerkuar demshperblim duke me kercenuar se do te me ēoje ne gjykate. E gjithe kjo ka ndodhur per pozicionin tim ne lidhje me Islamin, dhe Al Kaeda ka vendosur qe te me vrase. Me besoni, nga nevoja per t'u mbrojtur kam jetuar per pese vjet ne qeli burgu dhe kazerma ushtarake.


Zonja dhe zoterinje, perveē lajmeve te keqija, per fat te mire ka edhe disa lajme te mira. Nuk kam asnje dyshim ne mendjen time se Liria do te triumfoje mbi erresiren mesjetare, bile ka edhe shenja mjaft shpresedhenese. Javen e kaluar Parlamenti hollandez miratoi nje kerkese te propozuar nga partia ime, ku kerkojme te bllokojme ē'do dialog me zyrtaret e Hamasit. Dhe sipas sondazheve te fundit, nese zgjedhjet do te zhvilloheshin ne kete moment, Partia ime, Partia e Lirise, do te jete partia me e madhe ne Hollande. Ndoshta ju ne keto momente jeni duke folur me kryeministrin e ardheshem te Hollandes. Dhe ju kerkoj, nese kjo gje mund te arrihet ne Hollande, pse mos te arrihet ne te gjithe boten Perendimore?


Nese Hollanda ka qene vendi i pare qe eshte zhytuar ne keneten e multikulturalizmit, pse mos te jete vendi i pare qe te gjeje nje rrugedalje? Se fundi, zonja e zoterinje, nuk duhet te harrojme ata qe na sollen lirine. Me mijera ushtare amerikan luftuan, dhane jeten duke derdhur gjakun e tyre per lirine e Europes. Ushtaret amerikan nuk rane per nje Europe te islamizuar, ata heronje rane per nje Europe te lire. Ne u detyrohemi shume atyre heronjeve kaq kurajoz. Nuk mund te shesim as te falim trashigimine qe na lane.


Presidenti i trete dhe ati shpirteror i ketije kombi te madh thoshte se, "Cmimi i lirise eshte vigjilenca e perjetshme". Dhe si shpesh here ne Histori, Thomas Jefferson kishte te drejte. Liria jone duhet ruajtuar me kujdes shume te madh. Dhe jemi ne qe kemi obligimin moral dhe historik per t'a bere nje gje te tille. Vetem per nje moment, po te heqim dore nga vigjilenca jone, mund te na kushtoje shume shtrejte, mund te humbim lirine tone te shejte. Eshte pikerisht keshtu. Shpesh here ka ndodhur nje gje e tille gjate Historise. Ju lutem, mos te lejojme qe te ndodhe kurre me.


C'do gje qe na perket duhet t'a ruajme me te gjitha forcat tona: identitetin tone, kulturen tone, kushtetuten tone demokratike, lirine dhe cilivizimin tone. Jua kemi per borxh femijeve tane.


Perkthyer ne shqip nga Vladimir Bruēaj
I takon lexuesve qe te gjykojne duke i ballafaquar te dyja shkrimet e paraqitura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Intelektualizmi islam
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DER FRIEDEN DES ISLAM - GILT NICHT FÜR KINDER
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!
» Naser Aliu: Rrahja e grave - sot nė Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Shkenca dhe jeta :: Shkenca dhe jeta-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs