LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleko prifti
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 7
Join date : 04/06/2010

MesazhTitulli: pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit   Tue Sep 28, 2010 6:26 am

pjesa e trete
Shume studjues serioz duke lexuar shkrimet e mjaft autorve te antikitetet kan dale shpesh here ne nje mendim tjeter per ate qe njihet dhe komentohet sot per Dodonen. Dhe keto na japin dore ne zgjidhjen e enigmes. Shkrimet e vjetra te Homerit, Herodotit, Plinit, Hesiodit, Plutarkut, Perigjiritit, Didymosit apo shenimet gjeografike te Strabonit, Ptolemeut, Skymnosit apo Meletios te lene te kuptosh se ku mund te kerkohet Dodona e vertete, se ka disa Dodona (tempuj) dhe se ajo e Janines (e simbolit te Lisit, Dushkut) eshte nje tjeter tempull Dodone ne shumen e Dodonave pellasgjike qe ekzistonin dikur. Sipas ketyre Dodona e vertete duhet kerkuar me ne veri te Epirit.
Duke lexuar volumet Kronika te Epirit shkruar mbas vitit 1903 e botuar ne Athine shohim se studjuesi dhe historiani i njohur grek i shek. XIX-te P. Aravantinoi ne shkrimet e tij tregon pasi kish lexuar shkrimet e vjetra dhe kishte pare e degjuar per gjurme objektesh ne terenin konkret te Epirit mendon se …deri me sot nuk ka argumenta te plota dhe se vendi i Dodones nuk dihet se ne c’krahine eshte…
Ne gjysmen e dyte te shek. XIX-te kemi kerkimet e janiniotit Kostandin Karapanos dhe konkluzionet e nje hulumtimi te bere nga Ismail Qemal Vlora kur jetonte ne Janine per rrenojat e vjetra qe gjenden ne perendim te Janines dhe qe konkludojne pa medyshje. Ata per here te pare hedhin mendimin se kemi te bejme me zbulimin e tempullit e Dodones qe kerkohej prej kohesh. U gjeten mjaft objekte qe vertetojne se vertet ketu dikur ka qene nje tempull i lashte pagan, mjaft te dhena te autorve te vjeter dhe gojdhena ne popull dukej se e plotesonin disi kete mendim. Por germime te tjera dhe studime serioze shkencore nuk u bene dhe nje heshtje misterioze si duket e qellimshme vazhdon edhe sot per kete tempull. Dhe qe nga ajo kohe ky vend eshte mare e mbahet si vendi i “vertete” i tempullit te Dodones pellasgjike.
Por c’thone te tjere studjues qe jane mare me kete problem para dhe pas ketij konformimi te Karapanos e Ismail Qemalit. Ata kane mendime te ndryshme dhe me argumenta bindese e jo hipoteza, se Dodona duhet kerkuar diku me ne veri te Epirit. Dodona e Janines per ta eshte thjesht nje tempull i vjeter dhe i njohur pagan dhe nuk i ka te gjitha atributet e Dodones se vertete qe kerkohet dhe pyetja tjeter qe mer vlere per zgjidhje te drejte te ketij problemi eshte se si quhej me pare ky vend prane Janines qe i vune keta zbulues emrin Dodone.
Edhe Gjon Muzaka ne Memorien, gjeonologjine e fisit te tij shkruar ne vitin 1510 na hedh nje fije drite per lidhje midis Mollosise dhe mbiemrit Muzaka qe mbante fisi i tij qe ne kohe te vjetra.
Ne tashme e dime se Muzaket ishin zot te Myzeqese, Selenices se Vlores, Tomorrices, Skraparit, Oparit, Devollit, Korces dhe Kosturit deri ne Janine. Ata perfshinin ne principaten e tyre edhe Kolonjen, Leskovikun, Permetin deri ne mal te Dhembelit, ajo perfshinte edhe Konicen.
Per mbiemrin Muzaka qe mbante ky fis me emer ne Mesjete na vijne keto shenime te Gjon Muzakes. Ai shkruan…ne fillim eshte e domodoshme te dini mbiemrin tone, per te cilin shkak ne jemi thirrur Mollosake dhe ta dini qe mbiemri yne vjen nga nje vend qe quhet Mollosi qysh nga kohet antike dhe kemi qene zoter te ketij vendi dhe keshtu na kane thirrur dhe kjo Mollosake ndryshoi dhe fjala u be Muzake …e vertetoj se Andrea Mollosaku ose Muzaka ishte nje Sevastos Kratos dhe princ i Epirit qe ne gjuhen shqipe thuhet Pylloria dhe sundonte te gjithe Myzeqene dhe vise te tjera.
Dhe me tej shkruan …ne kete Myzeqe banonin Mollose te te quajtures Mollosi dhe qysh nga antikiteti deri ne kohen tone kemi qene sundimtare te ketij vendi, kemi mare mbiemrin Mollosake si nje shtrembirim te fjales Mollosia dhe u tha Muzakia qe ne shqip thuhet muzakite. E kjo Mollosi ne te vertete eshte Epiri sic u tha me siper...dhe per me teper kishte nen sundim krahinen e Tomorrices (Tomornitza) me te gjitha fshatrat qe jane ne lugine e qark e ne ane te shpateve te malit te Tomorrit dhe te cilat jane rreth 60 fshatra duke filluar nga Dardasi e te gjithe te tjerat deri ne Terkotige (tercotigue)
Ne kete shkrim te Gjon Muzakes ne shikojme dhe kuptojme se ai eshte dhe e quan veten, Mollos, Epirot por per marjen e mbiemrit Muzaka, Muzakia, Muzaqia kuptohet se argumenti mollos nuk qendron se nuk ka te tille. Ne nje shkrim mbi Myzeqene ne e kemi trajtuar me gjate kete, se emri Myzeqe eshte emer neolatin dhe eshte larg kuptimit Mollos qe kemi trajtuar. Edhe sot historianet nuk kane mundur ta percaktojne etimologjine dhe shtrirjen e Molloseve, ketij fisi mjaft te degjuar ne antikitetin e vone qe arriti te sundonte mbi thesprotet dhe kaonet.
Por te thuash qe Dodona ishte si kryeqytet i helopeve mendojme se i vijme prane te vertetes duke u nisur se kush ishin helopet nga vinin dhe ku shtriheshin. Por ne tashme dime edhe se kush ishin Delopet nje tjeter fis i degjuar ne Thesali dhe malet e Pindit. A ka ndonje lidhje midis helopeve dhe delopeve qe te na sherbejne ne trajtesen tone. Keto dy fise jane te te njejtes rrenje pavarsisht ku ngjarjet historike i imponuan te shkojne.
Francua Pukewill shkruan ne 1806 nder te tjera per Delopet ..pershkova deri tani luginat e Epirit te veriut qe lidhen me rrjedhien e Vjoses te ketij lumi te Pindit, te Mollosise, te Perrevise dhe ndarjet qe shtrihen deri ne Taulanti, …me ngelet per te folur per rajonin e Dolopeve dhe te bej te njohur se ata ngulnin kembe se rridhnin nga Dolopa, i biri i Hermesit si dhe nje nga krahinat qe kufizohet me Perrevine. Po ku shtrihej kjo krahine me emrin Perrevi ne tashme e kemi te qarte se jane prane brigjeve te Vjoses ne rrjedhen e mesme.
Por Pikewill vazhdon ...nuk eshte qellimi dhe tema ime te hulumtoj se Dolopet jane autoktone apo pasardhes te pellasgeve. Sidoqofte Homeri pranon ekzistencen e tyre dhe na informon se ata morren pjese ne rrethimin e Trojes te rreshtuar ne radhet e ushtarve te Akilit, te birit te Pileut. Virgjili i pershkruan si njerez te eger dhe mizore, ...qe nga ajo kohe historia ne periudha te caktuara u referohet Delopeve dhe na i paraqet si te vendosur ne Pind kurse ata e quajne veten nga Thesalia dhe te mvarur nga Filipi, te atin e Perseut …asnje nuk ka dijeni ne rast se vendi i tyre ne vazhdimsi u shkaterrua apo u shkretua, duket vetem qe te shfaqen aty koloni nomadesh qe erdhen nga Paonia, pa asnje tronditje te njohur dhe pa u permendur qe cvendosen njeri, ata vete u vendosen ne malet me debore te Pindit dhe themeluan Vllahine e madhe.
Autoret e vjeter i permendin helopet si emer po se ku shtriheshin nuk thone gje. Ne mendojme se Helopia eshte vertet zona ku kemi edhe nderimin me te madh per Diellin ne Epir. Ai nderohej me shume kulte ne Myzeqe dhe zonat per rreth ku ishin ngritur tempuj dhe qendra te zhvilluara per nder te tij sic jane Apollonia dhe Chrisandria. Kemi ketu nje zone te tere qe mban emrin e tij si Eordia qe perfshin teritoret midis dy degeve kryesore te lumenjve Osumit dhe Devollit qe zbresin nga Tomorri dhe Geniusit (Shkumbinit), po ne ate zone ku ne i kemi te gjitha gjurmet e Dodones se vertete pellasgjike.
Me lart ne veri lindje shtriheshin Peonet dhe prej ketej kane zbritur helopet dhe delopet per tu vendosur me ne jug te Epirit.

Ne gjithe qarkun e Beratit por edhe shume me larg ne gjithe Toskerine banoret vendas perdorinin kurdohere disa fjale dhe emertime qe te shpien ndermend per kohe te largeta. Keshtu fjalen mollos, mollois e perdorin ne kuptimin, flet, tregon, ngaterron, rregullon, zbukuron sipas deshires ngjarjen. A nuk eshte kjo fjale qe vjen nga ato kohra kur ne Mollosi, vinin njerzia nga gjithe anet e dheut per te mesuar nga profeteshat e Dodones per mundesite e zgjidhjes se shqetsimeve te tyre. Keto shenjtore te Mollosise, i shpjegonin, tregonin ashtu sic dinin ato (ky emer kuptohet eshte ekuivalent me emrin mollois dhe do te zevendesohet prej tij, aq me teper kur mund te dallojme qarte se ky emer i ri u perdor nga krishterizmi edhe si mjet apo argument lufte kunder besimit pagan qe binte ne kundershtim me moralin e ri te ketij besimi.)
Eshte e njohur tashme se ne zonen Darsi, Dumre, Sulove, Berat, Mallakaster dhe Myzeqe fakti qe lidhet edhe me simbolin e njohur e te respektuar te drurit te lisit, kujdesi shekullor e banorve te ketyre trevave per drurin e Dushkut. Kodrat e perrreth kane qene te veshura me masive te tere dushqesh shekullor, nuk priteshin dhe nuk i perdornin per ushqim per bagetite se i mbanin te shenjta, kjo zone ka dhe sot emrat e shumta te fshatrave me emrin Dushk. Kjo na shton mendimin per mundesine e qenies se Dodones dhe ceriman e saqj per me ne veri te Janines.
shtator 2001 Llaqi dhe Mihal Jano
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
pjesa e trete Paganizmi nder popujt e vjeter te Epirit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Monda Korca: "E keqja e pashmangeshme", qe nuk i shpeton dot, Pjesa e Trete dhe e Fundit e Tregimit, Shkruar nga Raimonda Moisiu
» "Dublinasit" Pjesa e I
» Ibrahim Egriu:Telegram pershendetes ne shenje te Pervjetorit te Trete te Pavaresise se Kosoves!
» Historia e lashtė
» Kasolle e vjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Pyetje mbi fete-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog