LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bota flet me gjuhėn e Islamit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres
avatar

Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Bota flet me gjuhėn e Islamit   Sun Sep 26, 2010 5:33 pm

Vitet e fundit vėrehet njė afrim i dukshėm i njerėzve me Islamin. Kėshtu, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, Islami po bėhet mjaft popullor. Kjo simpati ndaj Islamit tė gėzon pėr shumė arsye. Sė pari, sepse prurjet e reja nė radhėt e tij tė japin tė kuptosh se Islami ka filluar tė prezantohet me gjuhėn dhe frymėn e kohės dhe, sė dyti, si rrjedhojė e ndikimit pozitiv tė myslimanėve nė shoqėritė perėndimore.



Interesi nė nivel global pėr Islamin

Interesi pėr Islamin nuk ėshtė i fokusuar te njė hapėsirė a territor tė veēantė, pasi ata qė ai ka pranuar nė gjirin e vet pėrbėjnė njė hartė tė gjerė kombėsish, traditash e kulturash.

Referuar statistikave, nė Gjermani numri i personave qė pranojnė Islamin ēdo vit arrin nė 50 mijė, ndėrsa nė Australi 15 mijė.

Nė vitin 2004 vetėm nė Moskė u shėnuan 20 mijė raste konvertimi. Ndėrkaq, nė ēdo dhjetė vjet nė Amerikė Islami koleksionon 100 mijė anėtarėsime tė reja.

Enciklopedia e njohur elektronike (Wikipedia), por edhe faqe tė ndryshme islame, janė tė mbushura me rrėfimet e shumė prej atyre qė kanė pėrqafuar kėtė fe, tė cilėt me emocion e gėzim kanė zgjedhur tė ndajnė me vėllezėrit e tyre ndjenjat e pėrjetuara nė ēastin e kalimit nė fenė e ardhur pėr lumturinė e njerėzimit.

Nė motivet e tyre na paraqitet njė sfond i gjerė, eksperienca unike e tejet tė larmishme, tė cilat, pėrveē emocionit, na shpalosin shembuj dhe metoda tepėr tė nevojshme pėr tė kuptuar se si ta paraqesim Islamin e ta bėjmė tė kuptueshėm pėr tė tjerėt.



Kurani, libri qė ushqen ndjenjat natyrore njerėzore

Takimi me Kuranin renditet ndėr motivet kryesore qė ēojnė nė pėrqafimin e Islamit. Sipas njė sondazhi tė kryer sė fundmi, ėshtė provuar se 7 nė 10 persona qė kanė pranuar Islamin kanė pasur si indikator Kuranin.

Padyshim, bukuria, stili i qartė dhe alegoria e tij ka lėnė pa fjalė shumė prej personaliteteve tė kulturės, artit dhe shkencės.

Shumė prej tyre kanė qėndruar gjatė nė faktet shkencore dhe argumentet logjike qė Kurani paraqet, duke pranuar hapur dorėzimin para kėtyre tė vėrtetave ekzakte.



Raste tė veēanta tė pranimit tė Islamit

Nė Rusi 75 pėr qind e anėtarėve tė rinj tė komunitetit mysliman janė femra. Mosha e tyre varion nga 17 deri nė 21 vjeē. Ajo qė i ka shtyrė pėr tė pranuar Islamin ėshtė qetėsia e thellė dhe pastėrtia shpirtėrore qė gjetėn nė gjirin e kėsaj feje. Rusia sot numėron 23 milion myslimanė nga 144 milion qė ėshtė numri total i popullsisė sė saj.

I njėjti trend, ai i pranimit tė Islamit nga femrat, shfaqet nė Gjermani e nė shumė shtete evropiane. Pavarėsisht se shumėkush mundohet ta paraqesė Islamin si identitet i njė populli apo etnie tė caktuar, kjo pikėpamje ka rezultuar se nuk qėndron, pasi pėrbėrja heterogjene e familjes islame dėshmon tė kundėrtėn.

Nė Gjermani pėr shembull, nga 12 milion, qė ėshtė shifra zyrtare e myslimanėve, 13 mijė janė shtetas gjermanė, kur dihet se nė njė kohė jo tė largėt gjermanėt e konsideronin Islamin si fe e etnitetit turk.

Nė shumė prej shteteve evropiane, krahas njerėzve dashamirė, mund tė dallojmė figura tė njohura tė shoqėrisė civile, por edhe tė skenės politike, qė nė kontaktet e tyre me Islamin, nuk kanė hezituar ta pėrqafojnė e ndjekin atė. Pėrmendim si rast Richard Frieler, drejtues i njė prej degėve tė antiterrorit tė Scotland Yard nė Londėr. Pėr kėtė eksperiencė personale ai tregon: “Hyra nė Islam pas njė studimi e shqyrtimi tė imtė, kjo pėr faktin se unė jam diplomuar nė gjeologji. Gjeta nė Kuran argumente qė flasin pėr funksionin gjeologjik tė maleve dhe zgjerimin e universit. Ishin pikėrisht kėto detaje qė i dhanė njė tjetėr drejtim jetės sime duke bėrė qė tė kthej kokėn pas nė mėnyrė qė zemra t’i hapet udhėzimit dhe dritės hyjnore”.

Njė tjetėr shembull ėshtė belgu John Franco Basatan. Islamin e ka pranuar nė moshėn 40 vjeēare, ndėrsa aktualisht ėshtė njė ndėr figurat mė aktive nė pėrhapjen e mesazhit islam nė kėtė vend. Falė kontributit tė tij Islami sot ėshtė mė i pranishėm dhe mė ndikues nė shoqėrinė belge.

Ēastin vendimtar tė kalimit nė Islam Basatan e kujton me kėto fjalė: “Njė ditė mė ra nė dorė njė libėr nė frėngjisht i titulluar “Ēka ėshtė Islami?”, i dijetarit pakistanez Ebu A’la el- Meududi. Nė libėr, mes tė tjerash, u ndala tek kjo frazė: Islami ėshtė fe pėr gjithė njerėzimin. Mund tė them se ishte kjo frazė qė shoi te unė ndjenjėn e paragjykimit ndaj qytetarėve myslimanė dhe mė qartėsoi bindjen se Islami ėshtė i hapur pėr tė gjithė dhe jo vetėm i arabėve. I ndodhur pėrpara kėsaj situate, vendosa tė shkoj akoma mė tutje duke e gjetur veten nė krahėt e Islamit.

Duke shpresuar se kemi kryer njė punė tė dobishme, mendojmė se pėrmendja e kėtyre rrėfimeve na shton edhe mė tepėr dashurinė pėr fenė tonė dhe mė anė tjetėr na shtyn tė besojmė se Islami do tė zgjojė edhe nė tė ardhmen interesin e syve kureshtarė dhe mendjeve hulumtuese. Sigurinė pėr kėtė bindje na e konsolidon vlera e doktrinave dhe plotėsia e legjislacionit tė tij.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Bota flet me gjuhėn e Islamit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kristaq Shabani:"Teresinka Pereira flet nė gjuhėn shqipe..."
» Kėze (Kozeta) Zylo: Revista Pena flet me gjuhėn e shpirtit
» Shqipja - gjuha qė lindi gjuhėt indo-europiane?
» Muharrem Sfarqa: Njė libėr i ri pėr Kosovėn nė gjuhėn Gjermane
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranė Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkėluftėtar i Zahir Pajazitit: Duhet tė zbardhet vrasja e Zahirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog