LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Islami dhe Dialogu...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Princo
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 82
Join date : 26/09/2010

MesazhTitulli: Islami dhe Dialogu...   Sun Sep 26, 2010 5:29 pm

All-llahu xh.sh. ne Kur’anin famėlartė e urdhėron Muhammedin a.s. dhe umetin e tij pėr dialog duke iu drejtuar me kėto fjale: “Ti (Muhammed) thirr pėr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi e kėshillė tė mirė dhe polemizo me ata (kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira. Zoti yt ėshtė Ai qė e di mė sė miri atė qė ėshtė larguar nga rruga e Tij dhe Ai di mė sė miri pėr tė udhėzuarit. “ Nahl 125.Pastaj thotė: “Ithtarėt e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni nė fenė tuaj) vetėm ashtu si ėshtė mė sė miri, pėrveē atyre qė janė mizorė dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj qė na u zbrit dhe qė u zbrit juve dhe se Zoti ynė dhe Zoti juaj ėshtė njė, dhe se ne i jemi dorėzuar Atij. “ Ankebut 46 . All-llahu xh.sh kur e kishte urdhėruar te dėrguarin e tij Musain a.s. dhe vėllanė e tij Harunin a.s. qe te shkojnė te Faraoni i cili pretendonte dhe kishte shpallur vetveten Zot , u thoshte popullit te tij (Unė jam zoti juaj i larte), All-llahu xh.sh. iu ishte drejtuar Musait dhe Harunit a.s. duke iu thėnė: “Shkoni qė tė dy te faraoni, se ai vėrtet e ka tepruar Atij i thuani fjalė tė buta, ndoshta ai mendohet a frikėsohet.“ Ta Ha 43-44. Dialogu, biseda dhe largimi nga ato fjalė qė nuk janė te vėrteta ėshtė rruga e vetme dhe drejte qe All-llahu xh.sh. i ka urdhėruar te dėrguarit e tij dhe pasuesit e te dėrguarve ta pasojnė, nė atė mėnyrė qė tė arrijnė te kėnaqėsia dhe tė udhėzohen nė besim ata tė cilėt i thėrret nė kėtė besim tė pastėr, ta pėrqafojnė besimin e pastėr i cili ėshtė nė zgjedhje larg nga ēfarėdo detyrimi apo dhune, thirrėsit pėr nė rrugėn e All-llahut xh.sh. shembullin mė tė mirė dhe mė tė bukur e gjejnė tek tė dėrguarit e All-llahut xh.sh. nė atė mėnyrė qė tė kenė sukses dhe t'i realizojnė qėllimet e tyre tė pastra dhe tė arrijnė nė cakun e duhur nė mėnyrėn dhe pėrmes rrugės mė tė lehtė, tė gjitha ato argumente qė i kishte i dėrguari i fundit Muhammedi a.s., ai ishte nė shkallėn mė tė lartė tė moralit, sjelljes sė mirė dhe forcės sė argumenteve me gjithė atė All-llahu xh.sh. e urdhėron qė t'i thėrret njerėzit nė besim me urtėsi, butėsi dhe dashamirėsi dhe t'ua hapė zemrat, tė pėrdor vetėm shprehjet e bukura dhe ia tėrheq vėrejtjen qė tė mos jetė i vrazhdė dhe arrogant dhe tė largohen njerėzit nga ai dhe thirrja e tij, All-llahu xh.sh i drejtohet me kėto fjalė tė dėrguarit tė tij dhe umetit tė tij duke iu thėnė: “E sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet“ Ali Imran 159.

Dialogu nė Kur’an All-llahu xh.sh. ka pėrmend nė Kur’anin famėlartė shumė nga tregimet e tė dėrguarve tė tij dhe atė se ēka ka ngjarė nė mes tyre dhe popujve tė tyre me dialog dhe fjalė e sjellje tė mira tė pejgamberėve. Tė gjitha ato tregime dhe rrėfime nuk janė pėrmendur pėr asgjė tjetėr vetėm se tė pasohet ajo rrugė dhe ato veprime si shembull, nga ana e tė gjithė thirrėsve pėr nė besimin nė krijuesin e gjithėsisė dhe udhėzimin e tyre nė rrugėn e vėrtetė e tė drejtė, njė nga ato shembuj tė mirė ėshtė edhe ngjarja nė mes Ibrahimit a.s. dhe popullit tė tij me tė cilėt ka biseduar me butėsi dhe dhembshuri ndaj tyre duke u ofruar atyre argumente tė qarta, nė mėnyrė qė tė ketė mundėsi tė shkoj deri nė fund tė rrugės sė thirrjes sė tij, duke shkuar me ta hap pas hapi, kėtė ngjarje e tregon shumė bukur All-llahu xh.sh ne Kur’anin famėlarte duke thėnė: “Pėrkujtoju (o i dėrguar) kur Ibrahimi i tha babait tė vet Azerit: "A statuja (idhuj) adhuron pėr zota? Unė po tė shoh ty dhe popullin tėnd nė njė humbje tė sigurt. E kėshtu Ibrahimit ia mundėsuam t'i shohė madhėsitė e qiejve e tė tokės pėr t'u bėrė edhe mė i bindur. E kur atė e mbuloi nata, ai e pa njė yll e tha: "Ky ėshtė Zoti im!" E kur u zhduk ai (perėndoi) tha:" Unė nuk i dua ata qė humbėn". Kur e pa hėnėn tė posa lindur tha: "Ky ėshtė Zoti im! e kur perėndoi ajo, tha: Nėse Zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur!" Kur e pa diellin tė lindur, tha: "Ky ėshtė Zoti im, ky ėshtė i madh!" e kur ai perėndoi, tha: O populli im, unė jam i pastėr nga ajo qė ju i shoqėroni!" Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok! “ En'am 74-79 . Ibrahimi a.s. sė pari ka filluar me kėshilla pėr babanė e tij duke bėrė pėrpjekje qė me butėsi ta largoi nga adhurimi i putave tė cilėt i ndėrtonte me dorėn e tij dhe ia shiste nė treg popullit tė tij, por ai nuk i pėrgjigjej kėsaj thirrjeje, e Ibrahimi a.s. i thoshte “Unė po tė shoh ty dhe popullin tėnd nė njė humbje tė sigurt.“ duke ua bėrė me dije se nuk janė duke shkuar rrugės sė drejtė dhe rrugės e cila i dėrgon nė shpėtim dhe janė duke e treguar paditurin e tyre, duke ua bėrė me dije se atė ēka janė duke e bėrė ėshtė humbje dhe padituri e cila dallohet shumė qartė nga ēdo kush me mendje tė shendosh, pastaj sikur pajtohet me popullin e tij nė adhurimin e yjeve, me ardhjen e natės dhe errėsirės sheh njė yll qė shndriste dhe thotė: “Ky ėshtė Zoti im!“ pasi humbet ylli Ibrahimi a.s. thotė: “ Unė nuk i dua ata qė humbėn“ sepse ai i cili e meriton adhurimin e plotė nuk humb dhe nuk fshihet nga robėrit e tij, por duhet tė mbetet me ata gjithmonė dhe tq mos shuhet e humbet, pastaj e sheh hėnėn dhe thotė: “Ky ėshtė Zoti im!“, pasi ajo humbet dhe fshihet thotė: “Nėse Zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur!“, kur e sheh diellin qė ėshtė shumė ndriēues dhe shumė qartė i dukshėm thotė: “Ky ėshtė Zoti im!” pasi edhe ky humbet u thotė popullit te tij: “O populli im, unė jam i pastėr nga ajo qė ju i shoqėroni!“, duket qartė se Ibrahimi a.s. ndjek rrugėn e dialogut duke vepruar hap pas hapi pėr t'i thirrur nė besimin nė njė Zot derisa t'ua bėj tė qartė me vepra se kėto yje dhe ato statuja nuk e meritojnė dhe nuk janė zotė qė e meritojnė adhurimin, kėtu Ibrahimi a.s. ua ka bėrė tė qartė edhe gabimin e tyre nė adhurimin e tjetėrkujt pos All-llahut xh.sh., sepse tė gjitha kėto yje dielli, hėna e tė tjera nė qiell nuk janė asgjė vetėm se trupa qiellor tė cilėt nuk mund t’u sjellin as dėm e as dobi, sepse ato janė tė nėnshtruara All-llahut xh.sh. Ai ėshtė Ai i cili i ka krijuar dhe ēdo gjė ėshtė nėn udhėheqjen e tij, All-llahu xh.sh. thotė: “Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj qėndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve. “ A'raf 54 . Pas krejt kėsaj ngjarje dhe atij dialogu iu thotė: “O populli im, unė jam i pastėr nga ajo qė ju i shoqėroni!" Unė me veten time i drejtohem Atij qė krijoi qiejt e tokėn, larg besimeve tė tjera; unė nuk jam prej atyre qė i pėrshkruajnė shok! “ En'am 79 . Pastaj All-llahu xh.sh na tregon pėr dialogun tjetėr nė mes Ibrahimit a.s. dhe babait tė tij kur e thėrret atė nė besimin nė All-llahun xh.sh., na tregon urtuesinė, butėsinė dhe tolerancėn e thirrėsit mysliman, nė kėtė rast Ibrahimi a.s., qė nė lidhje me kėtė thotė: “Pėrkujtoju (lexoju idhujtarėve e tė tjerėve) nė Libėr (nė Kur'an) Ibrahimin. Ai vėrtet ishte shumė i drejtė dhe pejgamber. Kur babait tė vet i tha: "O babai im, pse adhuron atė qė as nuk dėgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjė prej tij? O babai im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli ėshtė kundėrshtar i Mėshiruesit. O babai im, unė kam frikė se do tė godet ndonjė dėnim prej tė Gjithmėshirshmit e do tė jesh shok i djallit!" Ai (babai) tha: "A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nėse nuk ndalesh (sė fyeri ndaj zotave tė mi), unė do tė gurėzoj, ndaj largohu prej meje pėr njė kohė tė gjatė!" “ Merjem 41-46 Kėtu shihet qartė se si babai i Ibrahimit a.s. e kėrcėnon Ibrahimin a.s. me mbytje duke e goditur me gurė, me gjithė atė Ibrahimi a.s. i drejtohet me fjalė tė buta ku All-llahu xh.sh. thotė: “Ai (Ibrahimi) tha: "Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus Zotin tim pėr tė falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshėm ndaj meje.“ Merjem 47 . Kėshtu All-llahu xh.sh na mėson mėnyrėn e dialogut dhe edukatėn e dialogut, ne kemi shembullin mė tė mirė tek pejgamberet e All-llahut xh.sh. dhe tek vula e pejgambereve, Muhammedi a.s., kėtė na e thotė All-llahu xh.sh. nė Kur’nin famėlartė: “Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn tjetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun.“ Ahzab 21 . Ndėrsa nė tregimin e Jusufit a.s. na e mėson rrugėn e domosdoshme tė cilėn duhet ndjekur nė mėnyrė qė tė ketė sukses, duhet dialog, thirrje nė besim dhe durim nė vėshtirėsi e fatkeqėsi dhe tė mos lihet nė asnjė moment thirrja nė besimin vėrtete edhe nė momentet mė tė vėshtira, All-llahu xh.sh. nė kur’anin famėlarte thotė: “Mandej, pasi qė vėrtetuan argumentet (e pastėrtisė sė Jusufit), atyre (ministrit dhe rrethit tė tij) iu paraqit ideja qė atė pėr njė kohė ta burgosin. Sė bashku me tė hynė nė burg dy tė rinj. Njėri prej atyre dyve tha: "Unė ėndėrrova veten se po shtrydhi (rrush pėr) verė". E tjetri tha "Unė ėndėrrova se po bart mbi kokė njė bukė nga e cila hanin shpezėt". Na trego komentimin e saj, se ne tė konsiderojmė nga komentuesit e mirė (tė ėndrrave).“ Jusuf 35-36. Jusufi a.s. nuk ua komentoi ėndrrat nė atė moment kur i dėgjoi ato nga shokėt e burgut, por dėshiroi qė ata dy se pari tė kenė besim tek ai, t'i pranojnė fjalėt e tij dhe tė jen tė bindur se ai ėshtė shumė i sinqertė duke u thėnė atyre dyve: “Tha: "Nuk ju vjen juve ndonjė ushqim me tė cilin ushqeheni, e qė unė tė mos dijė, t'ju pėrshkruaj atė para se t'ju vijė.“ Jusuf 37. Kjo ishte ajo ēka ata dy e shikonin ēdo ditė pastaj ju thotė atyre dyve: “Kjo ėshtė nga ajo ēka mė mėsoi Zoti im (nuk ėshtė fall e as prognozė). Unė kam braktisur fenė e njė populli qė nuk e beson All-llahun as botėn tjetėr, e ata ishin jobesimtarė. Unė e ndoqa fenė e prindėrve tė mi: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na takoi t'i pėrshkruajmė kurrė njė send shok All-llahut. Ky (besim i drejtė) ėshtė dhuratė e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerėzve, por shumica e njerėzve nuk ia dinė vlerėn.“ Jusuf 37-38. Jusufi a.s. ua tregon shkakun e dijes sė tij nė aspektin e komentimit tė ėndrrave duke ia bėrė me dije se e gjithė kjo ėshtė nga mėshira e All-llahut xh.sh., lėnia nga ana e Jusifit a.s. pasimin e popullit jo besimtar dhe lenia a pasimit tė baballarėve nė fenė e pa vėrtetė, pastaj Jusifi a.s. hyn nė qėshtje tė besimit pas asaj hyrjeje qė e bėri fillimisht, All-llahu xh.sh thotė: ”O ju dy shokėt e mi tė burgut, a ėshtė mė mirė tė adhurohen zota tė ndryshėm ose All-llahu, i vetmi ngadhėnjimtar? Ata qė ju adhuroni pėrveē All-llahut, nuk janė tjetėr vetėm se emra qė pagėzuat ju dhe prindėrit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjė fakt pėr ta, vendimi (nė ēėshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdhėroi tė mos adhuroni tjetėr vetėm Atė. Kjo ėshtė feja e drejtė, por shumica e njerėzve nuk e dinė.“ Jusuf 39-40. Me metodėn e urtėsisė, bisedimit tė mirė, dialogut logjik dhe qetėsisė, Jusufi a.s. korri sukses tė plotė nė rrugėn e shenjtė tė thirrjes islame. Kjo ėshtė rruga e cila dėrgon pėr nė besim, rrugė e cila mundėson realizimin e qėllimeve tė pastra, pa dhunė, pa urrejtje dhe pa arrogancė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Islami dhe Dialogu...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?
» Gazmend Islami:Si u vranė komandantet e UĒK-sė qė luftuan nė Kosovė dhe si morėn komandėn "parashutistėt" e Tiranės?
» Nexhat HAZIRI:Bedri Islami-ky ėshtė i vėrteti
» Hilmi Saraēi: Vrasja e luftėtarėve tė Ballit Kombėtar
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Besimet fetare :: Komuniteti musliman-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog