LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zanafilla e krenarisė kombėtare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Zanafilla e krenarisė kombėtare   Sun Aug 08, 2010 8:28 pm

Zanafilla e krenarisė kombėtare Pse duhet ta njohim?! Pėrgjigje ndaj krizės sė identitetit. Sumerianėt - djepi i vėrtetė i kulturės botėrore. Gjuha e tyre - shqipja. Nė fillim sumerianė, pastaj pellazgė/pelargė, mė pas ilirė e arbėr, e sot shqiptarė. Nė librat e shkollės 8-vjeēare apo tė mesme kemi mėsuar se Lajbnici, matematikani e filozofi gjerman i shekullit tė 17-tė, ishte njėkohėsisht edhe albanolog i madh. Ndokush pyeste se ēlidhje ka albanologjia me matematikėn, por nuk gjente pėrgjigje nė ato libra. Asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur thėnia e tij se “nėse doni tė zbuloni historinė para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet tė studioni gjuhėn shqipe”. Dhe i madhi profesor Eqrem Ēabej thotė se “historia e gjuhės ėshtė historia e popullit qė e flet”. Sa pak histori e kombit dhe sa e cunguar i ėshtė servirur ajo brezit tonė! Krenaria kombėtare, identiteti kombėtar apo patriotizmi kėrkon njė mbėshtetje tė fuqishme e reale, pėrndryshe ajo nuk mund tė jetė njė shtysė drejt pėrparimit kombėtar, por kthehet nė parullė pa vlerė. Krenaria kombėtare ėshtė baza mė e thellė morale e njeriut, stimuli moral mė i natyrshėm nė gjithė aktivitetin e tij. Formimi i personalitetit tė ēdonjėrit prej nesh bazohet nė radhė tė parė nė respektin ndaj vetes dhe kombit, prandaj njohja e historisė sė kombit ėshtė elementi fillestar i kulturės. Vini re kėtu vėmendjen e fqinjėve tanė dhe luftėn e tyre pėr problemet e identitetit si dhe agresivitetin nė rritje kundėr identitetit shqiptar. Ne shqiptarėt duhet tė mėsojmė nga fqinjėt njė gjė: presioni ėshtė art mė vete dhe, si i tillė, duhet patjetėr tė pėrdoret vazhdimisht, e sidomos kur raporti i forcave nuk ėshtė nė anėn tonė. Pėr kėto arsye, identitetit tonė kombėtar duhet ti hiqet mbulesa e rėndė mijėravjeēare e mosdijes dhe e harresės dhe media e shkruar dhe ajo vizive duhet tu bėjnė njė reklamė tė madhe studimeve dhe zbulimeve tė fundit apo tė mėparshme pėr gjuhėn shqipe dhe identitetin tonė kombėtar. Gjithashtu historianėt e gjuhėtarėt tanė duhet tė jenė shumė mė aktivė sot. GJUHA ėshtė themeli i kombit, ajo qė na bėn tė veēantė nga tė tjerėt. Ne shqiptarėt krenohemi mjaft me Heroin tonė Kombėtar Skėnderbeun, si pjesė madhore e mozaikut tonė tė identitetit, qė shpesh pėrpiqen tė na e vjedhin, sidomos tia ulin vlerat. Megjithatė, duhet pasur parasysh se Skėnderbeu i pėrket njė periudhe mjaft mė tė vonshme kohore sesa zanafilla e kombit tonė, e cila shtrihet nė mijėvjeēarė. Pra, aftėsia konkurruese qė nevojitet pėr tė shėrbyer si shtyllė qendrore e krenarisė kombėtare, e identitetit tonė kombėtar kufizohet, pėr arsye se i duhet tė pėrballet me identitetin e kombeve tė tjera, qė janė bazuar pėrgjithėsisht nė periudha kohore mjaft mė tė hershme dhe nė vazhdimėsi. Nė mėnyrė qė krenaria kombėtare tė ulet kėmbėkryq nė subkoshiencėn tonė pėr tė na dhėnė qetėsinė, forcėn dhe stimulin e pakrahasueshėm dhe aq tė nevojshėm sot, na duhet tė bazohemi nė njė shtyllė mjaft mė tė vjetėr nė kohė, rreth sė cilės tė mund tė mblidhet e tė qėndrojė fort i gjithė mozaiku gjigant i historisė sonė, i identitetit tonė kombėtar. Historia ėshtė politikė, krenari dhe unitet, forcė shtytėse e kombit. Prandaj ēdo shtet dhe ēdo klasė politike duhet tė investojė mė shumė pėr zbulimin e saj. Dikush thotė: “Ēna duhet historia?!” Le tė shohim Amerikėn, qė me pak histori, vetėm 200 vjet, ka arritur majat, dhe tė ecim pėrpara pa u interesuar pėr historinė. Por njėkohėsisht ata thonė edhe se nuk ka dokumente historike nė shqip, se ne nuk paskemi as histori, as heronj, pra jemi kot! Por tė gjithė e kuptojmė se, kur mendon se je kot, vetėm demoralizohesh e nuk shkon pėrpara. Arrijnė deri aty sa qesėndisin paturpėsisht shqiptarizmėn!! “Do tė hyjmė nė Evropė”, - thonė. Por aty duhet hyrė me dinjitet e identitet, jo nga dera e pasme. Gjithashtu duhet tė kuptojmė se pėr shkak tė ndarjes sė kufijve qė kemi sot ne shqiptarėt kemi ndjesi e koncepte mė tė ngushta apo mė tė ulėta pėr veten, krahasuar me ato tė shekullit tė 19-tė e mė parė. Ndarja jo e favorshme e kufijve siē janė deri sot solli nevojėn pėr korrigjimin, nė fakt dėmtimin e vetėdijes sonė kombėtare. Pse na pranon me vėshtirėsi Evropa, vetėm pėr nivelin e sotėm, apo sepse ajo dhe ne vetė nuk e njohim prejardhjen tonė, historinė dhe zanafillėn tonė, me tė cilėn tė prezantohemi nė Evropė? Edhe nė njė prezantim tė thjeshtė midis njerėzve tė panjohur ne kėrkojmė tė dimė pėr prejardhjen e personit qė kemi pėrballė. Mosnjohja sjell frikė dhe pasiguri. E njėjta logjikė vlen pėr marrėdhėniet midis shteteve. E pra, Evropa nuk na pranon, nuk na jep vizė, nėse nuk njohim dhe nuk ia tregojmė asaj historinė tonė, elementin fillestar tė kulturės. Arma jonė kryesore, shtylla e identitetit tonė, me tė cilėn do tė pėrballemi me konkurrentėt tanė pėr tė rivendosur historinė, duhet dhe do tė jetė veēoria bazė e ekzistencės sė njė kombi, pra GJUHA. Shqipja ėshtė GJUHA E PARĖ E SHKRUAR NĖ BOTĖ, ėshtė GJUHA E FILLIMIT! Po, po, mos kini frikė, provat janė tė shumta dhe sistematike. Ato gjenden nė mbi 200 000 “libra” (pllaka me shkrim kuneiform) tė kulturės mė tė lashtė tė botės - asaj sumere. Pasardhėsit akkadianė e babilonas e kanė quajtur atė vend Super (Shumer) apo “Shum Erė”. Vetė shumerėt e quanin KI.E.NGIR, qė do tė thotė “tokė e ngirė”, e nginjur, e ngopur, e begatė. Provat gjenden edhe nė 3-4 miliardė kopje tė Biblės nė tė gjithė botėn. Besohet se tregimet biblike, veēanėrisht kapitulli i parė, zanafilla/genesis, janė me prejardhje nga shkrimet e pllakave sumere si “Eposi i krijimit”. Bibla ėshtė pėrkthyer nė mbi 2000 gjuhė tė ndryshme, por pjesa e parė e 39 librave pėrbėrės tė "Dhiatės sė Vjetėr", e quajtur “Zanafilla”, paragrafi 6:4, e pėrmban provėn SHQIP me fjalėt "nė fillim". Ajo ka qenė problem i madh pėr pėrkthyesit, tė cilėt pėrfundimisht e kanė lėnė nė gjuhėn origjinale dhe kėshtu shprehja “nė fillim” ėshtė njė nga provat mė tė rėndėsishme pėr prejardhjen nga gjuha shqipe edhe tė tregimeve biblike. Njė provė tjetėr, pėrsėri nė Bibėl, ėshtė fjala “mallkim”, e shkruar si “Malakhim”, nė “Zanafilla” – 18:20, 19:12. Prova mė e fuqishme pėr zanafillėn e identitetit shqiptar ėshtė e lidhur me popullsinė e lashtė sumere e pėrqendruar midis lumenjve Tiger dhe Eufrat nė Mesopotami apo Irakun jugor tė sotėm. Tė mbiquajturit sumerianė janė realisht gjeneza apo zanafilla e njerėzimit, djepi i gjithė kulturės botėrore. Shumėkush e pranon tezėn se Bibla ėshtė histori e njerėzimit dhe ajo thotė se FILLIMI ėshtė nė Mesopotami. Mos jemi ne pasardhėsit e sumerėve? Po atėherė nuk qenkemi autoktonė? Jo, ne jemi po aq autoktonė sa gjithė europianėt. Jemi kėtu qė nga periudha prehistorike, qė nga koha e dyndjeve indoeuropiane, qė nga koha e shkatėrrimit tė Shumerit. Vini re gjithashtu se nga materialet e shumta figurative, edhe tredimensionale tė zbuluara e analizuara del se nga pikėpamja racore sumerianėt nuk ishin afrikanė me buzė tė trasha, siē mund tė aludojė ndokush, por kishin tiparet mesatare tė racės sė pastėr shqiptare. Nė hierarkinė e historisė antike shumerėt vendosen pėrpara akkadianėve, babilonasve apo egjiptianėve. Sumerėt kanė lėnė njė trashėgimi mjaft tė gjerė e mjaft tė pasur nė tė gjitha fushat, e shkruar nė mbi 200 000 “Libra”/ pllaka me shkrimin nė formė kunje ose kuneiform, i gdhendur mbi argjilė, e cila mė pas piqej e kėshtu ka mbėrritur deri nė ditėt tona nė materialet e shumta arkeologjike qė gjenden nė shumė muze dhe universitete tė botės. Gjuha sumeriane ėshtė gjuha e parė e shkruar nė botė me shkrimin kuneiform piktografik e mė pas me kuneiform abstrakt. Sa u pėrket periudhave kohore ka mendime tė ndryshme, ku pėrmenden fillimi nė vitet 13000 BC pas pėrmbytjes sė madhe, ose periudha e quajtur “klasike” midis 5300 deri 2900 BC. Gjuha sumeriane mendohet se u fol deri nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para Krishtit, midis 2300-2100 BC, kohė kur ka njė shkėputje dhe vendin e saj e zėnė perandoritė akkadiane dhe babilonase. Shkrimi kuneiform u pėrdor edhe nga akkadėt e babilonasit dhe gjuha sumeriane besohet se ėshtė shkruar nė fjalorėt e ndryshėm deri nė vitet 200 AD. Gjatė mijėvjeēarit tė tretė BC duhet tė ketė ndodhur edhe shkatėrrimi i kulturės sė madhe sumere, ngjarje e cila rezulton e vėrtetuar nga dy fakte: shkatėrrimi i qyteteve tė Sodom dhe Gomorrah sipas Biblės dhe dy dokumentet e gjetura nė pllakat sumeriane, tė cilat flasin pėr shkatėrrimin e Shumerit: 1) “Erra Epic” ose “Eposi i Erės” (sumerian = “Erra”) dhe 2) “Lamentation over desolation of Shumer”, -“Vajtimi pėr shkatėrrimin e Shumerit”. Nga pėrkthimi i tyre nė anglisht kuptohet se aty flitet pėr njė erė tė fortė shkatėrrimtare dhe vrasėse e sėmundjesjellėse, e cila ēoi nė zhdukjen pėrfundimtare tė tė gjithė kulturės dhe jetės nė Shumer. Ky shkatėrrim duhet tė jetė shoqėruar edhe me dyndje tė popullsisė sė mbetur gjallė nė drejtim tė veriut e veriperėndimit. Pranimi si realitet i kėtij migrimi, i mbėshtetur edhe nė gjetjet arkeologjike, konfirmon konceptin e dyndjeve dhe tė gjuhėve indoevropiane, ku shqipja bėn pjesė si dega e parė dhe e pavarur e pemės IE. Studiuesi dhe shkrimtari i njohur azerbajxhano-amerikani Zecharia Zitēin, ka studiuar kapitullin “Zanafilla”/(Genesis) tė Biblės dhe qė aty ka kaluar nė kulturėn greke, hebraike e deri nė studimin e shkrimeve sumere, tė cilat, sipas tij, shėrbyen si burim pėr tregimet Biblike. Nga ana tjetėr, librat “Kronikat e tokės” tė Zitēinit janė tė mbushur plot me shembuj fjalėsh apo shprehjesh sumeriane, analiza historiko-logjike e tė cilave tregon se ato zbėrthehen etimologjikisht ose mund tė LEXOHEN SHQIP. Ndryshimet fonologjike midis dy gjuhėve: shqip dhe sumeriane, janė shumė tė pakta, shpesh inekzistente. Gjuha sumeriane mendohet se ėshtė aglutinative ose me fjalė qė formohen nga bashkimi i fjalėve mė tė thjeshta, pra nuk pranohet qė ajo tė jetė e lidhur me grupin indoeuropian. Por?!... Nga studimi i pėrkthimeve tė shkrimeve sumere nė anglisht rezulton se nga leksiku prej afėr 700 fjalėsh, qė nė fakt janė shprehje dhe fjali, tė gjuhės sumeriane, tė standartizuara deri mė sot nė fjalorėt sumerian-english, tė paktėn 30-35% zbėrthehen nė fjalė shqip apo lexohen thjesht SHQIP, edhe me shqipen e sotme, kryesisht me dialektet gegė, por ka raste edhe atė toskė. Ndarja e tė ashtuquajturave “fjalė”, nė fakt shprehje apo fjali sumeriane, nė fjalė mė tė thjeshta shqipe vėrteton se gjuha sumeriane ėshtė aglutinative, por njėkohėsisht ėshtė edhe indoevropiane, sepse zbėrthehet apo ėshtė e barabartė me shqipen. Nė kėta fjalorė sumerian-anglisht mund tė ketė edhe pėrzierje me gjuhėn e mėvonshme akkadiane e babilonase, duke i konsideruar si vazhdim tė asaj sumere, kjo sepse akkadėt dhe babilonasit vazhduan tė pėrdorin shkrimin kuneiform. Prezenca e shqipes ėshtė plotėsisht e dukshme nė tė gjitha pjesėt e kulturės materiale e shpirtėrore tė shkruar nė pllakat shumere, si nė astronomi e astrologji, nė toponime dhe emra zotash, gjysmėzotash, mbretėrish e prijėsish, nė emėrtime objektesh, pajisjesh, nė fjalė tė pėrdorimit tė pėrditshėm, pėrfshirė emra, folje, ndajfolje, nyja etj. Pas konsiderimit edhe tė metodave krahasimore tė pranuara botėrisht, rezulton se gjuha dhe identiteti shqiptar shtrihen dhe e kanė zanafillėn nė Shum.er, nė kulturėn mė tė vjetėr tė botės, midis 13000-2300 vjet BC. Le tė analizojmė tani provat e pėrmendura mė sipėr: 1.“Nefilim” = “Nė fillim”. Do tė flasim mė tepėr pėr tė, sepse dihet se ajo pėrdoret tepėr shpesh nė tė folurin e pėrditshėm. Vini re se Zecharia Zitēin e ka pėrkthyer nga hebraishtja e vjetėr “Nefilim” = “ata qė u rrėzuan”. Nė fakt, zbulimi ėshtė bėrė jo duke analizuar studimet apo librat e Zitēin, por duke krahasuar versionet shqip dhe anglisht tė Biblės tė botuara nė vitin 2005 e qė pėrputhen edhe me botime tė tjera tė saj. Ju lutem lexoni paragrafin pėrkatės tė Biblės nė shqip e anglisht si dhe shpjegimin qė vijon: 5:32 Dhe Noeja u bė pesėqind vjeē. Pastaj Noesė i lindi Semi (Shem), Kami (Ham), dhe Jafeti (Ja pheth). 6. Tani njerėzit nisėn tė shtoheshin mbi faqen e tokės dhe u lindėn bija. 2. bijtė e Perėndisė (engjėjt) filluan tė vinin re qė bijat e njerėzve ishin tė bukura. Kėshtu, nisėn tė merrnin pėr gra tė gjitha ato qė zgjodhėn.... 4. Nefilim-ė kishte nė tokė nė ato ditė, madje dhe mė pas, kohė kur bijtė e Perėndisė patėn marrėdhėnie me bijat e njerėzve dhe ato u lindėn bij. Ata ishin tė fuqishmit e kohėve tė lashta, (Herkuli etj.), burra me famė. I njėjti paragraph i Biblės nė anglisht ėshtė si vijon: 6.1 Now it came about that when men started to grow in numbers on the surface of the ground and daughters were born to them. 2. then the sons of the God began to notice the daughters of men that they were good-looking; and they went taking wives for themselves, namely, all whom they chose.... 4. The Nephi-lim proved to be in the earth in those days, and also after that, when the sons of the God continued to have relations with the daughters of men and they bore sons to them, they were the mighty ones who were of old, the men of fame. Tani lexoni me vėmendje shpjegimin e mėposhtėm: Dihet se nė ēdo shkrim apo gojėdhanė qė pėrkthehet nė njė gjuhė tjetėr, emrat dhe toponimet, normalisht, nuk ndryshohen nga pėrkthyesi, mbeten nė gjuhėn origjinale. Nė rastin e tregimeve Biblike, pėr ta kuptuar duhet tė dimė se asokohe "emri" ishte njė fjalė apo shprehje qė tregonte cilėsitė e personit apo tė vendit qė emėrtonte. Aty flitet pėr fillimin e njerėzimit, koha kur engjėjt (ndoshta bijtė e "vizitorėve nga kozmosi"/ Zotave) pėlqyen gratė e tokės dhe fryti i lidhjes sė tyre ishin gjigantėt apo tė famshmit e kohės sė fillimit. Duke e analizuar me kujdes kėtė paragraf tė Biblės, kuptojmė se “Nefilim” nė fakt nuk janė vetė gjigantėt, po nefilimėt ishin prezent nė tokė para e pas kohės sė gjigantėve. Sipas Z. Zitēin “Nefilim” ishin zotat e parė qė erdhėn nė planetin Tokė, ata qė krijuan njeriun e sotėm, “Homo Sapiens”, dhe i mėsuan atij gjithēka, ndoshta edhe cilėsinė bazė njerėzore, tė folurėn - nė gjuhėn e tyre. Ndoshta “gjigantėt”, pėr ekzistencėn e tė cilėve ka edhe gjetje tė freskėta arkeologjike nė Indi, u shėrbyen nefilimėve pėr ndėrtimin e piramidave tė Egjiptit, qė sot mendohet se janė ndėrtuar rreth 10450 vjet para Krishtit. Pėrmendim kėtu se edhe shkrimi egjiptian i vjetėr duket tė jetė bazuar nė gjuhėn shqipe, germat egjiptiane janė germat e para tė fjalėve pėrkatėse nga gjuha shqipe. Ato germa janė vizatime simbolike tė objekteve, emėrtimet e tė cilave vetėm nė shqip e kanė germėn e parė tė njėjtė me simbolin/germėn pėrkatėse tė alfabetit egjiptian, si p.sh. germa “D” paraqitet nė alfabetin egjiptian me njė skicė tė pėllėmbės, dorės, pra D-dora etj. Pėrfundimisht, rezulton se shprehja "Nefilim / Nė fillim" lidhet plotėsisht me brendinė e paragrafit 6:4 tė “Zanafillės” dhe ėshtė thjesht "SHQIP", shihni fjalorin e gjuhės shqipe me rrėnjėn “fil” (filiz, fill, filloj, fillim, zanafillė, etj). Shpjegimi i mėsipėrm ėshtė shumė mė logjik se ai qė jepet nė pėrkthimin shqip nga anglishtja tė kėtij paragrafi tė Biblės, qė e shpjegon fjalėn "Nefilim", nga hebraishtja e vjetėr me fjalėn "rrėzues", qė nuk ka asnjė lidhje me brendinė e atij paragrafi dhe as me pjesėn tjetėr tė tregimeve Biblike. Fjala "nė fillim" ka mbetur nė gjuhėn origjinale- SHQIPE,- sepse nuk ėshtė kuptuar lidhja e saj me brendinė e paragrafit, duke mbetur e papėrkthyer. 2. “Malakhim” = Mallkim, - nė zanafilla 18:20, 19:12, – paralajmėrimi i zotit pėr shkatėrrimin e Sodomės dhe Gomorės. Kjo fjalė mund tė jetė formuar nga dy fjalėt shqipe “mal” dhe “ikim”, duke shpjeguar edhe etimologjinė e fjalės “mallkim”, qė do tė thotė “tė ikėsh nė mal”, larg nga e keqja, dhe dihet se “mal” dhe “ik” apo “hik” janė thjesht shqip. Kjo fjalė ėshtė pėrkthyer nė versionet e ndryshme tė Biblės si “paralajmėrim”. Zecharia Zitēin, thotė se nė hebraishten e vjetėr fjala “Malakhim” do tė thotė “tė dėrguar” (engjėjt, tė dėrguarit e Zotit), por ky kuptim nuk ka lidhje tė drejtpėrdrejtė logjike nė ata paragrafė dhe pėrkthyesit e kanė zėvendėsuar me fjalėn “paralajmėrim” dhe e kanė hequr fare kėtė fjalė nė mjaft raste. Kuptimi shqip “Mallkim” ėshtė plotėsisht i lidhur me logjikėn e ngjarjeve nė ata paragrafė dhe shumė afėr me kuptimin e fjalės “paralajmėrim”. Etimologjia “mal ikim” e fjalės “mallkim” na vjen nė ndihmė pėr vėrtetimin e shpėrnguljes sė sumereve “larg nga e keqja” drejt zonave mė tė sigurta e tė mbrojtura malore, dhe njėkohėsisht konfirmon tezėn e dyndjeve Indo-Europiane. Nė kėtė logjikė mund tė konfirmohet se etimologjia e emrit “Pellazg” vjen nga “Pe Larg”. Pe-Largėt ishin popullsia paraiilire qė erdhi nga vendi i shumerėve rreth mesit tė mijėvjeēarit tė tretė BC, pas shkatėrrimit tė kulturės shumere. Arrijmė kėshtu nė vargun plot muzikalitet: Nephilim/Nė fillim sumerianė, pastaj pelazgė/pelargė, mė pas ilirė e arbėr, e sot SHQIPTARĖ 3. Etimologji e disa fjalėve e shprehjeve shumere, ku janė zgjedhur ato mė tė kuptueshmet dhe nga fusha tė ndryshme tė kulturės. Leksiku i plotė e i pėrpunuar sipas kėrkesave tė metodologjisė krahasuese gjuhėsore do tė botohet sė shpejti: SUMER/SHUMER = Shum Erė KI = Ki = Ky, dheu, planeti Tokė KIENGIR = Ki e Ngir = tokė e ngirė, e nginjur, tokė e begatė, e quanin vetė sumerianėt EDIN (Eden) = E din, ka dituri. Kujtoni pemėn e dijes nė kopshtin e Edenit NIBIRU/NIBIRA = Ni Bir a = Planeti i 12-tė (Z.Zitēin e pėrkthen “a son”) KINGU= Ki nguc = Ky ngjitur/nguc, Hėna ANNUNAKI = Arnun a ki = ardhun a ki ENGIZ = E ngiz = e ngjiz, gatuaj KASHI = Ka shi, bėn shshsh…= Birra KUR = Mal, Gur MA = Ma = Mban, mjet transporti ME = Me = (me) vegėl, mjet MAGUR = Ma Gur = anije transport minerali (gurėsh) NARU = Na ruan, na kujton, neron/nderon = Memorial ESERU = E she e ru = burgos KASADU =Ka sa du = u mbush, arriti KURNUGIA = "Gur nė gji a" = minierė KURNUGIA = Kur nuk ja = kurrė nuk kthehet KIINDAR = Ki i ndar = dhe/tokė e ndarė, plasaritje KAGAL/ABULLU= Ka kalim ose a mbyllur = Porta EMUQA = E Muqa, E mujta DAKU = Gjaku = gjaku, ekzekutoj, vras (sipas fjalorėve Sumerian-English) HURASAM = MASARUH = Masa a Rujt = para, lek NISILIMZAKARU = Ni Qilim Za Ka Ru = njė qėllim fjalė ka rujt = Betim DIMTU = Dimtu = dėmtuar KUNUKUM = Ku nuk um (humb) = mbyll hermetikisht, vulos IZZAKKARA= I Za ka ra = njė fjalė ka dalė = thonė, thuhet RIKISTU = Ri Kishtu = e lemė kėshtu = marrėveshje EPESU = E peshoj = e trajtoj, e diskutoj, e vlerėsoj MASKIM = Ma shkrim = shkrues, inspektor ISHTAR, ESHDAR, ASTARTE = Ishte Ar, Esht Ar, Asht e Arte = emra tė Afėrditės BABBAR = Ba Bardh = Zot i drejtėsisė, zbardh, ndriēon, sqaron, vendos EBABBAR = E Babbar = e Babbar-it = (tempulli, shtėpia) e Babardh-it SIPPAR = Si i Par / Sipėr = qytet kryesor (si i parė) nė Shumer Zbėrthimet etimologjike tė mėsipėrme janė bėrė sipas fjalorėve sumerian-anglisht tė standardizuar, pra tė pranuar botėrisht. Pjesėrisht janė zbėrthime me mbėshtetje historiko-logjike qė nuk gjenden nė ata fjalorė. Tė bėn pėrshtypje se sumerologjia botėrore (sumerologjia shqiptare ēuditėrisht nuk ka ekzistuar deri mė sot) nė asnjė rast nuk ka marrė nė studim ndonjė lidhje tė shqipes me gjuhėn sumeriane. Shpresoj qė tani e tutje tė rritet vėmendja nė kėtė drejtim kėtu nė Shqipėri, sepse realisht do tė duhet njė punė mjaft e madhe qė kėto pėrfundime tė kuptohen e tė pranohen nga sumerologėt e huaj, sepse kjo gjė qė do tė sillte mjaft ndryshime nė gjuhėsinė botėrore e cila ka sot njė histori rreth 150-200-vjeēare. Pra, shqipja ėshtė vėrtet gjuha e fillimit, gjuha e nefilimėve. Ndoshta me shqipen do tė lexohen saktė edhe shkrimet apo sekretet e vjetra, pėr tė cilat interesi po shtohet ēdo ditė e mė tepėr nė tė gjithė botėn. Le ta kenė shqiptarėt meritėn e zbulimit tė tyre. Tė dish do tė thotė “tė kesh fuqi”. ... Dhe qėndron mė tepėr se aktuale thirrja e rilindėsit tė madh A. Z. Ēajupi: Shqipėtar mos rri, po duku, shqipėtar! Zoti e ka bekuar shqipen dhe Shqipėrinė, e vėrteta vonon, por nuk harron... Read more: http://stopinjorances.blogspot.com/2009/09/zanafilla-e-krenarise-kombetare.html#ixzz0w4jp2Cfv</a>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Zanafilla e krenarisė kombėtare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkatdhetarėt kanė tejkaluar investimet e bashkėsisė ndėkombėtare nė Kosovė
» Promovim librash tė mėrgimtarėve tanė dhe Foto tė bėra nė Biblioteken Kombėtare gjat promovimit tė librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
» Qendrat islame nė Gjermani ishin bartėse tė shumė organizimeve kombėtare
» Pjetėr NREJAJ:Dr. Rugova, njeriu me vlera tė mėdha dhe me ndjenja tė larta kombėtare
» Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare nė Gjermani e shqetėsuar pėr gjendjen aktuale gjithėkombėtare!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs