LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumiPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuIdentifikohu
Share | 
 

 Shah Name, Eposi shqiptar dhe eposi pers, ngjashmėri e paralele

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore


Numri i postimeve: 294
Join date: 30/08/2008
Age: 36
Location: Athine.

MesazhTitulli: Shah Name, Eposi shqiptar dhe eposi pers, ngjashmėri e paralele   Sun Jul 04, 2010 8:54 pm

Shah Name, Eposi shqiptar dhe eposi pers, ngjashmėri e paralele


Prof. dr. Shaban Sinani

Kultura perse pėrfaqėson njė kulturė qė e ka prekur me fqinjėsi tė drejtpėrdrejtė kulturėn tradicionale tė popullit shqiptar dhe tė paraardhėsve tė tij qysh nė periudhėn ilire. Pėr rrethana historike tė njohura, kjo ka ndodhur me njė numėr relativisht tė kufizuar kulturash, si ajo helene, romake dhe hebreje. Kujtimi i fqinjėsisė sė drejtpėrdrejtė tė botės ballkanase me atė perse vjen i dėshmuar pėr kohėrat moderne pėrmes tragjedisė sė njohur tė Eskilit “Persėt”, ngjarjet e sė cilės zhvillohen nė Egje. Me emrin e Perseut, prijėsit tė luftėtarėve tė mbretit Kserks, lidhet etimologjikisht vetė etnonimi i persėve (“farsi”). Nė Iranin e sotėm mbijeton prej kohėrave antike qyteti Persepolis, i formuar prej dy fjalėsh rrėnja tė dy gjuhėve tė ndryshme, persisht (Perseu, emėr i pėrveēėm i heroit) dhe greqisht (“polis”, qytet), dhe ka kuptimin “qyteti i Perseut”. Nė njė periudhė tė mėvonshme krishtėrimi arriti ta prekte Lindjen gjer nė thellėsi, duke lėnė gjurmė nė toponiminė urbane, mbijetojat e sė cilės kanė pėrballuar, ndėr tė tjera, me afro pesė shekuj perandori osmane, si: Konya - qytet nė Anadoll - (nga “Ikonya”, prej sė njėjtės rrėnjė tė greqishtes, nga e cila bota e krishterė ka marrė fjalėn “ikonė”); Kayseri - edhe ky qytet nė Anadoll - (nga lat. Caesar, emėr perandori, mė pas sinonim i tė njėjtit emėr, me kuptim tė pėrgjithshėm, siē del edhe nė gjermanishten bashkėkohore).
Kultura perse nuk erdhi nė Ballkan pėrmes pushtimeve osmane. Mundet qė periudha osmane i bėri mė tė dukshme kėto lidhje, sidomos nė rrafshin gjuhėsor, por edhe nė letėrsinė gojore dhe nė atė tė shkruar. Dihet se persishtja ėshtė gjuhė e burimit indoeuropian, sikurse shqipja, ndryshe prej njė shumice tė gjuhėve tė popujve tė Lindjes, duke pėrfshirė nė tėrėsi familjen hamito-semite. Nė shkencėn e historisė sė mendimit njerėzor ėshtė pranuar, gjithashtu, se humanizmi nė letėrsinė dhe historinė e mendimit tė Persisė, me emra tė tillė si Omar Khajami, Saadiu, Rumiu, Rudakiu, Avicena (Ibn Sina) e tė tjerė parapriu kronologjikisht shpėrthimin prej tėrmeti tė Rilindjes Europiane. Njė prej klasikėve mė tė mėdhenj tė botės shqiptare tė letrave, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij tė mirėnjohur “Cuneus prophetarum”, citon, nė funksion tė argumentimit tė ideve tė veta filozofike humaniste, krahas Kalvinit dhe Luterit, edhe dijetarin pers Avicena. Njohja e yllėsisė sė poetėve dhe dijetarėve tė mėdhenj tė humanizmit klasik pers, siē e njihnin klasikėt e letėrsisė dhe tė shkrimit nė gjuhėn shqipe e mė nė thellėsi, do tė ndihmonte pėr njė relativizim e krahasim mė tė shėndoshė tė tė vėrtetave, qė lejon tė ēmohen nė kulturėn vendėse jo vetėm ato qė mund t’i nxjerrė nė pah njė vėshtrim eurocentrist.
Poema e madhe heroike “Shah-name” e Firdeusiut pėrfaqėson njė prej pėrmendoreve madhėshtore tė kulturės botėrore, qė bashkėrenditet pėr nga fuqia shprehėse me eposin homerik helenik - “Iliada” dhe “Odiseja”, me “Vedat” sanskrite, me “Ramajana-n” dhe “Mahabharata-n” hinduse, me “Gilgameshin” e shumerėve dhe “Qadesh-in” e egjiptianėve tė vjetėr, me “Torah-un” aramaik e “Eneida-n” romake. “Shah-name-ja” mbetet pėrherė njė vepėr mjeshtėrore e trashėgimisė kulturore perse.
Vexhi Buhara, njė prej orientalistėve tė mėdhenj tė Shqipėrisė, pati menduar tė pėrkthente “Shah-name-nė” qysh nė vitet 1970 dhe pėr kėtė punoi jo pak por rreth 20 vjet. Gjatė pėrgatitjes pėrfundimtare tė veprės pėr botim rezultoi se Buharaja ka pėrkthyer rreth nėntė mijė vargje.
Pėr rėndėsinė e ardhjes nė shqip tė “Shah-name-sė” dėshmon edhe fakti se Naim Frashėri, siē dėshmohet nga burime tė shkruara arkivore, nė kohėn kur nisi tė pėrkthente kėngėn e parė tė “Iliadhės sė Omirit”, pikėrisht nė atė kohė pati zgjedhur tė pėrkthente edhe njė kėngė tė “Shah-name-sė”, duke dashur t’i tregojė lexuesit bashkėkombės se shqipja ishte njė gjuhė qė mund tė lexonte kryevepra botėrore, tė afėrta e tė largėta, tė Lindjes e tė Perėndimit.
Pavarėsisht se mitologjia perso-iraniane ėshtė njė botė thuajse fare pak e njohur pėr kulturėn shqiptare, lexuesi i vendit do ta mirėpresė “Shah-name-nė” - “Librin e mbretėrve” - siē do tė mund tė kthehej nė shqip, jo vetėm pėr bukurinė e saj gjenuine (gjinikuese), jo vetėm pėr shqipėrimin mjeshtėror tė V. Buharasė, por, para sė gjithash, pėr afėrsitė e befasishme dhe gati-gati tė ēuditshme tė motiveve tė saj me vlerat tradicionale shqiptare, pikė sė pari tė eposit tė veriut, por edhe me epe tė popujve tė tjerė tė Ballkanit dhe tė popujve europianė. Kėto paralele e afėri mund ta kenė shpjegimin: 1. Prej burimit tė pėrbashkėt indoeuropian tė dy popujve dhe mendėsisė sė prejardhjes; 2. Prej ligjėsive tė pėrgjithshme tė zhvillimit tė epopesė nė njė shkallė tė caktuar tė mendėsisė njerėzore; 3. Prej shtegtimit tė motiveve lindore drejt botės europiane dhe lidhjes sė drejtpėrdrejtė kulturore shqiptaro-perse.
Nė “Shah-name” kreshniku Feridun ka pėr totem njė lopė tė shkėlqimtė, me emrin Bermaja, sikurse nė eposin shqiptar Muji dhe Halili kanė mbrojtjen e tri dhive brirė-arta. Nė “Shah-name” kreshnikėt maturohen para kohe dhe bėhen rishtarė tė trimėrisė duke qenė ende fėmijė, sikurse Omeri nė ciklin heroik tė veriut.
Nė “Shah-name” heronjtė kalojnė prova tė rėnda - tė themi, tė kreshnikėrisė (pers. “behadir”) - tė dorėzimit nė urdhrin e heronjve, sikurse ndodh me “shtatė bėmat e Rustemit”, ndaj tė cilave ekzistojnė analogji tė qarta nė eposin shqiptar. Nė “Shah-name”, sikurse nė ciklin grek tė periudhės bizantine, njė nga personazhet - Rustemi qė sapo u pėrmend - ėshtė njėfarė digenis-i (fjalė pėr fjalė nga gr.: “dyracėsh”), sepse ėshtė fryt i bashkimit tė dy etnive, perse dhe arabe; sikurse akritėt tek grekėt (tė mbiquajtur “digenis” pikėrisht se kryeheroi ishte bashkim i dy gjinive, dy racave: helene dhe arabe-siriane). Nė eposin pers ka atėvrasės e mėmėvrasės, si dhe anasjelltas, sikurse nė shumicėn e epeve tė popujve ballkanas, duke pėrfshirė edhe atė shqiptar. Nė “Shah-name” ka po aq tragjedi pėr ēėshtjen e fronit e tė kurorės, sa thuajse nė gjithė letėrsinė e kalorėsve dhe heronjve europianė, deri tek tragjeditė e Shekspirit.
Heronjtė mitologjikė iranianė, sikurse kreshnikėt shqiptarė, bėjnė nė fillim dyluftimin e gojėtarisė, i dėshmojnė njėri-tjetrit bėmat pėr tė cilat janė shquar, para se tė provojnė fuqinė e krahut. Ata gjenden shpesh para tė njėjtave dilema pėr tė zgjedhur e pėr tė vepruar: fuqisė apo dijes, pasurisė a ndjenjave e pasioneve tė forta. Ekziston madje njė ngjashmėri qė nuk mund tė jetė e shpjegueshme vetėm me ligjėsitė e pėrgjithshme tė epopesė deri pėr hollėsi tė tilla tė imėta, si: Feriduni i kėrkon sė ėmės t’i tregojė se ē’zanat kanė pasur tė parėt e tij - njėsoj siē pyet Omeri Ajkunėn nė eposin shqiptar; djali lufton me babanė dhe vetėm nė ēastin e frymės sė fundit njė talisman bėn tė rinjohin njėri-tjetrin - sikurse nė dyluftimin e vėllezėrve trimoshė nė epikėn shqiptare.
Nė “Shah-name” ka bėma dhe gjėma tė mėdha, sikurse nė shumicėn e epeve ballkanas e europianė; ka pasione shkatėrrimtarė dhe vlime shpėrthyes (mbret Kavusi nuk druan tė ēojė nė zjarr Sijavushin, tė birin, pėr hir tė sė shoqes, sikurse Agamemnoni nuk druan tė flijojė Ifigjeninė pėr hir tė fushatės; Suhrabi vritet nga i ati, Rustemi, nė dyluftim, dhe vetėm nė fundin e tmerrshėm mėsohet tmerri i vėrtetė i vrasjes sė djalit prej babait), ka djem qė martohen me njerkat pėr hir tė trashėgimit tė pasurisė dhe hasmėri qė pushojnė sė gjymtuari njerėzinė pėr hir tė dashurive tė papėrmbajtura, ka braktisje, tradhti dhe kurthe tė pėrbindshme: Destani i Samit rritet prej shpendėve nė pyll, sepse i ati nuk e duronte pse kishte lindur i thinjur si plak. Njėsoj si Edipin, qė prindėrit me mallkimin fatal ua hedhin egėrsirave posa qė kishte lindur, pėr t’i shpėtuar ndėshkimit tė fatthėnies, po ashtu Sami hedh tutje tė birin pėr hir tė ruajtjes sė nderit fisnik. Madje dhe letėrkėmbimi, qė shpesh ėshtė quajtur cilėsi europiane e epopeve, ėshtė po aq i pranishėm nė “Shah-name”, nė komunikimin e kreshnikėve me kundėrshtarėt e tyre, sa edhe nė epikėn legjendare tė popujve tė Europės.
“Shah-name-ja”, nė pėrputhje me ligjet e brendshme tė epopesė, nuk ėshtė krijuar pėr tė tashmen. Objekt i epopesė ėshtė e kaluara epike etnike, “e kaluara absolute” - sipas terminologjisė sė preferuar nga Gėte dhe Shiler. Burim i epopesė ėshtė ndėrgjegjja dhe kujtesa e bashkėsisė, “gojėdhėna kombėtare”, jo pėrvoja individuale e subjekteve tė marrė veēmas. Epopeja ėshtė kulti i tė parėve tė fisit, nė kuptimin e burimit etnik tė njė populli. I tillė ėshtė pėr shqiptarėt cikli verior, e tillė ėshtė pėr persėt e hershėm dhe iranianėt e sotėm “Shah-name-ja”.
Pikėtakim kryesor midis eposit shqiptar dhe epit klasik pers ėshtė raporti midis vetes dhe tjetrit (kundėrshtarit). Kuptimi pėr “veten” dhe “tjetrin” qysh nė antikitet ka qenė njė referencė vlerėsimi pėr shkallėn e zhvillimit tė njė kulture. Por nė dekadat e fundit kjo lidhje ka ardhur duke marrė shkallė pas shkalle cilėsinė e njė kriteri pėr tė pėrcaktuar jerarkinė e qytetėrimeve. Nisur prej kėtij kriteri mund tė gjykohet nėse njė kulturė e sundojnė “muret” apo “urat”, fobia apo mania, kompleksi i pėruljes apo ai i epėrsisė.

Burimi iformativ: Gazeta Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 

Shah Name, Eposi shqiptar dhe eposi pers, ngjashmėri e paralele

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Historia shqiptare-
Free forum | © phpBB | free forum support | Report an abuse | Free blog