LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave   Fri May 28, 2010 7:18 pm

Komisioni Europian rekomandoi sot heqjen e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnje Hercegovinėn. Kjo do tė thotė se dy vendet e Ballkanit Perėndimor do tė futen nė listėn e vendeve, qytetarėt e tė cilėve nuk kanė nevojė per viza pėr tė udhėtuar nė vendet Shengen. Data e saktė e heqjes sė vizave nuk dihet akoma.



Lajmi ėshtė dhėnė nga Komisionerja europian Cecilia Malmstrom, nė njė konferencė pėr shtyp sot nė mesditė nė Bruksel.

“Jam e lumtur t'ju informoj se KE miratoi rekomandimin pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt nė Shqipėri dhe Bosnje Hercegovinė”, ka thene Malmstrom.

"KE ka monitoruar me kujdes. Ėshtė bėrė shumė, megjithatė ka ende disa kritere pėr tu plotėsuar“

Malmstrom nuk ka dhėnė njė datė pėrfundimtare se kur shqiptarėt dhe boshnjakėt do tė udhėtojnė pėrfundimisht pa viza, por ka theksuar se kjo datė varet nga qeveritė se kur do tė plotėsojnė kriteret.

Nė rastin e Shqipėrisė kriteret pėr t’u plotėsuar janė hartimi i njė strategjie pėr ri-integrimin e tė riatdhesuarve, pėrmirėsimi i kapaciteteve nė luftė kundėr krimit dhe korrupsionit dhe zbatimi i ligjit pėr konfiskimin e aseteve kriminale.

“Shumė ėshtė bėrė, ka shumė pak pėr tė bėrė dhe besoj se autoritetet do tė punojnė brenda verės. ... Nuk ėshtė nė dorėn time tė jap njė datė pėrfundimtare, KE dhe BE po i ofron njė mundėsi.. nėse kriteret do tė plotėsohen nė verė OK, menjėherė pas kėsaj ndodh dhe liberalizimi. Nėse kushtet plotėsohen mė vonė do tė thotė qė liberalizimi do tė jetė mė vonė", ka thėnė komisionerja europiane Malmstrom

Kolegji i Komisionerėve tė BE miratoi tė mėrkurėn rekomandimin pėr liberalizimin e vizave pėr dy vendet e fundit tė Ballkanit ku ende ėshtė nė fuqi udhėtimi me viza pėr nė Europė.

Ekspertėt europianė do tė verifikojnė gjatė verės ose nė vjeshtė nėse kushtet janė arritur dhe mė pas tė kalohet nė njė vlerėsim tė ri. /bbc/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Me ne fund:KE rekomandon heqjen e vizave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Liberalizimi i vizave, jashtė prioritetit qeveritar
» Dorian Koēi: Liberalizimi i vonuar i vizave
» RRUSHJA E REXHES NĖ FUND T`LIVADHIT
» Naile Zhupani: HEQJEN E EMBLEMĖS SĖ LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT
» Jorgo Telo:BABAI I "SKIFTERĖVE" (Ish Presidentit Bill Klinton) =Poemth-baladė= Kush i thotė vetes burrė Gjer nė fund i shkon njė fjale. I

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs