LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij   Fri May 28, 2010 1:43 am

Kam pare me shume interes temat mbi Myzeqene ne Portalin Lushnja por edhe ne ate te Fierit. Do te vecoja disa dergesa me vlere qe ka sjelle Avram Xhumara te shkeputura nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano. Duke qene se une i kam njohur vite me pare te tre keta qytetare gjate aktiviteteve qe zhvillonim si shoqata emigrantesh per te mbajtur gjalle ndjellet e larta kombtare , duke zhvilluar mbasdite tematike per ngjarje madhore te historise kombtare si dhe per traditat e bukura te treves se Myzeqese. Si kryetar i shoqates se emigranteve fierake Apollonia e Fierit kame ndjere nga afer kontributin e madh te shokeve LLaqi Jano, Avram Xhumares, Jovan Mehillit, Mihal Janos, Tajar Vendreshes, Llazar Banes, Pash Rucit, Aleks Cerepit, Jorgji Muzakes , Liljana dhe Dash Kanines ne organizimin e mjaft aktiviteteve dhe veprimtarive. Lushnja dhe Myzeqeja kane me se te krenohen ne jeten e emigracionit shqiptar ne token greke. Per respekt te ketyre qytetarve me kontribute te spikatura do te nis disa shkrime per ta dhe shoqatat tona ne emigracion, disa shkrime te tyre dhe per ta ne shtypin e emigracionit qe do tju vleje per njohje me te gjere.
Pershendetje Aleko Prifti Kryetar i shoqates emigranteve fierake "Apollonia e Fierit" ne Greqi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Myzeqeja ka mbi dhjete qendra banimi me emrin Fier   Thu Jun 03, 2010 4:53 am

Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano

Historia dhe etimologjia e emrit te qytetit te Fierit

Qyteti i Fierit dhe dhjetra qendra banimi me emrin Fiere ndodhen ne krahinen e Myzeqese, ato u ngriten dhe lulezuan mbas ardhjes se Voskopojarve ne keto ane.
Eshte diskutuar shume per etimologjine dhe historine e emrit te qytetit te Fierit. Shpesh here ka zene vend trajtimi vulgar popullor dhe nje fare mendimi jo shkencor por nje arsyetim “nacionalist” jashte realitetit historik sic ndodh edhe ne trajtimin historik e etimologjik te emrave te qendrave te tjera ne vendin tone. Kush e njeh historine e ka me te lehte per te kuptuar mjaft nga keto trajtesa gjuhsore, gjeografike e shoqerore.
Fieri ėshtė njė ndėr qytetet e rinj por nga mė tė mėdhenjtė e Shqipėrisė. Zanafillėn si qėndėr urbane e ka mbas shkatėrrimit tė parė tė Voskopojės mė 1769 qė ishte njė ndėr qytetet mė tė mėdhenj e metropol i prodhimit zejtar dhe aktivitetit tregėtar e kulturor per Ballkanin pėr shumė kohė. Banorėt e larguar duke qenė mjeshtėr tė profesioneve tė ndryshme dhe tregtar tė njohur tė organizuar nė esnafe ishin tė respektuar jo vetėm nė perandorinė turke por nė gjithė Europėn e nė Mesdhe. Ata kishin fituar pėrkrahjen dhe mbėshtetjen direkte tė Sulltanit e te disa qendrave te medha te Europes. Voskopojaret administroheshin nė mėnyrė tė organizuar dhe me rregulla tė admirushme e tė avancuara pėr kohėn.

Shkaterrimi dhe djegia nga banoret myslimane shqiptare te zonave malore per rreth qytetit te Voskopojės mė 1769 i detyroi mjaft banore voskopojare zanatcinj dhe tregtare te njohur te emigronin drejt vendeve me te sigurta qe ata i njihnin qe me pare. Ata u shperndane neper te gjitha qytetet e Ballkanit e te Mesdheut si dhe ne qendra te medha te Europes fal aftesive te tyre te njohura.
Po perse u dogj dhe u shkaterua Voskopoja ky qetet me keto vlera te medha per kohen. Jane shkruar dhe vazhdohet te shkruhet edhe sot per kete qender e njerez, jane dhene mendime te ndryshme te arsyeshme dhe justifikuese politike, ekonomike dhe kulturore por harrojne te permendin edhe shkaqe te tjera te rendesishme.
Myzeqeja si i gjithe vendi yne ne ato kohra ishte e renduar nga masat e politikes shtypese te bejlerve dhe administrates turke. Ekonomia e varfer e nje vendi me teper djerr dhe i permbytur nga ujrat e pa disiplinuara te lumenjve, te rrenuar nga levizjet e ushtrive turke si dhe te ndeshjeve midis dy besimeve atij vendas orthodhoks te trasheguar dhe atij islam qe impononte pushtuesi turk kishin prure nje situate teper te veshtire ekonomike, kulturore dhe politike. Kishin mbetur fshatra te rralluara e te braktisura dhe krahina te tera te varferuara ku behej nje jete e nje ekonomie te mbyllur dhe te nje tregtie ne natyre ne panairet prane kishave tashme te rralla dhe festave te shenjtorve. Nder arsyet e shumta qe suallen rrenimin e Voskopojes eshte edhe fakti tashme i njohur se kjo i interesonte bejlerve dhe autoriteteve turke qe neper qendrat dhe fshatrat e krahines te vendoseshin familjet e zanatcinjve Voskopojare e Grabovare si mjeshtra me aftesi dhe talent per rimekembjen e ekonomise se vendit. Me dekret te posacem te Sulltanit dhe nėn kujdesin e Kurt Pash Ngurzės tė Beratit keta banore u vendosen ne te gjitha qendrat e banuara te krahines kryesisht ne pronat kishtare duke formuar lagje, mehalla me vehte sipas tradites se tyre qe quhen stane ku zhvilluan zejet e tyre dhe cuan ne ngritjen e shume qendrave te vogla te tregtise ne vendet me te favorshme ashtu siē i gjejmė edhe sot mjaft prej tyre. Ata nuk ishin bujqėr e as blegtorė sic mundohen ti quajne disa shkrues perrallash por ishin mjeshtra zanatēinj e tregtarė tė shkathėt qė i dhanė njė shtytje e zhvillim tė madh jetės ekonomike, kulturore e shoqėrore tė vėndit. Nė Myzeqe u krijuan mbi dhjetė qendra tė reja pėr aktivitete prodhuese e tregtare nė pika kyēe tė rrugėve qė lidhnin zona tė ndryshme tė vėndit sidomos kodrat me fushėn e madhe. Kėto vėnde quhen Fiere nė latinisht, ne gjuhen e arumunve voskopojare qe do tė thote e kuptuar si panair, pazar ose treg. Nga kjo kohė kemi qendrat tregtare ne Fier Murriz, Fier Kozare, Fier Mimar, Fier Havaleas, Fierz te Dumres, Fier Shegan, Fier tė ri, Fier Seman, Fier Ēifēi, Fier Frakull dhe Fier i madh qė sot njihet si qytet i Fierit.
Me kete kuptim si qender panairi, si treg ishte edhe emri Celigrad qe mban edhe sot nje lagje ne qytetin e Fjerit, dikur ishte nje fshat i vogel por kuptimi i saj vjen nga sllavishtje sepse banoret qe u vendosen ketu ishin voskopojare qe kishin shkuar me pare ne teritoret e Maqedonise dhe pastaj ishin vendosur ketu duke krijuar mehallen e tyre me emer Celigrad.
Ndoshta si piknisje e kėtij vendbanimi qė do te quhej Fier i madh, ishte ndėrtimi i urės sė gurtė mė 1777 qė bėri mė tė lehtė komunikimin nėpėrmjet dy brigjeve te lumit Gjanice. Ura u ndertua nga Rrapushja e bija e Ahmet Pashė Ngurzės, pashait te Beratit. Ajo ishte martuar me Ibrahin pashe Vloren duke refuzuar doren e Ali Tepelenes dhe shtuar keshtu hakmarrjen e tij te njohur ndaj saj dhe te njerzve te tjere te saj pavarsisht se ishin lidhur edhe miqsira te vjetra e te reja midis ketyre familjeve te medha te kohes.

Jane te teperta mendimet e hedhura se emri i qytetit te Fierit vjen gjoja nga bima e fierit qe rritet brigjeve te lumit Gjanices, nuk dihet se sa qendron kjo hipoteze kur ne fakt kjo bime ketej eshte e rralle ne krahasim me vende te tjera. Edhe hipoteza tjeter se ne keto zona eshte tradite ne vendosjen e emrave te fshatrave nga flora dhe fauna e vendit me emra bimesh e pemesh nuk qendron shume per argument. Por edhe mendimi se ky emer eshte qe nga mesjeta kur vepronin venedikasit ne keto ane nuk qendron se nuk kemi asnje fakt dekument konkret per vervec Spinarices ne Grykas dhe Tregishtes ne qytezen e skeles se Pirgosit ne Libofshe.
Nė shėnimet e tij konsulli frances pranė Ali pashė Tepelenės do tė shkruante me 1806 edhe pėr fshatin e atėhershėm tė Fierit “njė fshat i madh me 200 shtėpi”. Udhėtarė dhe kronikanė tė tjerė kėtė shifėr do ta ulnin siē ėshtė rasti i Aravantinos (1809-1870) i cili pas 50 vjetėsh na thotė tek “Kronollogjia e Epirit” botuar nė Athinė nė vitet 1856-57 se “(Φιε“ρι Με“γα) Fieri i Madh ėshtė njė fshat me 36 shtėpi 24 shtėpi muslimane dhe 12 tė krishtera” dhe me shėnimin anash “tė ardhur” domethėnė jo vendalinj qė ėshtė i veēantė nė krejt Myzeqenė sė bashku me Topojėn.
Kjo e dhene nuk qendron, nuk e dime se ku ai bazohet e jep keto shifra por i te njejtes kohe eshte edhe libri i Mitropolitit te Beratit qe na e jep Fierin dhe enorite e bashkuara kristiane te zones me nje numer te pergjithshem prej 238 familje kristiane. Vetė vendi qė u zgjodh per Fierin e madh ishte nė kryqėzim tė rrugėve pėr nė jug dhe lindje, nga skelat e bregdetit per nė brendėsi te vendit prane qendres se re qe po rritej. Ai tashme ishte pjese e bashkesise kristiane te enorise se bashkuar te mehallave perreth si Mbrostar, Balteza, Celigradi, Daullasi, Bishanaka, Qenasi, Ure e gurte, Vadhiza, Driza, Zhupani, Radostina, Sheq i madh, Sheq i vogel, Metalli, Shkoza, Krapsi, Porteza dhe Mbyeti. Keto fshatra ose mehalla kishin tashme nga pak shtepi kristiane kryesisht te shperndara. Ritet fetare keta banore i kryenin ne kishat enorike te shen Nikolles ne Mbyet, ne kishezat e shen Theodhorit dhe shen Thanasit ne Radostine dhe asaj te ShenGjergjit qe u ngrit e re ne pronat kishtare te Shkozes prane tregut ne Fier dhe vizitoheshin nga kater prifterinj. Ne fshatin Fier nje here ne jave behej pazar i madh ku vinin banore te zones perrreth por edhe nga Vlora, Berati e qytete te tjera te shkruan ne librin e tij Mitropoliti Beratit Anthim Dh. Aleksudhi ne vitin 1855.
Mendimi i hedhur se qendren e re te banimit te quajtur Fiere e ngriten Vrionasit nuk qendron dhe nuk ka baze sepse kur erdhen ata ne vitin 1847 qendra ekzistonte si nje fshat i ri dhe ne rritje per shkak te aktivitetit prodhues te banorve te tij. Ndikimi i tyre lidhet me modernizimin dhe fizonomine qe i japin jetes, aktivitetit dhe ambientit kulturor duke i siguruar edhe emeritimin qytet per administrim.
Nga mjaft te dekumenta te vjetra por edha nga rrefimet e shumta qe kam degjuar per bejleret e deres se Vrionasve kam pare edhe mjaft mashtrime te qellimshme qe i bejne historise si shume familje te tjera te dyshimta bejleresh per perkatesine kombtare shqiptare. Edhe studjuesi, intelektuali myzeqar Jakov Milaj kishte bere nje punim me vlere per pinjollet e kesaj dere qe kane vepruar ne Fier e Myzeqe qe mendoj se ka vlera se eshte i bazuar me dekumenta historike dhe nga njohes te afert te kesaj dere gjate viteve kur ishte ne burg ne kohen pas Kryengritjes se Fierit me 1935 me disa nga keta pinjolle. Ekrem bej Vlora na sjell te dhena per kete dere duke i hedhur lart vellon e bukurise per te fshehur mjaft ligesi te kesaj dere ne jeten shqiptare ashtu sic zbukuron e mashtron jo pa qellim gjithe gjeneologjite e oxhakeve qe i sherbyen me fanatizem pushtetit te sulltaneve ku pjesa me e madhe e tyre kishin dhe lidhje te forta gjaku me sulltanet, veziret e pashallaret te medhenj te turqis. Koha ja kerkonte ashtu si dikur qe keta e mbanin vehten ashtu sic ishin ne pergjithsi turq ne gjak, tradite dhe psikologji dhe tani kur kohet nderruan na bien lloj lloj mashtrimesh gjoja per origjinen e tyre te paster nga dyer te medha e te njohura fisnikesh te Arberit ne mesjete.
Ai shkruan per nje pinjoll te families feudale Vrioni i cili ja rriti me tej shkallen shoqerore dhe poziten shume me te rendesishme ekonomike kesaj familjeje. Ai ishte djali i dyte i Omer pashe Vrionit te Beratit i quajtur Karahman dhe lindur nga martesa me haneme Ruhajet Qylimi, vejushe e nje komandanti mamlykesh nga Egjypti.
Ky feudal sic tregojne te vjetrit ishte me tipare te plota fizike esmere, i zi si egjyptian se ngjante nga e ema por edhe nga shpirti dhe karakteri ishte mjaft i ashper e mizor, po keshtu ishte dhe pjella e tij ne vazhdim. Per arsye te ketyre vetive ai shikohej edhe si i huaj ne mjediset e Beratit gje qe e detyruan te largohet dhe te shkoje ne qendren e re te Fierit e cila tashme kishte vite ne zhvillim.
Ndikuan ne keto kohera permbytja e tokave te fshatrave perrreth nga bashkimi i dy lumenjve Osumit dhe Devollit si dhe levizjet e medha antiturke te reformave te Tanzimatit ku u ngriten Myzeqaret dhe Mallakastriotet me Alush Frakullen, Trifon Lalen, Gor Myzeqarin, Ahmet bej Kurtin nga Ngurza, Rrapo Hekali e te tjere. Ne keto luftra u kapen e vrane mjaft turq dhe ju prene veshet e u vra Jusuf beu i vellai i Karahmanit ne Qafen e Sinjes, u rrethua keshtjella e Beratit dhe u bene ndeshje te shumta te ushtris turke me kryengritesit. Karehmani ishte ndėr tė paktėt qė shpėtoi nga hakmarrja e kryengritjes mė 1847 ndonse mori pjesė nė tė e sipas burimeve te kohes ai ishte njeriu qė pėrgjigjej pėr qetėsinė nė qytetin e Beratit.
Karahmani erdhi ne Fier ne vitin 1847 dhe fale njohjes dhe miqsis me pashallare me detyra te larta, te gjakut te tij ne Stamboll, me ane spekullimesh e manipulimesh te shumta arriti te shumoj pasurine e families duke mare mjaft edhe nga pronat e cifliqeve te shtetit, te sulltanit dhe te feudalve te deres se Vlores, Patosit, Frakulles e te Alltuneve te Kavajes qe kishin hyre ne merine e Portes se larte.
Ne vitin 1880 i biri i Karahmanit, Omer pash Vrioni i lindur me 1839 ashtu si i jati i tij me dhune e punera te shumta angari nga bujqerit e cifliqeve dhe me forma te tjera mjaft te egra e te dhunshme zuri dhe ndertoi me mjaft vrull qendren e re te Fierit me godina solide dhe te mira per kohen.

Ndoshta si piknisje e kėtij vendbanimi qė quhej Fier, ishte ndėrtimi i urės sė gurtė mė 1777 qė bėri mė tė lehtė komunikimin nėpėrjet dy brigjeve. Ura u ndertua nga Rrapushja e bija e Ahmet Pashė Ngurzės, pashait te Beratit. Ajo ishte martuar me Ibrahin pashe Vloren duke refuzuar doren e Ali Tepelenes dhe shtuar keshtu hakmarrjen e tij te njohur ndaj saj dhe te njerzve te tjere te saj pavarsisht se ishin lidhur edhe miqsira te vjetra e te reja midis ketyre familjeve te medha te kohes.
Por nuk duhet te harrojme se prej shekuj neper keto teritore tregojne dekumentat e vjetra kishin qendrimet sezonale te pervitshme edhe banoret e tjere vllehe blegtore te malsise se Dangellise qe quhen Frasheriote, te Kolonjes, Struges, te Pindit e Konices. Rreth 200 stane qendra vllehesh blegtore sezonale ishin prane fshatrave te vjetra te krahines Dumre, Darsi, Myzeqe, Mallakaster. Kurse mjeshtrat zejtare e tregtare voskopojare krijuan lagje me vehte prane qyteteve te medha por edhe neper qendra te tjera te njohura te zones duke i quajtuar ato qyteza stane, stacioni te perhershme si ne Lushnje, Elbasan, Berat, Fier, Korce, Pogradece, Oher, Struge, Manastir, Durres, Kavaje, Shijak, Tirane, Shkoder, Ballsh, Permet, Konice, Gjirokaster, Delvine, Janine e ne qytete te tjera.
Pashai i Beratit Ahmet pash Ngurza e zbatoi me korrektesi urdherin e sulltanit per sistemimin e voskopojarve dhe grabovarve ne tokat e shtetit dhe ne qendrat e tjera te banuara se dhe ja dinte vleren kesaj pune. Po kete politike ndoqi me vone edhe Ibrahim bej Vlora dhe Ali pashe Tepelena me keta banore.
Vendosja e tė ikurve Voskopojare dhe Grabovare ne Fier kishte disa perparsi sepse kishte kushte te mira per jete dhe aktivitet prodhues.
Se pari aty prane tokat ku ngriten shtepite dhe punishtet shtepijake te zejeve te ndryshme ishin shteterore dhe kishtare.
Se dyti aty kalonte fare prane lumi i Gjanices aq i domosdoshem per jetesen e do te sillte nje zhvillim te kesaj qendre te re.
Se treti nje shtytje ishte edhe ndertimi i Ures Gjanices ne vitin 1777 si dhurate nga Rrapushja e bija e Kurt Pashe Ngurzes qe u martua me Ibrahim pashen e Vlores.
Se katerti duke u pasuar me tej me ndėrtimin e kishės sė Shėn Gjergjit mė 1781-1786 ne territorin e mehalles perballe qe quhej Shkozes.
Se pesti ndertimi i nje hani aty midis kishes se shenGjergjit dhe ures se Rrapushes do te krijonin kushte edhe per udhetaret e ndryshem qe kalonin ketej.
Keto do te ishin faktoret qe ndikuan ne ngritjen e qendres se re qe mban deri me sot emrin Fier. Tokat per rreth ishin shteterore dhe jo prone e bejlerve apo pashallarve sic shkruajne per historine e Fierit disa shkrues. Banoret e dikurshem voskopojare kane njerzit e tyre edhe sot pas kaq vitesh por tre dėshmite monumentale qė e meritonin tė ishin nė kėmbė dhe nė ditėt e sotme Ura, Kisha dhe Hani i dikurshem u shkatrruan ne kohra dhe fatkeqsi te ndryshme.
Nga familjet e para voskopojare qe u vendosen ne Fier ishin Xoxajt, Shkurtet (Xeget), Demajt, Natet, Papucinjte, Verriat, Povet, Belet, Porot, Pogacet, Dhimait, Kilicet, Papait, Janot, Bufet, Lipet, Kallogjeret, Dobroniket, Lakot, Bozdot, Gjerazet, Llazot, Gallanet, Gerrot, Andonet, Tashkot, Mocet, Semanjaket, Verot, Jorgaqet e tjere.
Lagjet e para te qytetit ishin lagja Shkoze, lagja Kisha ne pronat kishes e shenGjergjit, lagja Belik qe ishte toke shteterore, lagja Pasha e cila ishte e shtrire deri ne fshatin Qenas ne tokat shteterore qe administronte Kapllan pasha i Patosit te cilat i humbi kur ishte ne aleancet me Alltunet bejlere te Kavajes dhe i mori Karahman pasha Vrioni.
Qytetin e Fierit e ngriten voskopojaret ashtu sic ngriten me dhjetra qendra te tjera sic e shpjeguam me lart me emrin baze Fier ne Myzeqe dhe ne zonen kodrinore te Dumrese.
Emri Fier vjen nga gjuha neolatine e banorve arumune voskopojare qe do te thote panair, pazar, vend tregtie.
Me kete kuptim ne gjuhen bullgare eshte edhe emri Celigrad qe mban nje mehalle aty prane e formuar nga voskopojaret arumune qe kishin ardhur ketu pas disa kohrash qendrime ne teritoret e Maqedonise.

Vazhdon me historine e rritjes se qytetit dhe rendesine qe kishte ai ato kohera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Historia e emrit te Fierit dhe etimologjia e tij
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nėntor, ishte dita e emrit tė shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» Enver Hoxha - Historia e njė Diktatori
» KĖNGA LABE DHE HISTORIA E SAJ MIJĖRAVJEĒARE
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Viset shqipetare-
Kėrce tek:  
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create your own blog