LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fuqia e femrės nė shekujt e errėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 39
Location : Athine.

MesazhTitulli: Fuqia e femrės nė shekujt e errėt   Sun May 23, 2010 2:18 pm

Fuqia e femrės nė shekujt e errėtShpėrndaje
Sot ora 1:29.MD.
Feminizmi/“Ato gra ishin mė tė lira seksualisht”, - thotė autorja e raportit. Nėse ishin nė gjendje tė mirė, ato mund t’i hynin martesės vetėm me kushtet e tyre ekonomike, shpirtėrore-kėnaqėsie.



Ka fakte tronditėse qė vėrtetojnė se feminizmi nuk ka lindur nė 1968, por rreth 1300-ės, pra shumė e shumė vite mė parė.

Opinioni i pėrbashkėt mes historianėve mbetet ai qė femrat nė mesjetė kanė qenė krijesa tė dobėta e tė brishta qė shtypeshin, por sipas fakteve, nuk ia kalonin dhe aq keq sa duket. Jetonin jetėn mė shumė se burrat, nganjėherė kishin detyra mė tė rėndėsishme, dinin si t’i mbronin tė drejtat e tyre, shkonin nė pushime me grupe tė gjitha sė bashku duke krijuar kėshtu njė frymė miqėsore mes tyre. “Kishin mė shumė autonomi, ishin mė tė lira seksualisht dhe kishin mė shumė liri nga sa ne e kemi imagjinuar…”, - theksohet nė njė studim tė ri, i realizuar nė Britaninė e Madhe dhe qė BBC e pėrmbledh shkurtimisht me pak ironi: “Fuqia e femrės nė shekujt e errėt…”, pėr tė folur pėr gratė e pushtetshme tė mesjetės, duke studiuar nė bazė tė pikturave, shkrimeve, letėrsisė, kėngėve origjinale. Sipas kėtij studimi, del qartė se jeta e femrave evropiane tė shekujve XII-XV ishte njė jetė nė epokėn e artė. Me njė jetė mesatarisht superiore nė krahasim me atė tė meshkujve, iniciativa pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre, vende tė pushtetshme si igumenė tė kuvendeve dhe manastireve. Madje, ato bėnin edhe udhėtime nė tokėn e shenjtė. “Ato gra ishin mė tė lira seksualisht”, - thotė autorja e raportit.
“Nėse ishin nė gjendje tė mirė, ato mund t’i hynin martesės, vetėm me kushtet e tyre, ekonomike, shpirtėrore-kėnaqėsie. Ėshtė e vėrtetė se shumė prej informacioneve qė kemi tė nxjerra nga arti, letėrsia apo nga arkivat historike tė asaj kohe, u referohet nė mėnyrė tė veēantė grave me shėndet tė plotė”.

Kėrkimi ynė tregon se zakonisht femrat e moshės sė mesme tė mesjetės, tė ēdo shtrese sociale, kishin mė shumė pushtet dhe pavarėsi nga ē’e kishim menduar. Megjithatė opinioni dominues ka qenė se femrat e mesjetės tė moshės sė mesme, nuk kishin varėsi tė mjaftueshme ekonomike apo pushtet social e se duhej tė vareshin nga baballarėt ose nga burrat nė pjesėn mė tė madhe tė jetės. Por duhet tė informohemi mirė mbi kėto paragjykime, tė cilat mund tė jenė ndikuar nga koncepte tė gabuara mbi femrat e shekujve tė mėparshėm. Ėshtė e mundur se studime tė reja mund tė na rezervojnė surpriza tė reja...

Gruaja romake

Ndryshe nga grekėt, romakėt kanė pasur njė pozitė mė tė emancipuar pėr shkak tė ndikimeve etruske. Por dhuna ndaj gruas ka qenė e pranishme. Ky ėshtė njė fakt i pamohueshėm i vėrtetuar nga pikturat nėpėr enė apo murale, nga legjendat apo poemat e ndryshme. Nė shoqėrinė e lashtė romake, gruaja ishte e varur nga burri pėr pronėn dhe ishte subjekt i kontrollit tė tij. Sipas ligjeve tė Romės sė lashtė, burrit i lejohej ta godiste, tė ndahej ose ta vriste gruan atė. Me gjithė kulturėn tradicionale tė ligjshmėrisė, e cila ka hedhur rrėnjė qė nė Romėn e lashtė. Nėse gruaja gabonte, atij i cenohej dinjiteti dhe nderi. Kėto quheshin probleme private dhe kurrė nuk bėheshin publike nėpėr senate apo biseda. Burri duhej tė qėndronte si gjykatės ndaj gruas. Ai mund ta godite me shkop nėse vendosej njė masė e tillė dėnimi. Sipas "ligjeve apo rregullave" tė rrahurit quhej njė mjet pėr rregullimin shpirtėror tė saj.

Gruaja angleze

Ndėrsa ligji nė Anglinė e lashtė i jepte tė drejtėn mashkullit ta rrihte gruan e vet, sepse duhej tė mbante disiplinė nė familje. Fraza "rregulli i gishtit tė madh" i referohet ligjit anglez, i cili e lejonte burrin ta rrihte gruan me njė shkop qė nuk ishte mė i madh se gishti i tij i madh i dorės. Pėrfytyroni se ēfarė dhune ushtrohej ndaj gruas.

Nga dokumentet e ndryshėm del nė dritė se statusi i gruas nė Iliri ishte krejt tjetėr nga ai i gruas greke, e cila duhej t'i nėnshtrohej gjatė gjithė jetės autoritetit tė padiskutueshėm tė burrit. Studiuesi Vatin na bėn tė ditur se "nė pjesėn mė tė madhe tė botės helenike ēdo grua i nėnshtrohej gjatė gjithė jetės autoritetit tė padiskutueshėm tė burrit. Ajo nuk mund tė shkonte as nė gjyq, as tė blinte apo tė shiste, tek tė afėrmit e vet, po tė mos ishte e shoqėruar nga tutori i saj ose "Kyriosi"”.

Ndėrsa po tė flasim pėr Theodorėn - Perandoreshėn Bizantine qė jetoj nė 500-548, ajo i rriti tė drejtat e gruas. Theodora bashkėpunoi me Perandorin Justinian (burrin e saj tė ligjshėm)pėr reformat ligjore dhe shpirtėrore. Ajo hartoi ligje pėr parandalimin e prostitucionit tė detyruar dhe gjithashtu i garantonte grave mė shumė tė drejta nė rastin kur ishin tė divorcuara. Gjithashtu, ndėrtoi strehėza pėr prostitutat.

Gruaja egjiptiane

Ėshtė shumė interesant fakti se gruaja egjiptiane me ligj trashėgonte tokėn e lėnė nga tė afėrmit e saj dhe mund tė shkonte edhe nė gjyq pėr tė mbrojtur tė drejtat e saj. Mos tė flasim pėr atė vend ku ėshtė i pari komb me Faraone dhe mė vonė me disa Mbretėresha, pa harruar sė pėrmenduri tė madhėrishmen grua tė tė gjitha kohėrave, Kleopatrėn.

Po gruaja ilire? Ēfarė pozitash gėzonte nė Iliri?


Njė nga studiuesit qė i ka kushtuar studime tė veēanta botės ilire ishte studiuesi francez, Pierre Cabanez.

Nga dėshmitė epigrafike tė Dodonės sė Butrintit, qė i pėrkasin shekujve VI-I para erės sonė nė Iliri, gruaja kishte tė drejta tė barabarta me burrin, e nė disa raste gėzonte mė shumė tė drejta se ai.

Kėshtu ato kishin status tė lartė, shpesh bėheshin udhėheqėse tė grupeve fisnore. Pėr sa u pėrket bindjeve fetare, kuptohet qė ilirėt ishin paganė dhe i besonin jetės sė pėrtejme.

Nga zbulimet arkeologjike qė janė bėrė nėpėr varreza tė ndryshme, rezulton se ilirėt varroseshin bashkė me armėt dhe sendet personale mė tė pėrdorshme.

Me zbulimin e shkrimit ngjarjet hyjnė nė njė fazė tė re nga rrėfimet nė histori. Nė shkrimet e ndryshme qė janė gjetur nė Butrint, ato japin informacion tė drejtpėrdrejtė pėr jetėn shoqėrore, institucionale, juridike, kulturore, ekonomike tė asaj kohe. Studiuesi francez, Pierre Cabanez, shkruante nė studimet e tij: "Ėshtė veēanėrisht interesante tė vihet re vendi qė zė gruaja nė renditjen e grupit familjar! Roli i saj i vėrtetė kuptohet qartė nga vendimmarrja qė ajo ushtronte, si p.sh. nė lirimin e skllevėrve, si dhe nė drejtimin e tyre. Nė shumė raste gruaja ishte nė krye tė grupit familjar".

Por studiuesi Cabanez vazhdoi me zbulimet e tij nė murin perėndimor tė teatrit tė Butrintit. Mbishkrimet e zbuluara japin 18 raste dhėnie lirie skllevėrve nga njė grua fisnike. Bėhej fjalė pėr lirimin e 40 skllevėrve nga njė zonjė. Nga rastet e zbuluara dhe nga fjalėt e studiuesit jemi nė gjendje tė pėrcaktojmė pozitėn e lartė tė gruas ilire nė Ilirinė e lashtė.

Arkeologu italian, Ugolini, jep 2 akte tė plota tė lirimeve tė kryera nga njė grua. "Nė Dodonė njė grua liroi dy skllevėr. Kjo zonjė i mbajti ata nė shėrbim pranė familjes deri nė fund tė jetės".

Njė rast tjetėr, njė grua liroi 4 skllevėr, ku 3 ishin gra dhe 1 burrė. Nga mbishkrimet e zbuluara qė i pėrkasin shekullit tė II-I p.e.s. aktet e lirimit, shumica tė kryera nga njė grua fisnike. Tė gjitha kėto mbishkrime dhe tė tjera dėshmojnė njė unitet tė gjerė kulturor dhe tė drejtash. Madje ma forcojnė mė shumė idenė se niveli i pėrparimit tė njė shoqėrie varret nga niveli i pėrparimit tė gruas.
Pra ato nuk ishin vetėm "vegla me shpirt", por qytetare tė denja me autoritetin, tė drejtat, me pushtetin e vendimmarrjes dhe shumė mė pėrpara nga fqinjėt kufitarė.

Pra mė tė pėrparuara dhe mė tė emancipuara pėr kohėn qė jetonin.
Me lirinė nė barazi duke pasur parasysh nivelin kulturor, ekonomik, tregtar, politik tė Ilirisė. Pėrcaktimi ėshtė fare i qartė dhe konkret, pėr sa i pėrket nivelit tė lartė kulturor dhe social tė ilirėve dhe ilireve, ajo kishte personalitetin e vet juridik, gėzonte liri tė plotė nė vendimmarrje, pa pasur nevojėn e "tutorit", burrit tė saj.
Ato kishin tė drejtė tė frekuentonin edhe shkollat e pėrsosura me famė tė Ilirisė, nė tė cilat kanė kryer studimet edhe Jul Cezari, Perandori Augusti etj. Gjithashtu edhe tė luanin nėpėr vegla tė ndryshme muzikore tė asaj kohe si lirėn, tė kėndonin, tė vallėzonin dhe tė luanin nėpėr dramat teatrore.

Rajna Kovaci , G. Standart
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Fuqia e femrės nė shekujt e errėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SKĖNDERBEUT JU PA FUQIA
» AVOKATI DOKTOR ASLLAN KARAJ - FENIKS NGA QIEJT E ERRĖT TĖ MINIERĖS, NGA QIEJT E XHINDOSUR TĖ DIKTATURĖS, NĖ QIEJT E QETĖ DHE TĖ KTHJELLĖT TĖ ZVICRĖS
» Cila ishte ana e errėt e pilotit qė rrėzoi aeroplanin e Germanwings?
» Enver Robelli:Njė vend qė kriminelėt i nderon si heronj ardhmėrinė e ka tė errėt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Lajme te portalit-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs