LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes   Fri May 21, 2010 1:32 am

Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare
te autorve Llaqi dhe Mihal Jano

Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes

Mbi qytetin e Lushnjes ne pjesen ballore te malit te Kasharit, ne vendin me dominues ku syri te kap qarte jo vetem fushen e madhe Shqiptare por nje teritor mjaft te gjere nga Vlora ne Durres, nga Tomorri deri ne Krrabe dallohen edhe sot qarte themelet e nje tempulli te vjeter e te madh qe banoret e quajne kisha e kuqe per shkak te tjegullave te shumta qe ekzistojne ne rrethinat e saj si dhe varrezes se vjeter mbi guroren e Lushnjes. Ne vitin 1920 kemi nje proteste te banorve orthodhokse te Lushnjes qe kerkonin nga qeverria e pas Kongresit te Lushnjes te mos vihet dore per te mbjelle peme ne territorin e rrenuar te faltores se vjeter qe ata vazhdonin ta nderonin sipas tradites se mocme. Edhe sot ai vend ruhet nga tradita dhe nuk eshte fshfrytezuar per belle. Kur vjen nga rruga e Kolonjes per ne Lushnje dallohen nga nje sy i kujdeshem konturet dhe hijet e themeleve te Tempullit te kodres se Lushnjes.
Gjate aksionit per taracimin e kodrave mbi Lushnje ne vitin 1968 dualen ne drite mjaft material arkeologjik nga nekropoli i Lushnjes mbi guroren e qytetit. Por mjerisht askush nuk u interesua per to per ndonje studim historik edhe pse kishim njerez me mjaft deshire e njohje per studime. Nje mjek i ri i qytetit, ardhur nga Vlora mblodhi me interes njohes si intelektual mjaft nga keto fragmente dhe objekte me vlere si monedha te vjetra kryesisht te mesjetes dhe figuracione stolish argjendi e bronci te hershme por asgjekundi nuk pame ndonje botim informues per gjetjet.
Hyjneshes se lashte te drites Lusie (latinisht, rumanisht-lusi) i drejtohen lutje. Lutia quhet akoma edhe sot lusia dhe pergjerimi luseia. Une mendoj dhe kete e shpjegoj ne nje nga hipotezat qe kam ngritur se dhe emri i qytetit te Lushnjes duhet kerkuar se vjen nga kjo fjale. Ne kohet e vjetra zona e Myzeqese se bashku me zonat Darsi, Dumre dhe Sulove quhej zona e Erditit ose e me shqip e Aferdites qe eshte hyjni pellazgjike e Drites. Per nder te saj ishte edhe qyteti i Chrisandrios ne Cukas prane Fiersheganit qe e gjejme shpesh edhe me emrin Oineo qe eshte i njejti ne kuptim qe ne shqip kuptohet Dielli i arte, ashtu si helenet respektonin hyjne Apollon me atributet e Diellit pra kemi te bejme ne kete rast me traditen e Partheve ilire. Ne zonen kodrinore kemi mjaft gjurme te respektimit te kesaj perendie sic eshte rasti i tempullit ne natyre ne liqenin e Seferajt dhe ate te Deshirajt ku jane gjetur mjaft objekte dhurimi per nder te kesaj hyjnie. Kete mund te themi edhe per tempujt qe ishin ngritur me vone ne Cukas dhe ne Vanar te Libofshes me emrin Shendiela.
Mendohet se sipas tradites dhe pervojes ne tempujt e tjere perreth edhe mbi tempullin e vjeter pagan te perendis se Lutjes eshte ndertuar me vone me ardhjen e kristianizmit kisha e Shen Prashqevise ose sic thohet ne gjuhen tone kisha e Shen Premtes (Premtimit) qe mbahet edhe simbol i plotesimit te lutjeve. Kjo kishe e vjeter u rrenua nga banoret fanatike muslimane te Lushnjes te mbeshtetur nga myftiu turk i Elbasanit dhe bejleret e Kavajes mbas viteve 1700. Ishte koha qe me dhune po ktheheshin ne besim mjaft fshatra te zonave kodrinore, ne rastin tone kemi fshatrat Karbunare, Kasharaj, Hajdaraj. Ne shkrimin per historine e Karbunares dhe Kasharanit e kam trajtur me gjere kete problem sipas mjaft dekumentave qe disponojme dhe kujtimeve te moshuarve te Sinanajve (keshtjellarve nga sllavishtja) dhe Kasharajve (shtepijave nga latinishtja). Kisha e Shekollit ne Karbunare ishte dhe qender peshkopale qe ne kohen e Simonit dhe parandorit bizantin Vasili te II-te ne shekullin e XI-te dhe quhej Peshkopata e Chernikut.
Per here te pare emri na del ne vitin 1019 ne Diplomen e perandorit bizantin, Vasili i II-te drejtuar kryepeshkopit te Ohrit, Joanit kur jep numrin e klerikeve per cdo peshkop ku permenden kleriket e Cernikut (Karbunares, Qerretit). Ne vitin 1700 Karbunara vazhdonte te ishte qender administrative dhe fetare per zonen perrreth .Ne kete kohe kemi dhe nje urdher ferman te Sulltanit ne Dekumentin numer 97 i vitit 1700 mė 10 shkurt i lėshuar pėr emėrimin e Dionisit Mitropolit tė Beratit duke shkarkuar nga detyra Ingatiusin. Nė kėtė dekument pėrmėndet edhe Karbunara nė raportin e priftit Refail, patriark i Ohrit nė letrėn dėrguar Sulltanit duke thėnė: Tė krishterėt e Belgradit shqiptar, tė Vlorės, tė Shpatit, tė Karbunarės dhe varunive tė tyre nuk janė tė kėnaqur nga administrimi i mitropolitit tė tyre, prifti i quajtur Ignatius dhe lutet qė ky tė shkarkohet e nė vėnd tė kėtij tė vihet prifti i quajtur Dionisius. (Karbunara ne ate kohe ishte qender administrative per Dumre, Darsi dhe Myzeqene e madhe) Ne revisten Jeta Kristiane te vitit 1944 shkruhet se si kisha e Shenkollit ne Karbunare u kthye ne teqene e Karbunares kur nga ky shterngim e madh dhe reformat qe ndermori Porta e Lare per te forcuar situaten mbas humbjeve me rusine ajo jo vetem qe e forcoi luften e islamizmit me metoda shtrengimi, por vendosi dhe ligjin per te marre ushtare dhe te krishteret dhe detyrimi ushtarak ishte mjet presioni per ti konvertuar te rinjte krishtere ne muhamedan e duke i cuar ne periferite aziatike apo afrikane ata te mjere per mbi shtate vjet detyrim ushtarak. Guret e ketij tempulli te Lushnjes i muaren fshataret e Balajt, Kupajt dhe Zgjanes si dhe banoret myslimane te Lushnjes. Po ne keto kohra mjaft banore qe nuk u kthyen ne besim shkuan ne Kavaje e ne rrethinat e saj dhe te tjere erdhen ne qytetin e Lushnjes ku gjenden edhe sot. Ata ndertuan kishen e re me te njejten emer Shene Premte (ShenPrashevija) ne Lushnje e cila ndodhet prane kishes se madhe me te njejten emer qe ka edhe sot qyteti i Lushnjes. Po keshtu banoret e larguar ndertuan me kete emer edhe kishen ne qytetin e Kavajes dhe ne vendet e tjera ku shkuan.
Nje perforcim te ketij mendimi per kishen tempull ku rrenojat edhe sot jane te dukshme na vjen edhe nga emri qe mban sot perroj qe vinte nga lart kesaj kodre dhe kalonte prane Tempullit dhe sot njihet me emrin Krakulli. Ky emer eshte nje deformim i ndodhur gjate kohrave por kuptohet se behet fjale per Orakullin e Tempullit te Lutjeve mbi kodren e Lushnjes.
Ne mesjeten e hershme kur mendohet te kete mare kete emer Lushnje, qendra e banimit ne njohin sipas mjaft dekumentave te asaj kohe se kjo zone ishte ne administrimin e latineve qe zoteronin dhe kalan e Tomorrit (Karbunares) e qe nga ajo periudhe kemi edhe emrat latine te zones si Karbunare, Goldaraj, Kasharajt, Lushnje, Saver, Sarave, Arbore e tjera.
Karbunara ishte deri ne shekullin e XVII-te qender administrative e Myzeqese se Madhe dhe e humbi rolin e saj kur doli ne skene familja Kurti nga Lushnja dhe nje pinjoll i saj u be pasha i Beratit dhe gjithe Myzeqese dhe vendlindjes se tij i dha nje mbeshtetje me te madhe. Per kete familje sipas dekumentave qe ekzistojne dhe thenieve te me te moshuarve kam shkruar nje shkrim me interes njohjeje.
Ne vitin 1927 qyteti i Lushnjes kishte 1861 muh dhe 393 orthodhokse pa lagjen Stan Lushnja qe ishte nje nder lagjet me te medha te qytetit e vendosur prane kodrave dhe ne dy anet e perroit te Krakullit. Dikur ketu para 300 vjetesh ngriti kampin ushtarak turk Mehmet pasha dhe qe nga ajo kohe mori kete emer lagjia. Dekumentat dhe pershkrimet e udhetarve flasin se aty prane ishte nje Han i mire dhe ju sherbehej udhetarve dhe tregtarve qe shkonin e vinin nga vende te ndryshme per ne Berat qe ishte nje qender e rendesishme ekonomike, tregtare e kulturore dhe qender administrative per krahinat perrreth. Emri i hanit ishte Kalifa qe do te thote Ushqim i mire nga gjuha bizantine. Pozicioni i pershtatshem per fushim ushtarak, perroi i Krakullit qe kalonte permes, Hani i mire dhe Rruga e Tomorrit qe kalonte aty krijuan mundesite qe pashaj te vendosej aty. Emrin Stan e mori kjo mehalle me vone mbas vitit 1769 me vendosjen e zanatcinjve dhe tregtarve Voskopojare me dekret te Sulltanit kur qyteti i tyre i degjuar u shkaterrua dhe u dogj nga fanatiket e malesive perrreth saj te nxitur edhe nga bejleret e Myzeqese. Nga pleqte me te vjeter te fiseve Spiro, Golgota, Xhorxhi, Lipe, Prifti, Kazinjeri, Shandro, Sinjari, Bello, Lena, Dushi, Haxhiu, Xhafa, Krakulli, Turku, Kondakciu, Papai, Gogu dhe Kurti kam mare mjaft material per historikun e kesaj lagjeje dhe te Lushnjes. Ne vitin 1927 kjo lagje kishte 137 banore muh dhe 196 orthodhokse.
Banoret e hershem te Lushnjes, fiset dhe teritoret me te vjetra, banoret e ardhur neper shekuj, ekonomia, aktiviteti patriotik, traditat, kultura dhe njerzit qe kane lene emer qe nga mesjeta sipas dekumentave qe disponojme.

Llaqi Kozma Jano shkruar me pri
ll 1994
Vazhdon ne shkrimin qe vijon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Rreth lushnjes :: Lushnja dhe lushnjaret-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog