LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Historia e emrit te qytetit te Lushnjes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Historia e emrit te qytetit te Lushnjes   Fri May 21, 2010 1:03 am

Historia e emrit te Lushnjes
Pjese nga shkrimet Myzeqeja dhe mistere Shqiptare
te autorve Llaqi dhe Mihal Jano
Etimologjia e emrit te qytetit te Lushnjes.

Nje dite, shume kohe me pare ju drejtova miqesisht dhe mesuesit myzeqar, sot Mesues i Popullit zotit Jani Zegalit (Nushi) kur doli ne qarkullim libri i tij Folklor nga krahina e Myzeqese. Pasi e urova per punen e bere ne te mire te njohjes se kultures e traditave historike i bera edhe ndonje verejtje qe ja argumentova se nuk e kish trajtuar drejt ne liber. Ai pranoj por me mendimin se i kam shkruar se keshtu eshte vjele e mare folklor nga populli, por i thashe me dashamiresi se duhet ti seleksionosh me pare nepermjet studimit dhe argumentit pastaj ta hedhesh per njohje te gjere publike ndonje trajtim.
Ne trajtesen Gojdhenat shkruani i them se emri i qytetit te Lushnjes vjen nga qe dikur ka ekzistuar nje Han per udhetaret qe kalonin ketej dhe e administronte nje grua me emrin Salushe e se nga ajo Sa-Lushe na vjen emri Lushie, Lushnje. Kjo mendoj se nuk ka asnje baze dhe i shpjegoj se ky emer eshte i kalendarit turko-arab, po ashtu eshte mu pergjigj mesuesi. Por si shpjegohet qe emri Lushnje ka ekzistuar para pushtimit turk, bile i tregova edhe dekumentin e regjistrimit te pare te vitit 1432 te kryer nga administrata turke dhe qe figuronte emri Lusnie (Lushnje) fshat me 15 hane (shtepi te medha dhe kryefamiljare). Dhe nje argument tjeter se ne mesjete rrall gjeje per hire te zakonit e tradites jo vetem ne krahinen tone por ne gjithe vendin qe ndonje femer te administronte nje han te rendesishem, aq me teper qe te ishte dhe muhamedane. Mund te jete kjo mbase e vertete per nje katund apo mehalle me emrin Lushja me 4 shtepi te besimit muhamedan ne vitet e fillimit te shekullit te XX-te ne rrethin e Permetit. Ka nevoje per nje studim njohje edhe ngjashmeria e emrit te Lushnjes me nje emer fshati te madh ne malsine e Lumes sic eshte katundi Lusna apo me ate te fshatit Luzi, Lusi ne zonen e Kavajes. U ndame me nje mendim te perbashket per mjaft probleme te tradites e kultures se vjeter se shikonim mjaft gjera qe duheshin trajtuar drejt nga ne qe i kishim jetuar apo degjuar nga me te moshuarit. Gabime te tilla per te ardhur keq eshte se benin edhe nga te tjere qe ishin me shkolle e pervoje por qe nuk thelloheshin ne arsyetim e ne argument per mjaft probleme kulturore e historike.

Hipoteza rreth etimologjise se emrit Lushnje.

Ka shume hipoteza per emrin e qytetit te Lushnjes. Disa nga keto hipoteza jane ngritur e shpjeguar sipas kuptimit vulgar, popullor sic e shpjegova me lart per Hanin e Salushes qe rrezohen shpejt nga llogjika e thjeshte dhe argumentet e ngritura.
Pleqte e vjeter tregonin si legjende edhe historine e Engjelushes, nje vajze te vogel qe kishte shpetuar nga vrasjet dhe shkaterrimet e para ne territorin tone te forcave osmane prane Lushnjes. Vajza ishte fshehur e vetme ne pyllin prane ku ndodhet sot kisha e qytetit dhe lutej qe te shpetonte nga menxyra e madhe qe kishte rene ne familien e saj dhe te banorve te tjere te krishtere. Per nder te kesaj Engje-lushe thoshin pleqte edhe katundit ju vu emri Lushje si dhe kisha qe u ngrit me vone u vendos po ne ate vend ku lutej vajza e mjere. Selvite e kishes se Lushnjes ishin shume me te vjetra se koha e ndertimit te kishes se Shengjergjit te Lushnjes dhe asaj te ShenePremtes prane rruges per ne Ndermarjen e prodhimeve.
Ka edhe ndonje mendim tjeter se emri eshte vene si kujtim te nje princi, pinjoll nga fisi feudal i Materengeve qe zoteronin keto teritore ne mesjeten e hershme. Pas vrasjes se Vlash te II-te te Matrengajve sipas Shuflait zoterimet e tyre me ane krushqish e aleancash rane nen vartesine e Muzakajve dhe nje pinjoll i ketyre te fundit, qe zoteronte zonen, kishte mbiemrin Lussi, ai quhej Mentulus Lussi dhe ishte vella i Gjonit qe zoteronte teritoret mbi derdhjen e Vregos (Shkumbinit). Po keshtu shpjegohet edhe emri qe mban Lussi, Luzi fshat ne fushen e Kavajes dhe mendohet se e ka mare emrin nga princi qe ishte pinjoll i Materengeve.
Por nga na vjen ky emer Lussi, Luzi, Lussie qe mbante ky feudal vendas ne ato kohra.
Une mendoj se tashme dihet se emri Lusin, lusian, lusien eshte nje emer qe vjen nga gjuha latine lux, lucios me kuptimin shqip drite, i ndritshem. Nga kjo fjale mendohet se ka ardhur emri i Lushnjes, kete mendim ma perforcoi kohe me vone edhe nje inxhinjer lushnjar (Naun Bica) mbas viteve 90-te kur me tregoi se kur ishte ne Cekosllovaki per biznes, nje studjues cek kur kish pare targen e makines se Lushnjes ishte interesuar per qytetin dhe kishte shpjeguar se emri vjen nga lux, lucios pra nga latinishtja. Kete emer e shpjegojne me pamjen e bukur te siperfaqes se gjere plot drite te fushes se madhe.
Por te mos harrojme kronikat e vjetra se emri Lusie, Lusnie, Lushnie mbahet si emer pellazgjik nga oborri i perendive te lashta ilire. Eshte emer qe i atribohet perendeshes se lutjeve nga iliret. Ky emer i shqiperuar nga latinishtja kuptohet se eshte i njejte me emrin tjeter po me te njejtin kuptim por ne formen shqip Deshirat (Deserat) qe mbante nje fis i degjuar ilir ne kohet e vjetra qe shtrihej prane Taulante dhe Partheve dhe kishte shtrirje nga mali i Tomorrit (Te mirave), sepse tomorri ishte mal i shenjte, ishte tempull i degjuar me mjaft plaka orakull (njerez fatshpjegues) ku vinin peligrine te shumta nga gjithe iliria dhe me larg qe donin (Dodonin) dhe luteshin per te realizuar deshirat dhe kerkesat e tyre. Ne vende te ndryshme te territorit kishte edhe tempuj te tjere ne natyre ku njerzit vinin dhe blatonin dhurata dhe luteshin sic eshte tempulli i liqenit te Deshirajt (plotesoheshin deshirat), i liqenit te Seferajt (kuptimi nga greqishtja me prure dhurata), tempulli i Mbrakulles (Orakull) ne zonen e Sinjes ku realizoheshin mrekullite nga lutjet e njerve, ne Frakull prane Cakranit dihet se ishte ne kohet e vjetra sic shkruajne autoret antike nje Orakull fatshpjegues.
Por tashme me te vemendshem ndaj dekumentave dhe objekteve qe njohim ne mund ta gjejme emrin Tomorr dhe Deserat ne mesjete e ne vazhdimsi akoma edhe sot ne forma te ndryshme jo vetem prane Tomorrit por edhe me larg ne Darsi, Dumre, Sulove dhe Myzeqe qe ne mesjeten e hershme do te quheshin Timoriza (te mirat me ne shqip) kete emer e mbante e gjithe kjo zone. Ne ndihme te kesaj na vijne edhe disa harta skematike te mesjetes ku gjejme te shenuar qendra te tilla si Carvunara (Karbunara), Coniati (Konjati), Eordeti, Arnisa, Pirgus, Vregos, Tomoritza e tjera. Do ta gjejme edhe ne gjuhen sllave ne emrin Dumre (Dobre-te mirat) qe mban nje rajon mbi kodrat e Lushnjes, apo nje zone prane malit Tomorr ne formen sllave Dobrenj pa harruar edhe emrin qe mban nje liqeni i Deshirajt ne Dumre qe ka qene tempull pagan ne kohet e vjetra. Me kete arsyetim studimi kemi percaktuar edhe etimologjine e emrit Lushnje (ne formen Lusnje gjendet ne regjistrimin osman te vitit 1432), ne nje shkrim me mjaft vlera te reja njohese.

Vazhdon me shkrimin Krakulli dhe Orakulli i Lushnjes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Alipasha
Antar i ri
Antar i ri


Numri i postimeve : 14
Join date : 20/06/2009

MesazhTitulli: Historia e emrit te Lushnjes.   Mon May 31, 2010 8:40 pm

Pershendetje, Avram.
Mund te jete e vertete qe emri Lushnje te kete prejardhje latine, por ka gjera qe nuk shkojne.
Ne ate kohe ka patur qendra banimi (fshatra) me me medha se Lushnja, keshtu qe pse duhet qe lux (drita) (Lushnja) te perfaqesoje fushen e Myzeqese dhe jo ndonje fshat tjeter?
Me tej thua se eshte me prejardhje ilire...!?
Argumentat nuk jane bindese, duhet te germosh me shume.
Kalofsh mire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Pergjigje Ali pashes se Portalit Lushnja   Thu Jun 10, 2010 5:36 am

Ali pash i portalit Lushnja.
E kuptoj shqetsimin tend por ne fillim e mora per ndonje shaka apo humor sic beni perhere ne shkrime te tjera. Por mund tju them me bindje edhe pse jane pjese shkrimesh te nje serie mjaft te gjate e te larmishme dhe per shume arsye nuk do ti botojme te gjitha. Ato shkrime cfare kemi shkruar e kane te gjith argumentin por mendoj se ju nuk i keni lexuar te gjitha dhe ne vazhdimsi. Qe keto fjale jane me etimologji latine nuk ka pik dyshimi por sot ato jane historikisht shqiperuar. Une nuk mund te them se ato jane ilire si emra dhe i kan pervetsuar latinet. Nga antikiteti ne akoma nuk kemi nje dekument te sakte per gjuhen dhe emrat ilirike. Hipoteza ka shume por ato mbeten hipoteza dhe asgje me teper deri me sot. Por perendite ilirike na i kane sjelle si emra autoret e vjeter ne gjuhet dhe nekomentet e tyre duke na krijuar hapsire njohese te mjergulluar.Keto trajtesa kerkojne njohje gjuhsore dhe historike per tu kuptuar dhe mendoj se ju mund ti keni njohuri per to.
Perendia ilire e Drites quhet Erditi na thone te vjetrit e shkrimeve dhe na japin zonat ku respektohej si dhe tempujt per nder te saj. Une mendoj se autoret e ketyre shkrimeve e kane trajtuar dhe shtrire drejt e sakt njohjen persa trajtojne.Deserat eshte tempulli i Deshirave (nga latinishtja) ku iliret vinin dhe luteshin, po keshtu tempulli i Seferajt (nga helenishtja) ku vinin besimtaret dhe luteshin duke prure dhe dhurata, keshtu ishte dhe Frakulla , mbrakulla dhe Krakulli qe vijne nga emri Orakull ku njerzit e vjeter vinin dhe luteshin. Ne te gjitha keto ceremoni njerzit luteshin. Keshtu ndodhte dhe ne Krakullin e Lushnjes qe ishte tempull i zones se Erditit (i Drites) ku njerzit luteshin. Dhe emri i sotem i Lushnjes vjen nga fjala Lutje, Lusie, Lusnie, Lushnjie (ky emer thone shkruesit e shkrimeve eshte me etimologji latine dhe sot eshte per ne emer shqiperuar dhe i perfituar nga latinishtja).
ju thoni pse nuk e ka mare kete emer ndonje qernder tjeter e banuar ne kete zone. Ketu perseri ju Ali pashe gaboheni, ju e dini si vihen emrat se ka rregulla apo kerkesa te shumta per kete. Prane Lushnjes eshte Karbunara emer qe vjen nga latinishtja por e gjejme ne te gjitha gjuhet e pushtuesve, duke filluar me ilirishten qe quhej Corragumi, Chernichum, Carvunar. Po keshtu qendra tjeter Gerinium, Kerrinium, Mazirum ne ilirisht kuptohet vend i kuajve (stacion i nderrimit te kuajve), me vone me kete kuptim ne gjuhen sllave do te njihet Conjat, dhe ne latinisht Kavalia
Daulia ilirisht quhet vend i Diallit, ne latinisht quhet Diavolo, sllavisht Barbull, Babunj.
Por nuk duhet te harrojme se shume te dhena te tjera te autorve te vjeter por edhe gjetjeve arkeologjike dhe toponomastike per rreth
Lushnjes perforcojne hipotezen se qyteti ilir i Sesaretit (Shesharet, Fushoret) antit ne taulanti qe ne mjaft raste e gjejme ne formen latine Abrene qe ka po ate kuptim . Ky emer i vjeter na sjell prane sot emrin qe mban nje koder e larte ne veri te Lushnjes ne formen Arbor.
Ne shkrimet e tjera do te perpiqem tju sjell te dhenat interesante nga keto shkrime bere kohe me pare nga autoret tane myzeqare per te gjitha fshatrat e zones te rinj e te vjeter qe mendoj se kane mjaft interes. Mirepresim me shume mendime, verejtje, pyetje per sqarim dhe cdo lloj tjeter informacioni per kete rubrike qe kemi nisur si shoqate e emigranteve ne Greqi, Itali dhe Amerike,

Pershendetje dhe respekt per te gjithe te interesuarit tane nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi
Avram Mitro Xhumara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Historia e emrit te qytetit te Lushnjes   Today at 4:39 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e emrit te qytetit te Lushnjes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne ishim ketu, Ne jemi akoma ketu, kjo eshte "HISTORIA" e Popullit Tim
» Viktoria Xhako:Dje, e diel 11 nėntor, ishte dita e emrit tė shenjtit Viktor, pra dita e emrit tim!
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti qė u kėndoi shqiptarėve dhe Shqipėrisė
» Historia e lashtė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Rreth lushnjes :: Lushnja dhe lushnjaret-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Free blog