LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gramatika shqipe e 1710: A ėshtė vėrtet ajo e para?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
etmond
Moderatore
Moderatore
avatar

Numri i postimeve : 294
Join date : 30/08/2008
Age : 40
Location : Athine.

MesazhTitulli: Gramatika shqipe e 1710: A ėshtė vėrtet ajo e para?   Mon May 03, 2010 9:45 pm

Gramatika shqipe e 1710: A ėshtė vėrtet ajo e para?

Sivjet mbushen 300 vjet nga Gramatika e parė e shqipes qė i pėrket vitit 1710. Dorėshkrimi i saj ruhet nė Bibliotekėn e Manastirit tė Grottaferratės, afėr Romės. Informacionin e parė ėr kėtė gramatikė e pati dhėnė studiuesi arbėresh Nilo Borxha, 83 vjet mė parė, duke botuar nė revistėn "Diturija"(1927, nr.12) tė Lumo Skėndos njė shkrim me titull "Njė gramatik' e voglė e gjuhės shqipe, mė 1710". Artikulli ėshtė i shkurtėr. Autori njofton se dorėshkrimi hyri nė kėtė bibliotekė nė vitin 1923. Pas tij pėr kėtė dorėshkrim shkruan, dikush mė shumė e dikush mė pak, G. Pettrota, M. Roku, J. Kastrati, Dh. S. Shuteriqi etj. Sė fundi akademiku kosavar Rexhep Ismajli, pasi botoi nė revistat shkencore ndonjė shkrim pėr kėtė gramatikė, nė vitin 1982 e botoi dorėshkrimin tė plotė nė Prishtinė, botim kritik, shoqėruar me studim e transkriptim.




* * *


Cili ishte autori i kėtij dorėshkrimi?
Pėr kėtė ka mendime tė ndryshme, pasi ēdo pohim duhet argumentuar, gjė qė e bėn tė vėshtirė pėrcaktimin e autorėsisė sė dorėshkrimit. Kryesisht mendimet janė dy: disa mendojnė se autori mbetet anonim, ide e cila ėshtė pėrkrahur nga N.Borxha, G.Pettrota, M. Roku, Dh.S.Shuteriqi, Addolorata Landi etj. Tė tjerė autorėsinė ia japin klerikut Diego da Desia. R.Ismajli pohon se mund tė themi me mė shumė siguri se autor i dorėshkrimit ėshtė pikėrisht Diego da Desia. Ai ishte misionar nė Shqipėri dhe mė vonė mėsues i gjuhės shqipe nė Romė. Por R.Ismajli shpreh dyshimin se dorėshkrimi i ruajtur i kėsaj gramatike ka mundėsi tė mos jetė origjinali, ndoshta ndonjė nga kopjet. Nė kėtė rast, thekson autori, Da Desio mund tė jetė autor, por kjo tė jetė kopje e tjetėrkujt ose tė mos jetė autor fare, ose tė jetė edhe autor, edhe dorėshkrues.
Vitin qė shkoi u botua nė shtypshkronjėn "Shkodra" nė Shkodėr dorėshkrimi i fjalorit tė italisht-shqip (1702) tė F.Da Leēes nga Gėzim Gurga. Nė hyrjen e kėtij fjalori qė i bėn Gurga, duke iu referuar autorit tė gramatikės sė parė tė vitit 1710 shkruan: "Tė dhėnat arkivore qė kemi shfrytėzuar mbėshtesin dhe pėrforcojnė mė tej pandehmen e Ismajlit . Dorėshkrimi mban datėn Durrės, 12 prill 1710. E nė fakt Da Desio aso kohe deri nė tetor tė atij viti ndodhej nė Durrės". Ndėrsa studiuesi arbėresh Mateo Mandalą nė shkrimin "L'Opera inedita di Francesco da Lecce ; il dittionario italiano-albanese (1702)" shpreh njė mendim tjetėr. Ai nuk e pranon autorin e dorėshkrimit tė pėrmendur mė sipėr, pasi Da Desio pjesėn mė tė madhe e ka kaluar nė Malėsi tė Madhe si misionar, ndėrsa gjuha e dorėshkrimit afron mė shumė me tė folmen e gegėrishtes jugore. Nė kėto rrethana ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet me siguri pėrkatėsia. Pėr gjuhėn e kėtij dorėshkrimi me interes ėshtė edhe vlerėsimi i R.Ismajlit qė shkruan se "gjuha e dorėshkrimit ėshtė gegėrishte me mė shumė elemente tė gegėrishtes bregdetare e tė mesme, por edhe me elemente tė gegėrishtes veripėrendimore. Shurdhimi i shpeshtė i bashkėtingėlloreve tė zėshme nė fund tė fjalės, por jo nė mėnyrė konsekuente tregon se jemi diku nė kėtė zonė."


* * *


A ėshtė ky dorėshkrim Gramatika e parė e shqipes?
Sipas Dh.S.Shuteriqit kjo nuk ėshtė gramatika e parė e shqipes pasi mendohet se Da Leēe e shkroi gramatikėn pėrpara kėtij dorėshkrimi, por edhe se arbėreshi Niko Katalana pėrpara vitit 1693 na ka lėnė "Njė sprovė gramatike tė shqipes", pa harruar se disa njoftime gramatikore i kemi edhe nga F. Bardhi(1635). J.Kastrati, kur flet pėr Frang Bardhin dhe Fjalorin e tij latinisht-shqip (1635) na njofton se nė fjalor ka disa shėnime gramatikore, gjė qė e bėn autorin ta konsiderojė si gjurmuesi i parė i gramatologjisė shqiptare. Pėr Niko Katalanėn vė nė dukje se la nė dorėshkrim njė sprovė tė gramatikės, e para e llojit tė vet. Katalana ėshtė i pari arbėresh nė shekullin XVII qė ka shkruar shqip. Ndėrsa Gėzim Gurga shėnon se nė njė reskript tė vitit 1711 thuhet se Gramatika shqipe e Da Leēes "u shtyp mė 1701, porse nuk u shpėrnda asnjė kopje", ndėrsa nė margjinė e atij dokumenti lexojmė shėnimin "u dha urdhri, por nuk u shtyp". J.Kastrati dhe E. Hysa nė Fjalorin Enciklopedik, Tiranė, 2008 theksojnė se gramatika e parė shqip ėshtė njė dorėshkrim anonim i vitit 1710. Ndėrsa R.Ismajli mė parė kėmbėngul se ajo ėshtė gramatika e parė shqipe, kurse e Da Leēes ėshtė gramatika e parė e shqipes e botuar.


* * *


Ēfarė pėrmban ky dorėshkrim?
Sigurisht qė pėrveē shkrimeve tė botuara kohė pas kohe pėr kėtė dorėshkrim, botimi i akademikut kosovar Rexhep Ismajli pėrbėn njė vlerė pėr historinė e gramatologjisė shqiptare, i cili i hap njė horizont studiuesve tė shqipes.

Dorėshkrimi ka 95 faqe me lėndė tė ndryshme tė shkruara qartė dhe pastėr. 18 faqet e para kanė si titull "Dizzionario italiano et albanese per alfabeto". Nė vazhdim deri nė faqen 36 kemi gramatikėn e cila titullohet: "Delle lettere albanesi". Janė disa shėnime gramatikore, duke pėrfshirė edhe disa udhėzime pėr studimin e gjuhės. Nė faqet 36-38 kemi disa copa katekizmi. Pėrfshirja e tyre do tė shėrbente pėr tė predikuar Doktrinėn ndėr shqiptarėt. Ishte si njė pėrmbledhje tekstesh nė shqip.

Ndėrsa pjesa tjetėr e dorėshkrimit titullohet "Trattatello sopra la lingua turchesca "pėr tė vazhduar me "Dittionario italiano et turchesco per alfabeto".(f.39-93). Kemi edhe pak tė dhėna pėr arabishten, por kryesisht nė fushėn e alfabetit.

Ky dorėshkrim, thekson R.Ismajli, "bashkė me Kuvendin e Arbėnit dhe Gramatikėn e Da Leēes pėrbėn njė korpus mjaft kompakt pėr shqipen e asaj kohe edhe pse gjithnjė vetėm nga njė aspekt: nė tė tria rastet kemi tė bėjmė me autorė tė huaj .Kjo do tė thotė se asnjėri prej tyre s'mund tė merret si material burimor pėr pėrshkrimin e shqipes nė tėrėsi, edhe pse ka raste kur kėta mbėshteten gjerėsisht te Bogdani a te ndonjė tjetėr autor yni."

Dorėshkrimin autori e nis me njė fjalor italisht-shqip, duke pėrfshirė gjithsej 957 fjalė tė renditura sipas alfabetit tė italishtes. Por, siē ngjet edhe me vepra tė tilla tė sė kaluarės sė largėt, duke mos e njohur leksikun e shqipes, duke mos ditur fjalėn ekuivalente tė italishtes nė shqipe nė mjaft raste njė fjalė e italishtes nuk ėshtė dhėnė me gjegjėsen nė shqipe, por me njė shpjegim perifrastik. Ne kujtojmė edhe Fjalorin latinisht-shqip tė Frang Bardhit (1635) , qė kur ky u kthye nė shqip - latinisht nga studiuesit e mėvonshėm, 5000 fjalėt e latinishtes u dhanė me rreth 2500 fjalė shqipe. Gjithashtu nga autori i dorėshkrimit janė pėrfshirė edhe 250 fjalė e shprehje tek ndajfoljet, shprehjet dhe numėrorėt. Pra numri i fjalėve , sipas Ismajlit duhet tė jetė rreth 1200-1300 fjalė. Ajo qė duhet vėnė nė dukje ėshtė se ky fjalor nuk ka pasur si pikėsynim qė italianėt ta mėsojnė shqipen, por shqiptarėt ta mėsojnė italishten, pasi ajo ishte gjuha e mėsimit tė shkollave katolike nė vendin tonė.

Pastaj vjen gramatika. Nuk mund tė flasim pėr gramatikė nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, pėr shumė arsye, e para, pasi mungonte njė traditė nė kėtė fushė qė autori ta kishte si model nė strukturė dhe nė pėrmbajtje, e dyta hartuesi i dorėshkrimit ishte i huaj dhe nuk e njihte mirė gjuhėn shqipe, e treta nuk kishte bagazhin e mjaftueshėm gjuhėsor qė tė hartonte njė gramatikė tė nivelit tė kohės. Ajo mė shumė ėshtė njė sprovė, njė skicė apo trajtesė gramatikore se njė gramatikė e shqipes. Ndryshe nga Fjalori, kjo gramatikė do t'u shėrbente jo pėr tė mėsuar italishten, por shqipen italianėve qė punonin nė Shqipėri. Njė praktikė tė tillė ndoqi edhe Da Leēe, mė 1716-ėn, kur botoi gramatikėn.

Gramatika fillon me alfabetin e shqipes. Shkronjat shqipe, sipas autorit tė dorėshkrimit, janė 26 dhe i shėnon ato. Ai ka pėrdorur alfabetin latin-italian, tė plotėsuar me ndonjė shkronjė tė veēantė nga autorėt e vjetėr ose duke huazuar ndonjė shkronjė greke. Ndryshimi me alfabetin latin-italian qėndron nė shkronjat dh, th, y, z pėr tė cilat jep ndonjė element pėr formimin e tyre. Mendimi i shprehur nga N.Borxha se alfabeti i kėtij dorėshkrimi ėshtė i Da Leēes, ėshtė kundėrshtuar nga R.Ismajli, duke vėnė nė dukje se ka ndryshime edhe nė tekst pėr sa i pėrket theksit dhe shenjave diakritike, si dhe pėr sa i pėrket kombinimit tė grafive tė ndryshme.

Pėr hundorėsinė nė kėtė dorėshkrim veprohet si te Bogdani duke i shtuar zanores njė bashkėtingėllore hundore, por edhe kėtu nuk ėshtė konsekuent. Edhe te gjatėsia e zanoreve ka luhatje, ndonėse ndjek traditėn duke i dyfishuar ato. Sipas Ismajlit, kuantiteti kishte vlerė fonologjike dhe se strukturohej pėrafėrsisht si te shumica e teksteve gege si diasistem mjaft i ngjashėm me gegėrishten e sotme.

Veēoria dalluese e ēdo sistemi shkrimor tė asaj periudhe ishte mėnyra se si i plotėsonin ata tinguj-fonema qė i kishte shqipja dhe nuk i kishin ata. Nė kėtė aspekt alfabeti i dorėshkrimit tė vitit 1710 ka vlerėn e vet.

Trajtesa gramatikore fillon duke trajtuar si nyjė pėremrat dėftorė ky pėr gjininė mashkullore dhe kjo pėr gjininė femėrore. Pastaj autori kalon tek emri, duke i njohur atij dy numra dhe shtatė lakime, pa i ndarė sipas gjinive.
Kėshtu nė lakimin e parė ka pėrfshirė tė gjithė ata emra tė cilėt nė emėroren njėjės mbarojnė me -t dhe nė gjinore me -it, si em. ky: zot, gj. zotit, shumės: em..zotėni, gj. zotėni:vet;

• nė lakimin e dytė ata emra qė nė emėrore mbarojnė me -a dhe nė gjinore me -sė, em. kjo ama, gj. amasė, shumės: em. amash, gj. amavet;
• nė lakimin e tretė ata emra qė mbarojnė me k dhe nė gjinore me -sė: em. buk, gj. buksė; shumės: em. bukash, gj. bukavet;
• nė lakimin e katėrt pėrfshihen emrat qė nė emėroren njejės mbarojnė me -u dhe nė gjinore me -ut: em. miku, gj .mikut, shumės: em. miq, gj. miqavet;
• nė lakimin e pestė ata emra qė nė emėrore mbarojnė me -r dhe nė gjinore me at ose -it: em. meshėta:r, gj. meshėtarit, shumės : em. meshėtarėsh, gj.meshėtarėvet;
• lakimi i gjashtė pėrfshin emrat qė nė emėrore mbarojnė me -e dhe nė gjinore me -it em. dashunė(?), gj. dashunit; Pėr shumėsin e kėsaj fjale shėnon se nuk ka.

Nė lakimin e shtatė hyjnė emrat qė mbarojnė me -l, dh, n, ose i dhe gjinorja bėn si nė emrat e lakimeve tė tjera: em. shtėpi, gj.shtėpi:sė, shumės: em. shtėpiash, gj. shtėpi:avet. Gjithashtu emrit i njeh gjashtė rasa: emėroren, gjinoren, dhanoren, kallėzoren, thirroren dhe rrjedhoren. Ndodh jo rrallė qė autori i dorėshkrimit i ngatėrron rasat, si gjinoren me rrjedhoren ose me kallėzoren etj. siē shihet nga shembujt qė dhamė sipas lakimeve Nė fund tė lakimit ka vėnė edhe disa paradigma tė lakimit tė mbiemrave dhe pėremrave.

Folja zė vendin mė tė gjerė nė kėtė dorėshkrim, ku njė kapitull i veēantė i ėshtė kushtuar zgjedhimit tė foljeve.

Pėr sa i pėrket mėnyrave dhe kohėve, ai nuk ėshtė i qartė. Sipas autorit gjuha shqipe foljet i ka njėformėshe, kushtėzuar nga folja kam. Shqiptarėt pėr tė pėrdorin kohėn e tashme, tė shkuarėn, tė ardhmen, urdhėroren dhe tė ardhmen e kushtores, duke e paraqitur tė shkuarėn nė dy forma: tė afėrmen dhe tė largėten. E kryera e thjeshtė shqiptohet ndryshe nga mė se e kryera etj. Duke u mbėshtetur te gramatika e gjuhės italiane , edhe urdhėrorja nuk paraqitet si nė shqipe, ndonėse vihen re edhe urdhėrore tė vėrteta tė shqipes. Paskajorja ėshtė ajo sė cilės i vihet pėrpara pjesėza me qė pėrndryshe mbetet supin.

Jep zgjedhimin e foljes kam, sipas kėsaj ndarjeje: dėftore e tashme : kam; e kryer: Kam pasunė, e shkuar e mbaruar e largėt: unė paēa; e ardhme: unė kam me pasunė, e ardhme e kushtores: ndė paēa unė; urdhėrorja ke ti, keni ju; paskajorja me pasunė, supini: pasunė; Dėshirorja dhe lidhorja nuk pėrdoren. Kėshtu vepron edhe me foljen jam.

Foljet e ndan nė tetė zgjedhime, mbėshtetur nė mbaresat ose nė tingujt fundorė.

Nė zgjedhimin e parė pėrfshin foljet qė dalin me nė paskajore me -uⓂ me kandu:m;
• nė zgjedhimin e dytė hyjnė foljet qė nė paskajore dalin me -unė: me ditunė;
• nė zgjedhimin e tretė janė foljet qė nė paskajore mbarojnė me -lė: me folė;
• nė zgjedhimin e katėrt pėrfshihet ato folje qė dalin nė paskajore me anė: me dhanė;
• nė zgjedhimin e pestė merren foljet qė nė paskajore dalin me -iⓂ me pi:m;
• nė zgjedhimin e gjashtė pėrfshihen foljet qė nė paskajore mbarojnė me -am: me bā:am; nė zgjedhimin e shtatė hyjnė foljet qė mbarojnė nė pasklajore me -rė: me thir(r)ė;
• nė zgjedhimin e tetė pėrfshihen foljet qė paskajore mbarojnė me -em: me shėrbyem.

Tė gjitha zgjedhimet janė shoqėruar me paradigmat e foljeve sipas konceptit tė autorit tė dorėshkrimit.

Autori i dorėshkrimit shpreh mendimin se nė hartimin e gramatikės, rregullat e formuluara janė nxjerrė, duke u mbėshtetur nė shqipe, ndonėse diēka qė duhet pranuar me shumė rezerva, pasi gjatė gjithė trajtesės vihen re njohuritė jo tė mjaftueshme pėr gjuhėn shqipe, si pėr emrin , ashtu edhe pėr foljen. Le tė marrim njė rast nga foljet. Pėr foljet e pėrbėra ka njė trajtim qė bie nė kundėrshtim me konceptin fjalė e pėrbėrė, duke pėrfshirė njėsi gjuhėsore, qė nuk kanė lidhje me foljet e pėrbėra, si: ksi unė bie kumbona etj.

Duke pranuar si foljet veprore dhe pėsore, autori i dorėshkrimit sqaron se njė folje veprore bėhet pėsore, duke i paravendosur foljes u, p.sh. unė due bėhet pėsore: unė u due.

Jep si bėhet mohimi i njė foljeje, duke i quajtur folje mohuese. Kėto realizohen me anė tė pjesėzės nuk ose s', e cila kjo e fundit pėrdoret mė shumė pėr elegancė: unė nuk due, unė s'due.

Pas shembujsh qė jep si fraza, pastaj kemi njė faqe qė e ka titulluar Mbi ndajfoljet, tė paraqitura si listė 59 fjalė. Duke e vėshtruar me kujdes jo tė gjitha fjalėt janė ndajfolje. Autori nuk ka dhėnė asnjė shpjegim pėr kėto fjalė. Nė vazhdim tė dorėshkrimit jepen mėnyrat e tė pėrshėndeturit, gjithsej 13, si: mirė mingjes, mirė mbrama, natėn e mirė, tungjatjeta zot etj. Mė pas janė shėnuar Mėnyra tė tė pyeturi, gjithsej 60, tė cilat jo tė gjitha janė pyetje, disa janė edhe pėrgjigje, si: Ka vjen? Prej Durrėsi; Ku vė? Ndė Shkodra. Ke fratinit.; Pėrse? Kam punė etj. Janė dhėnė nė kėtė dorėshkrim edhe numėrorėt, siē i quan ai mėnyrat e tė numėruarit nga numri 1-31. Pastaj ka vazhduar me dhjetėshe, 30-31, 90-91 e pėrfundon me numėrorėt 100, 200, 300, 1000, 2000, 3000. Mbyllet dorėshkrimi me copa tekstesh katekizmi tė pėrkthyera edhe nė shqip, tė shoqėruara me origjinalin italisht. Ky dorėshkrim do tė shėrbente si tekst pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė seminarin e Montorios nė Romė, ku mėsohej edhe gjuha shqipe.


* * *


Vepra paraqet interes nė disa drejtime: e para, ėshtė njė tekst shumė i vjetėr me moshė 3 shekullore nė gjuhėn shqipe, qė e pasurojnė inventarin e teksteve tė vjetra nė gjuhėn tonė, tė cilat pėr kėtė gjuhė nuk janė aq tė pasura; e dyta, tregon se nė kėtė fushė tradita gramatikore mund tė jetė mė e vjetėr se ky dorėshkrim, tė cilat nė tė ardhmen mund tė pasurohen me gjetje tė reja; e treta, na ndihmon, sadopak pėr tė parė gjendjen e gjuhės shqipe nė fillim tė shekullit XVIII.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.lushnja.com
 
Gramatika shqipe e 1710: A ėshtė vėrtet ajo e para?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Gjuha shqipe-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Create a free blog