LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vargje dhe shkrime historike te pabotuara te shokut tim

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Vargje dhe shkrime historike te pabotuara te shokut tim   Mon May 03, 2010 3:04 am

Disa vargje krijime nė vite te veteranit Llaqi K. Janos tė cilat i kemi permbledhur nė kuadrin e festimit ditėve te lavdishme tė viteve te luftės antifashiste Nacional-Ēlirimtare te popullit Shqiptar
Me kane lene mjaft mbresa vargjet e shokut tim te luftes e te punes dhe dua me kete rast te falenderoj shoqaten Apollonia e te emigranteve Fierit dhe asaj Lushnja ne Athine per realizimin e nje dekumentari me mjaft simbolik per edukimin dhe ruajtjen e vlerave te larta shoqerore kushtuar jetes dhe kontributit te Llaqi Janos, Nderit te Myzeqese. Gjej rastin te falenderoj aktorin e njohur Lefter Simoni per recitimet e bukura te ketyre vargjeve. LLaqi Jano njihet edhe si nje publicist ne shtypin shqiptar me trajtime temash te historise sidomos asaj te luftes antifashiste.
Vargjet jane te thjeshta por plot figuracion por nuk flas per stilin dhe nivelin artistik te tyre qe eshte pune e specialisteve por per mesazhet qe ato sjellin edhe pse te shkruara mjaft kohe me pare dhe nuk jane botuar.

Avram Mitro Xhumara

Myzeqeja

Myzeqe moj nėnėmadhe,hapur zemrėn,portat fare
Dashurinė qė t’dha jeta, n’tjetėr vėnd nuk e gjeta.
O udhėtar i nderuar, neper Ardenicė kur tė kaloshė
Eshtė fush nėn kodrinė, qė shton gjithė bukurinė
Fshati im quhet Libofshė, mirėsinė eja tė takosh
Qeparisa sa ėshtė jeta, ēuka, brigje qė ruajnė gjurmė
Ku ēdo trung mban njė plag, nė rrebesh, zjarr e dhunė
Plag tė rėnda e tė thella, prer nga shpata ēar nga predha
Nė ēdo mezhd e ēdo hendek,nė ēdo ledh e nė ēdo prak
Mbanin njė zakon tė lashtė, gatuar djers e gjak bashkė
Njėrėz te mėnēur e puntorė, tė urtė e tė kuvenduarė,
T’ndershėm pėr t’u lavdėruar qė nuk kanė t’krahasuar.
Trima bese me kurorė, paqėsor edhe shumė njėrėzorė
Nė tė mirė e nė rrezik, thellėsisht gjenden miq fisnikė
Dielli mbi Bab’Tomorrė, fushėn e gjere ce ka nė dorė
Fush e kodėr me gjelbrim, ndihet jeta gjithe gėzim
Dete e lumė me ujė shumė qė lėvizin e s’flen gjumė.
Edhe yjet qė bėjnė udhė, ketej vijnė e marrin ujė
Hėna, vonė kur kalon, ecėn qetė dhe vėshtron
Si fle ėmbėl njerėzia, nuk ka frik nga marrėzia
E ka njohur historia, derdhur sheshit miresia
Amanet qe na la i pari e mbajme te pastėr fije ari
Si nė dimėr e nė verė,ndėrtojm jetėn plot me nderė
Tokes i marrim mire sine dhe ajrit gjithė dashurinė
Nga mėngjezi kur ēel dita, deri vonė nė perėndime
Si sorkadhja qė del nga pylli kur shikon qė ikėn ylli
Djem e vajza krahėlehta, dashuruar mjaft nga jeta
Pa pėrtuar gjithė gėzim, shkojnė nė punė qė n’agim
Shkojnė nė fusha, pyje ara kush tė dal nė krye e para
Ditėt vijnė kėtej e shkojnė pėrmbi kėngėt udhėtojnė
Njė bekim pėr dashurinė njė urim pėr mbar’gjithsinė
Pėr Diell qė jep ngrohtėsinė e qielli gjithė d’lirėsinė
Fusha qė na dhuron pjellorinė, Lulet arom, bukurinė
Mal qe na shton krenarinė e pylli e tij tėrė freskinė
Lumi e deti qė na dhanė jetė, gjerėsinė e kaltėrsinė
Prindrit tanė qė ruajnė n’shekuj balllartė fisnikrinė






Vajzat trime Fierake
68 vajzave qė mė 12 shtator 1943 dualėn malit
nė luftė pėr liri
Se kish parė historia, ta mar vesh mbarė njerzia
Vajza trime shkuan e van,muarėn arm e gjerdan
Dualėn malit partizanė t’luftojnė pėr liri, vatanė
T’bukrėn ėndėrr tė lirise, ti bien dritė Shqipėrisė
Liri Gero por si lule, trimėreshė mbi tank u sule
Mbi gjerman e tradhtare, tė rrethuar nga ēdo anė.
Nė Ēukas nė Fiershegan, ku qenė ngritur istikam
Gjersa flakėt tė pėrlan, atė lajmė tė gjithė e qamė
Derdhėn gjakun e kulluar,histori vajzat kan shkruar.
Shkuan nė luftė dhe su ndanė, mbi kodėr nė Tiranė
Nėna ju ngriti lapidarė, vėndet kane pranė e prane

Tradhėtarėt
Ishte njė mbret, pėr ibret, ishte fare more pa lezet
Nė bokrrinė pati shtėpinė,trėmbur kishte njėrėzin.
Vrau, preu dhe rrėmbeu, na la turp, iku na Gėnjeu.
Ra tėrmeti, derdhi deti, shpejt na iku, shok mbreti
Njė sorrak qė pinte gjak, vdekjen shpejt e kish hak
Pushkėn mora, unė e vrava mora gjak
Unė e vrava, pushkėn zbaza,mora hak
Dhe mė thonė, tani vonė ke bėrė krim
Ke bėrė krim, je dhunuar me ligesinė
Vjen njė porsi hije, nuk i trėmben se ėshtė afije
Mė vjen pranė, diē kėrkon, me sy vrengėr ai heton
Hedh njė fjale e provokon porsi gjarpri kur sulmon
Syte shtrydhur si limon, dhėmbė prishur qė helmon,
Me nuhatje si kėlyshi, trashėgim ka gjysh pas gjyshi
Qė kur ndėrroi besė e fe, pėr tė s’ka nder e as atdhe
Do tė vras unė prap sorrak, qė tė keni dhimbje pak
Dhembje kur ai tė ndjej, unė do shkoj larte nė qiell
Do qendroj e do te skalise, si dėshmitare i historisė
Nė kujtim tė shoqerisė, respekt drites gjith trimėrisė.
O sorrak i zi, sterr si nata, katran shpirti tė lėshon
Le ta dinė miqtė e tu, Kėshtu kokėn do lėnė diku.





Myzeqe, Nderi yt ndrin si ar

Ishte dimėr jo pranvere, Dite e nxirė, bėrė sterrė
Ra tėrmeti,derdhi deti,shpejt na iku vllezėr mbreti
Dhėmbja qė na preku thellė,fashizmi na mori nderė.
Shkoi mbreti ne se pamė,tradhėtorė nė ēdo anė
Plasi pushka, ushtoi qielli, u vranos rėndė Dielli
Ra njė zjarr qė mori jetė, tymi, flaka shkoj pėrpjetė
Ra njė shi qė lagu dhenė, trimat dualėn pėr atdhenė.
Udhė s’dinim, muarėm rrugėn, shkuam me furtunėn
Rruga e dimrit, udh e trimit udh e gjat e vetmohimit
Si njė drit qė vjen nga zoti,trashėgim nga mot i motit
Vjen njė zė dhe bėhet shpresė, ēohuni bijė tė lirisė
Ideali i rinisė, bashkė ti ndrijmė faqen Shqipėrisė.
Myzeqenė kush e priu, Miti Bozo dhe Spiro Mojsiu
Daj Rrahmani kish vėnd, trim qė s’mbahej kurr rėndė
Ish pa shkollė por kish mėnd,ngriti Myzeqe nė kėmbė
Llazar Bozo kapedani,nuk u trėmb nga italo-gjermani
Se i dhėmbsej shumė vatani, Shtėpi e madhe partizani
Nga Libofsha-Karbunarė, krijuan ēeta me ylle ne ballė
Porsi drita herėt ne Agim, shpresė e madhe pėr ēlirim
Shkuam maleve lart pėrpjetė, atje ku pėrleshen retė
Zjarr nė zemėr zjarr nė gji,se luftonim pėr Shqipėri.
Kur vraponim tė pėrflakur,fushė e male tė pėrgjakur
Hapi qė n’shkrepa ngeli,shikim tretur nė copėz qielli.
Pėr njė ēėshtje tė vertet,gjallė mbetėn shokėt pėr jetė
Myzeqe me luftėn tėnde, gdhėndur emėr nė histori
Nderi yt ndrin si arė, nė ēdo kėndė ngritur lapidarė



Ne perkujtimore te Grupit pare Partizan Shqiptar
Ishim mbledhur nga ēdo anė,nė Ngurrės n’Rrepet Nishanė
Si atė ditė qė u bė betimi,kur u krijua Grup’ Partizan trimi
U lexuan emrat me radhė, gjithė trimat janė pranė e pranė
Nikoll Kule me Thoman, Jaho, Meti, Dervish dhe Hasanė
Andrea, Zani, Vita, Sila, Dauti, e moter Merjeme Ēarcani
Shtėpinė ja dogji gjermani,11 tė afėrm ju vranė te istikami
Shkuam ngadalė, puthėm lapidarė si kur tė ish njeri i gjallė,
Vargu gjatė porsi lumė, tufa lule e kurora akoma mė shumė,
N’ballė ai qė nė luftė na priu Miti, Xhorxhi, Spiro Mojsiu
Komandant e komisar i gjithe populli ju kishte ven te parė
Me gjith zemėr ju kish besuar bijtė nė luftė pėr tė drejtuar.
Lisi digjet, tretet hekuri, guri plas zemra nėnės nis te flasė
Pyeta shqipet qė kalojnė, duke qarė nisėn te me tregojnė
Plasi lufta nė ēdo anė luftojnė si luanė bijt tanė partizanė
Ishte natė dhe hėna ndali, ē’kishte vallė qė dridhej mali?
Tė pa veshur,tė pa ngrėnė u pėrleshėn dhėmb me dhėmbė
Nė ēdo gryk e nė ēdo shkėmbė luftė qe do mbahet mėndė
Si heronjtė nė Kronshtadė, lufton Mihal Jano vetė i shtatė
Tė rrethuar nga ēdo anė, rroftė Shqiperia gjith trime thanė
Lufton Gjergj Kondakēiu,gjermanė e tradhėtar n’tok nxiu
Miti Qose myzeqar, luftėtar trim i marr n’ Brigadė te parė
Ra nė Shkodėr nė njė gryk nėn njė mal, nėndori nė tė dalė
Ngrihet Nėna dhe qėndron, kokėn lart me grusht i nderon
Pėrqafon bijtė me radhė,gjithė trimat qė neper luftėra rane
Zjarri zėmrės flakė lėshon, vale e krismave, pran gjėmone
Mbledhur bashke gjėmim i rėndė qė godiste nė ēdo vėndė
Qielli i nxirė shtoi errėsirė pėr te mbrojtur trimat mė mirė,
Shkuan kohė, rrugė e gjatė ju kam ndjekur nuk jam ndarė
Ju kam parė tė pa veshur, mjaft tė tretur pa bukė mbetur
Tė rrethuar nė ēdo anė si qendroni lart ne male n’Skrapar
Qafe Dardhe, Dushare e nė Postenė ku ngre i ligu folenė
anembane me gjermane, ballista tradhėtar Abas e Dushar,
Gjaku rrodhi, bora shkriu, atje lart njė bozhur shpejt mbiu.
Pėrballė qendrojne si lapidarė, vijnė nė jetė prap tė gjallė,
Kush i mori plagėt e rėnda, armiq jashtė, tradhtar brėnda
Nėnat tona shamizeza, dhimbjen qė nuk u mbante zėmra
Brengėn qė kishin pėrbrėnda, jau lehtėsoi e bukur kėnga
O trima flini tė qetė, krenari do mbeteni n’brezat pėr jetė
Kokėn mali ul ngadalė, Fusha mėmė u shkon mė pranė
Shpejt poeti vargezoi, vargje te bukura per ta nis e shkroi
Zemėr zjartė, mėndje artė, kenga dhimbjen na lehtėsoi
Si t’i thoshja Nėnės Plakė, kur t’kthehesha prap nė fshat
Nena doli pran tek porta, puthi shoket te gjithe me radhe
S’dua lot e nuk dua vaj se erdhi dita diell e shumepritur
Unė ju nisa tė gjithe bashkė se e dija qe nuk ishte dasme
Se ish zjarri e kaluar zjarrit per qiell e diell lart si Perendi
Myzeqe, bijtė e tu trima me fletė,Ju ngjitėn malit pėrpjetė
Mal me kreshta me kurore,Mallakastėr, Skrapar, Tomorrė
U ngjit lart, krismė e artė, marė n’shėnjė e godit mė qartė
Fani shok i fėminisė ish’ball i rinise,bir i vetėm i shtėpisė
Zemra i digjet, shpirti pėrvėlon, mori pushkėn dhe lufton
Qe njė plag njė dhimbje e madhe,qė tronditi fushė e male
Mjergulla s’na i errėsoi sytė, do t’kujtojmė trimat pėrditė
Se shkon dimri,vjen behari, tė gjithėve na ka marrė malli
Lule maj Skenderi, Loni, Ndreko, Xhevdeti dhe im vėlla,
E pushka krahut nė fushė e male ne ato kohra nuk ju nda
Hap tė gjatė, nise e su ndale se Shqiperia kish mjaft halle
Kaluan vite nga ajo ditė, shoket, batalioni sot tė kujton,
Pika loti edhe gjaku sot per ju te paharruar shok lėshon
Si njė zė qė vjen nga mali komandon trim Daj Rrahmani
Zeri pushkės, nder vatanit, luftojne trimat prej istikanit.
Forca Ndoni, jepi Llazi, mbahu Sulo, Bani mos u ndani
Njėzetegjashtė trima n’radhė, yll tė kuq kishin nė ballė
Nėpėr fusha, kodra male,mbanin bashkė dhimjen e madhe
Jovan e Zoi Ndreka nishanė, lirinė kishin ngritur nė ballė
Mėsonjtorė tė nderuar, herė me penė e pushkė me zjarr
Naun Prifti patrijot demokrat, me Avnine shok tė lartė
Fjala tyre ndezi dhenė u pėrhap ndriēoi flaka Myzeqenė
Djem te rinj Mihali me gjith Nefail porsi lule dal ne prill
Krisma e tyre vetetime, lart ja ngriti Shqipėrisė lavdinė
Libofshė moj me namė, gjithmonė lind trima kapedanė
Tė rrethuar nė ēdo anė u betuan dhe u vranė pėr vatanė
Flak e gjak, per mbi gjermanė, bie Petrua me Thomanė
Luftėtarė, trima tė nderuar, gjithe burra bese tė lavduar
Bėnė e hynė n’histori dhe nderohen pėrjetė nė Shqipėri
Nėnė moj zemėr madhe, tu vran bijtė, por ti nuk qave
Anekėnd nėpėr fushė e male ju kemi lartuar lapidare.



Pėr ditėt qė shkojnė e vijnė

Shkoi koha e urise, shtypjes, dhimbjes gjakatare
Vitet shkuan me radhe, te harruar shoket s’kane,
Spiune e tradhetare, ne s’ju njohim si shqiptare.
Ngrihet laro te mohoj,kerkon nė krye tė qendroj
Historia do dėshmoj,shkruar me gjak,jo me bojė
Miti iku mua smė priti,shokėt ikin,mė mungojnė
Shkoi Koli, Sulo, Irakliu dhe Ganiu, ti kujtojmė
Zėne e embėl s’ja dėgjojme, n’zemrat tona ata rrojnė.
S’pata frikė e frik nuk kam, do tė shkoj nga kjo jetė,
Do tė prehem ne qetėsi, nė njė varrė atje lart si fanarė
Vjen njė ditė jo si drite, zbrasen mllefet, gjith ligėsitė
Ti nė punė e tjerėt nė pritė qė vazhdojn or poshtėrsitė
Tė dhemb zemėr tė dhėmb shpirt, por nuk errim sytė
Tufa lule dhe kurora, do te na shtojn perher hijeshinė
E pėrjetshme mbet aroma, nė ēdo shpirt e nė cdo stinė.



Ne lamtumiren e partizanit kosovar Myslym Boroski
Nga Libofsha m’erdhi haberi,nė Vanar u nda i Ndjeri
Shkuam me Stavrin e Sabrin, takuam gjithė miqėsinė
Foli hoxha me rixha,lutje bėri per sevda Allah, Allah
Dale hoxhė, dil mėnjanė, se do them dhe unė dy fjalė
Se do ndahem me vėllanė,njėri tjetrit or gjak i dhamė
Kush se njeh kėtė trim,ishte Luftėtar e flak si vetėtim
Lindur udhėve rritur jetim,nėnė e babė serbėt ja grinė
Nė Myzeqe gjeti qetėsin,i bėnė vėnd i dhane shtėpinė.
Lajmet vijnė radhė-radhė, me trima luftėtarė kam qarė
Dje u ndam me Kozman,qe bashk shkuat n’Vishegrad
Fole hoxh efendi,fjal ajri zbazti, fol njė fjal mor i mjer
Jemi rritur tė gjithė me nder, myslimanė e tė krishterė.
Sa ish gjall e ndihmova, mėndjen, zemrėn tek Kosova.
Vjen njė dit e jeta shkon, sot do ndahemi pėrgjithmon
Vijnė trimat ti bėjnė nderė, si gjithmon edhe kėtė herė
Vjen kjo ditė jo si dritė dhe pse zbrazen gjith mirėsitė
Vjen kjo dit qė s’na u shqit,t’dhėmb zemėr edhe shpirt

Llaqi Kozma Jano Lushnje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vargje dhe shkrime historike te pabotuara te shokut tim
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kėngė dhe shkrime pėr Nėnė Terezėn
» Kadri Mani: Letėr shoqėrore shokut Binak Ulaj, ish-bashkėpunėtor yni i ilegales
» Shkrime tė Baki Ymerit
» Shkrime nga Kadri Mani: Pėrs ish-tė burgosurit politik pėsuan debakėl?
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: Kultura :: Letersia-
Kėrce tek:  
Create a forum on Forumotion | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Sosblogs