LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
ForumPortalliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Arberit dhe myzeqaret e mesjetes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Avram Mitro Xhumara
Antar pjesmarres
Antar pjesmarres


Numri i postimeve : 45
Join date : 11/01/2010

MesazhTitulli: Arberit dhe myzeqaret e mesjetes   Sat May 01, 2010 8:31 pm

Mbi Arberine dhe Arberit si vend e banore te vjeter te Shqiperise
pjese e shkrimeve Myzeqeja dhe mistere Shqiptare te autorve Llaqi dhe Mihal Jano
Po te lexosh me vemendje ato pak shkrime dhe komente te vjetra qe njohim mbi Arberin do te shtrojme disa pyetje per te sqaruar e vlersuar me mire kete problem te rendesishem te historis se vendit e popullit tone. Per tezat e shtruara dhe hipotezat e dala nga ky trajtim do te vecojme disa te dhena qe jane ne interes te njohjes me te thelle te emrit tone te mesjetar.
Si e gjejme emrin e vendit dhe te popullit tone ne fillimet e tij ne gjuhet e popujve fqinje dhe atyre qe kishin mardhenie me ata.
Kemi trajtuar ne nje studim me vete emrin Alban dhe Albani qe na njohin te tjeret dhe mendoj se eshte veshtire te kundershtohet nga faktet dhe argumentat qe sjell.
Nga cila gjuhe vjen tek ne etimologjia e emrit tone te vjeter Arberia dhe Arber.
A ka lidhje midis ketyre dy emertimeve Alban qe na therrasin te huajt dhe Arber qe ne quajme vehten.
A mund te kete patur emer tjeter te perafert ky vend dhe ky popull ilir ne gjuhen e vet shqipe. A ka lidhje midis emrit te dhene nga dekumenti i Ptolemeu ne shekullin e II-te te eres sone per vendin Albanoi dhe qytetin e tyre Albanopolis ne Iliri.
Pse edhe sot bota na njeh me kete emer Albania qe shume mendojne se ka si derivat emrin mesjetar Arberia.
Pse shqiptaret e larguar per arsye te ndryshme ne mesjete ruajne edhe sot emrin e vjeter mesjetar arber dhe nuk e njohin ne perdorim as emrin alban e as emrin shqiptar qe mbajne banoret e dheut ame.
Si quhen shqiptaret e vjeter ne heladhe dhe pse ky ndryshim. Ne Greqi jo te gjithe shqiptaret e vjeter njihen me emrin arvanitas, por njihen si ilir, epirotas, arberesh, shqiptar, turkomysliman e tjera.
Ekziston emri i banoreve arvanitas por nuk theksohet atdheu i tyre me kete emertim po keshtu nuk u njihet kombesia me kete emer.
Kush quhet Arberi dhe ku shtriheshin, nga e muaren emrin Arber e Arberia si banore e si teritor, cfare tipare fizike kishin karakteristike, gjuha dhe kultura e tyre, aktiviteti prodhues, zhvillimi ekonomik dhe organizimi shoqeror politik e religjioz, mardheniet me fqinjet e mjaft probleme te tjera ne kete kuader qe kerkojne shpjegim.
Le te marim e te analizojme sipas permbajtes dhe problemeve qe trajtojne shkrimet mesjetare ne gjuhen latine, greke dhe sllave qe i gjejme ne “Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise” Vellimi i II-te i vitit 1962. Ne kete kuader duhet te kemi parasysh edhe mjaft ndryshime qe kane ardhur si pasoje e vet ndryshimit ose evolimit te ketyre gjuheve qe nga lashtesia ku nga helenishtia e vjeter doli gjuha e re greke, nga latinishta romake doli gjuha italiane dhe nga sllavishtja e vjeter serbe doli gjuha e sotme serbe. Kete mund te themi edhe per gjuhet e tjera si persishtja apo turqishtja dhe mjaft gjuhe te tjera fqinje qe kane humbur e jane tretur ne mjergullen e shekujve.
Njihen sipas dekumentave qe ekzistojne nga mesjeta e hershme si Arberi vetem zona fushore nga posht Lezhes deri ne Vlore prej perendimit qe eshte vija bregdetare deri ne lindje prane Krujes e poshte zonat Peza, Kavaja, Darsia, Dumrea, Sulova, Mallakaster e bute dhe gjithe hapsira e fushes se Myzeqese.
Banoret e Arberise ishin ne kontakte te drejtperdrejte me te huajt qe vinin ne territorin ballkanik nga jugu sic ishin helenet, nga lindja prej sllaveve dhe kryesisht nga perendimi, pra nga deti me te cilet krijuan se pari maredhenie me popujt latine por edhe me normanet e keltet ne levizjet e luftrat e kryqezatave drejt lindjes. Kjo kohe koncidon edhe me renien e termetit te fuqishem te vitit 1272 qe rrenoi qytetin e Durresit dhe te tjere te bregdetit, si dhe te permbytjeve te medha te ketyre fushave e rajoneve nga vershimi i lumenjve qe nderronin shtrat. Nje ndikim te dukshem pati dhe pushtimi e sundimi Anzhuin qe ndermori disa reforma organizimi politik, relegjioz e ekonomik duke favorizuar nje grup feudalesh vendas si vasale te tyre. Kjo situate ndikoi qe banoret filluan te largoheshin ne drejtim te vendeve me te sigurta per jetese duke hyre shpesh here ne sherbim ushtarak te normaneve, frengjeve, katalanasve qe pushtuan teritore ne jug te Ballkanit. Keta banore njiheshin per shume veti edhe si luftetare te zote. Keta zune vend ne teritoret greke te pushtuara te ndihmuar nga sundimtaret e rinj edhe nga shpopullimi qe ndodhi nga lufterat e vazhdueshme ne keto kohera por edhe prej shfarrosjes masive qe kishin bere semundjet e koleres ne banoret e dikurshen te ketyre zonave, sidomos perreth Thesalise, Pelopenezit e ne Atike.
Nuk duhet nenvlersuar ndikimi i fjaleve te huaja ne leksikun e perditshem shqiptar. Historia e fjales na sqaron e na bind per origjinen dhe burimin e fjales. Me kete dua te them se etimologjia eshte vet historia e fjales. Por nuk duhet te harrojme se fjalet e vjetra shqipe por edhe te huajat neper vite e shekuj kane pesuar ndryshime te medha si formale dhe botkuptimore gjate zhvillimit te historis por qe ti analizosh kjo kerkon njohjen sa me te mire te repulsive te evolimit gjuhesor te shqipes qe une nuk i kam njohurit e duhura shkencore per kete trajtim.
Kush duhet mare si paresore ne kete studim emri Alban apo Arber. Mendimet jane te shumta dhe me kundershti te pranushme ne mjaft argumente per te gjithe studiusit qe jane mare me kete teme.
Une mendoj duke u nisur nga dekumentat me te vjeter se emri Alban eshte me i hershem nga fjala Arber. Kete mendim e perforcon me se miri edhe e dhena e Ptolemeut nga Aleksandria qe per here te pare flet per vendin e Albaneve dhe qendren e tyre Albanopolis ne Shekullin e II-te te eres sone.
Duhet te kemi parasysh se kete teritor te Albaneve e pershkojne ndermjet disa lumenjve edhe dy lumenj te paster e te kulluar qe vijne nga zona malore shkembore qe mbanin emra qe ju afrohet kuptimit qe do te mare me vone provinca Arberia. Lumenjte Erzeni prane Tiranes dhe Argenta (quhej ne mesjeten e hershme lumi Apsum, Osumi, Lumi i Beratit nje dege e Semanit te sotem, po kete emer mban edhe lumi i Fierit qe quhet Gjanice. Po ti studjosh nga etimologjia e fjales i pergjigjen emrit Argjent. Po c’ishte argjenti si metal i paster e i cmuar ne ato kohra pse keta lumenj kane mare kete emertim. Kemi shkruar nje studim te vecante per lumenjte qe pershkojne Myzeqene dhe aty i kam trajtuar me gjere dhe kane nje interes njohes per te gjithe studjuesit)
A nuk dalloni pa veshtirsi dhe nje perafrim te pamohushem ndermjet etimologjise Argjenta dhe Arberia por edhe Albania.
Historia dhe gjuhesia me te gjitha deget dhe drejtimet e tyre te shumta kane ngritur mjaft teza dhe hipoteza te ndryshme per te nxjere sa me drejte shkencerisht brenda njohjes se mundeshme te mjaft ngjarjeve dhe emertimeve qe vijne nga e kaluara e larget te cilat ekzistojne edhe sot e paraqesin per ne mjaft enigma.
Nuk duhet te mbetemi te verber ndaj njohjes kur kemi arsyen dhe dijen e mjaftueshme per te trajtuar mjaft fenomene e probleme. Ato te mos ja leme spontanitetit dhe vulgaritetit ne interpretim sic ka ndodhur shpesh nga injoranca qe ka sunduar ne te kaluaren ne vendin dhe popullin tone.
Ne Shqiperin e Mesme ne zona e krahina te ndryshme te saj deri ne malsine e Shpatit e Tomorrices me emrin Arber tashme dihet qe quhet banori shqiptar i Myzeqese, i dheut te zi, kurse Arber i kuq eshte quajtur banori shqiptar i zones se Beratit rreth Shpiragut, me kuptimin balta e kuqe ose dheu i kuq.
Malesia e Gore-Moker-Opar me arber kuptojne dhe e perdorin deri me sot per te percaktuar blegtorin pra bariun. A nuk na kujton kjo shkrimet e Ana Komnenit, Kantakuzinit apo shkrimin e Anonimit te Gorkes per shekullin e XI-XIII-te ne pershkrimet e banoreve te te kesaj zone qe quhet Arberi si nomade, blegtore pa shtepi por me kasolle e tenda si shtegtare.
Por nga greqishtja kemi edhe fjalen Orfanos-jetim qe i afrohet fjales Orvanos, Arbanos, Alvanos duke pare aty sic shprehet dhe profesor Cabej ne thelb emrin e nje fisi te shkulur nga fiset e tij. Pra ketu kemi kuptimin e njerzve qe levizin, shtegtojne si nomade per arsye e shkaqe te ndryshme qe ju kane ngjare nga faktore ekonomike, natyrore apo politike. Por mendoj se kjo fjale edhe mund ti kete dhene emrin arberve.
Po te shikojme ne kete kend edhe ne kete kohe emrin arber ne gjuhen arumune qe flisnin vllehet (vllazerite) ne zona te tera te banuara prej tyre ne Ballkan sidomos ne brigjet e Devollit dhe burimet e siperme te Vjoses deri ne Thesali e me tej ku e gjejme dendur emrin Arber nga Vllehet e Pindit sic na njofton Kantakuzeni. Vllehet kishin ne zoterim keto zona kur shkuan se pari arberit jashte territoreve te tyre nga Shqiperia e Mesme. Banoret levizes, endacake, shetites, nomade njihen nga vllehet me emrin arbenei, arbenoi qe do te thote ardhes pra me te njejtin kuptim etimologjik sic e trajtuam me larte. Po me kete kuptim eshte prej tyre edhe fjala ardhenei, ardenei, ardenic si hyjni i mbrojtese te shperngulurve, émigrusve. Te mos harrojme se historikisht Vllehet kishin formuar mbreteri, bile dhe perandori qe njihet historikisht Vllahia e Madhe dhe kane patur ne zoterim edhe teritore te pushtuara ne Maqedoni e ne Epirin e vjeter ku perfshihej edhe Shqiperia e Mesme ne mesjeten e hershme.
Sipas pershkrimit te Anonimit te Gorkes te vitit 1308 ne territorin nga Erzenta, Mathia, Shkumbini, Epasa-Osumi, ndodhet vendi dhe banoret te cilet ne kete shtrirje gjeografike mbajne emrin Arberi dhe Arber.
Teza e Hanit per Albanopolin e Ptolemeut per Zgerdheshin e Krujes eshte i gabuar per mjaft arsye bindese.
Me sakte per lokalizimin e Arberit mendojme se e trajtojne Ataliati ne mesjete, studjuesi Leake ne librin e tij dhe Fallmerayer se ky vend ndodhet ne anet prane qytetit te Elbasanit.
Po keshtu drejt e lokalizon dhe e trajton mbi luginen e Shkumbinit Daullier ne librin Udhetime dhe Memorje vellimi III-te botuar ne vitin 1968.
Po ta shikojme historikisht nga burimet perendimore dhe ato bizantine mesjetare, nuk ka shume baze qe ky emer Arber te perfshije ne thelb te tij zonen Kruje, Kurbin, Ishem por zonen me ne juge nga Tirana, Peza, Shijaku, Kavaje, Darsi, Dumre, Sulove, Berat brigjet veriore te Mallakaster-Laberi dhe gjithe zonen e Myzeqese.
Viset prane Bishtit te Palles kane emer topik Albeigne ose me shqip brigje te bardha po kete shohim prane Bashtoves ne jug te kodrave te Kavajes ku ndodhet edhe sot nje fshat me emrin Bardhaj ne regjistrimin turk te vitit 1431-32 e gjejme ne Nahijen e Irminit i vilajetit Balsha me emrin Vardenice-Bardhenice.
Ne kodrat prane rruges Lushnje-Berat afer Karbunares gjendet fshati Kashbardhe (kas, kash latinisht i thone shtepise) dikur sipas defterit turk ishte fshat i madh i Nahijes se Zhilemes dhe quhet Izbarde-Izbardhe. Ne kodrat e Ardenices gjejme edhe fshatin Ardenice qe ne regjistrin turk te cituar me lart e gjejme po me kete emer.
Po te shohim a ka lidhje Albanoi i Ptolemeut me Arber te mesjetes se hershme. Po ka lidhje edhe si pozite gjeografike edhe si kuptim etimologjik. Shume studjues e kuptojne dhe trajtojne shtrember vendet e Albaneve e marin posht Lezhes ne lindje te Durresit por une do te sjell argumenta se kjo nuk eshte e sakte. Po ti shikosh shkrimet e Cezarit ne Lufta Civile pjesa e dyte e ditarit te tij kur fjet per territorin e partheve ilire ai e lokalizon mjaft bukur e sakte se ku ndodhet qendra e tyre.
Trajtimi “Partha” si vend, qender banimi dhe popull ilir prane Taulanteve i autoreve te shumte te antikitetit eshte Opinium Parthnum sipas ditarit te Jul Cesarit kur erdhi ne vitin 49-48 para Krishtit me legjionet perandorake romake ne Iliri ne lufte me Pompeun. Po ky emer eshte ne fakt Albanoi dhe Albanopolis i Ptolemeut rreth 250 vjet me vone prandaj mendoj se do te na ndihmojne qe tu japim pergjigje asaj cka kerkojme me larte.
Kurse ne nje kenge nga poemat e Rolandit shkruar ne mesjete ne kohen e fushatave luftarake te normaneve ruhet e dallohet qarte emri i vjeter i kohes ilire Albanie per rreth Vlores ku ashtu si prane Beratit kemi edhe sot qender banimi me emrin latin ‘L’apardha’ne kujtim te parthineve te lashte. Por ketu duhet te kemi parasysh se autori mund ti kete dhene kete trajte sipas trajtimit latin nga eshte edhe vete autori.
Banoret qe shkuan ne Greqi dihet tashme ne mesjete u nisen nga keto zona e cuan emrin arber dhe e ruajten andej deri ne ditet e sotme. Nga keto shtegtime dhe emigrime nuk njihet emri shqiptar i cili eshte i mevonshem por nuk njihet as emri arberi, arveri sipas fonetikes greke por alvanoi ashtu sic e njohin edhe greket.
Banoret midis Arberise se vjeter dhe Trojeve qe zune keta te larguar ne Helladhe qe greket i quajne Arvanitas gjendet nje popullsi e perziere qe perbehet prej arberve, vlleheve dhe grekeve. Pra kemi ndryshimin e emrit nga arber ne arvanitas duke pasur ne mes ky teritor banore shqiptare qe quhen arber ne ndryshim nga emri arvanitas qe gjendet ne Thesali e Atiki ku ata u vendosen se pari.
Kete mendim dhe mjaft te tjera me interes studimi per arvanitasit dhe shqiptaret e tjere ne Greqi ja kemi parashtruar edhe studiusit me te njohur arvanitas Aristidh Kola (kryetar per shume vite i shoqates se Arvanitasve ne Greqi) ne nje takim se bashku me tim bire Mihalin emigrant ne Athine ne vitin 1997. Ai e pa me mjaft interes studimi, mbajti dhe shenime por mjerisht vdekje e mori mizorisht ne nje kohe qe sduhej pranuar per moshen e tij te re e ne kulm te studimeve e krijimtarise.
Njohim emertimet historike Regjium Albania, Mbreteria e Arberit, Shteti, Principata e Arberit por a kishte apo jo qytete ky formacion politiko shoqeror dhe ku ishte qendra e tij.
Disa thone per Krujen, disa Petralben (Petrelen) disa per Elbasanin te tjere per Beratin por ne asnje dekument nuk theksohet sakte dhe me argument.
Kruja qytet i bardhe, Petralba-qytet, keshtjelle Guri i bardhe, Berati-keshtjell e bardhe.
Kruja, Croj, Kurija emer vendbanimi disa e lidhin emrin me Krojet e shumte te ujet qe zbresin nga mali i larte aty prane, te tjere nga fjala Kurie qe do te thote greqisht qender peshkopale. Por sic e gjejme te shkruar ne shkrimet bizantine ne formen Croois qe do te thote kryq mendimi te shkon se behet fjale per nje qender e rendesishme fetare e Arberit. Ne veshtrimin te pare te dyja etimologjite qendrojne se kane dhe nje baze bindese, se vertet ka patur dhe ka edhe sot shume kroje me uje por nuk mund te nenvlersojme edhe varjantin tjeter kur dihet fare mire se ne mesjeten e hershme ky vend banim ka qene nje qender episkopale e kishes bizantine.
Por ne nje studim me te gjere mbi etimologjine e kesaj fjale dhe variantet e shumta te ketij emri ne gjuhe te fqinjve dhe popujve te tjere qe kane ardhur ketej kete emer ne e nxjerm me kuptim te ploete nga fjala ilirike Korra qe do te thote vend, toke dhera te zinj.(ne shqip Korra, Korragum, Korrab, Kurbnesh, Kurbin, Kruje, Krrabe, Kurvelesh, Korce, Krrutje e tjera ne latinisht Misje, Mysje, Musion, Mursi, ne neolatinisht Mzak, Muzak, Myzeqe e tjera, ne sllavish Cerme, Cerrik, Cerrush, Cermenik, Cerrag, Corraj e tjera, ne helenishten e vjeter Skurie, Thopia, ne italisht Saver, Sarave, Karbunare e tjera ne turqisht Karatoprak, Toprak, Topallti, Toptane e tjera, ne italisht Terra, Torovice, Torviol, Tirane, Terbuf, Torromishte e tjera.
Petralba eshte Petrela e sotme, me etimologji latine ne shqip Gurbardha, qytet dhe keshtjell e njohur ne mesjete si kryeqendra e princeve Topias.
Elbasani, Albasani dikur ne lashtesi quhej Skambini, Skampini, ka edhe nje etimologji me emrin alba se dhe lumi prane mban emrin Shkumbini (shkume -bie, sjell por shkuma kuptohet eshte e bardhe)
Berati, Belgradi i Arberise keshtjell dhe qytet i vjeter ne rrjedhjen e mesme te lumit Osum me etimologji sllave ne shqip Qytet i bardhe.
Grykat e Albanit po ti referohemi sic shkruan Ana Komneni jane disa si e Dibres, Shkembit, Kelcyres mbi Vjose. Por kjo nuk eshte e plote e do trajtuar me gjere e me drejte se gryka kane te gjithe lumenjte e vendit qe zbresin nga malet e larta qe ndodhen ne lindje te ketij territori. Une mendoj se nuk behet fjale per gryken e Dibres qe eshte mjaft larg kur para saj ndodhet gryka e Matit, por shpreh mendimin se mund te jete keq kuptuar ne perkthim si mjaft gabime te tjera qe vihen re ne dekumentat mesjetare. Me e arsyeshme eshte te jete gryka e lumit te Devollit prane Dumbres (qe shpesh e gjejme te shkruar Debre dhe qe e kane mare per Diber) ose gryka e lumit te Shkumbinit aty prane ku kalonte dhe arteri me i rendesishem rrugor romak Via Egnatia.
Vendet dhe zonat e tjera ishin me te zhvilluara por nen tutelen e Arberise qe i paguhej takse thuhet ne nje dekument tjeter.
Zbehja e emrit Arber dhe zevendesimi i tij me emrin Shqiperi ka lidhje te mevonshme me procesin e islamizimit te vendit per kete kam bere nje trajtim me vete qe mendoj se i qendrojne argumentet e ngritura per studim.
Po keshte Georg Akropoliti shkruan per Arberin ne shekullin e XIII-te midis Ohrit dhe Durresit.
Ne fillim Albania dhe Arberi jane emra vendesh pastaj dalin emra banoresh
Duke lexuar nga faqja 25-29 shkrimin latinisht te vitit 1308 te nje autori anonim qe na sjell O.Gorka nxjerim disa te dhena me interes per studimin tone. Ja si shkruan Anonimi. “Kjo Arberia eshte nje krahine mjaft e gjere dhe e madhe dhe ka banore shume luftetare, te cilet jane shigjetare dhe heshtetare shume te mire.
Gjithe kjo krahine laget nga kater lumenj te medhenj, do me thene nga Erzeni(Erzenta), Mati(Matia), Shkumbini(Skumpino), Devolli (Epasa).
Toka eshte e pasur me mishra, djathra, qumesht; buke dhe vere nuk kane shume, por kane mjaft sidomos bujaret.
Qytete, qyteza dhe keshtjella e fshatra nuk kane, por banojne ne cadra dhe gjithenje levizin nga nje vend ne tjetrin ne turma e fise.
Por kane nje qytet te tyre, qe quhet Durres dhe eshte i latineve prej andej marin pelhurat dhe gjithe cu nevoitet, nje pjese te kesaj mbreterie bashke me qytetin e lartpermendur te Durresit e ka tani princi i Tarentit, biri i mbretit te Sicelise dhe kete e ka me vullnetin e lire te atyre zoterive te vendit, te cilet e pranuan ate me vullnet te lire si kryezotin e tyre per arsye te dashurise se natyrshme qe ushqejne per galet.
Mbreteria e sipermendur e Arberise (dictum Albanie regnum) tani nuk ka nje mbret, por vendi eshte ndare midis princeve te vendit, te cilet sundojne vete ate pa i u nenshtruar vete kurrkujt.
Kjo province quhet Albania sepse njerzit e ketij vendi lindin me leshra te bardha (albo crine). Qente jane ketu shume te medhenj dhe kaq te eger sa mundin luanet…
Banoret syte i kane te shkruar dhe te kalter ne bebe, keshtu qe shohin me mire naten se diten.
Kjo Albani perfshin dy provinca, do me thene Grykat (ne greqisht Clisaram-Kelcyrat dhe nuk eshte fjala ketu thjesht per Kelcyren si qender banimi prane Permetit. Dihet se ne vendin tone ashtu si ne gjithe Ballkanin ka shume emra Kelcyre dhe Klose qe u pergjigjen fjales shqipe Gryke ose Ngushtice-dhe ketu mendoj se behet fjale per grykat e lumenjve kur keta dalin nga malet dhe hyjne ne fushen e madhe. shenimi im Ll. Jano).
Dhe Tomorrishten (Tumurist)” ky emer eshte pak i deformuar nga shqipja por ka kuptimin Toka, vende , dhera te mira, te begatshme, kjo province njihej dhe perfshinte sipas mjaft dekumentave mesjetare gjithe zonen fushore bregdetare te Arberise nga perendimi i Krujes dhe posht Durres, Kavaja, Lushnja, Berati dhe gjithe Myzeqeja gjate mesjetes se hershme. Dihet se zona e Kavajes ne mesjete perfshihej ne Nahijen e Tomonishtes e si vilajet i Balshes, Gjon Muzaka ne kujtimet e tij shkruan per Tomorrishten (Tomonista) domethene Myzeqe e Vogel qe jau mori Gjergj Kastriot Skenderbeu. Sic del nga dekumentat e vjetra Tomonishte i thone vendit fushor kurse Torromishte (torro latinisht i thone kalase) ketu mbase duhet mare me kuptimin e vendit te ngritur sic eshte ne fakt territori kodrinor kodrat e Pezes, Kavajes, Darsise dhe Dumrese. shenimi im Ll. Jano)
Krahina midis Krujes dhe Lezhes ne mesjete quhej krahina e Misies-Mysie, nuk e di kuptimin dhe etimologjin e ketij emri por mendoj se vjen nga latinishtja qe ka te njejtin kuptin si vend nga perendon dielli, ku fillon te erret, si toke e zeze, vend i begatshem per prodhime te ndryshme bujqesore e blegtorale, pra me te njejtin kuptim si per fjalen Myzakie per fushen me te madhe perendimore te vendit tone qe ne nje shkrim me te plote e kam trajtuar si kapitull me vete.
Pervec ketyre dy krahinave shkruan Anonimi i Gorkes “ka ngjitur dhe provinca te tjera do me thene Kunavine, (Kumanian), Stefaniaken (Stophanatum), Pultin (Polatum), Dibren (Debre) te cilat provinca u paguajne tribut atyre arberesheve (albanensibus) dhe pothuajse jane rober te tyre, sepse ushtrojne bujqesine dhe vreshta dhe i ruajne gjerat e nevojshme ne shtepite e tyre. Njerzit e ketyre provinceve nuk levizin nga nje vend ne tjetrin, sikurse arbereshet e lartpermendur, por kane banesa te qendrushme dhe qyteza e nuk jane as thjesht katolike dhe as thjesht skismatike (orthodhokse). Sikurse te ishte kush qe tu parashtronte, predikonte fjalen e perendise, do te beheshin thjesht katolike, se prej natyre i duan latinet, sic eshte thene me siper.
Keta arbereshet e lartpermendur kane nje gjuhe te dalluar prej latineve, grekeve dhe sllaveve keshtu qe nuk merren vesh aspak me popujt e tjere dhe keto qe thame mbi Arberine le te jene mjaft“.
Autori kuptohet se vet eshte latin i besimit katolik por une ne kete shkrim te perkthyer nga latinishtja dhe pse jo i plote dhe jo i sakte ne emertime provincash e qytetesh, nxjer disa konkluzione qe duhet te kihen parasysh kur trajtojme historine e mesjetes dhe daljen ne drite per here te pare te emrit te vendit e te banoreve Arberia-Albanoi dhe Arber-Alban.
Emri i krahinave Kumania, Stophanatum, Pultium, Debre mendoj se nuk eshte shqiperuar e lokalizuar drejt nga perkthyesi dhe studjuesit e ketij dekumenti.
Sepse nuk besoj qe emri i krahines Kumanian te jete Kunavia kur dihet se me kete emer (Kunavia) njihen malet e lugines se lumit Shkumbin nga Elbasani drejt Librazhdit e me ne lindje ku kalonte permes kesaj gryke e ne disa qytete dhe Via Egnatia, por me e besueshme eshte te jete krahina e Roskovecit ku dhe sot ruhet emri Kumani qe mban nje nder fshatrat me te vjeter te kesaj krahine si dhe nje kishe mjaft e vjeter e shekujve te mesjetes hershme e stilit perendomor sipas studjuesve tane (A.Meksi dhe Dhamo) e cila sot ruhet si monument kulture diku ja larg mbi nje koder prane fshatit Kurian qe tregon se dikur kjo ka qene edhe qender episkopale e rendesishme sipas mjaft dekumentave te tjera.
Emrin e qytetit Stophanatum qe e gjejme te shkruar ne mjaft dekumente qe nga lashtesia, besoj se studiusit e dine fare mire se eshte midis Fierit e Patosit ku ruhen edhe gjurmet e nje qyteze te madhe e te rrenuar nga sllavet e sot mban emerin Qafa e Stephanit por disa te tjere mendojne se kemi te bejme me Levanin e dikurshem. Per kete mund te shikoni mjaft kronika por edhe tabulat e shumta te udhetarve te vjeter qe e permendin.
Polatum emer qyteti edhe ketu nje sy i kujdesshem dhe studjues serioz mund te lokalizoje menjehere me qytezen e rrenuar te Arnises qe na sjell Ptolemeu, germadhat e se ciles ndodhen prane Gradishtes se Lushnjes ne kodrat e Divjakes, me emrin mesjetar Ispolatum sot njihet me emrin Spolata. Por mund per arsye te tjera te jete dhe qyteti rrenoje ne gryken e Shkumbinit kur ai del ne luginen e Elbasanit qe sot quhet Polisi sepse te dy keto emertime vijne nga fjala greke Polis qe do te thote Qytet.
Debre mendoj se nuk duhet mare e kuptuar qyteti i Dibres sic e shpjegova edhe me lart kete trajtim por duhet te jete krahina edhe qyteti Demre, Dumre ku edhe sot duken rrenojat e nje qendre urbane te vjeter prane liqeneve te Belshit.
Keto qe shkruajta mendoj se i pergjigjen me mire dekumentit te Anonimit te O.Gorkes te vitit 1308 kur ndermjet te tjerash shkruan se banoret e ketyre province kishin qenderbanime te perhershme dhe mereshin me bujqesi e vreshtari kur dihet se keto zona edhe sot e ruajne mjaft mire kete tradite. Kurse per Dibren e largme nga teritoret e Arberise sipas dekumentit nuk mund te flitet per nje bujqesi e vreshtari te zhvilluar kur dihet se atje vend kryesor ne ekonomi kane patur blegtorine. Dhe keta banore malesh e shkrepash, ne vende te sigurta per mbrojtje eshte e veshtire ti mendosh te sunduar nga arberit e mirefillte kur dihet se ata jane mjaft larg prej ketej.
Montes Spinarizae-malet e Spinarices, Skela e Spinarices jane vende qe ju dhane midis te tjerave bijes se Mihalt te II-te, Helenes qe u martua me princin e Tarentit mendoj se ketu behet fjale per zonen e Shpiragut, kalane e Cfirit (Cfironicesi-Sfironices. Jo shume larg qe ketu por ne faqen perendimore te kesaj krahine ishte dhe nje skele prane fshatit Portezes ne Fier qe lidhej me detin ku ndodhej dhe limani tjeter (Gliqolimani) i ujrave te embelta i quajtur Spinarica.
Mihal Ataliati ne dekumentin numer 10 “Burime tregimtare bizantine per historine e Shqiperise” botim i vitit 1975 na terheq vemendjen kur shkruan ...albane dhe latine (albanoi kai latinoi) te cilet dikur aleate ne isopolitine tone, bile edhe ne fe dhe qe ndodhen prane vendeve italike te Romes perendimore pa pritur dhe pa arsye u bene kundershtare. Koment imi eshte se latinet qe permenden ketu nuk jane italianet qe zoteronin qytetet bregdetare por jane banoret latinofoles arumune vllehe qe banonin se bashku me albanet ne keto rajone dhe ishin te besimit kristian orthodhokse. Edhe ne besim banoret e qyteteve bregdetare dihet se si italiane ne shumice e ne zotrim qe ishin ndiqnin besimin kristian katolik te Romes.
Ana Komnena ne dekumentat numer 11,15,16 e 17 te po ketij botimi permend ngushticat rreth Arberit (Arbanon-it), qytete si Vlora, Jeriku, Kanina, Petrela, Dibren dhe disa fshatra dhe qytete te vogla kufitare me Arbanonin qe ishin bashkuar me Boemondin qe me pare, banore qe i dinin mire shtigjet e Arberit, vajten dhe i treguan hollesisht poziten e Dibres si dhe ngushticat e fshehta te saj…
Mendoj se perkthimi nuk eshte korrekt si ne mjaft raste. Keshtu une mendoj se nuk eshte fjala per Dibren (Debre) qe eshte mjaft larg nga zona e zbarkimit te normaneve qe vepronin ne zonen bregdetare e ate fushore. Ketu mund te behet fjale per ndonje qyteze te zones Dumrese (Dubre) sic ishte dhe keshtella e Tumorit, Timorit, Tomorrit po ne kete krahine prane fshatit Stan Karbunare te Lushnjes e njohur per aktivitet ne kohen e normaneve.
Keta autore bizantine jane te paret qe i permendin shqiptaret ne mesjete, ne shekullin e XI-te me emrin e tyre mesjetar albanoi dhe arbanoi ne po ate vend qe i permendte fisin ilir me te njejtin emer Ptolemeu gjeografi aleksandrian i shek II-te te eres sone.
Ata vareshin nga kisha e lindjes, bile aleate edhe ne fe, kishin qene pjesmares ne sundim me te drejta te barabarta por jo pa arsye arbereshet u bene kundershtare te pushtetit bizantin, ishin shkaqe e arsye te thella sociale e politike qe i detyruan sic e trajtuam me larte.
… …. Ata levizin ne nje teritor fushor si nomade, jane blegtore dhe nuk kane qytete te tyre shkruan Ana Komneni.
Fqinjet banore te tjere qe jetojne ne kete teritor jane sedentare me ekonomi me te mire por ju binden atyre ne taksa te ndryshme.
Arven, Arvenoi, Arbnoi, Arbenica, Ardenica ka kuptimin levizes, ardhes, shtegtues, emigrues, nomad, endacak dhe jane fjale latine qe vijne nga gjuha e vlleheve ballkanas.
Fusha e Myzeqese, fusha e Kavajes, Tiranes dhe ajo e Krujes me emrin Misjes, Skuries, Thopias, Tiranes njihen si fushat e Arberise ne mjaft dekumenta.

Vazhdon ne pjesen tjeter
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Arberit dhe myzeqaret e mesjetes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LUSHNJA PORTAL :: ē'eshtja kombetare :: Ēėshtja kombėtare-
Kėrce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs